Grabovci: Të gjithë e dinë ku është faji për ngërçin

Adem Grabovci-pdk14Partitë politike do të duhej të alarmoheshin nga deklaratat e fundit të Zyrës së Presidencës. Shqetësuese për këto parti do të duhej të ishin edhe anulimi i vizitave nga e para e shtetit për shkak të krizës politike.

As deklaratat e ambasadorëve të shteteve kryesore se duhet lënë mënjanë inatet dhe duhet gjetur zgjidhja për tejkalimin e bllokadës, nuk po ndikojnë që partitë politike të reflektojnë në qëndrimet e tyre.

Të dy blloqet po ia hedhin topin njëra-tjetrës dhe po ia atribuojnë njëra-tjetrës bllokadën institucionale. Për Adem Grabovcin, nga Partia Demokratike e Kosovës, kjo bllokadë po ndodh për fajin e liderëve të opozitës dhe se vendi ka ardhur në situatën që sipas tij, është bllokimi i shtetit.

“Mund të them se sa i përket PDK-së, ajo është angazhuar dhe ka dhënë maksimumin për zhbllokimin e situatës dhe po të ishte varur nga vullneti i PDK-së, nuk do të kishte ndodhur fare bllokada. Mirëpo, pa fajin e PDK-së ka ardhur deri te një situatë e tillë”, ka thënë Grabovci për Tribunën.

“Tashmë e kanë konstatuar edhe qytetarët edhe institucionet dhe e gjithë bota demokratike të cilët janë të interesuar të na ndihmojnë në funksionalizimin e shtetit, tashmë e kanë të qartë se ku është faji”, ka shtuar ai.

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Lajmet e Fundit