16.9 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025
Home Blog Page 7116

Vizat, pas luftimit të korrupsionit

0

VizatQytetarët e Kosovës së shpejti do të mundë të udhëtojnë pa viza për në vendet e zonës Shengen, nëse institucionet kosovare e luftojnë më seriozisht korrupsionin.

Këtë e ka bërë të ditur edhe komisionari evropian, Dimitris Avramopoulos, gjatë një vizite zyrtare në Prishtinë. Deklaratë kjo të cilën institucionet vendore e kanë vlerësuar si pozitive.

Ndërkohë që zyrtarët qeveritarë ka thënë se janë të vetëdijshëm për rëndësinë e luftimit të korrupsionit.

Ata më tej kanë deklaruar se muaji qershor mund të jetë koha kur Kosova do të përmbush të gjitha kriteret duke ia dërguar kështu Komisionit Evropian edhe raportin përfundimtar për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave…/zeri/

Bursat varfërojnë UP-në

0

Studente-pejeUniversiteti i Prishtinës (UP) jep më shumë mjete për studentët sesa arkëtohen nga taksat e studentëve.

Mbi 1500 studentë kanë aplikuar që të fitojnë të drejtën që të marrin bursa si student të shkëlqyeshëm gjatë studimeve, kurse shuma e mjeteve që në total pritet t’iu derdhen në konto atyre kalon shifrën e mbi 1 milionë eurove.

Këshilli Drejtues (KD) i këtij Universiteti ka vendosur që bursa për student të dalluar nga 900 euro sa ndahej për student viteve të mëparshme, të zbritet këtë vit në 700 euro.

Ndonëse viti i parë është i liruar nga pagesa e studimeve me vendim të qeverisë, sipas Udhëzimit Administrativ për tarifat e studentëve, që ka hyrë në fuqi në fillim të vitit të ri akademik 2014-2015, studentët e tjerë ( viti dytë dhe tretë) do të paguajnë vetëm 25 euro për semestër, pra 50 euro në vit, nga 100 sa paguanin para vendimit të qeverisë…/zeri/

SHIK-u, i pahetueshëm

0

Kadri Veseli15-12Jo vetëm deputetët opozitarë, por edhe ata të partive në pushtet e kanë nënshkruar kërkesën për formimin e një Komisioni Hetues Parlamentar për të zbardhur veprimtarinë e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

Deri më tani, nisma për hetim të SHIK-ut që është iniciuar nga vetë deputetët e Kuvendit, ka gjetur mbështetjen e 38 ligjvënësve kosovarë, por nuk ka arritur t’i marrë votat e mjaftueshme (40) për të nisur ky hetim, shkruan ‘Zëri’.

Deri para disa ditësh ishin 39 deputetë që e nënshkruan listën për hetim, por pas tërheqjes së deputetes Melihate Tërmkollit, ky numër ka rënë në 38.

Ndërkaq, për formimin e një komisioni të tillë parlamentar, nevojitën votat edhe të dy deputetëve të tjerë.

Verifikimi i veteranëve rrezikon të dështojë

0

RexhepSelimi-vvDeputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se procesi i verifikimit të veteranëve të UÇK-së rrezikon të dështojë për shkak të paqartësive në ligj dhe qasjes joadekuate të mënyrës së verifikimit nga ana e atyre që kanë pasur për obligim ta bëjnë një gjë të tillë.

Selimi për ‘Epokën e re’ ka thënë se ky proces ka përfunduar keq, prandaj edhe po ndodh mos publikimi i të gjitha listave të zonave operative.

Sipas tij, me anë të këtij procesi të verifikimit ka njerëz që e kanë marrë statusin e veteranit, por që nuk e meritojnë, dhe ka të atillë që e meritojnë, por nuk e kanë marrë.

Ai tha se Ligji për veteranët e UÇK-së duhet të amandamentohet urgjentisht

Selimi nuk ka aplikuar për veteran të luftës

0

RexhepSelimi-vvDeputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi thotë se nuk ka aplikuar për statusin e veteranit dhe nuk do e bëjë një gjë të tillë, derisa nuk ekziston përkufizimi i veteranit të luftës.

Në një emision në Televizionit Rrokum Selimi ka thënë se në ligjin aktual, ky përkufizim nuk ekziston dhe se fajet janë te Qeveria si hartuese ligjesh.

Sipas tij në ligjin aktual mungojnë dy gjëra; përkufizimi i veteranit dhe kriteret për të qenë i tillë.

“Në këtë ligj defektet kryesore janë se nuk janë të përkufizuara, pra nuk ekziston përkufizimi veteran i luftës së UÇK-së, ekziston përkufizimi veteran, luftëtar, pjesëtar i luftës…defekti i dytë është se nuk janë përcaktuar kriteret e mirëfillta se kush do të duhej të ishte veteran”, tha Selimi.

Kuvendi diskuton sot për skandalet e arsimit në Prizren

0

kuvendi i perizrenitKuvendi Komunal i Prizrenit, diskuton sot për gjendjen e krijua në arsim.

Partitë opozitare kanë kërkuar një seancë të veçant për të diskutuar për skandalet e fundit në arsim.

Kërkesa e opozitës është mbështetur edhe nga pozita.

Seanca fillon në ora 10:00. /PrizrenPress.com/

Zafir Berisha: Dezertorët e luftës në krye të listës së Brigadës 125

0

zafiri ne luftIsh-komandanti i UÇK-së Zafir Berisha është i habitur me listën e publikuar të Brigadës 125 të UÇK-së. Ai thotë së në këtë listë janë përfshirë dezertorët, ndërkaq janë hequr luftëtarët e vërtetë të luftës.

“Të nderuar bashkëluftëtarë edhe unë që kam qenë në komisionin fillestar verifikues po befasona me këtë listë të Brigadës 125”, shkruan ai në Facebook.

“Ka mundur të ndodhë ndonjë lëshim i vogël, por kjo që po shihet, pas nesh dikush e ka bërë ,,operacion,, këtë listë. Turp….!”.

“Deri ku ka arrit injoranca e njerëzve. Luftetari Lumni Berisha-Hanci që u palgos me 1 shtator 98 në LEZ, jo që s’pranohet invalid i luftës, por as veteran, ndërsa dezertor dhe ata qe e kanë pa luftën neper TV janë në krye të listave”./PrizrenPress.com/

Ja pse ndodhin çdo ditë aksidente në Shqipëri

0

Motocikleta aksidentNëse doni të dini shkaktarin kryesor të aksidenteve rrugore në Shqipëri, po lexoni lajmin e duhur. Videoja e mëposhtme është filmuar në një autostradë në Shqipëri, dhe tregon një motorist që ecën me një supershpejtësi.

Por motoristi nuk ecën me shpejtësi vetëm në autostradë. Pamjet tregojnë rrugën e tij edhe në një segment rrugor të ngushtë, me njerëz. Sikur të mos mjaftonte shpejtësia, drejtuesi i motorit bën edhe dy parakalime të gabuara të dy kamionëve para tij.

Videoja është publikuar nga një faqe në Facebook, që titullohet, “Harta dixhitale e aksidenteve rrugore”, e krijuar si një përpjekje për të ulur numrin e aksidenteve rrugore në vend. Për më tepër shihni videon.

Zona e Pashtrikut me 5550 veteranë

0

uckSonte në mbrëmje janë publikuar edhe listat e verifikuara të pjesëtarëve të UCK-së të Zonës së Pashtrikut.

Sipas listave fillestare, në këtë zonë kanë rënë 440 dëshmorë të kombit e 724 janë invalidë të luftës.

Nga kjo Zonë që ka pasur gjithsej gjashtë brigada, statusin e veteranit e kanë fituar 5550 veteranë.

Listat e Zonës së Pashtrikut publikohen pas atyre të Shalës, Nerodimes, Karadakut dhe Llapit.

Tashmë kanë mbetur pa u publikuar listat nga Zona e Dukagjinit dhe Drenicës, si dhe të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Ndryshe, sot disa veteranë kanë protestuar para Qeverisë duke kërkuar që sa më parë të publikohen listat e plota dhe se të gjitha gabimet të përmirësohen.listat mund t’i lexoni ketu  www.komveterani.net
/Telegrafi/

Legjislacioni dhe kushtet për stabilitet

0

Ali Hertica5Mr.Ali Hertica

Në programin e shkencave politike thuhet se është e rëndësishme të shpjegohet se si mund të shkatërrohen llojet e ndryshme të legjislacioneve dhe si mund të ruhet secila prej tyre. Në trajtimin e këtyre dy temave, Aristoteli na i kujton pikëpamjet mbi drejtësinë, që janë tema e formave të ndryshme të qeverisjes, veçanërisht demokracisë dhe oligarkisë.Demkracia vjen nga mendimi se ato që janë njësoj në një aspekt, janë absulutisht të barabartë,përderisa kanë lindur të lirë. Në të njëjtën mënyrë , oligarkia vjen nga mendimi se ata që nuk janë njësoj në një aspekt, janë të pabarabartë në të gjitha aspektet e tjera.

Asnjë nga këto parime nuk është absolute,sespe drejtësia absolute është kur secili merr në raport me atë që ka dhënë.

Ndihëmesa ,mençuria dhe cilësia morale hyjnë gjithashtu në këtë kontekst,andaj a i kemi ne të gjitha këto parime stabile për të udhëhequr shtetin me këtë qeveri që ka Kosova.Kur një grup shikon se legjislacioni ose politika që udhëheq këtë ligjeslacion,kjo është e përshtatëshme,atëherë ku duhet hapur rrugë për ndryshime,të një mundësie që ligjeslacioni të zëvendësohet me një legjislacion të një lloji tjetër.

Një demokraci e re mund të zëvendësohet me oligarki,mundësia tjetër është ndryshimi i legjislacioni,për tu bërë më shumë ose më pak demokrtike,ose ndryshon një pjesë të tij.Këtë mundësi e ka edhe Kosova,duke zëvendësuar njerëzit që janë në pushtet,pa ndryshuar legjislacionin.

Në themel të ndryshimeve të legjislacionit thuhet se gjendet,,pasioni për barazi’’si barazi numerike,që është parimi i demokratëve,ashtu dhe barazia e përpjesëtueshme që është e oligarkëve.

Të varfërit mund të revoltohen kundër oligarkisë,sespe nuk kanë të njëjtat të drejta si të pasurit dhe të pasurit mund të revoltohen kundër demokracisë që japin në arkën e shtetit siq është në Kosovë tek firmat e mëdha që paguajnë tatimin shtetit.

Ata që,në shumë raste kanë shkaqe më shumë se të tjerët për të kërkuar ndryshime të legjislacionit,janë ata që për shkak të cilësive të tyre se pikërisht janë këta më pak të prirur se të tjerët për t’u revoltuar.

Në analizat e ndryshme të bëra në Kosovë se ndryshimet në ligjeslacion dhe përmbysjeve rrënjësore del si e pafundme.Në oligarki njerëzit nuk janë të interesuar të jenë në pushtet,megjithatë ata kundërveprojnë energjikisht,në qoftë se dyshojnë se pushtetarët pasurohen në funksionet e tyre siç është në Kosovë me pushtetarët tanë që kanë pasuri marramendëse,nëpërmjet së drejtës së votës së qytetarëve,lidhur me këto shkaqe të përmbysjeve dhe kushteve për stabilitet,ku për këtë, demokracia duhet ruajtur këtë vlerë.