Hasani kërkon ndërprerjen e grevës së gjyqtarëve

Fejzullah Hasani me kryetaret e gjykataveKryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani ka mbajtur takim me kryetarët e gjykatave themelore dhe kryetarin e gjykatës së Apelit, lidhur me çështjen e grevës së gjyqtarëve dhe çështje tjera me rëndësi për sistemin e drejtësisë në vend.

Duke parë se po cenohen rëndë të drejtat e individëve, të paraburgosurve dhe të tjerëve që kanë çështje në gjykata, ngase po prolongohen çështjet, po krijohen shpenzime të panevojshme te palët, por edhe revoltë tek ta, ndërsa si pasojë e kësaj greve, disa të paraburgosur kanë hyrë në grevë urie, për t’i evituar pasojat akoma më të mëdha dhe vështirë të riparueshme – për një kohë të gjatë, në takim u kërkua që të gjendet zgjidhja dhe të përfundojë greva.

Të gjithë kryetarët e gjykatave u shprehen të shqetësuar me gjendjen në gjyqësor, secili duke treguar për numrin e lëndëve që janë shtyrë në gjykatat përkatëse, dhe duke kërkuar që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje.

Kryetari i Gjykatës së Prizrenit, Ymer Hoxha, propozoi që kryetari i Supremes bashkë me atë të Apelit dhe me Kryesuesin e KGJK-së, ta takojnë kryeministrin e vendit, për të adresuar këtë çështje, pasi gjendja është alarmante.

Ky propozim u përkrah nga kryetarët e gjykatave.

Gjatë takimit u diskutua edhe për decentralizimin e kompetencave nga SKGJK tek gjykatat, për relacionet gjykata – KGJK, SKGJK dhe u shpreh pakënaqësi e madhe, veçmas me punën e Sekretariatit të KGJK-së.

Më Shumë

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Lajmet e Fundit