Brovina kërkon shtyrjen e seancës konstituive

FloraBrovina-deputeteKryesuesja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina ka dërguar kërkesë tek sekretariati i Kuvendit me anë të së cilës ka kërkuar që të shtyhet seanca konstituive e planifikuar të mbahet të enjten më 2 tetor.

Burime të lajmi.net brenda Kuvendit, kanë njoftuar se arsyeja për shtyrjen e seancës, është bërë në mënyrë që partitë të kenë në dispozicion kohë të mjaftueshme për gjetjen e një konsensusi drejt themelimit të institucioneve të reja.

“Flora Brovina ka dërguar një kërkesë tek sekretariati i Kuvendit për të shtyrë mbajtjen e vazhdimit të seancës konstituive. Qëllimi i kësaj kërkese është vazhdimi i konsultimeve në mes të partive politike me ndërmjetësim të Presidentes Jahjaga”, thotë ky burim.

Ndërkohë, pas përfundimit të sotëm të takimeve në mes të përfaqësueseve të PDK-së dhe Bllokut LAN dhe VV dhe Presidentes Atifete Jahjaga, kjo e fundit ka njoftuar se deri më tani nuk është arritur ndonjë zgjidhje, dhe se ka bërë të ditur se takimet e këtij lloji do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Lajmet e Fundit