18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

NYT: Kosovarët, dje luftuan për tokën e tyre, sot largohen

Migrantet kosovareGazeta prestigjioze amerikane, “New York Times”, në numrin e sotëm, i kushtuar një shkrim gjendjes në Kosovë, të krijuar nga emigrimi ilegal i shtetasve, për në vendet e BE-së dhe me gjerë.

Shkrimi kësaj gazete nis me familjen Cakaj, e cila ka ndërtuar disa shtëpi përgjatë bulevardit “Tony Blair” në Prishtinë, por tani, kur kufiri me Serbinë është hapur, këta dëshirojnë të ikin për një të ardhme më të mirë.

“Djali im nuk kishte asnjë zgjidhje. Ai kishte vetëm një lopë, qumështin e të cilës e shiste në një treg në Prishtinë”, shprehet Xhevat Cakaj.

NYT thotë se gjendja ekonomike në vend është katastrofike.

Afrim Syla, një 48-vjeçar nga Prishtina, që bën ëmbëlsira për të jetuar, tha se i biri i është bashkuar eksodit: “Dikur kosovarët jepnin jetën për të qëndruar këtu. Tani kemi ardhur në një gjendje ku largohemi me vullnetin tonë”.

Gazeta shkruan se askush nuk e di se çfarë e provokoi eksodin. Disa thonë situata politike në vend dhe statusi i Kosovës në botë.

“Zgjedhjet e qershorit të shkuar nuk u zgjidhën për muaj, derisa partia e ish- kryeministrit Hashim Thaçi, një hero në luftën kundër Serbisë, i akuzuar së fundmi nga kritikët si i etur për pushtet dhe i korruptuar, e hapi me forcë rrugën drejt koalicionit qeverisës. Ai është tani ministër i Jashtëm”, shkruan NYT.

Por thelbi i problemit është ekonomia dhe korrupsioni. Si rast i këtij të fundit, gazeta përmend rrugën që lidh Kosovën me Shqipërinë.

Më Shumë

Osmani: Plagët e mizorive sikurse kjo në Korishë, na sjellin në vëmendje çmimin e lartë të lirisë

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Korishës. Osmani ka thënë se mizoritë e kësaj Masakre na sjellin në vëmendje çmimin e...

Fenomeni Luiz Ejlli, imazhi i ri i Golden Eagle

Luiz Ejlli, fitues i Big Brother VIP Albania 2, do të jetë fytyra e re e Golden Eagle. Pas përfundimit të kontratës që kishte me...

Lajmet e Fundit