11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Jahjaga kërkon dialog mes liderëve

Atifete jahjagaPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takime të ndara, fillimisht përfaqësuesit e PDK-së, e pastaj edhe në takim të përbashkët ata të Bllokut VLAN, për të diskutuar për procesin e krijimit të institucioneve të Kosovës.

Presidentja Jahjaga në takimet e zhvilluara theksoi se ndërtimi shpejtë i institucioneve të vendit është domosdoshmëri dhe kjo do të hap perspektivën për qytetarët e vendit dhe proceset demokratike.

“Presidentja ritheksoi edhe njëherë faktin se zgjidhjet duhet të gjenden brenda kuadrit kushtetues, në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe theksoi se liderët e partive politike parlamentare duhet të gjejnë mënyrat për diskutuar bashkë zgjidhjet për konstituimin e Kuvendit, që hap rrugën drejt krijimit të institucioneve të vendit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Më tej shtohet se ajo kërkoi nga liderët e partive politike parlamentare duhet të ofrojnë propozime dhe sugjerime për të dalë nga situata e krijuar duke mundësuar lehtësimin e mëtejmë të diskutimeve mes tyre.

“Liderët e partive politike parlamentare e vlerësuan rëndësinë e takimeve me presidenten dhe theksuan nevojën që të arrihet zgjidhja për krijimin e institucioneve të vendit. Takimet e Presidentes Jahjaga me liderët e partive politike parlamentare do të vazhdojnë në ditët në vijim”, përfundohet në njoftimin e presidentes Jahjaga.

Më Shumë

Ballkani fiton dhe ruan kreun e tabelës

Fitore e rëndësishme e Ballkanit në udhëtim te Gjilani sot. Skuadra suharekase takimin e sotëm e fitoi 0-2 (Nazmi Gripshi 49’, Lumbardh Dellova 81’), për ta ruajtur kështu kreun e...

34-vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve

Sot është 34- vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve. Sado që ai u mbajt në rrethim të plotë nga forcat...

Lajmet e Fundit