13.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Simpozium për Adem Demaçin në 80-vjetorin e lindjes

Më rastin e 80-vjetorit të lindjes së Adem Demaçit, më 23 shtator nis në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës një program special kushtuar figurës së tij si simbol i rezistencës dhe fitues i çmimit “Saharov” nga Parlamenti Evropian.

Në simpoziumin e tretë internacional që mbahet mes datave 23 e 28 shtator organizuar nga Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë do të marrin pjesë mbi 20 personalitete të shquara të letërsisë e kritikë nga disa shtete të Evropës siç janë Belgjika, Spanja, Franca, etj.

Reshat Sahitaj, kryetar i Unionit të Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë ka bërë të ditur se në mbrëmjen hapëse do të referojnë akademik Rexhep Qosja, Prof. Dr. Daniel Leuwers nga Franca, Behare Rexhepi dhe Prof. Dr. Begzat Baliu.

Gjithashtu do të interpretohet një këngë nga sopranoja Saranda Ailaj e përcjellë me kitare nga Ylber Asllanaj dhe do të lexohen poezi kushtuar Demaçit nga Agim Vinca e disa poetë të njohur nga Kosova e vendet e tjera.

Ky simpozium organizohet nga Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë, ndërsa mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Kuvendi Komunal i Prishtinës.

Simpozium per Adem Demacin-ftesa

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë e 600 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1669 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Vetëm në muajin mars, diaspora i dërgoi 112 milionë euro në Kosovë

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare...

Lajmet e Fundit