22.2 C
Prizren
E mërkurë, 9 Korrik, 2025
Home Blog Page 7068

Imamët kundër hoxhë Irfan Salihut

0

Deklarata e hoxhës nga Prizreni, Irfan Salihu, se në Kosovë gjatë vitit 1445 kanë qenë vetëm një për qind shqiptarë, ka nxitur reagime të shumta në vend.

Një grup imamësh të Bashkësisë Islame të Kosovës, kanë reaguar ndaj deklaratës së tij, duke thënë se BIK-u duhet të ndërmarr masa meqë Salihu është punëtor i tyre.

Disa nga këta hoxhallarë kanë shprehur edhe reagimet të ashpra ndaj hoxhës nga Prizreni. /Zëri/

FBI, Tahiri paralajmëron Berishën

0

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka “kërcënuar” ish-kryeministrin Sali Berisha me bashkëpunimin që shteti shqiptar pritet të ketë me FBI-në në të ardhmen.

Tahiri, i cili është anëtari i kabinetit qeveritar më i sulmuar nga opozita, sulmet kryesisht për lidhje me krimin si dhe përfshirjen në çështjen “Doshi” dhe “Frroku”.

Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, pas shkëmbimit të akuzave dhe kundërakuzave me Berishën, Tahiri iu drejtuar ish-kryeministrit me këto fjalë: “Është për këtë arsye që pikërisht dje, në kulmin e akuzave tuaja nisëm punën konkrete me FBI-në, Agjencinë më prestigjioze në botë, për të ngritur Byronë Kombëtare të Hetimit, e për të dhënë goditje shkatërruese krimit të organizuar por mbi të gjitha korrupsionit elitar që ndoshta as ju nuk ju kursen.”

Dy përfaqësues të FBI-së ishin në Shqipëri për të zhvilluar takime me përfaqësues të shtetit shqiptar lidhur me bashkëpunimin për forcimin e institucioneve ligjzbatuese. Zv.ndihmësi i Drejtorit të FBI-së, J. Chris Warrener dhe Brian McCauley u takuan me Kryeministrin, Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për të diskutuar mbi mbështetjen që do të ofrojë FBI në të ardhmen për Shqipërinë. Vizita e tyre erdhi pak pasi Tahiri zhvilloi një vizitë në SHBA, ku u takua me zv.drejtorin e FBI-së, Mark Guliano.

Boll u mburrën me rezultatet e huaja!

0

Shkruan: Bilall Sherifi

Nuk ka ditë që nuk dëgjojmë nga ndonjë përfaqësues i institucioneve të Kosovës (presidentja, kryeministri, zëvendës kryeministri, ministra, deputetë, kryetarkomunash etj) se “mburren” dhe ndjehen “ krenar” me shkencëtarët, sportistet, artistët apo afaristët me prejardhje nga Kosova, të cilët kanë arritur suksese në fusha tyre, natyrisht jashtë atdheut te tyre, por ama në vendlindjen e tyre.

Këta personalitete publike që“ndjehen krenar” me arritjet e të gjithë atyre që identifikohen si shqiptar (ose kanë prejardhje), përsërisin pareshtur se këta njerëz të suksesshëm janë ambasadorët më të mirë të atdheut te tyre. Për më tepër, ky lloj i politikanëve kanë hyrë në garëmes veti se cili prej tyre do të jetë i pari që do t’uapërcjell urimet. Nga frika se mediat mund t’i japin përparësi ndonjë politikani tjetër ata mbushin profilet e veta të Facebook-ut, Tweeter-it dhe rrjeteve tjera sociale. Kjo dukuri nuk ndalet me kaq. Ata kërkojnë, përmes ndërmjetësuesve të vet, që të suksesshmit me prejardhje nga Kosova të vijnë sa më parë në vizitë.

Ftesa nuk është për ta afirmuar cilindo që ka korrur rezultate në cilëndo fushë. Qëllimi i ftesës është të bëhet publiciteti në atë formë sa rezultatet e të tjerëve të perceptohen nga spektatorët si merita të politikanëve tanë. Ma merr mendja se kjo dukuri është e lidhur drejtpërsëdrejti me mungesën e rezultateve të veta. Sepse publiku shqiptar është i njoftuar, madje shumë para politikanëve, me të gjitha rezultatet që arrihen nga njerëzit me origjinë nga Kosova dhe më gjerë.
Për dallim nga politikanët dështak që përpiqen t’i përvetësojnë rezultatet e të tjerëve, njerëzit e rëndomtë të Kosovës e dinë se këta ambasador të mirëfilltë të kombit tonë janë produkt i i kushteve që u janë ofruar në vendet demokratike ku kanë lindur apo kanë shkuar në fëmijërinë e hershme. Prandaj, përmes angazhimit maksimal, ata dëshmojnë mirënjohjen ndaj shoqërive që ua mundësuan të shprehin tërë talentin e tyre.

Sa i përket titullit “ambasador” më duket se e kanë banalizuar tej mase. Të gjithë ata që kanë korrur suksese në cilindo vend të botës nuk i ka emëruar asnjë bartës i institucioneve tona shtetërore. Se sikur të kishte qenë punë emërimi, ata do të kishin emëruar për ambasador “jaranat” e tyre. Ata me punën e tyre, talentin e tyre dhe falë vendeve që ua mundësuan të realizojnë potencialin e tyre fituan zemrat e miliona njerëzve (të kombit tonë dhe të shteteve që i përfaqësojnë).

Bartësit e institucioneve shtetërore, të të gjitha niveleve, duhet t’u sigurojnë kushtet e nevojshme talentëvetë shumtë që ka vendi jonë që të mund të shpërthejnë të gjitha horizontet e shkencës, artit, kulturës dhe sportit. Vetëm në rast se ua plotësojnë kushtet talentëve të shumtë të Kosovës dhe kur nuk do të bëhen pengesë për arritjen e rezultateve në të gjitha fushat intelektuale dhe sportive atëherë do të kenë të drejtë të “mburren” dhe “krenohen” me ata që arrijnë suksese!

Gjendet kutia e dytë e zezë e avionit Germanwings

0

9 ditë pas tragjedisë së avionit të kompanisë Germanwings me 150 persona në bord në Alpet jug-lindore franceze, është gjetur edhe kutia e dytë e zezë.

Grupi hetimor shpreson shumë që të dhënat e regjistruara në të për funksionimin e instrumentave të japin përgjigjen shteruese për shkaqet e tragjedisë.

Kutia e parë e zezë, që regjistron komunikimet audio, u gjet ditën e aksidentit, të martën e kaluar më 24 mars.

Nga deshifrimi i saj u arrit në përfundimin se piloti i dytë, Andreas Lubitz, e kishte përplasur qëllimisht avionin në shpatin e malit.

Nga hetimet e mëtejshme u zbuluan problemet e tij të rënda shëndetësore të 6-7 viteve të fundit.

Këtë të enjte, prokurorët në Dyseldorf deklaruan se nga kqyrja e njërit prej kompjuterave të sekuestruar në banesat e Lubitz, e kanë përforcuar akoma edhe më shumë këtë përfundim.

Gjatë periudhës nga 16 deri në 23 mars, 27-vjeçari kishte kërkuar në internet metoda të ndryshme vetëvrasjeje, por edhe të dhëna sigurie për derën e kabinës së pilotimit.

Prestigjozja gjermane “Bild”, duke cituar burime të besueshme pranë grupit hetimor, shkruan se Lubitz i kishte fshur mjekëve faktin që ai ende vijonte të fluturonte, në vend që të kurohej si për depresionin ashtu edhe për problemet me shikimin.

Bashkëpunëtori i drejtësisë, i rrezikuar për jetën

0

Emisioni “Fiks Fare” ka përcjellë problematikën e një qytetari në Cërrik, i cili pasi e ka ndihmuar drejtësinë që të zbardhë masakrën e 97-s, tani është pa mbrojtje dhe rrezikon jetën.

Bëhet fjalë për një 41-vjeçar me iniciale B.B, i cili ka qenë gjithashtu anëtar i njërës prej bandave famëkeqe që vepronin në atë zonë në vitet e mbrapshta për Shqipërinë dhe e ka kryer edhe vetë dënimin për pjesmarrje në banda të armatosura.

Më pas B.B arriti të krijonte një jetë sadopak normale në Tiranë dhe madje e ndihmoi shtetin shqiptar përpara gjashtë vjetësh që të zbardhte një nga krimet më të rënda të vitit 1997, që kishte mbetur mister.

Për këtë qëllim ai u vu në mbrojtje nga shteti, por tashmë afati i mbrojtjes së tij duket se ka mbaruar dhe qytetari B.B mund të rrezikojë jetën e tij dhe të familjarëve në rast se nuk mbrohet sërish.

Vajza e Kim Basinger, set të nxehtë fotografik

0

Main-IrelandAlec Baldwin ndoshta do të mbyllë sytë kur ta shohë, pasi vajza e tij Ireland Baldwin ka pozuar e zhveshur për një set të ri tejet tërheqës fotografik.

Modelja flokëverdhë bukuroshe, që është vajza e yjeve të Hollywood Kim Basinger dhe Alec Baldwin, i ka hedhur fotot e saj bardhezi në Instagram.

Filmi i ri, Rita Ora shfaqet e rrahur dhe e droguar

0

Këngëtarja shqiptare nuk njihet fare në fotografitë e publikuar. Ajo duket e rrahur dhe e varur nga substancat narkotike.

Por kjo që shihni në foto nuk është fotografi e përditshmërisë por pamje të shkëputura nga filmi i ri në të cilin do të shfaqet Rita Ora.

Regjisori i filmit ‘Southpaë’, Jake Gyllenhaal i ka besur këtë rol shqiptares duke pasur parasysh sukseset e saja në muzikë por edhe paraqitjet e shumta në filmat të njohur si ‘Fifty Shades of Grey’ e ‘Fast and Furious’.

Ora do të jetë një ndër protagonistet e këtij filmi. /Prive

Cila femër shqiptare ka të pasmet më seksi?

0

Revista Anabel ka organizuar një sondazh ku votohet për të pasmet më seksi të vajzave të ekranit shqiptar.

Ndër to spikatin Tuna, Lori Hoxha, Elvana Gjata etj.

Deri më tani më e votuara është këngëtarja kosovare Nora Istrefi.

Cila ka sipas jush të pasmet më seksi?

Lori Hoxha
Elvana Gjata
Tuna
Marina Vjollca
Nora Istrefi
Ilda Bejleri

Pak natë

0

Shkruan: Skender Berisha

Pak natë që sapo zbriti dhe shi shi shi
që ndeshet me mua e nuk zë në thua
qëkur nuk zë as nuk ndalon
po nuk gabon që s’ndalon
shi shi shi e ngihet toka
lagem unë ta dini krejt me kast
se dua shi të bjer mbi mua kështu
ta ndiej erën e tokës së zgjuar
dua të ndiej më thellë deri te bima
ta ndiej si shpurdh mendimi që mbin në mua
le të djeg pastaj sa të do deri në asht
ndasht ore ndashtë ashtu e dua ashtu
pak natë e strukur nëpër qoshet e strehët
dhe çavat që vijnë e mblidhedhen në çast
për natën që gatitet vijnë me kast
më djeg mendimi shpërthyes sa me gaz

1 prill 2014,Prizren

Çehovi i tha lamtumirë Tolstoit

0

Tolstoi do të ndjekë kursin e vardisjes, ndërsa Çehovi do të bëjë avokatin e ndjenjave! Është një mal situatash – intrigash që do të shtresohen në damarët e rrjedhës së përgjithshme dramaturgjike e dramatike të komedisë së Miro Gavran, “Çehovi i tha lamtumirë Tolstoit”.

Në tryezën e Tolstoit, njëherësh në tavën e kuzhinës së tij do të piqet e digjet kultura familjare dhe ajo letrare, meqë në pjatën e drunjtë do të serviren dy emra të mëdhenj të letrave. Personazhet e Gavranit me thikë e pirun do ngacmojnë ndjenjat, qofshin ato format mashtrimi ose shkarkim reputacionesh.

Çehovi shfaqet në konakun e Tolstoit për të detektuar e dëshmuar frekuencat e tij njerëzore e artistike para mjekrës së një shkrimtari të madh. Intriga do niset me një duel libri, ku do të thureshin bëmat e Tolstojit nga Çehovi, megjithëse rakia do të bëhet sherr dramaturgjik.

Teksti si format vjen si kontekst sarkastik në raport me idenë, tematikën me karakterin e personazheve, sidomos me rrethanat ku ato manovrojnë njëherësh me elaborimin fabular që çon deri në skajet e një komedie situatash. Rrjedha e lëngët e dramës e zhyt vrojtuesin në thellësitë e oqeanit meditativ, i jep mundësi notimi në sensin intrigues gjersa humori i holluar përshfaqet arsyeshëm përgjatë përecjes dramaturgjike.

Dueli në mes të dramaturgut – Çehov dhe shkrimtarit të kopertinave të trasha, Tolstoi, është intriga bazë përkrah idesë, temës dhe arsyes si shtytje atakuese mes dy kolosëve. Nëntekst i dramës janë gratë, si pika më cinike e dramës.

Në darkën e përvjetorit të familjes Tolstoi nga një kontekst ideor do të shpërfaqet intimiteti familjar, ku do përjashtohej mermeri ose monumentaliteti i tyre. Paprekshmërinë e tyre autori do e zhvoshë – demitizojë nga misri i kultit hyjnor për të kuptuar se kjo kategori shoqërore janë dhe njerëz para së gjithash, kanë cilësi njerëzore, sikundër që mund të kenë ndjenjën e mashtrimit në xhepat e tyre mendorë, ose në gjestet e tyre, siç është dëfrimi dhe aferat korruptive para grave.

Lartmadhëria është argument ofertimi ose ngacmimi përderisa intriga do të ishte këmishë respektivisht kopertinë librash në rrethana konaku. Shkrimtarëve të mëdhenj, sipas autorit të dramës iu ka hije nëse flenë me gra të tjera në një natë festive.

Autori përshkallëzon edhe të mëdhenjtë, bën pazare me përqindje, duke vjellë çdo dëshirë e humbëtirë, çdo ndërskamcë e vardisje. Mbase alkooli del të jetë “sherbet“ konfliktesh mes çiftesh dhe në çifte. Autori do ironizojë deri në përtejlogjikë me personazhet klasike botërore, me vlerat e murosura të tyre në heronj të paprekshëm.

Bislim Muçaj, aktor me shije, me diapazon, me intuitë, me pamje, me stil, me eksperiencë teatri e filmi. Valixhja e tij në perspektivë në vetvete mban aq shumë role, aq histori, aq shumë leverdi për kujtesën tonë. Roli i Tolstoit është edhe një histori më shumë për të. Pra, semiologjia skenike e aktorit në fjalë është frymëzim jetik për kulturën e të bërit dhe dhuruarit art për teatër.

Zeta Bahtiri – Gimolli, në rolin e gruas së Tolstoit, është figura qendrore e dramës e cila ndërlidhet ngushtësisht me mendësinë e familjes aristokratike femërore ruse. Imazhi i saj, nuri i saj, buzëqeshja dhe cinizmi i skajshëm i saj, drama e brendshme që buron gjithëkohës energji. Veprimet dhe gjestet e saj në kuptimin e mendimit përkatësisht balancit të përgjithshëm dramatik e bëjnë qenësore për rrugëtimin dhe manovrimin e saj artistik këtu dhe në perspektiv.

Dukagjin Podrimja, në rolin e Çehovit, manovron siguri të theksuar, diksion dhe akcent imponues në raport me plasimin, me bindjen për atë që bartë në mendje e mbi supe. Reflekton siguri brenda karakterit ose modelit që ai justifikueshëm e mbron duke i dhënë dimension sa artistik po kaq njerëzor.

Semira Latifi dëshmon dhe verifikon paraqitje të sigurt në valët ë rrugëtimit të saj qoftë nga paraqitja fizike, qoftë si mendësi psikike dhe si diapazon interpretativ. Ajo është në fazën e ndërtimit të fizionomisë skenike, udhët e përcaktimit do e qojnë drejtë dëshirave dhe ambicieve të saj jetësore. Mbase, ky ekip interpretësh, janë galeri e qëlluar në kuptimin e ndërtimit të marrëdhënies, funksionimit dhe respektimit të njërit ose aktorit tjetër.

Delikatesa e gjithë kësaj platforme skenike është regjia. Sevdije Ajeti, regjisore e shfaqjes, gradualisht është duke dëshmuar pjekuri regjisoriale brenda mureve të teatrit vendor. Ajo është duke reflektuar thjeshtësi skenike, mbase është format i regjisores me guxim të theksuar përderisa brenda kësaj shfaqjeje në kuptimin vertikal di të kryqëzoj ide, gjetje, botëkuptime dhe kreativitet skenik.

Figurat madhore i kishte zhveshur nga petku i patkonjve të fortë dhe të paprekur, duke i dizajnuar në heronj të rëndomtë. Madhërinë e kalkulon brenda matematikës së llogaridhënies. Shfaqja ishte mes leximit tekstual dhe modelimit të karaktereve dhe mizanskenës të cilat projektojnë finale të dëshirueshme. Shfaqja është prodhim i “OJQ – Euro Balkan Institute“ dhe do të shfaqet në Teatrin Kombëtar të Kosovës më 5 prill.

*Naser Shatrolli (Autori është dramaturg, skenarist, kritik)