Rekord: Gjykata në Prizren, për tre muaj zgjidhë 16826 lëndë

Gjykata-qekiqiGjykata Themelore në Prizren, ka treguar rekord në zgjidhjen e lëndëve. Brenda tre muajve, kjo gjykatë bashkë me degët e saj në Suharekë dhe Dragash, ka zgjidhur 16826 lëndë.

“Gjykata Themelore në Prizren, së bashku me degët e saj në Suharekë dhe Dragash ka zgjidhur gjithsej 16826 lëndë”, ka njoftuar zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

Ndërkaq, lëndët e pranuara në Gjykatën Themelore në Prizren si dhe degët e saj në Suharekë dhe Dragash në tremujorin e tretë të këtij viti, janë gjithsej 11350 lëndë ku përfshihen lëndët nga të gjitha lëmit.

“Vlen të theksohet se numër më i madh i lëndëve të kryera i përkasin Divizionit të Kundërvajtjes me 13216, falë angazhimit të gjyqtarëve dhe stafit administrativ të Gjykatës Themelore në Prizren dhe Stacionit Policor në Prizren”, tha Kicaj.

“Me ndërmarrjen e aksionit nga Policia e Kosovës, për të zbatuar urdhëresat e Gjykatës Themelore të Prizrenit, ka sjellë rezultatet e ekzekutimit të dënimeve me burg dhe gjobë. Gjatë tre mujorit të tret të vitit 2014 janë ekzekutuar 11 lëndë të ekzekutimit të dënimit me burg dhe1329 lëndë të ekzekutimit të dënimit me gjobë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Lajmet e Fundit