Home Blog Page 7066

“Qumili” kthehet nga Hollivudi me gjashtë çmime

0

Aktori Sevdai Radogoshi, i njohur më mirë si Qumili, përderisa po shpjegonte për gjashtë çmimet e filmit “Ballkoni”, në “Cinerockom”, të Los Angeles duke qeshur ka treguar për KultPlus për ngatërresën e çmimeve, duke u raportuar here tre e herë gjashtë çmime.

Ai ka thënë se duke mos e ditur gjuhën angleze nuk e ka kuptuar mirë për sa çmimet po bëhet fjalë. Dhe, po sipas tij, tek të nesërmen, drejtori i festivalit ia ka dërguar edhe tre çmimet e tjera, në mesin e të cilave edhe çmimin “Diamond Award”, që i ka takuar pikërisht Sevdai Radogoshit

Përderisa po dilte prej aeroportit, artisti kosovar, Sevdai Radogoshi me kujdesin më të madh po ruante një çantë që kishte një domethënie të madhe për të. Gjashtë çmime të ndara në Festivalin e Filmit në “Cinerockom”, të Los Angeles, të ndara për filmin e metrazhit të shkurtë “Ballkoni”, në mesin e të cilave edhe për katër aktorët e këtij filmi ishin vendosur në çantën e Radogoshit që po i sillte me kënaqësinë më të madhe në Kosovë.

Mediet në Kosovë e patën raportuar se ky film në festival kishte fituar vetëm tre çmime, dhe, edhe pse Sevdai Radogoshi ishte i nominuar për njërën kategori, sipas lajmit të parë nuk kishte dalë të jetë fitues. Por doli të jetë e kundërta, nuk ishin tre çmime që i ishin ndarë filmit “Ballkoni”, por gjashtë.

Image

Vetë Sevdai Radogoshi ka thënë për KultPlus se krejt kjo ngatërresë ka ardhur si pasojë që ai nuk e di gjuhën angleze dhe se kur e kanë thirrur në skenë për të pranuar çmimin, emri i tij ishte ngatërruar me atë të Arben Bajraktaraj, i cili edhe ky është shpërblyer. Dhe Radogoshi kishte menduar se aty ka përfunduar gjithçka duke e rrumbullakuar se ky film ka marrë vetëm tre çmime, atë të regjisë më të mirë, të filmit më të mirë, dhe për aktorin, Arben Bajraktaraj.

Po sipas tij, të nesërmen e ka kërkuar drejtori i festivalit në hotel, dhe ia ka dhuruar edhe tre çmime, atë të vetë Sevdaiut, Edona Reshitaj dhe Gjin Kastrati.

“Kur erdhi drejtori i festivalit në dhomë të hotelit të mi dhurojë edhe tre çmimet që nuk kisha arritur ti marrë atë mbrëmje dhe kur e pashë emrin tim në njërin prej tre çmimeve, i thashë drejtorit, unë jam ky”, ka shpjeguar Radogoshi duke qeshur.

Mirëpo, jo vetëm çmimet e kanë fascinuar Radogoshin. Pasi që, sipas tij pritja e filmit nga audienca amerikane është një çmim në vete.

“Kur është prezantuar filmi “Ballkoni” kam pasur shumë emocione dhe në momentet kur i dëgjoja njerëzit duke qeshur jam qetësuar dhe e kam vërejtur që është duke ju pëlqyer. Kur është shfaqur filmi kam menduar që do të dalin jashtë njerëzit, pasi që, kur audiencës kur nuk iu pëlqente ndonjë film, ata e lëshonin sallën, por me “Ballkonin” ndodhi e kundërta, askush nuk doli jashtë, pra qëndruan dhe e shikuan deri në fund”, ka thënë Radogoshi i cili nga ky festival ka dalë të jetë i shpërblyer me çmimin “Diamond Award”.

Vetë Lendita Zeqiraj, regjisorja e filmit “Ballkoni”, e cila kishte dalur të priste Radogoshin në aeroport ka thënë për KultPlus se nga shtatë nominimet që ka pasur ky film në këtë festival nuk ka pritur që të shpërblehet kaq shumë. “E kam pritur ndoshta një çmim, eventualisht dy, por jo edhe gjashtë çmime në një festival të vetëm”, ka thënë Zeqiraj.

“Aktorët kanë qenë për herë të parë të nominuar në disa kategori, pra janë katër aktorë të filmit “Ballkoni”, dhe të katërtit kanë marrë nga një çmim. Kjo është veçantia e këtyre çmimeve”, ka thënë Zeqiraj e cila ka shpjeguar se filmi ka udhëtuar në mbi 130 festivale në mbarë botën në çdo kontinent të botës dhe ka marrë mbi 30 çmime.

Ndërkaq, Arben Bajraktaraj është shprehur të jetë i kënaqur për këtë çmim, i cili ka shtuar se një çmim nuk e bën aktorin më të mirë por e bën të ndihet më mirë.

“Regjisores i kam besuar shumë, ngase e kam parë punën e saj të mëhershme”, ka thënë Bajraktaraj i cili ka shtuar se megjithatë nuk e ka pritur që filmi “Ballkoni”, të merr kaq shumë çmime, por, sipas tij, duke marrë parasysh rrëfimin, subjektin e trajtuar dhe mënyrën e xhirimit, është ditur se ky film mund të shkojë shumë larg.

Kurse Edona Reshitaj, poashtu e shpërblyer në këtë festival ka thënë se tashmë është mësuar me rrugëtimin e filmit “Ballkoni”, por që të fitojnë edhe aktorët e këtij filmi vlerësohet të jetë një veçanti.

“Kur jam nominuar nuk kam besuar që do të marr çmim. Si aktore është çmimi i tretë që e marrë, por ato më të hershmet kanë qenë për rolet në teatër kurse ky është i pari për rolin tim në film./KultPlus.com/

Tenton të sjell në Kosovë substanca narkotike, arrestohet në Vermicë

0

Njësitet e Doganës mbrëmë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë arritur të parandalojnë futjen e një sasie narkotikësh në pikë kalimin Vermicë. Shoferi ka arritur t’i ikë kontrollit duke gjuajtur kështu substancën narkotike diku rreth 400 metra larg pikë kalimit.

Fillimisht automjeti ka përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme të regjistrimit gjatë hyrjes në territorin doganor të Republikës se Kosovës i njëjti është ndaluar nga zyrtarët doganës për kontroll detale,

“Shoferi është urdhëruar të futej në vijën e dytë për kontroll detal dhe me ketë rast ngasësi i këtij automjeti ka filluar me shpejtësi të madhe të largohet nga pikë kalimi kufitar duke mos respektuar urdhrat e personave zyrtarë. Menjëherë pas kësaj zyrtarët e doganës së bashku me ata të policisë janë vënë në ndjekje duke arritur që të gjejnë automjetin 6 km larg pikë kalimit kufitar, menjëherë pas identifikimit të personit dhe verifikimit se bëhet fjalë për personin e njëjtë, automjeti dhe personi janë rikthyer në pikë kalimin e Vermicë nën përcjellje nga zyrtarët doganor dhe ata policor për t’iu nënshtruar kontrollit detal. Njësitet e policisë kufitare ka në arritur të gjejnë një paketim të dyshuar si substancë narkotike e hedhur diku rreth 400 metra larg pikë kalimit të Vermicës e që dyshohet të jetë hedhur nga personi i cili drejtonte automjetin gjatë ikjes së tij. Policia ka arrestuar personin si dhe ka vazhduar me procedimin e rastit”, ka thënë ai.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

Prizren: Arrestohen katër të dyshuar për fajde

0

Në një komunikate të dërguar nga Policia e Kosovës – Prizren, thuhet se janë arrestuar katër të dyshuar për fajde.

Pas një hetimi të gjatë lidhur me fenomenin e fajdeve dhe kanosjes në Prizren, hetuesit policor në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe me miratimin e Gjykatës Themelore, me qëllimin e gjetjes së provave materiale, sot në mëngjes janë kryer tri bastisje në lokacione të ndryshme.

Gjatë bastisjes, policia ka hasë në një armë zjarri të tipit Kallashnikov me katër karikatorë, një pushkë gjahu e prodhimit rus, një pistoletë e llojit “Zastava” me disa fishekë, një boks metalik dhe një veturë e llojit Nisan Morano, që janë sekuestruar.

Në aksion janë sekuestruar edhe disa letra e dokumente të ndryshme me interes për hetimin e rastit.

Katër persona janë shoqëruar për intervistim e më pas janë ndalur nën masën e arrestit policor.

Policia në fund të komunikatës tregon se provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedurat në vazhdim.

Largohet një pjesë e mbeturinave në Bubavec të Malishevës

0

Drejtoria e Inspektoratit në Malishevë, ka bërë të ditur, se pas masave të marra, ndaj një punëtorie, që i kishte hedhur mbeturina inerte në një deponi ilegale në afërsi të fshatit Bubavec, ajo punëtori, i ka larguar mbeturinat e hedhura në atë deponi, e që bëhet fjalë për rreth 40 kub mbeturina inerte.

Drejtori i drejtorisë së inspektoratit, Sejdi Paçarizi, pasi identifikimit dhe bisedës me përgjegjësit e asaj punëtorie, janë larguar ato mbeturina nga ana e tyre dhe nën mbikëqyrje të inspektoratit.

Sipas drejtorisë së inspektoratit, në atë deponi ilegale ka edhe mbeturin tjera, të cilat, në bashkëpunim me drejtorinë e shërbimeve publike dhe kompaninë e “Ekoregjionit” njësia në Malishevë, pritet që brenda në një ardhme të afërt, të largohen edhe mbeturinat tjera, në atë vend. Me këtë rast, luten banorët e Bubavecit, por edhe t fshatrave përreth, që të mos i hedhin mbeturinat në vende të tilla./PrizrenPress.com/

Limaj: Kërkojmë dorëheqjen e Qeverisë

0

Kryetari i “Nisma për Kosovën”, Fatmir Limaj, pas vendimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, që të ndërpritet seance e sotme e Kuvendit të Kosovës, ka theksuar se Parlamenti i Kosovës është kthyer në një organ referues dhe jo në një organ vendimmarrës, siç duhet të jetë.

Ai ka thënë se opozita po bënë përpjekje që situata të kthehet në gjendje normale, duke shtuar se Kuvendit të Kosovës i ka humbur fuqia politike.

“Askush, paravarësisht fuqisë së numrave, nuk ka të drejtë të vendos kokë në vete për temat e mëdha. Nuk po bllokohet puna e Kuvendit, por po i kthehet legjitimiteti i Kuvendit. Nuk duhet të ketë një Kuvend që merr vendime në dëm të vendit”, ka thënë Limaj.

Ai tha se duan dorëheqjen e Qeverisë së Kosovës. “Nuk ka më çka të raportohet. Ne e dimë për çfarë marrëveshje po bëhet fjalë. Tashmë secili qytetar i Kosovës po e dinë se çfarë përfshijnë këto marrëveshje”.

“Ne jemi mbledhur për shkak të kësaj marrëveshje të dëmshme. Kjo qeveri e ka kaluar mandatin e saj me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve”, ka shtuar Limaj. /Telegrafi/

Haradinaj: Isa Mustafa duhet ta korrigjojë gabimin

0

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se opozita nuk ka asnjë rrugë përpos që ta pamundësojë futjen në zbatim të marrëveshjeve për Demarkacionin dhe Asociacionin.

Ai tha se nëse këto marrëveshje hyjnë në zbatim tani, atëherë Kosova nuk më nuk do të ketë fuqi as t’i korrigjojë e as t’i shfuqizojë ato.

“Ne, si opozitë, nuk do të mund të pajtohemi asnjëherë, që kushdo qoftë ta godas kaq rëndë shtetin dhe territorin e Kosovës. Isa Mustafa ka gabuar, prandaj ai duhet ta korrigjojë gabimin e tij, sepse kjo është në interes të shtetit ku ai është kryeministër. Prandaj ftoj atë dhe partnerët ndërkombëtarë që ta kuptojnë shqetësimin tonë dhe t’i rishikojnë këto marrëveshje”, tha Haradinaj.

Ai tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk është kundër që serbët, atje ku janë shumicë, ta kenë asociacionin e tyre, por ky asociacion duhet të jetë në përputhje me Planin Ahtisaari dhe me Kushtetutën e Kosovës.

“Çdo zgjidhje tjetër, është jo demokratike dhe e papranueshme. Sa i përket demarkacionit të kufirit më Malin e Zi, jemi përcaktuar që kufiri të jetë atje ku ka qenë gjithnjë. Nuk e duam tokën e askujt dhe nuk jemi të gatshëm ta falim tokën tonë. Vetëm një zgjidhje e tillë është garancë e një fqinjësie të mirë me Malin e Zi. Keto çështje janë jetike për Kosovën dhe unë i ftoj të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, në Kosovë dhe jashtë saj, që të vihen në anën e së drejtës, e jo të mbështesin zgjidhje të improvizuara me pasoja të pariparueshme”, tha Haradinaj. /Telegrafi/

Kapet në flagrancë një hajn i Suharekës

0

Është kapur në flagrancë një person duke vjedhur në shtëpinë e viktimës. Vjedhja ka ndodhur në Suharekë.

“Është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti është zënë në flagrancë duke vjedhur në shtëpinë e viktimës”, njofton Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./PrizrenPresss.com/

Aksident në Suharekë, dy të lënduar (Foto)

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Gjinoc të Suharekës, me ç`rast kanë mbetur të lënduar dy persona.

Sipas informative dërguar redaksisë së Indeksonline nga një lexues, dy ambulance kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe të lënduarit janë dërguar në spitalin e Prizrenit.

Aksidenti ka ndodhur para 20 minutave./Indeksonline/

Suhareke-aksident

Aktakuzë për gardianin e burgut të Prizrenit

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj personit me inicialet K.L, nga komuna e Prizrenit.

I akuzuari K.L, dyshohet se gjatë periudhës kohore maj – qershor 2014, në kohë të pacaktuar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në cilësinë e personit zyrtar, oficer korrektues, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim të përfitimit të dobisë për vete dhe për personat tjerë të paraburgosur, B.B., dhe N.K..

Po ashtu, ai ka shkaktuar qëllimisht dëme, personave të tjetër dhe organit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren. Në këtë mënyrë ai ka dhënë në përdorim dhe shfrytëzim telefona mobil, adapter së bashku me sim-kartelat, medikamente, cigare për shuma të caktuar të parave, 150 – 200 euro për të paraburgosurit B.B dhe N.K.

I akuzuari këto shërbime i ka realizuar përmes kontakteve telefonike që ka pasur me djalin e B.B., dhe djalin e N.K., gjë që vërtetohet nga hyrje-daljet e bisedave telefonike të akuzuarit K.L., me këta persona.

Me këtë i akuzuari K.L, dyshohet se ka kryer veprën penale, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Veseli ndërprenë seancën

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli mbylli punimet e seancës së Kuvendit pasi opozita për të dytën herë gjatë ditës së sotme bllokoi punimet.

Veseli tha se këto veprime të opozitës janë të paarsyeshme dhe paralajmëroi se nuk do të lejojë që kjo gjendje të vazhdojë edhe më tutje.

Po ashtu u bë e ditur se edhe seanca për ditën e premte është anuluar. /Telegrafi/

Opozita sërish bllokon seancën, Veseli thërret shefat e Grupeve parlamentare

Opozita sërish ka bllokuar punimet e seancës së Kuvendit të Kosovës. Shefat e Grupeve parlamentare të pozitës pohuan se kjo gjendje nuk lejon vazhdimin e seancës së Kuvendit dhe se opozita duhet t’i artikulojë qëndrimet e saja në mënyrë që Kuvendi të dalë me një vendim.

Pasi deputetë nga radhët e opozitës bllokuan punimet e seancës së Kuvendit, kryetari i Kuvendit, kadri Veseli ndërpreu seancën për 30 minuta.

Ai thirri shefat e grupeve parlamentare për një takim për të parë si do të procedohet më tutje.