18.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

Burim Ramadani merret me fatin e Arsim Bajramit

Burim Ramadani AAKSekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, përmes një postimi në Facebook, ka shpalosur një historik të shkurtër të marrëdhënieve të Arsim Bajramit, kandidat për kryetar të kuvendit nga radhët e PDK’së me shefin e tij, Hashim Thacin.
Ndërkohë, Ramadani nuk është marrë me bllokadën e Bllokut.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
“Loja e Thaçit me Arsim Bajramin – e pati shkarkuar më 2010 për “fuqizim të shtetit dhe qeverisjes së mirë”
(foto-dokumente)
Të dashur miq,
Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, më 31 mars 2010 (atëherë Kryeministër), pati shkarkuar Arsim Bajramin nga detyra e ministrit të Administratës Publike, si dhe disa ministra tjerë.
Më 31 mars 2010, Thaçi pati thënë se këtë po e bën për të “fuqizuar shtetin e Kosovës, për të avancuar qeverisjen e mirë, për të thelluar reformat demokratike…”.

Në mesin e atyre që u shkarkua në mënyrë që të hapet rruga për “të avancuar qeverisjen e mirë” ishte edhe Arsim Bajrami, sot kandidat i PDK-së për Kryetar të Kuvendit që mori 44 vota në Kuvend.
Tash, çështja domosdoshmërisht shtrohet kështu:

Për të thelluar reformat demokratike në vitin 2010 paska qenë dashur që, ndër të tjerë, të shkarkohet Arsim Bajrami – a është reformë kandidimi i tij nga PDK-ja për Kryetar Kuvendi?
Apo, thjesht kjo është një lojë e Thaçit në të cilën fatkeqësisht Profesor Arsim Bajrami është i “detyruar” të luaj?

Kam respekt të veçantë për Profesorin tim Arsim Bajrami, prandaj kjo lojë e partisë së tij me të po më duket jokorrekte.

Për Thaçin dhe PDK-në qëllimi i lojës nuk është tek Kryetari i Kuvendit, por tek Qeveria e ardhshme.
Nuk mërziten ata për fatin politik të Profesorit Bajrami.”

Më Shumë

Moti sot i ngrohtë, temperaturat deri në 22 gradë Celsius

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasdites pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht në zonat...

50 vite karrierë! Shkurte Fejza ndan lajmin e bukur me ndjekësit e saj

Këngëtarja Shkurte Fejza ka dhënë një lajm të bukur për mbështetësit e muzikës së saj. Ajo ka njoftuar se do të mbajë dy koncerte, një...

Lajmet e Fundit