Presidentja priti shefin e EULEX-it, i kërkon zbardhjen e rastit Limaj

20150311143421513646Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot shefin e misionit të BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, zotëri Gabriele Meucci, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin me institucionet e Kosovës në fushën e drejtësisë, si dhe për shtimin e efikasitetit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Presidentja Jahjaga në bisedë me zotëri Meucci, sipas njoftimit për medie, u interesua veçanërisht për rastin e deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe kryetarit të Nisma për Kosovën, zotëri Fatmir Limaj dhe vënien e drejtësisë në vend në këtë rast. Presidentja Jahjaga theksoi se përgjegjësitë e saj kushtetuese nuk mundësojnë dhe nuk e lejojnë ndërhyrjen në sistemin e drejtësisë, i cili duhet të jetë plotësisht i paanshëm politikisht dhe profesional, por theksoi se zbardhja e të vërtetës do të ndihmonte drejtësinë dhe do të ulte tensionet e mundshme në vend.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova duhet të ndërtohet mbi parimet e një shteti të së drejtës, ku të gjithë qytetarët janë të barabartë përpara drejtësisë dhe ku sundon ligji dhe rendi, që ndihmon në zhvillimin e gjithmbarshëm të shoqërisë.

Më Shumë

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit