Shiu ka qenë shkaktar që të rrëzohet një pjesë e murit të Kalasë së Prizrenit. Për shkak të rrezikut eventual policia apelon tek vizitorët që të kenë kujdes.
Është shembur një pjesë e murit verior të Kalasë së qytetit të Prizrenit. Kapiteni Hazir Berisha tha se janë njoftuar të gjitha organet e pushtetit lokal derisa deri në ndërhyrje apelon për kujdes, transmeton televizioni publik.
Drejtori i Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren Sami Hoxha nuk e mohon rrezikshmërinë që paraqet rrëzimi i murit të Kalasë.
Arkitektët e Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore pohojnë se kjo pjesë e Kalasë së Prizrenit është restauruar në vitin 2008 por punimet nuk ishin përfunduar dhe depërtimi i lagështirës dhe agjentëve të tjerë atmosferik kanë quar deri në rrëzimin e murit.
Të mërkurën nga orën 17:00 është mbajtur seanca për caktimin e masës së paraburgimit për E.Sh., të dyshuarin për vrasjen e trefishtë që ndodhi të dielën në qytetin e Prizrenit.
I pandehuri E.Sh. së bashku me djalin e tij me iniciale të njëjta dyshohen për kryerje të dy veprave penale, atë të vrasjes së rëndë në bashkëkryerje dhe të armëmbajtjes pa leje.
Gjykatësja e procedurës paraprake Raima Elezi, konstatoi se për këto vepra penale janë dy të pandehur, mirëpo tha se i pandehuri i dytë ende ndodhet në arrati.
Gjykatësja, para të pranishmëve lexoi përshkrimin e ditës kritike.
“Dy të pandehurit, babë e bir, ditën kritike me automjetin e tyre Golf 2, të cilin e drejtonte i pandehuri i dytë që ndodhet në arrati, kishin shkuar në vendin e ngjarjes ku nga automjeti kishte dalë i pandehuri i pare me armën automatike që kishte në dorë, ndërsa djali i tij me pistoletë në dorë, filluan të qëllojnë ku lanë të vdekur tre viktimat, Haki Thaçi, Ferdi Shishko dhe Belgin Ersoj. Nga aty largohen me veturë të cilën e drejtonte i pandehuri i dytë”, tha gjykatësja Elezi.
Prokurori i shtetit, Genc Nixha, i propozoi gjykatës që ndaj të pandehurit të caktohet masa e paraburgimit.
“Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilën ngarkohen dhe se në këtë rast ekziston rreziku i ikjes nga vendi, gjë të cilën e vërteton edhe fakti i të pandehurit të dytë i cili ende ndodhet në arrati, poashtu duke marrë parasysh peshën e veprës penale të kryer, ekziston rreziku se të njëjtit mund të kryejnë edhe vepër tjetër penale”, tha prokurori Nixha.
Mbrojtësi i të pandehurit, avokati Mahmut Halimi, i propozoi gjykatës që rreth ngjarjes të deklarohet vet i pandehuri.
“Sa i përket dyshimit të bazuar, unë për shkaqe objektive nuk jam në gjendje të paraqes opinionin tim se sa është i mbështetur dhe i bazuar dyshimi në këtë fazë, andaj i propozoj gjykatës që të pandehurit t’i jepet mundësia nëse është i gatshëm të jep sqarime rreth rastit tragjik, ngase kjo mundësi nuk ju ka dhënë deri më tani” tha avokati Halimi.
Në parim, avokati Mahmut Halimi nuk kundërshtoi masën e caktimit të paraburgimit.
Ndërsa i pandehuri u deklarua se vjen nga fshati Struzhe i Prizrenit, që është baba i 4 fëmijëve dhe që kishte të kryer shkollën e mesme, u deklarua se nuk kishte kryer ndonjëherë vepër tjetër penale.
“Kurrë s’kam qenë i dënuar në Kosovë, asnjëherë, as para lufte, e as paslufte” tha i pandehuri, i cili nuk u pyet se a kishte kryer ndonjë vepër penale jashtë shtetit.
Ai më tutje vazhdoi rrëfimin rreth ditës tragjike.
“Unë jam ndie shumë keq, se njerëzit kanë humbur familjarë, por qe dy vite kam qenë i detyruar nga ta, sepse vazhdimisht më kanë kërcënuar mua dhe djalin vazhdimisht”, tha i dyshuari E.Sh.
“Ditën kritike, kam dalë me djalin me ble gjana për nevoja familjare dhe rastësisht jam takuar me ta, kur kam dalë nga kerri Hakia me Ferdin e kanë fut dorën në brez, ja’u pashë alltiat, edhe m’kanë thonë “a po dush ala me t’zbutë”. Të tretë kanë folë, kur e kam pa që po dojnë me i nxjerrë revolet, atëherë e kam qelë gepekin edhe e morra kallashin. Prej tutës që po ma vrasin djalin unë e kam bo veprën, aty e kam humb kontrollin”, rrëfeu i pandehuri.
Ai më tutje tha të mos ketë përdorur armë ndonjëherë tjetër.
“Kurrë armë në dorë nuk kam pas, veç kam gjuajt pa kontroll… veç edhe diçka po du me ju thonë, edhe revolen unë e kam pas, djali nuk ka pas dorë, ai vetëm ka vozitë, bile kur kam dalë prej makinës, djali m’ka thënë “babi mos bën dëm mo”, tha i pandehuri në gjykatë.
Ai, në fund shprehu keqardhje për familjarët e të vrarëve.
“Edhe njëherë po ju them se më vjen shumë keq për anëtarët e familjeve të tyre që ka ndodhë kjo, po më kanë detyrue, me vjen keq se edhe unë kam familje. Tjetër nuk kam çka të deklaroj”, përfundoi i pandehuri.
Gjykatësja e procedurës paraprake Raima Elezi, njoftoi se vendimin për caktimin e masës për sigurinë e prezencës së të pandehurit, do ta marrë të enjten. /kallxo.com/
Një fëmijë 6 vjeçar ka humbur jetën në fshatin Gurbardh të Malishevës. Siç raporton MalishevaPress, ngjarja tragjike ka ndodhur sot në afërsi të shkollës së këtij fshati.
6 vjeçari ka humbur jetën duke ecur pranë përroit, i cili kalon pranë shkollës së fshatit. Dyshohet se fëmija ka rënë në uji./PrizrenPress.com/
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot shefin e misionit të BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, zotëri Gabriele Meucci, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin me institucionet e Kosovës në fushën e drejtësisë, si dhe për shtimin e efikasitetit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Presidentja Jahjaga në bisedë me zotëri Meucci, sipas njoftimit për medie, u interesua veçanërisht për rastin e deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe kryetarit të Nisma për Kosovën, zotëri Fatmir Limaj dhe vënien e drejtësisë në vend në këtë rast. Presidentja Jahjaga theksoi se përgjegjësitë e saj kushtetuese nuk mundësojnë dhe nuk e lejojnë ndërhyrjen në sistemin e drejtësisë, i cili duhet të jetë plotësisht i paanshëm politikisht dhe profesional, por theksoi se zbardhja e të vërtetës do të ndihmonte drejtësinë dhe do të ulte tensionet e mundshme në vend.
Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova duhet të ndërtohet mbi parimet e një shteti të së drejtës, ku të gjithë qytetarët janë të barabartë përpara drejtësisë dhe ku sundon ligji dhe rendi, që ndihmon në zhvillimin e gjithmbarshëm të shoqërisë.
Nuk janë të rralla rastet kur persona të ndryshëm tentojnë që ti ikin policisë dhe në raste të veçante edhe ja dalin.
Por këtë herë drejtuesi i makinës që ka dashur ti ikë policisë në qendër të Tiranës, por është ndaluar nga policia.
Nuk dihet nëse personi që drejtonte makinën është ndaluar, ka qenë në gjendje të dehur, apo kishte shkelë rregullat e qarkullimit dhe nëse ndaj tij është marrë ndonjë masë.
Në Amfiteatrin e UPZ “Ukshin Hoti”, është promovuar libri i Kadri Kryeziut “Pluripartizmi në Kosovë”
Pjesë e këtij përurimi ishin përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe studentë të UPZ “Ukshin Hoti”. Promovimin e këtij libri e vlerësoi të rëndëishëm, rektori i këtij institucioni, Ramë Vataj, i cili tha se autori ka qenë aktivist i hershëm i çështjes kombëtare, dhe libri që na sjell ai, tha rektori Vataj, është një pasuri që përshkruan ngjarjet e rëndësishme historike që i kontriubuan proceseve që rezultuan me çlirimin e vendit. Recensenti i këtij botimi, Sabahudin Cenaj,tha se ky libër i cili fillon me ngjarjet e përgjakshme të 11 marsit të vitit 1981, ka një rëndësi të veçantë për zhvillimin e pluralizmit politik të partive tona në të ardhmen.
Ndërkaq, profesori Safet Hoxha, tha se në këtë libër, autori Kryeziu është marrë me thellësitë e problematikës së çështjes që ka trajtuar ai, që sjell fakte interesante të zhvillimit të partive në kohën e okupimit të egër serb. Ndërkaq, vetë autori, Kadri Kryeziu, tha se motivi për të realizuar një vepër të këtillë ka qenë shumëdimensional, duke pasur parasysh rrethanat në të cilat është përballur edhe ai personalisht në kohë të caktuara.
Kadri Kryeziu, kanjë përvojë të gjatë në angazhimet e tij shoqërore dhe politike. Është njëri prej organizatorëve të demonstratave studentore në Prishtinë, në mars të vitit 1981. Në çështjen e të drejtave dhe lirive të njeriut ishte i angazhuar në KMLDNJ-së, si kryetar për Prizren, në vitet 1990-1995. Në angazhimet e tij politike ishte anëtar i Kryesisë së Partisë Parlamentare të Kosovës (1991-2002), si dhe anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (2000- 2009), kryetar i komunës së Prizrenit në Qeverinë e Përkheshme , ndërsa tani është i angazhuar edhe si ligjërues në UPZ “ Ukshin Hoti”/TVPZ/
Me aktivitete te ndryshme,sot është shënuar përvjetori i 16-të i njërës nga betejat më të lavdishme të UÇK-së në komunen e Prizrenit,asaj të Jeshkovës. Familjarë të dëshmorëve,veteran e invalid të luftës,qytetarë e përfaqësues të institucioneve te ndryshme bënë homazhe dhe vendosen kurora lulesh ne varrezat e Dëshmorëve në Landovicë dhe Jeshkovë.Me këtë rast kryetari Muja,tha se herozimi i djemve më të mirë të vendit të cilët u flijuan për Lirinë e vendit në shumë beteja sikurse ishte ajo e Jeshkovës,e çliruan vendin nga robëria e egër.
Për sakrificën e dëshmorëve nuk duhet shtuar shumë, sepse ata ishin dhe do të mbetën sinonimet e Lirisë sonë të shumëpritur, theksoi para medieve nënkryetari i Prizrenit, Lulzim Kabashi. Ndërkaq, ish komandanti i brigadës 125 të ZOP-it, Nehat Basha, tha se amaneti i dëshmorëve do të jetësohet nga të gjallët që Kosova të jetë shtet ashtu si e deshën ata që u flijuan për liri.
Pas Landovicës, homazhe dhe buqeta lulesh janë vendosur në Lapidarin e dëshmorëve në Atmaxhë dhe në Jeshkovë.Në betejën e Jeshkovës së 11 marsit të vitit 1999 ranë në fushën e nderit 21 dëshmorë, 9 nga të cilët prehen së bashku me taborin e luftëtarëve të nderit në Landovicë,11 të tjerë kanë vetëm emër ,por jo edhe një varrë ku mund t’ju bëhen nderimet e ditëve përkujtimore/TVPZ/
Me një manifestim kulturor në shtëpinë e kulturës në Prizren,sot është shënuar dita e shkollës së mesme të lartë teknike “11 Marsi”. Pjesë e këtij manifestimi ishin nxënës,prindër,mësimdhënës si dhe përfaqësues të institucioneve në Prizren dhe mysafirë të huaj.Para të pranishmëve,një fjalë rasti e mbajti kryetari Muja, i cili kryeisht foli për rëndëisnë që ka pasur Beteja e Jeshkovës në luftën e lavdishme të UÇK-së e zhvilluar me 11 mars të vitit 1999, me ç’rast ranë dëshmor edhe ish nxënës të kësaj shkolle.
Për një fjalë rasti , para të pranishmëve u paraqit edhe Ragip Gjoshi, nga ministria e arsimit, i cili tha se rruga e lirisë dhe ajo për dije kanë qenë gjithmonë të përbashkëta për Popullin tonë. Për luftën e lavdishme të UÇK-së, dhe betejën e famshme të Jeshkovës, ffili në emër të shoqatave të dala nga lufta, Isa Berisha.
Ndërkaq, në emër të shkollës ka folur profesoresha, Shqipe Heroi, e cila tha se në këtë institucion përkundër sfidave të shumta, angazhimet për cilësi dhe vlera janë të mëdha, ndërsa kërkoi që institucionet të ndryshojnë qasjen ndaj shkollave profesionale.
Me rastin e shënimit të ditës së shkollës “11 marsi”,me nga një mirënjohje u nderuan edhe familjet e deshmorëve që ishin pjesë e këtij institucioni si dhe është shfaqur një program i pasur artistik, ndërsa me nga një pikturë janë nderuar përfaqësues të institucioneve të ndryshme, ndërsa të gjithë të pranishmit në shtëpinë e kulturës “ Xhemajli Berisha” u emocionuan kur i’u dorëzua një pikturë e realizuar nga nxënëset e kësaj shkolle të veteranit të UÇK-së nga Rahoveci, Xhafer Kadiri, e motivuar nga një foto e tij ku ai shihej gjatë luftës i përlotur me humbjen e dy bashkëluftëtarëve të tij në fushën e nderit. Gjatë ditës, në ambientet e shkollës ka qenë e hapur edhe një ekspozitë…
Amendamentet e miratuara nga Qeveria e Kosovës, të cilat i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale po sfidojnë integritetin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Më këto amendamente po krijohet një sistem tërësisht i izoluar ose i ndarë nga sistemi juridik i Kosovës.Të paktën kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve kushtetuese. Sipas tyre, sistemi i drejtësisë në Kosovë, po bëhet i çuditshëm dhe jonormal.
Njohësi i çështjeve kushtetuese, Fisnik Korenica, në një prononcim për Tribuna Channel, ka thënë se modeli i propozuar nga Bashkimi Evropian për krijimin e Gjykatës Speciale, e ka mundësuar qe çdo mekanizëm qe ka relacion me Gjykatën Speciale të jetë ndërkombëtar dhe jo i Kosovës.
Para studentëve të Universitetit “Ukshin Hoti”, Kapitene Courtney Cohen, Juriste në Forcat Speciale Ushtarake të SHBA sot ndau përvojën e saj personale si juriste në ushtrinë amerikane dhe bëri një gërshetim në mes të ngjarjeve kryesore historike dhe pozitës aktuale të gruas në shoqëri.
Paraprakisht ajo u takua me rektorin e UPZ-së, Ramë Vataj të cilin e ka falënderuar për mundësimin e realizimit të këtij aktiviteti në UPZ. Rektori Vataj i njoftoi me të arriturat e këtij universiteti dhe me sfidat me të cilat ballafaqohet.
Prezent ishte edhe znj. Michelle Lakomy, Këshilltare e lartë në Departamentin e drejtësisë , Ambasada Amerikane dhe Ervehe Gashi, Zëvendës Koordinatore, Forumi i Grave Prokurore dhe Gjyqtare, Dega e Prizrenit. Ky aktivitet është organizuar nga Ambasada Amerikane, Departamenti i Drejtësisë në bashkëpunim me Shoqatën e Gjyqtareve dhe Prokuroreve të Kosovës me mbështetjen edhe të UPZ-së./PrizrenPress.com/