17.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Selfie

Nga Edison Ypi

S’po ta var kush. Të kanë lënë pas dore. S’po ta vlerësojnë sa duhet diturinë, forcën e karakterit, zemërgjerësinë, zjerjen e gjakut.

Padrejtësi e madhe që duhet vënë në vend urgjentsht.

Zgjidh kohën e duhur. Për pretendimet që ke dhe padrejtësitë që do të vësh në vend, muzgu s’do ishte keq.

Që të mos bezdisesh nga prezenca e ziliqarëve dhe ziliqareshave të shumta që kujtojnë se të gjitha vlerat u përkasin atyre ndërsa ty vetëm Noc Rroku, zgjidh një vend të mbyllur. Pse jo banjën. Me veglat e banjës, vaskën, zorrën, rubinetin, sapunin, briskun, bidenë, peshqirin e varur, dritaren pak të hapur prejnga duket një copë qiell, mund të bëhen kompozime që të çuditet bota.

Përcakto pozicionin e kokës të tillë që drita të bjeri me intensitetin e duhur në pjesën më shprehëse të fytyrës, atë prejku nga brendësia e kafkës të gurgullon zgjuarsia dhe të gjitha cilësitë e tjera të mira që i ke, por padrejtësisht të mohohen.

Zgjat dorën merr celularin, shkrepe.

Ke bërë një Selfie.

Domethënë ke bërë një turp, një neveri.

Mos u mërzit. Nuk je i vetmi. Gomerët si ty që bëjnë selfie janë me miliona.

Mund të ndodhi që selfia që sapo bëre nuk të pëlqeu.

E çfarë se nuk doli mirë Selfia.

Vaska, zorra, bideja, dushi, brisku, sapuni, copa e qiellit, aty janë. Bëj një selfie tjetër. Nëse edhe tjetra selfia nuk do të pëlqejë, bëj nja 20 ose 30 selfie. Ndonjë budalla ose budallaqe mund të mos i pëlqejë selfiet e tua. Edhe për këtë mos u merakos. Ndërkohë që ti po bën selfiet e tua, me mijëra të tjerë po bëjnë selfiet e veta, më për ibret se selfiet e tua. Prandaj mos hum kohë. Nisi urgjent selfiet pa dalë nga banja. E pamundur të mos e kapin gjenialitetin tënd kqyrësit e panumurt të selfieve të tua. Në mos atypëraty, më vonë. Ke kohë. Deri kur të vdesësh do kesh mbi 1 milionë Selfie.

Selfia e banjës nuk është e vetmja. Ka edhe selfie të tjera. Selfia ka nënllojet e veta.

Për shembull, selfia që bën një mashkull kur çfaqet i menduar sikur ka mbi supe gjithë hallet e botës. Selfia e këtij budallai nuk quhet Selfie, quhet selfqirje, që vjen nga fjala greke “qirje” që do të thotë “zotni”.

Selfia mund të bëhet edhe para pasqyrës. Selfia para pasqyrës ta tregon hajvanllëkun në HD. Kjo lloj Selfie quhet Selfpjerdhje

Një tjetër Selfie goxha e përhapur është ajo kur një tufë guakësh bëjnë fotografi me të ngrëna përpara; verë, birra, bërxolla, pica dhe plot të tjera. Selfie më shtazarake se kjo përmes së cilës hajvanët e pangopur dëshmojnë urinë e etërve, nuk ka. Selfia me të ngrëna përpara quhet Sumtyryxhym.

Më Shumë

Kundërshtohet heqja e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja

Një aksion simbolik është mbajtur sot para Kuvendit të Kosovës. Përmes këtij aksioni, është kundërshtuar heqja e emrit të Hasan Prishtinës, nga Universiteti i Prishtinës. Mehmet...

Osmani: Kosova tashmë është Republikë, e kemi obligim angazhimin për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit

  Presidentja Vjosa Osmani e ka kujtuar veprimtarin Ukshin Hoti në 25-vjetorin e zhdukjes së tij. Ajo ka thënë se prej 25-vjetësh, emri i intelektualit e...

Lajmet e Fundit