18 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026
Home Blog Page 8713

Filmi shqiptar “Milenium”, me 5 seri, nesër premierë seria e parë

0

Besnik BishaFilmi artistik “Milenium”, me regji të Besnik Bishës, që është i ndarë në pesë seri,do të prezantohet premierë, në mbrëmjen e së hënës, në kinemanë “Milenium”, në Tiranë, me serinë e parë të këtij filmi. Filmi që është prodhim i Radio Televizionit Shqiptarë, pas premierës që do të jepet në kinema, në të njëjtën ditë do të fillojë të emetohet po në këtë televizion me fillim në ora 20:30, për të vazhduar me të njëjtin termin dhe me të njëjtën ditë deri në prezantimin e të gjitha serive. Besnik Bisha për KultPlus ka thënë se puna me aktorët e përfshirë në këtë projekt filmik do të ishte dëshirë e çdo regjisori, pasi që ka të përfshirë një kastë shumë profesionale artistësh. Në këtë film me rolet e tyre janë përfshirë artistë si: Ndriçim Xhepa, Ervin Bejleri, Enea Zheku, Klea Huta, Olta Gixhari, Amos Zaharia, Eralda Hitaj, Spiro Duni…

Ndërkohë, sipas regjisorit Bisha, filmi “Milenium”, është një film me 5 seri ku pos regjisë Bisha është edhe autor i skenarit.
“Vrasja e një studenteje do të zbulojë rrënjët e krimit të cilat janë komplekse, po ashtu si dhe marrëdhëniet njerëzore. Historia e kësaj vrasje do të kalojë kufirin e çdo historie të dëgjuar deri më sot…Hakmarrja primitive …hakmarrja për një dashuri të humbur apo të vjedhur mbas një njeri-monëster të kryej krime ç’njerëzore….. Elona studente në vitin e tretë në juridik, vritet barbarisht nga disa bandite të paidentifikuar. Gjithçka fillon këtu. Tmerri për këtë vrasje makabre dhe enigmatike i përfshin të gjithë të afërmit e saj , babain e Elones, Petron, dy shoqet e dhomës së saj Lorin dhe Grejsin, punonjësin e policisë hetimore, prokuror Blerimin si dhe të dashurin e Elones, Eduardin. Nata në të cilën u krye vrasja ishte e errët si për ta mjegulluar e fshehur më shumë atë. Por dalëngadalë Blerimi, dikur një fqinj i Elones arrin të zbulojë autorët, shkaqet dhe rrënjët e këtij krimi”, ka thënë Bisha rreth përmbajtjes së këtij filmi, që pritet të zgjojë kërshërinë e shikuesve, si për nga tematika që zhvillon, duke pas parasysh edhe vrasjet e shpeshta që po ndodhin të trojet shqiptare, por edhe për nga ana profesionale që është realizuar ky film.

Në anën tjetër, filmi “Milenium”, i ndarë në pesë seri, që i tëri zgjatë dikur rreth 5 orë, sipas Bishës, lirisht mund të shfaqet edhe nëpër kinema, duke prezantuar seritë veç e veç.

Në anën tjetër, muzikën e këtij filmi e ka realizuar Shpëtim Saraçi dhe Endri Sina, drejtor i fotografisë është Leonard Qendro, piktor filmi, Orjana Kamberi, producent, Martin Leka… /KultPlus.com

Fjalori i “acarit”, Rikthehen autorët e ndaluar, Fishta e Konica

0

opinion 23“Fjalori shpjegues i termave të letërsisë” u botua për herë të parë në vitin 1972, nga profesori dhe albanologu Ferdinant Leka, S. Podgorica dhe S. Hoxha, botim i Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe Institutit të Historisë dhe Gjuhësisë (Sektori i Terminologjisë). Puna për botimin e këtij fjalori kishte nisur që në vitin 1961, kur në Shqipëri kishin nisur të botoheshin dhe vepra nga autorë që deri në atë kohë ishin cilësuar si të ndaluar, si Gjergj Fishta apo Faik Konica. Prof. Leka kujton se e nisi punën me autorin e romanit të parë shqiptar Dom Ndoc Nika, një autor me gjuhë të pasur, veprat e të cilit i kishte lexuar shpesh gjatë rinisë.

Ndaj e kishte më të lehtë që librin e parë mbi të cilat do të mbante shënimet për hartimin e fjalorit të ishte ai i Ndoc Nikës. Gati 50 vjet më parë, prof. Leka sapo i kishte kaluar të 30-at. Një i ri, që i dallohej në portret pasioni për gjuhët dhe kërkimet albanologjike, do ta shihte punën me fjalorin si sfidën e tij të parë akademike. Por kjo sfidë profesionale nuk do të ishte e lehtë në kohën në të cilën ai donte ta realizonte. “Në kohën që ne po punonim me këtë fjalor nisën të botoheshin dhe autorë të ndaluar. Filloi të botohej pjesë nga krijimtaria e Fishtës. Sigurisht dhe ajo pak krijimtari e botuar shihej me lupë. Po ashtu kish filluar të botohej diçka dhe nga Faik Konica. Me këtë perspektivë mendova që të sillja disa ilustrime nga krijimtaria e Fishtës dhe Konicës p.sh., për të shpjeguar alegorinë ose metaforën”, kujton profesori.

Ai është dhe një ndër përkthyesit e parë të Konicës në shqip, me kërkesë të At Zef Pllumit. Prishja me jugosllavët kishte bërë që krijimtaria e Fishtës të mos shihej më si krijimtari që prishte marrëdhëniet e shqiptarëve me sllavët. Kjo erë lirie që po ndihej në letrat shqipe duket se po e ndihmonte grupin e punës për këtë fjalor të gjenin më shumë shembuj për t’i shtjelluar termat e përzgjedhur. Por kjo liri nuk zgjati shumë dhe shumë shpejt Fishta dhe Konica do të ktheheshin në sirtarët ku kishin qenë më parë, për të mos u prekur për vite e vite me radhë.

Nëse në botimin e këtij fjalori do të ishin përfshirë dhe pjesë nga krijimtaria e Fishtës apo Konicës, prof. Leka nuk mund ta mendojë se cili do të ishte fati i grupit të punës. Por për fatin e tyre të mirë, ky fjalor do të botohej gati 10 vjet pas nisjes së punës, çka çoi në eliminimin e autorëve të ndaluar prej faqeve të tij. “Nëse Fjalori do të ishte botuar në ato vite, ku kishim përfshirë dhe krijimtarinë e Fishtës, me siguri ndonjë nga autorët e tij do ta kishte pësuar nga diktatura. Mua do më binte barra më e rëndë, meqë isha dhe autor, dhe redaktor i librit.

Rreziku ishte në të gjitha anët. Ishte një punë e vështirë. Edhe pse libri u ‘spastrua’ nga autorët e padëshiruar, sërish e pritëm me shumë frikë botimin e tij, sepse shumë terma të letërsisë që ne kishim marrë në konsideratë mund të etiketoheshin si kundër vijës së Partisë. Ashtu ishte koha atëherë. P.sh., të shpjegoje alegorinë dhe ironinë në letërsi ose të shpjegoje se çfarë ishte ekspresionizmi, nuk ishte kollaj në ato kushte”, kujton profesor Leka. Ndoshta ata që e kanë lexuar me kujdes librin, kanë mundur të gjejnë në të dhe ndonjë gjë që ishte kundër vijës, përderisa pas botimit të tij të parë, libri nuk pati ribotime edhe pse numri i kopjeve të shituara ishte 10 mijë.

Puna e nisur me këtë fjalor, e bëri prof. Lekën të ishte i kujdesshëm në çdo libër që lexonte për të gjetur termat, që do të donin shpjegime. Çdo term të gjetur ai e shënonte në fletoren e punës, duke bërë kështu dalëngadalë e çdo ditë plotësimin e heshtur të këtij fjalori me terma të rinj. Gjatë gjithë këtyre viteve (sot profesori i ka kaluar të 80-at), ribotimi i plotë i këtij fjalori duke futur dhe autorët e ndaluar, apo duke hequr dhe disa fjalë që ishin futur sipas kërkesave të kohës, ishte një ambicie e profesor Lekës. Në apartamentin e tij të thjeshtë ku ndan jetën me të shoqen, në një hapësirë e ngushtë të mbushur plot libra, mund të ndesheshe shpesh me fletët që mbartnin shënimet e këtij fjalori. “Kur një ditë lexova një nga fletët që Nandi kishte lënë mbi tavolinë, u mahnita. I thashë që do të jetë një libër shumë i bukur”, thotë Neti, gruaja e tij, e cila e ka ndihmuar në këtë punë të madhe.

Fjalët e marra nga librat nuk kishin si të mos ngacmonin ndjesitë e kësaj gruaje që ndan jetën në një shtëpi të mbushur me libra. Dje, Neti ishte e gëzuar. Në dorë mbante librin, fryt i një pune prej gjysmë shekulli të të shoqit, dhe pjesë e jetës së saj. Çdo frazë shpjeguese të këtij libri, ajo e di gati përmendësh, ashtu siç njeh ngjyrat e pikturave që hedh në telajo (Neti pikturon). Për prof. Lekën, botimi i këtij libri është fundi i një misioni akademik, të cilin ai e ndiente si detyrim, një vepër e cila do t’u duhet të gjithë atyre që merren me letërsinë. Libri ka ndryshime nga botimi i vitit 1972. Janë hequr disa terma ideologjikë, si p.sh., romantizmi përparimtar, realizmi socialist, partishmëria etj. Janë shtuar dhe shumë terma të rinj, që sigurisht nuk janë në botimin e vitit 1972, janë rikthyer dhe autorët e ndaluar. “Një punim i përmasave të tilla bëhet për herë të parë në gjuhën shqipe, me 610 terma, të përditësuar me gjëra të tjera, në përputhje me zhvillimet e trajtimit sa më objektiv të rolit të letërsisë e të autorëve, duke zhveshur nga ideologjia mbytëse e së kaluarës jo fort të largët, e paragjykimet e saj, më të shumtën të imponuara, do të ketë edhe të meta e zbrazëti”, thotë prof.

Leka. Disa terma që i takojnë letërsisë ashtu edhe gjuhësisë (p.sh., fonetikë poetike, sintaksë poetike, theks, intonacion, denotacion, konotacion etj.), janë trajtuar në funksionin e tyre stilistik. Disa janë zhvilluar më gjerësisht, me citime veprash e autorësh të shquar të huaj e shqiptarë, për t’i dhënë mundësi përdoruesit ta shfrytëzojë fjalorin edhe si një enciklopedi të vogël letrare. Një nga problemet kryesore me të cilat prof. Leka është ndeshur gjatë këtij punimi është zgjedhja e termave. “Përzgjedhja është bërë duke përfshirë termat kryesorë që takohen në teorinë e letërsisë, në stilistikë, në kritikën letrare, duke vënë dhe rryma, drejtime e shkolla letrare që kanë lënë gjurmë të rëndësishme në zhvillimin e letërsisë botërore e shqiptare”, thotë prof. Leka. Teksa e shtrëngon fort librin në duar, ndjen se është më i qetë, dhe pse do të donte që ky libër të kishte këtë formë, pikërisht 42 vite më parë…/Alda Bardhyli/

Rritja e Nismës në kurriz të PDK-së

0

NismaFatmir Limaj i ka bërë dy goditje interesante që në fillim, për subjektin e tij politik. I ka rekrutuar dy personalitete të fuqishme, në Ferizaj dhe Prizren, që pritet t’i shkaktojnë dëme të pariparueshme Partisë Demokratike të Kosovës.
Fatmir Limaj tashmë e ka nisur konkretisht taktikën e tij për të fituar pikë karshi ish subjektit të tij politik, Partisë Demokratike të Kosovës. Ai nuk e ka ndërmend që të përballët frontalisht me ish subjektin e tij, por duke këtë gjë duket se do ta bëjë duke i rrëmbyer disa prej kuadrove më të zellshme të kësaj partie nëpër komuna, e që aktualisht janë të pakënaqur me mënyrën se si janë trajtuar prej PDK’së.

Si shembull konkret ai e ka rastin e Fitim Selimit, i cili në garën për komunën e Lipjanit, si individ kishte korrur një sukses të jashtëzakonshëm, duke prekur mbi 20 për qind të votave. Aktualisht Fitim Selimi është anëtar i kryesisë qendrore të “Nismës” si dhe bartës i “Nismës”.

“Nesër pritet që edhe zyrtarisht përfaqësuesit e Iniciativës Qytetare për Lipjanin, që gjenden në Kuvendin Komunal të kësaj komune, të bëhen përfaqësues të Nismës për Kosovën”, ka treguar për Express një burim i afërt me ketë subjekt politik.

Në anën tjetër, sipas të njëjtit burim, Nisma e ka rekrutuar në gjirin e saj në Ferizaj, gjeneralin Imri Ilazi, i njohur gjatë luftës si Komandant Ferri.

“Ky do të jetë figura qendrore e Nismës për Ferizaj. I njëjti do të jetë edhe në kryesinë qendrore të Nismës për Kosovën”, ka thënë një burim i Express’it, i bindur se Ilazi do të jetë një befasi e jashtëzakonshme për ketë komunë.

Gjithashtu Nisma ka depërtuar edhe në Prizren në hesapë të Partisë Demokratike të Kosovës. Atje e kanë rekrutuar doktor Sejdullah Hoxhën, i cili në një kohë ka qenë edhe deputet i PDK’së. Hoxha konsiderohet një emër i respektuar në Prizren.

“Nëse Gjykata këto ditë e shpallë fajtor kryetarin aktual të Prizrenit, Ramadan Muja, atëherë Sejdullah Hoxha ka mundësi që të jetë kandidat i Nismës për Kryetar të Prizrenit”, mëson Express.

Ndërkohë, mësohet se Limaj është duke u angazhuar t’i maksimalizoj mundësitë e tij duke përvetësuar kuadro të pakënaqura me organizimet në nivele komunale.

“Për ketë Limaj është duke i shfrytëzuar edhe informatat e çmueshme që i ka, sa kohë ka qenë njeriu i dytë i PDK’së. Ai i di mjaft mirë specifikat e PDK’së nëpër komuna, siç i di edhe raportet në mes të zyrtarëve komunal dhe peshën që ata e kanë tek elektorati”, thotë ky burim.

Berisha: Kosova rrezikon të rrëshqet sikur Ukraina

0

ZafirBerisha11-14Kryetari i Bashkimit të Demokratik(BD) në Prizren, Zafir Berisha ka vlerësuar se gjendja e Kosovës rrezikon të rrëshqet sikur në Ukrainë.

Sipas tij, kjo situatë është krijuar si rezultat i bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

“Marrëveshja Thaçi-Daciq, Kosovën e bën shtet jofunksional, sepse në veri të vendit kem një Krime si në Ukrainë”,ka thënë Berisha.
“Kur t’iu teket serbëve e inskenojnë një situatë sic jem duke par sot ne Ukrainë”.

“Njësit paramilitare të Sebisë që i ka legalizu Thaçi  hiq më larg se sot  kan lënë Policinë e Kosoves me kalu në Krimen e Kosovës”

“Rezultati i bisedimeve në Bruksel është edhe legalizimi i strukturave paramilitare serbe në 9 komuna të Kosovës dhe mbi 300 pjesëtarëve të MUP-it serb që do te jenë policë të Kosovës për t’i mbrojtur ata”.
“Negociatorët tash kërkojnë që edhe me ndryshime në Kushtetutën e Kosovës t’i bëhet vend këtyre grupeve paramilitare në Kuvend të Kosovës me qëllimin që të realizohet ajo që thashë me lart, rreth synimeve te Serbisë”

“BE meqë po ngutet për futjen e Serbisë në gjirin e vet nuk e ka hallin tonë sepse ne me “liderë” të papërgjegjshëm me të cilët jemi përfaqësuar në negociata nuk kemi merituar më shumë, halli i BE-se është tek sindroma “ Ukrainë ” që mund të përsëritet edhe në Ballkan”.

“BE nuk është që nuk e di që Serbia ne Kushtetutën e vet e ka Kosovën si krahinë të shtetit të vet, por është e interesuar që përkohësisht te “mbyllë” problemin e Ballkanit, problem që mund të mbetet një vullkan i heshtur dhe mund te shpërthejë atëherë kur dëshiron Serbia, e cila veç me kurdisjen e situatës që është duke bërë sipas planeve te saj për realizim te ambicieve gjenetike ndaj tokave të huaja”. /PrizrenPress.com/

 

Qeverisja e Begajt, sikur e Kilajt të PDK-së

0

VV-logo9-09Lëvizja Vetëvendosje! në Malishevë, ka vlerësuar se për tre muaj qeveria aktuala ka treguar vetëm keqqeverisje.
“Premtimet e proklamuara gjatë fushatës nga kandidati i atëhershëm për kryetar, Ragip Begaj, për ndryshime rrënjësore dolën të jenë të pavërteta”,thuhet në komunikatë të VV-së në Malishevë.

“Kryetari Begaj ka larguar nga puna shefin e Prokurimit duke e transferuar dhe zëvendësuar atë me një zyrtar tjetër, i cili nuk posedon autorizimet (nuk është i certifikuar) dhe përvojën e nevojshme për të ushtruar këtë funksion”.

“Ne kemi ngritur kaherë shqetësimin për keqpërdorimet me tenderë publik ku burimi është zyra e Prokurimit, por tani përmes këtij veprimi është synuar mbulimi i keqpërdorimeve të kaluara dhe i atyre të tashme, duke mos ndërmarrë hapat e domosdoshëm për auditim dhe hetim të kësaj zyre, por duke bërë rokada me qëllim mbulimin e krimeve ekonomike në të cilat janë të involvuar ish zyrtarë të deridjeshëm dhe zyrtarë të sotëm të niveleve të larta qeverisëse”.

“Emërimet në postet politike dhe politikat e punësimit të aplikuar deri me tani nga kjo qeverisje kanë shpërfaqur një dukuri të angazhimit të individëve që i përkasin klanit të shefit të Begajt pjesë e së cilit është edhe vetë kryetari”.

“Deri tani kryetari Begaj ka vendosur bashkëfshatarë të tij nga fshati Banjë në pesë pozicione kyçe, duke filluar nga drejtori i Ekonomisë dhe Financave Vesel Krasniqi, Zyrtarin Kryesorë Financiarë Halil Shurdhajn, Drejtorin e Qendrës për Punë Sociale Blerim Begajn dhe drejtorin e Eko-regjionit Nuhi Shalën”.

“Për punën e ish-drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrit është folur dhe ka dyshime për abuzime në Drejtorinë që ai ka udhëhequr. Ishte ky ish-drejtor që edhe sot e kësaj dite Malishevën e la pa një listë të pronave publike. Po ashtu i njëjti njihet edhe për pasurim të shpejt në një proces të dyshimtë të privatizimit dhe kompensimit në tokat e ish-ndërmarrjes Mirusha dhe për këto prona janë mbajtur edhe protesta nga banorët e Bellanicës. Kjo qasje provincialiste që vije me direktiva të shefit të Ragip Begajt është fyese për qytetarët e Malishevës dhe fshatit Banjë, pasi që në publik po reflekton se nga kjo qeveri po fiton Banja e në fakt këtu po përfitojnë vetëm një grup i ngushtë i caktuar që në pushtet kanë qenë në vazhdimësi dhe u kanë shërbyer vetëm interesave të veta personale dhe të një grupi të caktuar”.

“Për drejtor të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim ka emëruar një person që përmes pazareve politike ndër vite nga pozita e shërbëtorit ka arritur të bëhet drejtor. I njëjti e ka të ngritur aktakuzën për vjedhje të votave dhe falsifikim të rezultateve në zgjedhjet parlamentare të vitin 2010”.

“Kryetari Begaj fatkeqësisht që në fillim është kapur dhe nuk ka qenë i lirë as në emërimin e drejtorëve, as në ndryshimin e modelit qeverisës e as në realizimin e premtimeve që ka dhënë para qytetarëve. Shumë premtime tash i ka rrudhur jashtëzakonisht shumë dhe për disa të tjera as që shqetësohet”.

“Tre muajt e parë të qeverisjes së IQM-së nuk dalluan aspak nga PDK-ja gjë e cila edhe pritej. Këta tre muaj treguan edhe praktikisht se në Malishevë nuk ka pasur ndryshim në qeverisje, por vetëm ndërrim të vendeve të njerëzve që kanë abuzuar tash e një dekadë në këtë qytet dhe jo vetëm, por që mbajnë edhe përgjegjësi para qytetarëve të Malishevës. Ne përmes kësaj komunikate, por edhe në paraqitjet tona në Kuvendin Komunal, po vazhdojmë denoncimin e shkeljeve dhe do të kërkojmë llogari nga Komuna e Malishevës dhe kryetari Begaj për të gjitha vendimet dhe projektet publike të Malishevës”./PrizrenPress.com/

 

Kasolli: Këshilli Drejtues po e dëmton UP-në

0

AfrimKasolli-vvDeputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Afrim Kasolli ka thënë se Universiteti i Prishtinës është në një gjendje shumë të rëndë. Ai ka thënë se nuk beson se gjendjen do ta ndryshojnë as katër anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të emëruar nga ana e Ministrisë së Arsimit. Ai e quan këtë një ndryshim kozmetik. Sipas tij, është pikërisht ekzistimi i këtij Këshilli, që po e cenon autonominë e UP-së.

“Lëvizja Vetëvendosje po ashtu si problem fundamental e percepton edhe ekzistencën e Këshillit Drejtues të UP-së, si një mekanizëm që pikërisht ka legalizuar deri më sot ndërhyrjen qeveritare dhe konkretisht të Ministrisë së Arsimit në Universitet. Kështu pavarësisht emrave konkret që aktualisht do të ketë kjo strukturë mbiinstitucionale, konsiderojmë se Këshilli Drejtues edhe aktuali është një mekanizëm që kufizon autonominë vendimmarrëse të UP-së”, ka thënë ai, raporton gazeta Blic.

Sipas tij, rrjedhimisht Lëvizja Vetëvendosje konsideron se përkundër këtyre ndryshimeve kozmetike që ne të vërtetë ruajnë të paprekur esencën institucionale të këtij korruptimi që ka përfshirë UP-në, kriza aktuale nuk do të tejkalohet. “Kështu ne vlerësojmë se është e domosdoshme që UP-së t’i kthehet autonomia dhe fuqia vendimmarrëse, duke i bërë ndryshimet e nevojshme në ligj dhe duke sugjeruar frymën e këtyre ndryshimeve edhe në statutin e UP-së, me anë të të cilit suprimohen organet që bëjnë të mundur ushtrimin e ndikimit politik nga Qeveria. Në këtë kontekst edhe zgjedhja e Rektorit dhe stafit tjetër të menaxhmentit të UP-së duhet të ndërtohet mbi premisa tjera të organizmit institucional”, vlerëson Kasolli.

Ai vlerëson se përmbajtësisht, duhet që Rektori i këtij institucioni të jetë shprehje e vullnetit të të gjithë stafit akademik, administrativ e të studentëve të UP-së, të cilëve ka për obligim t’ju shërbej, e jo të jetë vetëm produkt koniuktural i një force politike, e cila ka për motiv të vetëm pushtimin hegjemonik të Universitetit.

“Lëvizja Vetëvendosje konsideron se Universiteti i Prishtinës ka kohë që është shndërruar në poligon për realizimin e ambicieve të papërmbushura akademike të koniukturës aktuale politike, e cila nuk zgjedhë rrugë për t’i akomoduar në universitet eksponentët e vet. Fatkeqësisht kjo logjike partitokratike, e cila e ka shndërruar UP-në vetëm në aparat për mobilizim politik i ka kushtuar shumë UP-së si institucion akademik”, ka thënë ai.

Deputeti i VV-së thotë se me këtë rast UP-ja sot përballet me deficite të tmerrshme, që nga mungesa e kushteve adekuate për studim, mungesa e literaturës së duhur shkencore, mungesa e profesorëve kredibil në aspektin pedagogjik, e deri tek mosaftësia institucionale për të prodhuar mendim kritik përballë realiteteve politike dhe sociale.

Begajt nuk i pëlqen Udhëzimi Administrativ

0

RagipBegaj-kryetariMalishevesKryetari i Malishevës,Ragip Begaj, e vlerëson të vështirë zbatimin e Udhëzimit Administrativ, në të cilën parashihet, që katër të punësuar të bëhen pjesë e stafit të tij me status të përkohshëm.
“Është problem pasi që cilido nga shërbyesit civil që t’i thuash eja në këto pozita të përkohshme , normalisht që nuk do të pranojnë më dëshirën dhe vullnetin e vet të lënë pozitën e përhershme “,tha Begaj.

“Më së miri do të ishte që për këto pozita të lejohej rekrutimi i ri dhe kryetarët t’i përzgjedh, ashtu si i zgjedhin drejtorët e drejtorive komunale e jo të kërkohet nga nëpunësit civil t’i lënë pozitat e tyre të përhershme për të ardhur në një pozitë të përkohshme”.

Begaj tregon se e ka të vështirë të marrë një vendim që të kërkojë nga ndonjë punëtorë, që të lë punën e përhershme për një pozitë të përkohshme. /PrizrenPress.com/

Thaçi: Unë prapë Kryeministër

0

Thaci7-03Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi do të kandidojë sërish edhe për një mandat në krye të ekzekutivit në zgjedhjet e këtij viti. Në një intervistë për Kosovapress, Thaçi thotë se është i pakënaqur me reformat zgjedhore, por se kaq kishin mundësi të bënin. Për zgjedhjet, thotë se shumë shpejt do të dihet data. Kurse, për vizat e fajëson Brukselin që është i padrejtë me Kosovën. E sa i përket Shpend Ahmetin, ai thotë se është i pashpresë për qytetarët.
Kosova, sipas Thaçit nuk ka nevojë për një Tribunal për krime lufte, meqë vendi ka funksional sistemin e drejtësisë, duke llogaritur këtu edhe pranin e misionit të EULEX-it që merr pjesë më prokuror dhe gjyqtar të BE`së.

Mocioni i AAK-së për rrëzimin e qeverisë, sipas Thaçit është e drejt e çdo partie politike, por që nuk është momenti për një gjë të tillë.

“Vlerësoj se është në të drejtën e çdo partie politike, që të merr iniciativa, që mendon se duhet lëvizur, por në të njëjtën kohë vlerësoj se në këtë proces të konsolidimit të shtetit tonë, të forcimit të Kosovës, të njohjeve që kemi fituar prej bashkësisë ndërkombëtare, prej vendeve të ndryshme të botës 106, në një proces të liberalizimit të vizave dhe procesit të stabilizim-asocimit, na duhen veprime të koordinuara, të bashkërenditura, jo befasuese për skenën politike. Qeveria e Kosovës vazhdon të punoj me përgjegjësit dhe autoritetin e saj kushtetues dhe ligjor, është e drejt e çdo subjekti politik të ndërmerr veprime që mendojnë se kanë fuqinë apo që janë legale, ndërsa në anën tjetër vlerësoj se AAK ka luajtur rolin e vet pozitiv në procesin e negociatave apo dialogut në Bruksel me Serbinë , vlerësoj për mbështetjet që ka dhënë për reformat demokratike dhe perspektiven evropiane për institucionet e Kosovës, vlerësoj angazhimin në reformën zgjedhore kështu që me spektrin politik, si subjekte politikë janë shumë ma shumë gjëra, që na ofrojnë e bashkojnë sesa që na ndajnë”, thotë lideri i PDK-së.

Reforma zgjedhore, sipas kryeministrit të vendit nuk është ajo që kanë pretenduar, por kaq kanë mundur të bëjnë ai dhe liderët e partive politike në vend.

“Edhe unë plotësisht nuk mund të jem i kënaqur me reformën zgjedhore, sepse nuk ka ndodhur një reformë substanciale, çfarë kemi pretenduar dhe dëshiruar të gjithë, por këto janë mundësitë dhe hapësirat tona në kuadër të debateve të brendshme partiake dhe ndërpartiake të skenës politikë kosovare, me rëndësi është që edhe kjo reformë e pjesërishme që po ndodh, po ndodh me një konsensus të spektrit politikë kosovarë, prandaj, janë disa ndryshime të karakterit teknik që kanë kaluar në komisionin e ligjeve tash do të kalojnë në Kuvend dhe besoj se Kuvendi do ta procedoj në të ardhmen shumë të afërt në ditët e ardhshme”, thotë kryeministri.

Zgjedhjet nacionale, sipas liderit të PDK duhet të jenë mirë të organizuara , të jenë fer dhe demokratike. Ai ka thënë se sërish do të ftojnë vëzhgues të BE-së, në mënyrë që të përcjellin tërë procesin zgjedhore. Në takimin me kryetarin e LDK-së ,Isa Mustafa, thotë se nuk janë marrë vesh për ndonjë datë për zgjedhjet, por që data do të caktohet në një takim me të gjithë liderët e partive politike.

“Vendimi për datën e zgjedhjeve do të merret në një takim të përbashkët të liderëve politikë, pra, ende nuk kemi takim, por një orientim të agjendës e kemi të planifikuar, tek e fundit zgjedhjet nuk organizohen vetëm për pozitën apo opozitën, vetëm për këtë adresë apo atë adresë politike, zgjedhjet janë një test kulmor i demokracisë. Ne sapo përmbyllëm me sukses zgjedhjet lokale të vlerësuara edhe nga bashkësia ndërkombëtare, por edhe të gjithë spektrit politikë vendor, pra duhet të investojmë të gjithë që të përgatitemi të gjithë për zgjedhje mirë të organizuara dhe të vlerësuar prej të gjithëve sepse nga këto zgjedhje do të varet edhe funksionalizmi i institucioneve për mandatin e ardhshëm katër vjeçar, në asnjë rrethanë, nuk guxojmë të kemi ndonjë pretendim nxitues, që mund të paguajmë çmimin të gjithë, si skemë politike, si institucione dhe si qytetarë”, thotë ai.

Kryeministri i Kosovës nuk ka përmendur ndonjë datë se kur kosovarët do të udhëtojnë lirshëm drejt vendeve të BE-së, por direkt ka akuzuar Brukselin që është treguar jo fer me qytetarët dhe institucionet e Kosovës për këtë proces.

“Ne kemi realizuar të gjitha standardet dhe kriteret për liberalizimin e vizave tani Bashkimi Evropian po vonohet në raport me Kosovën, është një vonesë e padrejtë në raport me institucionet dhe qytetarët e Kosovës, ndërsa, sa i përket dialogut me Serbinë, ne për herë të parë në Bruksel me Serbinë jemi ulur në nivel të barabartë, jemi ulur si dy vende të pavarura dhe sovrane, me simbole të dy shteteve, kemi arritur marrëveshjen e 19 prillit, pas një shekuj probleme dhe konflikteve, kemi filluar implementimin e marrëveshjeve, sot kemi më shumë lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave në Veri, kemi instaluar sistemin e doganave që punojnë doganier dhe policë të Kosovës, kemi instaluar sistemin e IBM bashkëkohorë dhe evropian, kemi integruar për herë të parë në policinë e Kosovës njerëz të komunitetit serb rreth 280 që punojnë të gjithë me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, kemi arritur marrëveshje në parim për sist emin e drejtësisë, shumë shpejt do ta zyrtarizojmë dhe në moment që funksionalizohet edhe sistemi i drejtësisë, defenitivisht atje fillon së funksionalizuari shteti i Kosovës”, thotë Thaçi.

I pari i qeverisë ka thënë se Kosova ka institucionet e veta ta pavarura të drejtësisë, duke aluduar se nuk ka asnjë nevojë për themelimin e një Tribunali ndërkombëtar për të hetuar krimet e luftës në Kosovë.

“Kosova është vend sovran, ka institucionet e veta funksionale të drejtësisë, ne kemi pasur dhe kemi besim të plotë në drejtësi, nuk kemi asgjë për të fshehur, kemi bashkëpunuar me mundësi sa na janë dhënë për të bashkëpunuar , do të sillemi në mënyrë të përgjegjshme si një vend i pavarur dhe sovran ….E ritheksoj Kosova ka institucionet e veta legale, ka institucionet e veta të drejtësisë, e kemi prezencën ndërkombëtare, gjithë prezencën ndërkombëtare mund të themi këtu, EULEX, UN, KFOR, janë gjithë mekanizmat tjerë prezent në Kosovë, por në të njëjtën kohë kemi edhe sistemin tonë funksional të drejtësisë”, vlerëson ai.

Kur bëhet fjalë për rritjen e pagave, kryeministri ka thënë se ky është vendimi i dytë për rritje të pagave në mandatin e tij të dytë qeverisës.

Rritja e pagave, sipas tij, njëherë për 50 për qind e tash për 20 ose 30 për qind ka ndikuar direkt në rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve të vendit.

Nga kjo rritje, ai ka thënë se do të përfitojnë edhe pensionistët kontribut dhënës si dhe minatorët, duke përfshirë këtu edhe të tjera kategoritë.

Kërkesat e veteranëve të luftës që të kenë ligjin e tyre, sipas kryeministrit, Hashim Thaçi janë shumë të drejta. Ai thotë se ka proceduar ligjin në Kuvend, ku Kuvendi i Kosovës shumë shpejt pritet të miratohet.

Thaçi ka thënë se Kosova është vend i ekonomisë së lirë të tregut, i konkurrencës, ku sipas tij politika nuk përcakton sjelljen e investitorëve të këtij apo atij vendi.

Ai ka thënë se në Kosovë ka shumë kompani nga BE-ja, SHBA, që kanë investuar në vend, duke treguar se ka edhe mjaftë kompani të interesuara nga Kina, India, vendet e rajonit, që të investojnë në Kosovë.

Sa i përket zhvillimeve në Prishtinë, ai thotë se qytetarët e ndëshkuan qeverisjen e udhëhequr nga Isa Mustafa.

”Besoi sa i përket rezultatit zgjedhor qytetarët e kanë dhënë opinionin e vet që ka qenë ndëshkim për qeverisje të dështuar në Prishtinë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, konkretisht nga z. Mustafa. Ndërsa, sa i përket kryetarit aktual nga ajo që shoh është i pashpresë për qytetarët se mund të bëjë një ndryshim”, ka thënë ai.

Lideri i PDK ka thënë se as Kryesia e as Këshilli Drejtues nuk kanë diskutuar ende se me cilën parti do të bënin koalicion, por ai ka shtuar se ato parti që kanë programin më të afërt politikë e ekonomik me PDK do të llogariten si partner.

Largimi i ish numrit dy dhe tre të PDK-së, Fatmir Limes dhe Jakup Krasniqit nga Partia Demokratike e Kosovës, nuk do ta dëmtoj këtë parti.

Ai ka thënë se është vullnet i secilit që të zgjedh orientimin e tij politikë. Thaçi nuk ka dashur të flas për zyrtarizimin e partisë së Krasniqit e Limajt, dukë përsëritur se PDK nuk është e asnjë individi apo personi të caktuar.

“Është në opinionin dhe vullnetin e secilit që të merr orientimin e vet politik”, ka thënë Thaçi për Kosovapress.

Kryeministri i Kosovës është i bindur se edhe pas largimit të Limajt dhe Krasniqit , Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdoi të jetë partia numër një në vend.

“E theksoi se Partia Demokratike e Kosovës, është jashtëzakonisht mirë e organizuar, partia më e fuqishme, është partia numër një në Republikën e Kosovës, është partia që do të fitoj bindshëm edhe në zgjedhjet e vitit 2014. Partia Demokratike e Kosovës, me konceptin e vet zhvillimor dhe partnerët e saj politikë, do të vazhdoj të qeverisë edhe në mandatin tjetër, por përsëri e theksoj, është në vullnetin e çdo njeriu që të merr orientimin ose riorientimin politikë”, ka thënë ai.

Kryetari i PDK-së ka thënë se partia që ai udhëheq nuk është pronë e askujt, por është pronë e sovranit.

“PDK do të vazhdoj të punoj me konceptin e vet, me programi ne vet, me filozofinë e vet politike. PDK nuk është e individit por është pronë e elektoratit, elektorati i PDK është i lidhur me programin dhe vizionin e saj me vlerat dhe standardet e saj dhe jo me kultin e individit apo të ndonjë personaliteti të caktuar”, thotë ai.

Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës ka një lidership të dëshmuar dhe të fuqishëm për ta udhëhequr vendin edhe për një mandat qeverisës.

Restaurimi i fototekës “Marubi”, në garë 5 studio

0

Fototeka MarubiFaza e parë e konkursit për restaurimin dhe muzealizimin e fototekës “Marubi” ka seleksionuar pesë studio, të cilat më pas do ti nënshtrohen gjykimit përfundimtar të një jurie ndërkombëtare për të përzgjedhur studion fituese.

Konkurrentët e përzgjedhur sipas dëshmisë së përvojës dhe të projektimeve të vizionit të zhvillimit, janë: Atelier 4 (studio shqiptare), Casanova+Hernandez (studio hollandeze), Lorenco & CO (studio shqiptare), Testa (studio italiane), Zvi Hecker (studio gjermane).

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Kulturës, kishin aplikuar 26 studio, me shpërndarje gjeografike mjaft interesante, nga të cilat 11 nga Italia, 9 nga Shqipëria, 1 aplikim nga Gjermania, Hollanda, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Japonia dhe Kosova. Konkursi u shpall në 7 shkurt dhe u konceptua në 2 faza: faza e parë që sapo përfundoi, në 28 shkurt me përzgjedhjen e short-listës me 5 studiot fituese, për të vazhduar në fazën e dytë nga ku do të shpallet edhe fituesi, më 30 mars.

Në fazën e dytë 5 konkurrentët do të paraqiten me një projekt arkitektonik që duhet të përfshijë: Analiza të detajuara të sitit- shfaqja dhe performanca e objektit nga fokuset kryesore të qytetit, sistemimin e përgjithshëm, planimetri, mobilim, skemat e lëvizjes horizontale dhe vertikale, analiza e trajtimit të ndriçimit natyral dhe artificial (ndriçimi dekorativ), detaje të fragmenteve kryesore të zhvillimit perimetral dhe momentit të hyrjes, etj. E lënë për vite të tëra në mëshirën e fatit e të lagështisë së skutave, tashmë për dinastinë “Marubi” do të ketë një godinë të standardeve evropiane në Shkodër. Fotot e ruajtura në muze kanë një rëndësi unike për dokumentimin e historisë, etnografisë, ngjarjeve, etj. Aktualisht ruajtja dhe ekspozimi i fotografive kryhet në disa zyra në qytetin e Shkodrës, në kushte shumë të papërshtatshme.

Në Fototekën Kombëtare “Marubi” ruhen rreth 500,000 negativë fotosh prej të cilave rreth 150,000 negativë janë të tre brezave “Marubi”. Bazuar nga inventari janë 493,760 negativë fotosh, 200 dokumente historike dhe 150 objekte historike. Nëpërmjet zbatimi të këtij projekti restaurimi pritet që Muzeu të tërheqë një numër të madh vizitorësh vendas dhe të huaj, si dhe profesionistë nga fushat e ndryshme.

Inis Gjoni: Ja sekreti i suksesit “10 vjet martesë” në teatër

0

InisGjoni-GenciFuga-EniJaniKomedia “10 vjet martesë” me autor Halil Vardar dhe regji nga Inis Gjoni mori të tjera vlerësime mbrëmë në skenën e Teatrit Kombëtar. Komedia, e cila dhe më herët ka shijuar suksesin në skenën teatrore, u rikthye si kërkesë e publikut në sallën e TK dhe u interpretua nga aktorët Genci Fuga dhe Eni Jani. Ngjarja zhvillohet në ditët e sotme. Liza dhe Aleksi janë të martuar prej dhjetë vjetësh dhe kanë dy fëmijë. Ndërsa Liza në ditën e përvjetorit të martesës po mundohet të krijojë një atmosferë sa më romantike duke u munduar të paraqitet përpara Aleksit sensuale dhe joshëse, po atë ditë Aleksi i rrëfen se e tradhton dhe se kërkon të divorcohet. Më pas gjithçka është e përfshirë në nota komike dhe publiku bëhet pjesë e lojës së shkëlqyer të dy aktorëve, Fuga dhe Jani.

Por regjisorja Inis Gjoni tregon se pas 10 netëve që vepra u shfaq në skenën teatrore, se kishte menduar se do të vijonte ky sukses.

“Shfaqja mbushi plot sallën e teatrit, mbushi llozhat, pati sukses. Unë ndoshta se kisha menduar për ta risjellë sërish kaq shpejt në skenë, pasi ajo shfaq dhe në muajin janar, por interesi i publikut ka qenë i madh. Kjo vepër e riktheu publikun në teatër, erdhi në skenë si kërkesë e publikut”, tregon regjisorja mbi komedinë “10 vjet martesë”, transmeton Sotnews.

Por ajo se çfarë e ka bërë këtë vepër të mirëpritur, veç interpretimit të dy aktorëve, padyshim sipas regjisores është dhe mesazhi që sjell këtë herë komedia, por që sipas saj ka në vetvete një dramë.

“Ajo që sjell vepra është një dramë e shoqërisë sot, dhe këtu jo vetëm e asaj shqiptare, por e mbarë shoqërisë. Këtë dramë autori ka arritur ta sjellë bukur me nota komike. Tema që trajtohet është marrëdhënia në çift. Është një vepër shumë aktuale, tema nuk ka një vend veprimi, pasi veprimtaria e saj është kudo, si në Shqipëri, ashtu dhe në mbarë globin, sepse është një temë që ka qenë prezente dje, është sot dhe do të jetë përsëri nesër. Marrëdhënia në çift është gjithmonë e diskutueshme”, tregon regjisorja Inis Gjoni.

Çifti i bashkëshortëve edhe në jetë, Jani dhe Fuga sjellin sipas mënyrës së tyre në këtë komedi, gjithë etapat e një jetë bashkëshortore, nga pasioni, dashuria e deri tek rutina, tradhtia, zhgënjimet, xhelozitë dhe kompromiset bashkëshortore dhe autori prezanton, kompromisin si armën e fundit të një dashurie të humbur.

“Ata si shumë çifte realizuan një normë egoiste vetëm e vetëm për të pasur dikë në fund të jetës së tyre, duke mos shfrytëzuar shansin e të bërit të njëri-tjetrit të lumtur pak e nga pak çdo ditë. Kështu ka qenë dje, kështu është dhe sot, ky është njeriu pavarësisht kohëve që ndryshojnë”, tregon më tej regjisorja mbi veprën që edhe sonte do të jetë në TK.

Veprat e Halili Vardar, 2 shfaqje në skenë

Nuk është hera e parë që regjisorja Inis Gjoni sjell në skenën e teatrit një vepër të Halili Vardar. Më herët ajo solli në skenë komedinë “Klani i të divorcuarave” të Vardar, dhe sërish përzgjodhi një vepër të tij, por këtë herë të tjera ngjarje dhe histori në “10 vjet martesë”. Që në momentet e para të komedisë shpërthen në një ortek zënkash dhe pakënaqësish nga të dyja palët, duke hedhur të gjithë helmin e mbledhur në këto vite. Ata nisin të zbrazin të vërtetat e pathëna të bashkëjetesës, duke shprehur zhgënjimet e pësuara, tradhtitë, xhelozitë, pakënaqësitë e dëshirat e tyre në një përpjekje për të gjetur fajtorin. Ndaj autori në këtë moment kthehet në retrospektivë dhjetë viteve më parë, atje ku lindi dhe dashuria e tyre duke treguar një pamje të qartë të kësaj bashkëjetese. Atmosfera tensionuese, konfliktuale dhe pasionale përçon gjithë komedinë. Në vorbullën e kësaj situate të pashpresë mosmarrëveshjesh ku gjithçka duket se ka përfunduar, autori në fund na jep një zgjidhje befasuese duke na çuar shumë vite para ku na paraqet këtë çift tashmë të moshuar që shihet se e kanë kaluar jetën bashkë. Me sa duket kompromisi është arma e fundit e një dashurie të mbaruar. Vepra, e cila është përthyer nga Ylljet Aliçka pas kësaj fundjave do të rikthehet edhe fundjavën tjetër në skenën e Teatrit Kombëtar.