Thaçi tregon në Facebook ç’i ka thënë Meucci – t

Thaci  me  Gabriele MeucciKryeministri në detyrë i Kosovës Hashim Thaçi përmes Facebookut njofton se është takuar me shefin e ri të EULEX-it Gabriele Meucci.

“Sot pata kënaqësinë të takoja shefin e ri të misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, z Gabriele Meucci. I urova mirëseardhjen në Kosovë dhe i dëshirova punë të mbarë në angazhimin e misionit të EULEX-it në fushën e drejtësisë. Biseduam për vazhdimin e bashkëpunimit të misionit të EULEX-it me institucionet e vendit me synim të formimit të sundimit të rendit dhe të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjithashtu, e njoftova se do të vazhdojmë me përkushtim në angazhimet e ndërmarra në fuqizimin e demokracisë, sundimit të rendit dhe të ligjit, zhvillimin ekonomik, përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave dhe plotësimin e standardeve për anëtarësim në BE dhe NATO”, ka shkruar për këtë takim Thaçi.

Më herët shërbimi informativ i Kryeministrisë kishte dërguar njoftimin zyrtar për këtë takim.
Hashim Thaçi ka kohë që Facebokun e ka shndërruar në zëdhënës të Qeverisë.

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Lajmet e Fundit