U shënua dita e shkollës “11 Marsi” në Prizren

shmt-480x330Me një manifestim kulturor në shtëpinë e kulturës në Prizren,sot është shënuar dita e shkollës së mesme të lartë teknike “11 Marsi”. Pjesë e këtij manifestimi ishin nxënës,prindër,mësimdhënës si dhe përfaqësues të institucioneve në Prizren dhe mysafirë të huaj.Para të pranishmëve,një fjalë rasti e mbajti kryetari Muja, i cili kryeisht foli për rëndëisnë që ka pasur Beteja e Jeshkovës në luftën e lavdishme të UÇK-së e zhvilluar me 11 mars të vitit 1999, me ç’rast ranë dëshmor edhe ish nxënës të kësaj shkolle.

Për një fjalë rasti , para të pranishmëve u paraqit edhe Ragip Gjoshi, nga ministria e arsimit, i cili tha se rruga e lirisë dhe ajo për dije kanë qenë gjithmonë të përbashkëta për Popullin tonë. Për luftën e lavdishme të UÇK-së, dhe betejën e famshme të Jeshkovës, ffili në emër të shoqatave të dala nga lufta, Isa Berisha.

Ndërkaq, në emër të shkollës ka folur profesoresha, Shqipe Heroi, e cila tha se në këtë institucion përkundër sfidave të shumta, angazhimet për cilësi dhe vlera janë të mëdha, ndërsa kërkoi që institucionet të ndryshojnë qasjen ndaj shkollave profesionale.

Me rastin e shënimit të ditës së shkollës “11 marsi”,me nga një mirënjohje u nderuan edhe familjet e deshmorëve që ishin pjesë e këtij institucioni si dhe është shfaqur një program i pasur artistik, ndërsa me nga një pikturë janë nderuar përfaqësues të institucioneve të ndryshme, ndërsa të gjithë të pranishmit në shtëpinë e kulturës “ Xhemajli Berisha” u emocionuan kur i’u dorëzua një pikturë e realizuar nga nxënëset e kësaj shkolle të veteranit të UÇK-së nga Rahoveci, Xhafer Kadiri, e motivuar nga një foto e tij ku ai shihej gjatë luftës i përlotur me humbjen e dy bashkëluftëtarëve të tij në fushën e nderit. Gjatë ditës, në ambientet e shkollës ka qenë e hapur edhe një ekspozitë…

Më Shumë

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në kilometrin e 52-të të segmentit rrugor Prishtinë-Malishevë. Dy persona (burrë dhe grua),...

Lajmet e Fundit