37.6 C
Prizren
E hënë, 21 Korrik, 2025
Home Blog Page 7539

Kosova në Orbitrekun e Top Shop-it

0

Zafir berisha 123Shkruan: Zafir BERISHA

Në realitetin e sotëm në Kosovë është shumë normale të mendosh se kush çka dhe sapo bën për Kosovën. Kjo vjen si rezultat i gjendjes në Kosovë, e cila është në kërkim të identitetit individual dhe politik, ku si rezultat i këtij kërkimi e jetojmë jetën të cilën e jetojmë.

“Jeta është një përplasje vullnetesh e interesash të kundërta”, – thotë Harry Box dhe nëse ia shtojmë edhe mendimin e Bu DDA: “ Bota mbahet mbi të panjohurat”, atëherë barazimi i këtij realiteti në Kosovë i nevojitet origjinalititi i epokës nëpër të cilën po kalojmë,dhe se vështirë mund ta definosh kush, çka është duke bërë në Kosovë, sic është vështirë ta definosh kush, çka po kërkon nga Kosova

S’mund t’i ikësh realitetit në Kosovë dhe të mendosh se politikanët e kanë gjakftohtësinë si forcë që i nevojitet realitetit në Kosovë, kjo që ju desh edhe deri më tani Kosovës së pasluftës. Derisa disa politikanë gjakftohtësinë si forcë e praktikuan, sidomos ata që dolën nga lufta e lavdishme e UÇK-së , disa të tjerë këtë virtyt e keqpërdorën në interes të planeve mafioze ekonomike, të cilat tash po kalojnë në një mafi politike, e cila po rrezikon perspektivën evropiane të Kosovës.

Mungesa e stilit origjinal të klasës politike në Kosovë dhe qasja e gabuar në kërkim të këtij stili rrezikon pluralizmin dhe demokracinë duke u servuar dhe imponuar qytetarëve një politikë “Pozash”, që nuk janë asgjë tjetër veç një kopje e politikanëve dhe politikave tashmë të dështuara.

Kosova është kapluar nga papërgjegjësia në institucione e njerëzve të cilët prioritet të prioritetit e kanë interesin personal dhe grupor, ndërsa qytetarin e trajtojnë si shërbëtor të këtyre interesave. Dhe, në asnjë kohë këtyre farë zhurmagjinjve politikë nuk ju shkon ndërmend të merren me zhvillimin ekonomik, me zbutjen e papunësisë, me ngritjen e cilësisë në arsim, me përmirësimin e shërbimeve shëndetësore… siç nuk merren me aferat korruptive që kanë përfshirë të gjitha nivelet e institucioneve qendrore dhe lokale.

Skandal: Ministri Hoxhaj nuk e njeh fjalën LIGJ

0

Enver HoxhajjMinistri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj duket se nuk e kupton fjalën ligj, e lërë më kuptimin e vetë ligjit. Kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj me vendimin e marrë për emërimin e Burim Gashit në postin e ushtruesit të detyrës, ka bërë shkelje të dyfishtë.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Blic brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme. Sipas këtyre burimeve, Burim Gashi pos që është ushtrues detyre për më shumë se një vjet, ai ushtron dy pozita në të njëjtën kohë.

“Burim Gashi pos që është ushtrues i detyrës së Zyrtarit të Personelit, ai është ushtrues edhe i detyrës së sekretarit të përgjithshëm. Me këtë vendim ministri Hoxhaj ka bërë shkelje të rëndë të ligjit”, ka thënë ky zyrtar në kushte anonimiteti, nga rreziku që mund t’i hakmerret ministri Hoxhaj.
“Burim Gashi thuajse që dy vjet është ushtrues i udhëheqësit të Divizionit të Personelit duke e shkelur Rregulloren për Emërime të Larta e cila e parasheh se sa kohë një mund të jetë një ushtrues detyre në krye të një departamenti”, ka thënë ky burim.

“Këto shkelje nuk kanë mjaftuar për Minsitrin, por tash i ka dhënë edhe përgjegjësitë e UD të Sekretarit të Përgjithshëm të MPJ, duke i anashkaluar disa drejtore të cilët kane mundur të ushtrojnë këtë detyrë, bazuar në Rregullorën për emërime të larta. Rregullorja ia ndalon me u bo UD dikushë që është UD me një pozitë tjetër!”, ka thënë ky burim.

Mirëpo, nga Ministria e Punëve të Jashtme nuk kanë dhënë përgjigje për këtë skandal të ministrit Hoxhaj. Gazeta Blic dy ditë rresht ka pritur përgjigje, mirëpo nga MPJ s’ka kthyer askush.
Sipas burimeve të Gazetës Blic, Burim Gashi konsiderohet si dora e djathtë e ministrit Hoxhaj.
Mirëpo, kjo nuk është shkelja e vetme që ministri Hoxhaj e ka bërë. Para disa ditësh mediet kanë raportuar se si ministri Hoxhaj në mënyrë të kundërligjshme e ka avancuar edhe ish- futbollistin e Prishtinës, Uliks Emra. Nuk është vetëm Uliks Emra dhe Burim Gashi që janë avancuar jashtëligjshëm. Në vazhdimësi ka pasur raportime se si janë graduar zyrtarë të ndryshëm në MPJ pa kurrfarë kriteri. Dhe më skandalozja ka qenë konkursi për staf konsullor, ku para më shumë se dy vjetësh patën aplikuar mbi 700 persona, por që kurrë nuk është bërë publike se kush sa pikë ka marrë. Sipas burimeve të Gazetës Blic të gjithë të punësuarit ministri Hoxhaj i ka bërë ashtu siç ka dashur vetë.

Për më tepër po u sjellim të plotë Nenin 16 të Rregullorës për Emërime të Larta, që ministri Hoxhaj e ka shkelur me të dy këmbët.
Neni 16

Ushtrimi i detyrës
1. Përveç në raste të mungesës së mbajtësit të postit për shkaqe shëndetësore, asnjë pozitë e lartë drejtuese nuk duhet të plotësohet me ushtrues detyre për më shumë se tre (3) muaj.
2. Titullarët e institucioneve duhet të emërojne si ushtrues detyre të ndonjë pozite të lartë drejtuese, vartesin e pare me te ulët, apo kur ka disa vartës të rangut të njëjtë, atëherë zyrtarin i cili zakonisht zëvendëson zyrtarin në pozitë të lartë drejtuese gjatë mungesave të shkurtra.
3. Titullari i institucionit nuk ka te drejte të emëroj si ushtrues detyre te sekretarit të përgjithshëm apo kryeshefit ekzekutiv, një nëpunes i cili është ushtrues detyre në pozitën më të ulët.
4. Ne rast te mbetjes së një pozite të lirë në shërbimin civil, ushtruesi i detyrës nuk mund te emërohet me gjate se tre (3) muaj.

Javën e ardhshme fillon rindërtimi i kadastrit në Malishevë

0

MalishevaDrejtori për Gjeodezi dhe Kadastër, Fadil Shala, ka prit sot në zyrën e tij, përfaqësuesin e kompanisë “EMI GRUP”,Fatmir Ademi, me të cilin ka biseduar për fillimin e procesit të rindërtimit të kadastrit në Malishevë, përkatësisht në gjashtë vendbanime, në Malishevë, Banjë, Drenovc, Bellanicë, Damanek dhe Kijevë.

Sipas tyre, fillimisht, kompania “EMI GRUP”, e cila do të implemtoi projektin e rindërtimit të kadastrit, do të organizoj takime njoftuese me banorët e këtyre vendbanimeve, me qëllim të njoftimit me rindërtimin informacioneve kadastrale, pasi sipas Agjencionit Kadastral të Kosovës, për shkak të mospërputhjes së të dhënave grafike me ato tekstuale, si pasojë e mosmirëmbajtjes së rregullt të kadastrit dhe marrjes së dokumenteve nga ana e Serbisë, është e domosdoshme kryerja e këtij procesi të rindërtimit të kadastrit.

Orari i takimeve me banorët e këtyre gjashtë vendbanimeve do të jetë, si vijon: me datën 27 tetor 2014, takimi do të mbahet me banorët e fshatit Bellanicë nga ora 17:00 dhe me banorët e Banjës në ora 18:30, pastaj me datën 28 tetor do të mbajnë takim informues me banorët e Damanekut në ora 17:00 dhe me banorët e Malishevës në ora 18:30 dhe me datën 29 tetor, do të mbahen takimet me banorët e Drenovcit në ora 17:00 dhe me banorët e Kijevës në ora 18:30. Takimet do të mbahen në shkollat e këtyre vendbanimeve./PrizrenPress.com/

Matoshi: Unë jam patriot kushtetues dhe ligjor

0

HalilMatoshi-analistAnalisti i njohur, Halil Matoshi, ka reaguar pas deklaratave të deputetit të “Vetëvendosjes”, Rexhep Selimi, dhe ndaj nënkryetarit të PDK-së, Rrustem Mustafa-Remi, me ç’rast këta dy të fundit e kanë kritikuar Matoshin lidhur me një deklaratë të tij në “Top-Channel”.

Deputeti Selimi ka propozuar që analisti Matoshi të mos të flasë në emër të shqiptarëve të Kosovës, kurse Remi ka thënë se shqiptarët nuk kanë pasur asnjëherë një projekt për “Shqipëri të Madhe”.

Lidhur me këto, analisti Halil Matoshi në një prononcim për “Zërin” ka thënë se nuk i merr seriozisht ato çka kanë thënë Selimi dhe Remi.

Matoshi u ka sugjeruar Selimit dhe Remit që ta dinë edhe luftën që e kanë bërë,”besojë ta kenë bërë për ta respektuar mendimin e lirë”.

“Unë, dorën në zemër, nuk i marr shumë seriozisht mendimet e këtyre zotërinjve në fjalë. Unë e them fjalën time publikisht e jo fshehurazi. Unë u kisha thënë që të dyve që luftën që e kanë bërë ta kenë bërë për të respektuar mendimin e lirë dhe ndryshe. Unë i kisha apeluar që të dytë që ta dinë edhe luftën që e kanë bërë”.

Matoshi ka thënë se angazhohet për një shoqëri të hapur dhe të mirëqenë ku sundon ligji. Ai e konsideron veten patriot kushtetues dhe ligjor, kurse patriotizmi i Selimit dhe Remit i takon shekullit XIX.

Agim Çeku: Projekti për Ushtrinë është gati

0

AgimCeku5-30Zvarritja e krijimit të institucioneve po e zvarrit edhe krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK) nga FSK’ja – Ushtrisë së Kosovës. Projekti është gati, lyp veç një miratim nga Parlamenti. Ushtria Kosovës pas 10 vjetësh do t’i kushtojë buxhetit deri në 65 milionë euro në vit. Ligji aktual që lejon veç 2 mijë trupa aktive nuk i përmbush nevojat e Kosovës. Agim Çeku, Ministër i Forcës së Sigurisë (FSK) flet për Express
Express: A krijon pengesa në shndërrimin e FKS’së në Forcat e Armatosur zvarritja e krijimit të institucioneve?

Agim Çeku: Projekti i shndërrimit të FSK’së në Forcat e Armatosura të Kosovës është i gatshëm. Ky projekt po pret vetëm miratimin në Kuvend, ku do të përfshiheshin edhe plotësim-ndryshimet e kuadrit ligjor që do të përshtatej me krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ky është ndër proceset që pret funksionalizmin e Kuvendit dhe themelimin e Qeverisë, sikurse proceset e tjera, por besoj që do të jetë ndër vendimet e para që do të merren pas krijimit të institucioneve të reja.

Express: Pasi që krijimi institucioneve po zvarritet, a mund të zbatohet vendimi tashmë i lëshuar nga Qeveria për FAK’un?

Agim Çeku: Jo pa miratimin e Parlamentit. Qeveria e ka marrë vendimin, e ka bërë projektin, dhe tash po pret vetëm një miratim nga ky institucion.

Express: Pas krijimit të institucioneve, për sa kohë pritet shndërrimi i FSK’së në Forcat e Armatosura?

Agim Çeku: Pas krijimit të institucioneve, ky proces besoj që do të fillojë për pakë javë. Siç e thashë, besoj që do të jetë ndër proceset e para, por kjo varet pastaj edhe prej Kryesisë së Kuvendit të Kosovës se kur do ta qesë në rend të ditës.

Express: Cilat do të jenë implikimet buxhetore pas shndërrimit të FSK’së në FAK?

Agim Çeku: I gjithë projekti është i përfunduar. Edhe ana financiare është e rregulluar me projektin për këtë transformim. Ky plan është një plan financiar 10 vjeçar e i cili përmban që çdo vit të rritet buxheti për nga 5 milionë për pesë vitet e para, dhe pastaj të shkojë më një ngritje graduale. Në fund parashihet që shpenzimet për ushtrinë në vit të jenë rreth 65 milionë euro.

Express: Express ka shpall edhe një konkurs për plotësim të vendeve, a do të ketë ndonjë dallim ky konkurs nga të tjerët në pranimin e më shumë minoriteteve apo femrave?

Agim Çeku: Ky konkurs është i shpallur në bazë të nevojave ët FSK’së dhe duke u bazuar në kuadrin ligjor që tashmë funksionon FSK’ja- për t’i plotësuar vendet e zbrazëta në FSK. Do t’i kemi prioritet minoritete, në radhë të parë minoritetin serb, por edhe femrat, por krejt varet nga performanca e kandidatëve në teste- plotësimi i kritereve dhe standardeve që kërkohen me rregullat e FSK’së.

Express: Ju pyesim për këtë, pasi që mbikëqyrja e Pavarësisë është hequr, por Ligji për FSK’në është po ai që është bërë në bazë të pakos së Ahtisarit- sa do të ketë këtu implikim kufizimi në numër të pejstarëve që është bërë me atë pako?

Agim Çeku: Projekti i ri për Forcat e Armatosura të Kosovës parasheh 3 mijë vende rezervë dhe 500 mijë aktiv.

Express: Por, shndërrimi ën Forcat e Armatosur ende nuk ka ndodhur?

Agim Çeku: Po, FSK’ja ende nuk është shndërruar ën Forcat e Armatosura dhe kësi soji ne ende punojmë, veprojmë dhe rekrutojmë në bazë të ligjit për FSK’në që buron nga pakoja e Ahtisarit.

Express: A po ju pengon ky ligj në punë, pasi që rrethanat kanë ndryshuar?

Agim Çeku: Vetë fakti që ne kemi kërkuar që me procesin e ardhshëm të bëjmë ndryshimin e ligjit dhe të kuotave bashkë me të, dëshmon që kjo kornizë ligjore (2 mijë pjesëtarë aktivë dhe 800 rezervë- sipas pakos së Ahtisarit) është e ngushtë për FSK’’në. Kjo kornizë nuk mjafton që t’i mbështesë nevojat e Kosovës për siguri.

Presidentja nuk do t’i drejtohet Kushtetueses për pikën 127

0

Atifete jahjagaPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u ka kthyer deputetëve të komuniteteve pakicë përgjigjen në lidhje me kërkesën e tyre për sqarime shtesë rreth pikës 127 të Gjykatës Kushtetuese.

Në përgjigjen që e ka siguruar RTK thuhet se “duke marrë parasysh Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe dy vendimet e mëhershme të Gjykatës Kushtetuese dhe duke marrë parasysh rolin e Presidentes si faktor i unitetit të popullit, e vlerësoj kërkesën, por konsideroj se zgjidhja duhet të gjendet brenda kuadrit kushtetues”.

Përgjigjia e plotë:

Të nderuar,

Kam pranuar kërkesën tuaj me numër protokolli 792 të dorëzuar në Zyrën e Presidentes më 20 tetor 2014, me të cilën kërkoni që t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese për sqarim të pikës 127 të vendimit të Gjykatës KO119/14.

Duke marrë parasysh Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe dy vendimet e mëhershme të Gjykatës Kushtetuese dhe duke marrë parasysh rolin e Presidentes si faktor i unitetit të popullit, e vlerësoj kërkesën tuaj, por konsideroj se zgjidhja duhet të gjendet brenda kuadrit kushtetues.
Roli i Presidentit të Republikës së Kosovës bazohet në garantimin e funksionimit demokratik të institucioneve, duke ruajtur gjithnjë parimin e ndarjes së pushteteve dhe mbi të gjitha duke ruajtur paanësinë në raport me partitë politike.

Zgjidhja për nyjën institucionale është përgjegjësi e deputetëve të zgjedhur me votën e qytetarëve të Kosovës dhe gjithashtu edhe e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, përmes zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe në respektim të Kushtetutës së Kosovës. Ndërtimi i institucioneve të vendit bazohet mbi parimet kushtetuese dhe gjithëpërfshirja, në këtë rast e komuniteteve të Kosovës, është e garantuar me Kushtetutë dhe me ligje.

Në kohën kur po e testojmë demokracinë tonë të brendshme dhe gjithashtu edhe pjekurinë tonë politike, duke mos dashur që të sfidojmë procedurat e mëtejme ligjore, që do të mund të zvarrisin gjithë procesin e ndërtimit të institucioneve dhe të thellojnë ndasitë e krizat, është përgjegjësi dhe obligim i deputetëve të Kuvendit që me mirëbesim, mirëkuptim, me kompromis si pjesë e kulturës së dialogut, të gjejnë zgjidhjen e cila do të ndihmojë në ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme, të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse.

Arrestohen pesë persona në regjionin e Prizrenit

0

arrestimi 2Pesë persona janë arrestuar brenda 24 orësh në regjionin e Prizrenit. Policia e Kosovës njofton se arrestimi i tyre është bërë me urdhër të gjykatës, pasi që nuk kanë kryer obligimet e tyre financiare.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës

Rr. “Rexhep Kabashi”, Prizren-20.10.2014-05:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në mbajtje.

Fshati Bellacerk, Rahovec-20.10.2014-12:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimet e përcaktuara nga gjykata lirohet.

Fshati Bellacerk, Rahovec-20.10.2014-12:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimet e përcaktuara nga gjykata lirohet.

Fshati Bellacerk, Rahovec-20.10.2014-12:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimet e përcaktuara nga gjykata lirohet.

Fshati Landovicë, Malishevë-20.10.2014-13:55. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në mbajtje.

Fshati Bellacerk, Rahovec-20.10.2014-12:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimet e përcaktuara nga gjykata lirohet.

E grushtojnë për borxh

0

rrahje 34Dy borxhlinj kanë grushtuar një person në fshatin Kievë të Malishevës. Deri të grushtimi ka ardhur pasi që dy të dyshuarit nuk kanë ia kanë paguar borxhin viktimës.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje – mospagesë të një borxhi ndaj viktimës, të njëjtin e kanë sulmuar me mjete të forta”, njofton Policia e Kosovës.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”/PrizrenPress.com/

Kambana e alarmit

0

Eqrem KryeziuShkruan: Eqrem Kryeziu

Kur e pyetën mediet në Beograd ambasadorin e fundit amerikan në RFSJ, të ndjerin Warren Zimmermann, se a paska deklaruar se serbët meritojnë qeveri të keqe, ai tha: “Jo. Kam thënë se serbët e kanë qeverinë që e meritojnë”.
Kjo është pikëpamje shumë e drejtë. Nga ky pikëvështrim do parë edhe mospërzierjen e Perëndimit në pafuqinë e klasës politike kosovare për të formuar institucionet. Madje do të thoshja se, nga dëshpërimi, duket se Perëndimi thotë: “Larg duart nga njerëzit e papërgjegjshëm!”
Pse mos të jetë kështu? Edhe pas zhvillimeve të rrezikshme në Beograd, liderët tanë përdorin për njëri-tjetrin atributin “kriminal”. Ja, deri ku shkon verbëria e “shpëtimtarëve” të Kosovës!

Edhe pas emergjencave elementare të votuesve: bukë, shërim, shkollim, ata kalkulojnë pozicionimet e veta në strukturën sunduese.

Për fat të keq, indiferenca e Perëndimit nuk godet klasën tonë politike: ata janë të lumtur në këto rrethana, e shohin se janë, se ekzistojnë, se gjallojnë dhe ky është zbulim që i mbush shend e verë.
Atëherë? Indiferenca e tyre, veçan e miqve tejet të dëshmuar të çështjes së Kosovës është kambanë që bie për qytetarët e Kosovës, po qe se them se është edhe dënim, nuk do e teproja. Dënim, sepse voton të këtillë liderë.

Dhe kësaj unë i them qëndrim tërësisht të drejtë. Në qoftë se drejtësia na duket si ndëshkim, atëherë punët i kemi edhe më keq.

“Paj, ndërhyni, bre, edhe kësaj radhe!” – do të thoshin shumë zëra. Mirëpo, kjo vetëm sa do ta arsyetonte Ezra Pound-in. Ezra Pound tha: “Nuk ka skllav që s’e do lirinë, por skllavi është skllav sepse pret që dikush tjetër ta shpëtojë”. (A slave is one who waits for someone to come and free him).
Besoj se edhe për miqtë tanë perëndimorë do të ketë njëfarë kufiri, sepse Republika e Kosovës ishte projekt i përbashkët. Të dështojë ky projekt për shkak të bukuroshave të papërgjegjshëm (të cilët vërtet që i kemi votuar), nuk guxojmë ta lejojmë. Të paktën për hir të atyre që nuk kanë votuar, dhe ata janë goxha.

Gashi: Ridizajnimi i koalicionit zgjidhja e duhur

0

ArbenGashi-LDKAnëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, njëherit deputet i kësaj partie, Arben Gashi, ka thënë se blloku duhet të veprojë shpejtë dhe se ridizajnimi i koalicionit është zgjidhja e duhur.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se koalicioni LAN dhe Vetëvendosje duhet të veprojë shpejtë.

Gashi ka propozuar edhe një kompromis të përgjithshëm sa i përket Kryetarit të Kuvendit.

“Tani është fundi i bllokadës. LVAN duhet të bëhet fleksibil dhe të veprojë shpejtë”.

“Ridizajnimi i koalicionit është zgjidhja e duhur, gjithmonë pa e rrezikuar koalicionin LVAN”.

“Pozita e Kryetarit të Kuvendit duhet të bëhet kompromis i përgjithshëm në Kuvend, përderisa sipas GJK nuk na takon”, ka shkruar Gashi.