30.8 C
Prizren
E martë, 8 Korrik, 2025
Home Blog Page 7072

Kushtetuta nuk parasheh kërkesë nga presidentja për interpretim të mandateve

0

KushtetusjaPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk ka vendosur ende nëse do t`i dërgojë në Gjykatë Kushtetuese dy kërkesat që i janë adresuar rreth mandateve të anëtarëve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KPK) dhe në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), shkruan sot Koha Ditore.

Këtë të martë, ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit në KPK, Sylë Hoxha, ka thënë se përmes Presidencës i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të shqyrtojë mandatin shtesë të dy anëtarëve, Sevdije Morina e Jetish Maloku.

Njësoj, në të njëjtën ditë edhe Gjykata Supreme ka njoftuar opinionin përmes një komunikate se përmes Presidencës ka kërkuar të dërgohet në Kushtetuese për interpretim mandati shtesë i dy anëtarëve në KGJK, Valdete Daka e Enver Peci.

Këta katër anëtarë ishin zgjedhur para katër vjetësh përmes nenit 150 të Kushtetutës së Kosovës, i cili parashihte përveç mandatit të rregullt katërvjeçar, edhe një mandat shtesë prej një viti. Kushtetuta nuk parasheh kërkesë nga presidentja për interpretim të mandateve

NYT: Shqiptarët, raca më e bukur në Evropë

0

Shqiptaret15“Shqiptarët janë raca më e bukur në Evropë”. Ky është konkluzioni i një shkrimi në “New York Times”publikuar më 21 maj të vitit 1911, e cila sillet tashmë sërish në vëmendje.

“Fizikisht shqiptarët janë raca më e bukur në Evropë. Gratë shqiptare janë shumë të bukur, me flokë të errët dhe nganjëherë sytë e tyre janë gri. Ecja e tyre është një kënaqësi për t’u parë, kështu janë edhe vallet e tyre kur konkurruan në Serbi. Herën e parë që pashë vallen shqiptare, më dhanë një kënaqësi të veçantë”, shkruhej në “New York Times”.

Artikulli vlerëson edhe kërcimet tradicionale shqiptare, por nuk lë pas as bukurinë fizike dhe inteligjencën e meshkujve shqiptarë.

“Lëvizjet janë elegancë dhe tregojnë forcë. Po ashtu, ato janë shumë të bukura dhe shumë të talentuara. Ata janë si skocezët në shekullin e shtatëmbëdhjetë, transmeton Shekulli.

Me këtë kuptoj që janë raca më e mirë nga inteligjenca dhe fiziku në Ballkan. Nëse shkoni në Kostandinopojë, ju do të gjeni se njerëzit më të mirë, jo vetëm ushtarët, por edhe zyrtarët janë shqiptarë”, thuhen në shkrimin e “New York Times”.

Dija kushton shtrenjtë te privatët

0

Masht-objekti2Arsimi fillor dhe i mesëm në Kosovë, sidomos ai privat, është jashtëzakonisht i shtrenjtë. Që të dërgosh një fëmijë në një shkollë private duhet të paguash rreth 3000 euro në vit, e diku deri 5000 euro, plus ushqimin. Për pronarët e këtyre shkollave, ky është një biznes shumë profitabil, që sjell të ardhura të mira. Por, pavarësisht kësaj, jo të gjithë shkollat kanë infrastrukturën e duhur. Disa nga këto shkolla fillore dhe të mesme, kanë kabinete të mira, kushte të mira për shkollim dhe nxjerrin kuadro të mira. Por, disa të tjera lënë shumë për të dëshiruar dhe në shumë gara që mbahen në nivel Kosove, kryesisht më të suksesshëm dalin nxënësit që mësojnë në shkolla publike.

Ulja e pragut të tatimit në fitim

MASHT-i i ka dërguar Qeverisë disa propozime për programin qeveritar për këtë gjë, duke kërkuar që shkollat private fillore dhe të mesme të ulin çmimin. Azem Guri, këshilltar i ministrit Arsim Bajrami, i tha gazetës “Kosova Sot”, se MASHT-i i ka dërguar për këtë çështje Qeverisë tri propozime. “1. Përfshirja në procesin e licencimit e mësimdhënësve në të gjitha nivelet e arsimit formal. Hartimi i Udhëzimit Administrativ për partneritetin publiko-privat për nivelin 0,1,2,3. 3. Hartimi i UA për financimin e IEAPP dhe IAP në bazë të formulës së financimit për nxënës”, tha ai, duke shtuar se “kostoja e lartë në arsimin privat mund të ulet me përfshirjen në formulën e financimit edhe të nxënësve që vijojnë mësimin në këto shkolla. Kjo duhet të bëhet duke ndarë buxhetin për nxënës sipas mesatares së shpenzimeve për ta. Ndarja e pronave publike për ndërtim të institucioneve edhe kur pronarët janë shtetas të Kosovës dhe jo vetëm për shtetas të huaj. Përfshirja e mësimdhënësve në trajnimet e organizuara nga MASHT-i. Ulja e pragut të tatimit në fitim. Lirimi nga taksat për leje ndërtimi dhe të ngjashme”, tha ai për gazetën “Kosova Sot”.

Shkollat pa kabinete

Duke bërë krahasimin e shkollës private me atë publike, mund të thuhet se shkollat publike kanë mungesë të madhe të kabineteve, laboratorëve dhe kryesisht mbizotëron teoria. Eksperti i arsimit, Halim Hyseni, thotë se shkollat në Kosovë janë tradicionale, sepse ende mësimi ka karakter teorik me theks në memorizimin e dijeve deklarative, dije të cilat janë të vjetruara. “Dominon sistemi ex catedra me mësimdhënës verbalë dhe mekanikë, si në kohen e mesjetës, kur burimi kryesor i informacioni ka qenë mësimdhënësi. Sot pos mësimdhënësit burim tjetër janë tekste anakronike të vjetruara që nuk përkojnë fare me kohën”, tha ai. Sipas, Hysenit në përgjithësi për arsimin e sotshëm është hendikep shumë i madh, sepse i viktimizon fëmijët duke penguar zhvillimin e tyre, si dhe përgatitjen e tyre që të jenë në gjendje që me sukses të konkurrojnë me moshatarët e tyre të vendeve të zhvilluara. “Ky nuk është hendikep vetëm për nxënësit, por është atak edhe për të ardhmen e kombit dhe të shtetit të Kosovës, sepse duke mos i aftësuar nxënësit, në Kosovë krijohet llumi i mediokritetit, injorancës dhe të mendjes së pa shkolluar. Më vjen keq, por më duhet ta them se nga ky çark vicioz arsimin nuk mund ta nxjerrin ata të cilët nuk kanë potencial për të depërtuar në thellësitë e filozofisë së edukimit dhe të arsimit”, tha ai.

Duhen mjete të sofistikuara

Ndërkaq, Ismet Potera thotë se ndërlidhja e teorisë me praktikën është thelbësore, për qëndrueshmërinë e njohurive të fituara, si në shkollat publike, ashtu edhe në ato private. “Nuk është problem i vetëm në shkolla vetëm mungesa e laboratorëve apo edhe e mjeteve në laboratore. Problem më vete është edhe neglizhenca që i bëhet punës praktike në shkollë. Punë praktike nuk do të thotë se duhen gjithherë mjete të sofistikuara për eksperimente, sepse ka shumë raste e tema mësimore të cilat mund të konkretizohen edhe me mjete të cilat veç ekzistojnë në shkollë. Problem më vete paraqet puna praktike në shkollat profesionale, për ç’gjë kërkohen mjete dhe vegla pune specifike”, thotë ai, duke shtuar se “është koha kur mjetet buxhetore të orientohen në modernizimin e brendshëm të shkollës duke pajisur me laboratorë dhe mjete të nevojshme për zbatimin e njohurive teorike në praktikë apo për sforcimin e dijes teorike në praktikë”, nënvizoi ai. /Kosova Sot/

Kuçi: Gjykata Speciale do t’i marrë më pak se 10 persona

0

Kuci-hajredin5-30(E plotësuar) Hajredin Kuçi, ministër aktual i Drejtësisë dhe një prej njerëzve kryesorë të Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se ka Gjykata Speciale do t’i marrë më pak se 10 persona.

Ai ka treguar në emisionin “Komitetit” prodhim i Gazetës Express për RTK’në se ambasadori Willamsoni ka thënë se behët fjalë për me pak se 10 persona.

” Kjo më është thënë në takim ku kanë qenë edhe Agim Ceku”.

Ministri Kuçi ka thënë se nuk i dinë askush emrat që do të gjykohen. Sipas tij është absurde që të thuhet se dikush i din emrat.

Kuçi: Kam mundur të isha Kryeministër para Bajram Rexhepit, po të isha i pafytyrë

Hajredin Kuçi, ministër aktual i Drejtësisë dhe një prej njerëzve kryesorë të Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se ka pasur mundësi të behët kryetar i Kuvendit por edhe kryeministër.

Madje ai ka treguar se kryeministër ka mundur te jetë edhe para Bajram Rexhepit.

Mirëpo, Kuçi në emisionin “Komitetit” prodhim i Gazetës Express për RTK’në ka treguar se nuk i ka pranuar këto poste, pasi sipas tij është dashur të behët i pafytyrë.

“Kam mundur të jem kryetar i kuvendit. Kam mundur të jem edhe kryeministër. Kam pasur ofertë edhe para Bajram Rexhepit, por është dashur të behëm i pafytyrë. Këto poste nuk i kam pranuar për këtë arsye”, ka thënë Kuçi.

Hajredin Kuçi tregon për ëndërrat e tij

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi gjatë emisionit “Komiteti” në RTK ka treguar për qejfet e tija që i kishte si fëmijë.

Megjithëse zëri nuk i shkon për muzikë, Kuqi ka treguar se din qindra tekste muzikore.

“Ëndërra ime ka qenë të jem mësues dhe këngëtar. Për këngëtar, zëri nuk më shkon por që i di mbi 500 tekste, këngë të vjetra por nga këto të reja më pak”, ka thënë ai.

Dardan Molliqaj e merr në pyetje Arben Gecajn

0

Arben Gecaj-vvArben Gecaj, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, thotë se ky subjekt po shkon drejt një socialdemokracie në njërën anë, e në anën tjetër drejt një anarkie në të cilën ai nuk është i gatshëm me u përfshi.

Në emisionin ‘Rrokum Roll’ me Fidan Jupollin në TV Rrokum, ka theksuar se këtë organizatë që ka 90 mijë votues, pret punë dinamike në t’ardhmen.

Ai ka pranuar se është marrë në pyetje nga sekretar i VV-së, Dardan Molliqaj, duke shtuar se kjo lëvizje duhet me u marrë ma shumë me veten, duke pasë parasysh synimin politik dhe fokusin ideologjik.

Për Shpend Ahmetin ai ka thënë se ka treguar lidership pragmatik dhe të suksesshëm, ndaj shprehet se fuqia e tij mund të shihet tek në të ardhmen.

Krasniqi nuk “kërcen” në dasmën e PDK-së

0

Jakup Krasniqi-Nisma15Kryetari i Këshillit Kombëtarë të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka refuzuar të komentoj më shumë rreth deklaratave të Bajram Rexhepit, pos asaj që ka thënë se më mirë vonë se kurrë.

Krasniqi tregon se si është pyetur për këto deklarata.

“Unë i kam thënë “më mirë von se kurrë”. Gazetari ka kërkuar më shumë nga unë, por i kam thënë se ai e njeh gjendjen atje më mirë se unë dhe se unë nuk kam çka them tjetër”, shkroi Krasniqi në profilin e tij në Facebook

Ai më tej tha se “Pra nuk kam pasur asnjë arsyje që ta komentoj deklaratën e Bajram Rexhepit. Pasi qëndrimi i im për PDK është publik dhe se në “Dasmën e huaj nuk dëshiroj të kërcej”.

Dorëheqja e Metës përplas gjermanët

0

Meta-RamaZhvillimet politike në Tiranë përplasin në deklaratat e tyre deputetët e Bundestagut. Të enjten kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të PE-së, Elmar Broke e konsideroi të çuditshëm faktin që kryeparlamentari Meta nuk ka dhënë ende dorëheqjen, në një kohë kur ka nisur një hetim lidhur me akuzat ndaj tij.

Në një intervistë me e-mail për Top Channel kolegu i zotit Broke nga partia CDU, Olav Gutting shprehet kundër dorëheqjes se Metës.

TCH: Pas axhendës së përcaktuar në Berlin për Ballkanin Perëndimor në gusht të vitit 2014, nën kujdesin e qeverisë gjermane, çfarë këshillash do t’u jepnit vendeve të Ballkanit Perëndimor lidhur me financat publike dhe zhvillimit ekonomik, një kusht për një integrim më të shpejtë?

Eurodeputeti Olav Gutting: Ashtu siç është theksuar edhe në Berlin është shumë e rëndësishme që vendet e Ballkanit Perëndimor të përforcojnë përpjekjet e tyre për të kapërcyer defiçitet buxhetore. Duke ndërmarrë një nismë të tillë, biznesi gjerman do të ketë mundësi të mbështesë përmirësimin e forcës eksportuese të rajonit, duke përshpejtuar nxitjen e nismave blerëse për vendet e Ballkanit Perëndimor të sugjeruar edhe nga axhenda e Berlinit. Ne besojmë se konkurrenca mund të rritet edhe më tej nëpërmjet rrjeteve rajonale, ku biznesi gjerman mund të luajë një rol duke eksportuar idetë e veta, shërbimet,produktet dhe duke promovuar bashkëpunimin e duhur me rajonin në fushën e ekonomisë.

TCH: Sa i rëndësishëm është sundimi i ligjit, qeverisja e mirë dhe përmirësimi i financave publike për forcimin e ekonomisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor?

Gutting: Sundimi i ligjit është bërthama dhe thelbi i një shoqërie të drejtë ku kontrastet janë të respektuara dhe zero tolerancë ndaj korrupsionit është çelësi i suksesit në thithjen e investimeve europiane dhe gjermane, por gjithashtu edhe për të ngritjen e një ekonomie të shëndoshë. Menaxhimi më i mirë i financave publike në çdo vend është sekreti për çdo qeveri dhe një shembull pozitiv në rajon janë reformat e kujdesshme që qeveria po bën nën mbikëqyrjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore për të reduktuar informalitetin, për të rritur mbledhjen e taksave dhe luftën ndaj korrupsionit, që janë thelbësore për një shoqëri të shëndoshë dhe të integruar që aspiron të bëhet anëtare e Bashkimit Europian.

TCH: Duke u futur disi më thellë në aktualitetin politik në Shqipëri, duke qenë se ju keni eksperienca pune në Ballkan dhe Shqipëri, a mendoni se është normale që politika të kërkojë dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit, duke u bazuar në pretendimet dhe akuzat e një deputeti, ndërkohë që nuk ka asnjë akuzë zyrtare të ngritur nga Prokuroria?

Gutting: Më duhet të theksoj se sundimi i ligjit është baza e një demokracie të shëndoshë dhe të gjitha partitë politike duhet të respektojnë ndarjen e pushteteve, siç janë gjyqësori dhe prokuroria dhe me sa kam dijeni Kryetari i Kuvendit vazhdon të kryejë detyrën e tij sipas Kushtetutës. Opozita, në rastet kur nuk ka asnjë akuzë zyrtare nga autoritetet ligjore, por vetëm spekulime me prapavijë politike, duhet t’i adresojë shqetësimet e saj në Parlament duke respektuar procedurat dhe të mos kërkojë zgjidhje jashtë procedurave parlamentare.

TCH: Të gjithë dëshmitarët kryesorë në të ashtuquajturën çështjen “Doshi” kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për një komplot politik dhe se akuzat e deputetit kanë vetëm prapavijë politike dhe pa asnjë fakt. Cili është komenti juaj për këtë situatë?

Gutting: BE dhe SHBA kanë mbështetur plotësisht rezolutën, sipas të cilës Kuvendi i Shqipërisë duhet të distancohet dhe të pastrohet nga deputetë dhe individë me lidhje kriminale apo me një të kaluar të dyshimtë. Qeveria dhe opozita duhet të punojnë bashkërisht në mënyrë që të përmbushin detyrimet për të cilat janë votuar dhe të vazhdojnë punën e tyre në Parlament. Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian nuk do të bëhet peng i akuzave të rreme, veçanërisht të politikanëve me të kaluar të dyshimtë dhe kjo është shprehur qartë në qëndrimin zyrtar të SHBA-së dhe përfaqësisë së BE-së në Shqipëri. Parlamenti duhet të punojë normalisht dhe të përmbushë përgjegjësitë e veta kundrejt qytetarëve, që aspirojnë një të ardhme më të mirë, dhe jo të bëhet peng i axhendave personale të ndonjë deputeti të veçantë me një të kaluar të dyshimtë. /TCH/

Jahjaga: Bashkimi me Shqipërinë ide e shekullit të kaluar, synimi ynë BE-ja

0

Jahjaga14-21Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga idenë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë e sheh si ide të shekullit të kaluar dhe se Kosova synim të vetëm ka integrimin në Bashkimin Evropian.

Jahjaga në një intervistë për gazetën zvicerane “Tagblatt” ka folur rreth shqetësimit me emigrimin masiv të kohëve të fundit të kosovarëve, por edhe për sfidat tjera të shtetit të ri.

Ajo ka thënë se është e vërtetë se muajve të fundit Kosova ka pasur probleme me emigracionin e paligjshëm, por sipas saj ky nuk është problem vetëm i Kosovës, por i gjithë rajonit, transmeton lajmi.net.

Ajo ka thënë se arsyet e migrimit janë kryesisht ekonomike dhe perspektiva jo e qartë e integrimit evropian, por edhe ajo se qarqe të caktuara kriminale kanë shfrytëzuar manipulimin e qytetarëve për të përfituar prej tyre.

E pyetur rreth asaj se si e sheh dëshirën e shprehur hapur nga shumë të rinj kosovarë për një shtet të madh shqiptar, ku do të përfshihej edhe Kosova, Jahjaga ka thënë se vendi tani ka ambicie tjera.

Presidentja ka thënë se tani jetojmë në shekullin 21 dhe nuk është koha që të realizohen ide të shekullit të kaluar. Sipas saj qëllimi i Kosovës dhe i të gjithë banorëve të saj është integrimi në Bashkimin Evropian.

Hasani kërkon ndërprerjen e grevës së gjyqtarëve

0

Fejzullah Hasani me kryetaret e gjykataveKryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani ka mbajtur takim me kryetarët e gjykatave themelore dhe kryetarin e gjykatës së Apelit, lidhur me çështjen e grevës së gjyqtarëve dhe çështje tjera me rëndësi për sistemin e drejtësisë në vend.

Duke parë se po cenohen rëndë të drejtat e individëve, të paraburgosurve dhe të tjerëve që kanë çështje në gjykata, ngase po prolongohen çështjet, po krijohen shpenzime të panevojshme te palët, por edhe revoltë tek ta, ndërsa si pasojë e kësaj greve, disa të paraburgosur kanë hyrë në grevë urie, për t’i evituar pasojat akoma më të mëdha dhe vështirë të riparueshme – për një kohë të gjatë, në takim u kërkua që të gjendet zgjidhja dhe të përfundojë greva.

Të gjithë kryetarët e gjykatave u shprehen të shqetësuar me gjendjen në gjyqësor, secili duke treguar për numrin e lëndëve që janë shtyrë në gjykatat përkatëse, dhe duke kërkuar që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje.

Kryetari i Gjykatës së Prizrenit, Ymer Hoxha, propozoi që kryetari i Supremes bashkë me atë të Apelit dhe me Kryesuesin e KGJK-së, ta takojnë kryeministrin e vendit, për të adresuar këtë çështje, pasi gjendja është alarmante.

Ky propozim u përkrah nga kryetarët e gjykatave.

Gjatë takimit u diskutua edhe për decentralizimin e kompetencave nga SKGJK tek gjykatat, për relacionet gjykata – KGJK, SKGJK dhe u shpreh pakënaqësi e madhe, veçmas me punën e Sekretariatit të KGJK-së.

Rexhepi në vitin 2012: Kadri Veseli – nderi i PDK-së dhe Kosovës

0

Rexhepi-VeseliMbetja jashtë skenës politike e ka bërë Bajram Rexhepin të ndryshojë rrënjësisht qëndrim për Kadri Veselin dhe SHIK-un.

Kur kryetari aktual i Kuvendit u inkuadrua në PDK në fund të vitit 2012, Bajram Rexhepi tha se Kadri Veseli po i bënte nder Mitrovicës dhe Kosovës, raporton KTV.

Për PDK-në në Mitrovicë, 2 nëntori 2012 ishte ditë feste. Aty më në fund po dilte nga hija Kadri Veseli. Ish-shefi i SHIK-ut e mori librezën e anëtarësimit në një nëndegë në Mitrovicë, dhe ngjarja gëzoi strukturat aty. Me theks të veçantë, Bajram Rexhepin.

Mes tjerash, Rexhepi kishte thënë edhe këtë: “Gjithmonë ka qenë i gatshëm të japë jetën e tij për Kosovë. Në momentet më të vështira për Mitrovicën, ndihma e tij për tejkalimin e sfidave ka qenë përcaktuese për Mitrovicën, prandaj unë e falënderoj shumë për këtë kontribut. Kadri Veseli ka potencial intelektual dhe me anëtarësimin e tij i ka bërë nder Mitrovicës dhe Kosovës”

2 vjet e gjysmë më vonë, i njëjti njeri ka parë sesi SHIK-u i Kadri Veselit ka uzurpuar gjithçka në Kosovë. Në emisionin Rubikon, Rexhepi ka thënë se në momentin që Kadri Veseli vjen në krye të PDK-së, ai do ta lë krejtësisht këtë parti, pasi që e keqja sillet kah ai. Akuzat e Rexhepit vijnë pak kohë pasi që ai mbeti jashtë kabinetit qeveritar të koalicionit PDK-LDK.

Kryeministri Mustafa kishte thënë se nuk donte në kabinet njerëz që nuk ishin në sy të mirë të opinionit publik në qeverisjen e kaluar.

Rexhepi, që nuk mori votat as për t’u bërë deputet, tërthorazi i akuzoi njerëzit e SHIK-ut se ia vodhën ato, përcjell koha.net. Pohoi gjithashtu se për shkak të krenarisë, refuzoi ofertën për t’u bërë zv/ministër dhe nuk deshi të shkojë ambasador. Tash, është i papunë, tha – dhe në kërkim të një zyre për të mbetur disi aktiv në politikë.