18.1 C
Prizren
E hënë, 21 Korrik, 2025
Home Blog Page 7540

LDK-ja, alternativa e vetme për Prizrenin

0

Aferdita morinaShkruan: Aferdita Morina-Biffar

Dega e LDK-së në Prizren, po rritet çdo ditë. Procesi zgjedhor demokratik i brendshëm po i afrohet përmbylljes  së suksesshme.

Shumë njerëz, intelektualë e vullnetmirë, po i bashkëngjiten shtëpisë së madhe-LDK-së. Të lodhur nga qeverisja çoroditëse e pushtetit aktual të PDK-së, qytetarët e Prizrenit, çdo ditë po e shohin LDK-në si të vetmen alternative për nxjerrjen e Komunës së Prizrenit nga kjo katrahurë, në të cilën e kanë sjellë pushtet-mbajtësit e pandërgjegjshëm.

Komuna e Prizrenit, për shtatë vite (2001-2007), sa është qeverisur nga LDK-ja, ishte shembulli më i mirë se si duhet të qeveriset me duar të pastra. Ishte model se si duhet t’iu dilet ballë problemeve dhe halleve të qytetarëve; se si mund të ndërtohet dhe riparohet infrastruktura me një buxhet të vogël dhe me kompetenca shumë të kufizuara nën administrimin e UNMIK-ut.

Komuna e Prizreni, ishte shembull se si të zgjedhurit janë vetëm shërbyes të zgjedhësve e jo sulltan të tyre. Pavarësisht krijimit të këtij imazhi pozitiv të Prizrenit nga LDK-ja, qeverisja aktuale e PDK-së, e ka shkatërruar tërësisht këtë imazh.

Sot, Prizrenit po vuan nga një qeverisje banditeske, të cilët njëherë pushtetin e morën me vjedhje masive të votave, ndërsa herën tjetër duke bëre aleanca me djallin e t’ birin. Tani Prizreni lëngon rënd nga ky pushtet i mbrapsht. Pushtetarët që sot keqqeverisin me Prizrenin, e ndjejnë vetën edhe mbi ligjin. Ata dënimet nga organet e drejtësisë i shohin si shkarravina, dhe pa asnjë vlerë.

Probleme e keqpërdorime të shumta të identifikuara në fushën e arsimit, ku punësimet ndodhin brenda natës, si me shkop magjik, pa asnjë kriter e madje me raste edhe në konflikt interesi.

Pasiguria në shkollat e Prizrenit, kohën e fundit ka marrë përmasa alarmante. Çdo ditë raportohet për rreziqe nga më të ndryshmet, që u kanosen nxënësve nga huliganizmi i shfaqur hapur. E si mund të jetë ndryshe kur shkollat drejtohen nga militantë të partisë në pushtet, të cilët nuk qajnë kokën as për siguri të nxënësve, as për asgjë tjetër që kalon përmasat e interesave të tyre personale dhe partiake.

Është i dhimbshëm fakti që prindërit prizrenas nuk e kanë më hallin e arsimimit e dijeve që fëmijët e tyre marrin në shkolla, por se a iu kthehen ata në shtëpi shëndosh e mirë. E pushtetarët pa fije turpi vazhdojnë të lëvizin me makina luksoze e të shtrojnë dreka e darka me para publike.

Ata turpin e kanë ngrënë me bukë. Nuk ke çka pret më shumë prej tyre, veç përbuzjes tek zgërdhijnë dhëmbët karshi atyre që marrin guximin t’ua përplasin troç në fytyrë pakënaqësinë me mënyrën se si arritën ta degradojnë jetën e qytetarëve të Komunës së Prizrenit.

Te vetëdijshëm se jeta institucionale në Prizreni ka degraduar aq shumë dhe për pasojë edhe jeta e qytetarëve po shkatërrohet çdo ditë, LDK-ja ka filluar të punojë bashkë me qytetarët për t’u bërë gati për ndryshimin e madh. Nuk ka kohë për t’u humbur! Me ndihmën e prizrenasve, po identifikojmë çdo ditë të gjitha parregullsitë, shkeljet dhe matrapazllëqet e këtij pushteti që orët i ka të numëruara.

Dega e LDK-së në Prizren, është futur në fazën përfundimtare të zgjedhjeve të brendshme dhe së shpejti do të përcaktojë me votën e lirë për lidershipin e ri.

Ky lidership pritet të punojë shumë dhe intenzivisht në bashkërendim me aktivistët, anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët kudo në komunën e Prizrenit, që përmes rrugëve institucionale dhe politike të përgatitet një platformë e përbashkët për një luftë të pa kompromis ndaj së keqes, që ka gllabëruar çdo pore të jetës së qytetarëve të Prizrenit.

LDK-ja që në fillin e saj të hershmëm u themelua si shpresë për popullin. As dje, as sot ,  as kurrë nuk e ka humbur kontaktin me bazën e saj-popullin.

Me njerëzit që kanë besim në të dhe vlerat demokratike. Prandaj, çdo ditë, natë do të jetë e hapur për punë dhe kontribut të të gjithë vullnetmirëve që Prizreni të ngadhënjej mbi të keqen, ligën, shëmtuarën dhe mbi qeverisjen e mbrapsht që e ka ngulfatur.

Prandaj, ka aq shumë njerëz që po aderojnë në këtë subjekt politik, saç vërtet po ndjehemi të fortë.

Jam e sigurt se shumë shpejt do të ngadhënjej e mira mbi të keqen, edhe kur të tjerët bëjnë aleancë me djallin. Asgjë dhe askush nuk do të mund të ndal qytetarët e Prizrenit, për të bërë ndryshimin që kaherë e kërkojnë. As djalli, as dreqi e as i biri ! LDK-së në Prizren po i bashkohen të rinjtë që pushteti aktual i ka harruar kaherë. Intelektualët që dyert u janë mbyllur për punë.

Ata po e shohin LDK-në si të vetmen shpresë për rikthimin e jetës në Prizren në binarë normal. Kjo na gëzon, por njëkohësisht na obligon edhe më shumë për të punuar të gjithë së bashku, që ëndrrën e tyre ta bëjmë realitet, dhe Prizrenit t’i kthehet vendi dhe nami i mirë që kishte dikur. Prizreni dhe qytetarët e saj, meritojnë një qeverisje të mirë. Por, këtë qeverisje të mirë nuk mund t’ia sigurojë asnjë subjekt tjetër politik, përveç LDK-së. Këtë e kemi dëshmuar për shtatë vite.

Prizrenasit meritojnë të ngrohën nga rrezet e diellit që ky pushtet i shpifur ua ka ndalur me dorë!

Matoshi dhe Balla përplasen për nacionalizmin

0

Matoshi dhe BallaAnalisti Halil Matoshi dhe gazetari Sokol Balla, në emisionin “Shqip” të Top Channel janë përplasur ashpër në lidhje me nacionalizmin.

Matoshi thotë se ky nacionalizëm i shfaqur së fundi, nuk i shkon për fytyre Shqipërisë së pavarur.

“Ekzistojnë dy Shqipëri dhe dy Kosova. Është Shqipëria zyrtare dhe Kosova zyrtare.

Nuk guxojmë që të themi se kjo është shtylla e Shqipërisë, shtylla e Serbisë, shtylla e Kosovës. Mendoj se nacionalizmi në media ka shpërthy një eufori nacionaliste dhe që nuk i shkon hiç për fytyre një Shqipërie të pavarur që është 100 vite shtet”, ka thënë Matoshi në emisionin “Shqip” të Top Channel.

Kurse, Sokol Balla ka thënë se në Shqipëri nuk ka plasur asnjë histeria nacionaliste.

“Shqiptarët janë patriotë zotëri Matoshi.

Kur shqiptarët hapën dyert për shqiptarët e Kosovës, nuk i hapën për nacionalizëm, por i hapën për motra dhe vëllezër”, ka thënë Balla në emisionin “Shqip” të Top Channel.

“Kam qenë 8 orë në Beograd dhe kam thënë se ato që kam vuajtur për 8 orë ju keni vuajtur për 100 vjet dhe të fortë keni qenë që keni duruar”, thotë ai.

Murphy: Simbolika e takimit Rama-Vuçiç, e rëndësishme

0

Christofer Murphy-senator amerikanKryetari i nënkomisionit për Çështjet Europiane pranë Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin amerikan Christopher Murphy thotë se simbolika e takimit mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij serb Aleksander Vuçiç është tani më e rëndësishme se kurrë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, në përfundim të një turi në disa vende të Ballkanit, senatori Murphy flet për sfidat me të cilat përballet rajoni, marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës, vizitën e fundit të presidentit rus në Serbi si dhe rrezikun e të ashtuquajturit shtet islamik. Senatori Murphy i tha korrespondentit të Zërit të Amerikës në Tiranë Armand Mero se Shtetet e Bashkuara duhet të kenë një angazhim më të madh në Ballkan.

Zëri i Amerikës: Senator Murphy, së pari ju falenderoj për mundësinë kësaj interviste për Zërin e Amerikës. Do të doja ta nisja me një pyetje rreth turneut tuaj në Ballkan, një rajon që duket se është ende larg një paqeje të qëndrueshme. Mjafton të kujtojmë se ishte një ndeshje futbolli e cila e përkeqësoi menjëherë situatën mes Shqipërisë dhe Serbisë këto ditët e fundit

Senator Christopher Murphy: Pata një javë me të vërtetë produktive këtu në Ballkan, ku pata mundësinë të vizitoja 5 shtete të ndryshme në harkun kohor të gjashtë ditëve. Besoj se ka dy këndëvështrime për t’iu referuar Balkanit. Nëse e shohim me optimizëm, mund të vini re përparimin që ai ka bërë në pak vite, duke u transformuar nga një rajon i copëtuar nga konfliktet, në një rajon me përparim të madh. Po bëhen përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, kombe që së bashku po i afrohen BE-së dhe Natos, dhe ekonomitë janë në zgjerim e sipër. Por ka edhe sfida. Mund të jesh në të njëjtën kohë edhe pesimist për Ballkanin, nëse i referohesh vetëm sfidave. Personalisht po largohem më shumë me optimizëm, se sa me pesimizëm. Unë di që ka ende sfida dhe incidenti në ndeshjen e futbollit nxjerr më në pah vështirësitë që mbeten përpara. Por një zhvillim i madh po ndodh. Realiteti tregon se ka patur disa incidente të vogla dhe ushtrim dhune që prej ndeshjes, por reagimi ndaj tyre ka qënë përmes komunikimit dhe jo përleshjeve. Dhe kjo në vetvete tregon përparim të madh. Pra po largohem nga rajoni plot shpresë, por po largohem gjithashtu me një ide të qartë se ky rajon, veçanërisht Ballkani perëndimor, ka nevojë për një prani aktive të Shteteve të Bashkuara. SHBA kanë ambasada të mrekullueshme, veçanërisht këtu në Tiranë, të cilat po bëjnë një punë shumë të mirë. Ne kemi nevojë për më shumë anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve, më shumë senatorë, më shumë vëmendje nga Departamanti ynë i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë. Ky është një moment specifik për Ballkanin. Jemi në prag të fitoreve të mëdha këtu. Ka kombe që janë kthyer drejt ekonomive euro-atlantike, drejt institucioneve politike euro-atlantike. Investitorët të huaj të cilët janë të gatshëm të vijnë këtu, të hapin biznese dhe të krijojnë vende të reja pune. Ky është momenti në të cilin SHBA-të duhet të angazhohen dhe të riangazhohen në Ballkanin Perëndimor. Dhe ky është një nga mesazhet e qarta që do t’ua transmetojë kolegëve të mi në Shtetet e Bashkuara

Zëri i Amerikës: Çfarë rezultatesh mund të sjellë vizita e pritshme e kryeministrit Edi Rama në Beograd?

Senator Christopher Murphy: Kam shpresë se të dy udhëheqësit do të shtrëngojnë durat me njëri tjetrin dhe do ta bajnë të qartë se vetëm një incident dhe huliganizmi në një ndeshje futbolli nuk mund të pengojë procesin e gjatë të pajtimit mes fqinjëve. Unë e di se kryeministri po e pret me padurim këtë vizitë. Pata mundësinë të takojë dhe kryeministrin Vuçiç. Dhe di se dhe ai e priste me padurim atë. Ka shumë më tepër për t’u bërë për marrëdhëniet e fqinjësisë në këtë rajon. Nuk mund të vish në Ballkanin perëndimor dhe të mos vesh re nevojën për bashkëpunim rajonal, për të ndërtuar ekonomi të forta dhe për të përmirësuar infrastrukturën. Do t’ua lë kryeministrave Rama dhe Vuçiç të vlerësojnë detajet e këtij takimi. Por ky është një moment i rëndësishëm, veçanërisht i rëndësishëm, për të dy udhëheqësit. Në rastin e një incidenti të tillë, udhëheqësit politik dhe njerëzit e thejshtë duhet të ulen së bashku dhe diskutojnë, të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes komunikimit, dhe jo me provokime dhe dhunë. Simbolizimi i këtij takimi tani është më i rëndësishëm se kurrë.

Zëri i Amerikës: Duke mbetur pikërisht te bisedimet, te marrëdhëniet mes fqinjëve. Ju si do i konsideronit marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës?

Senator Christopher Murphy: Pesë vite më parë nuk do ta kishim imagjinuar dot se do të ishim sot këtu, në një proces drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Qëndrova gjatë si në Beograd dhe Prishtinë. Duhet ende përparim në vendosjen e dialogut. Ka entuziazëm në të dy kryeqytetet për të bërë përpara me këto marëveshje dhe për të diskutuar marëveshjet e ardhshme. Për momentin është e vështirë që të zbatohet menjëherë marrëveshja e Brukselit, pa një qeveri në Kosovë. Shkova në Kosovë për ta bërë të qartë se e gjithë udhëheqja duhet të bashkohet për të krijuar një qeveri sa më shpejt të jetë e mundur, për t’ju paraqitur të bashkuar botës dhe të jenë aftë për të zbatuar elementët e rëndësishëm të marrëshjes së Brukselit. Mungesa e qeverisë në Kosovë nuk është një arsye që Beogradi të rri duarkryq. Ka disa hapa që mund të ndërmerren nga Beogradi për të zbatuar disa pjesë të asaj marrëveshje. Por detaji më i rëndësishëm për të vazhduar më tej marrëdhëniet e normalizuara mes Kosovës dhe Serbisë është që partitë politike në Kosovë të lenë menjanë paragjykimet e tyre politike dhe të ndërtojnë së bashku një qeveri të re.

Zëri i Amerikës: Sot në botë ka shumë zona problematike, konfliktuale ku Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara. A e ka zbehur kjo situatë angazhimin e Shteteve të Bashkuara në Ballkan? Ju përmendët diçka pak më parë…

Senator Christopher Murphy: Besoj se Ballkani po përfiton mjaft nga përfshirja e fuqishme e SHBA-ve në këtë rajon. Eshtë e dukshme se nuk kemi një mik më të mirë në rajon se sa Shqipëria, dhe shpresojmë që dhe Shqipëria të mos ketë asnjë mik më të mirë në botë se sa SHBA-të. Argumenti që do të paraqes në Uashington është që SHBA-të të rrisin investimet në këtë rajon dhe kjo do të kërkojë disa vite. Mundësia e SHBA-ve për të mbështetur hyrjen në BE dhe të vazhdojë zgjerimi i Natos dhe pajtimi politik mes vendeve dhe popujve të ndryshëm është një punë e rëndësishme për vitet në vijim. Eshtë e vërtetë se SHBA-të përballen me shumë sfida, në Lindjen e Mesme, në Ukrainë, dhe një konflikt që po shfaqet në Afganistan. (Por nëse do të përdor një shprehje amerikane). Por duhet të pranojmë që përfitimet e investimeve tona në Ballkan janë të mëdha. Mund të përfitojmë shumë nga një investim relativisht i vogël, krahasuar me atë ç’ka shpenzojmë sot në vende si Lindja e Mesme. Shpresoj që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të investojnë këtu.

Zëri i Amerikës: Ju si do ta shihnit vizitën e pak ditëve më parë të presidentit rus Vladimir Putin në Beograd?

Senator Christopher Murphy: Mendoj se presidenti Putin, ka mundësi të jetë larguar i zhgënjyer. Ai shpresonte që Beogradi do të firmoste marrëveshjen për gazshjellësin South Stream, por nuk e arriti. Ai po ballaqohet dhe me vende të tjera në rajon të cilat refuzojnë të bëjnë përpara me këtë projet gazsjellësi, si Bullgaria. Pra mesazhi im për Beogradin, është i njejti me mesazhin që ju përcolla dhe juve. Shtetet e Bashkuara i shohin miqtë e tyre ndryshme nga ç’i sheh Rusia të vetët. Për Rusinë ose duhet të jesh me ata, ose je kundër tyre, nuk ka rrugë të mesme. Nuk është kjo ajo që bëjnë Shtetet e Bashkuara. Ne e kuptojmë se do të ketë vende të cilat do të duan të kenë marrëdhënie dhe aleancë me BE-në, por dhe me SHBA-në, por që gjithashtu do të duan të vazhdojnë të kenë marrëdhënie politike dhe ekonomike me Rusinë. Ne nuk do t’i kërkojmë vendeve që të bëjnë një zgjedhje të gjerë, mes marrëdhënieve me Rusinë apo atyre me SHBA-në dhe Europës. Megjithatë ka disa momente kur duhet bërë një zgjedhje, kur një vend ka shkelur ligjet ndërkombëtare, siç ne besojmë se ka ndodhur me rastin e Rusisë me pushtimin e Ukrainës, ne u kërkojmë miqve tanë të bëjnë një zgjedhje: Do të qëndroni në krah të shtetit ligjor, apo do të qëndronin në krah të atyre që e thyejnë atë. Por këto janë përjashtim nga rregulli i përgjithshëm. Ka disa shembuj të kufizuar kur ne i kërkojmë vendeve të vendosin të mbështesin shtetin ligjor. Kur isha në Beograd mu bë pyetja nëse vizita e presidentit Putin atje cënon marrëdhëniet e SHBA-ve me Serbinë. Nuk besoj. Nëse Serbia duhet të ecë më tej me linjën e gazsjellësit atëherë patjetër që kjo do i dëmtonte marrëdhëniet me SHBA-në. Por sidoqoftë ky është një tregues se si ne bashkëpunojmë me fqinjët tanë, ndryshe ngë mënyra se si vepron Rusia.

Zëri i Amerikës: Ka një avancim, ose një përjekje të Rusisë për të avancuar në Europën Lindore. Si mendoni se duhet t’i përgjigjen Shtetet e Bashkuara kësaj situate?

Senator Christopher Murphy: Eshtë e dukshme se Vladimir Putin ka qëllime zgjerimi. Ai pretendon se gjëja me e keqe që i ka ndodhur Rusisë, të paktën në 100 vitet e fundit, ka qenë shpërbërja e Bashkimit Sovjetik, duke u përpjekur për të ribashkuar disa rajone të perandorisë së vjetër sovjetike. Duhet t’i mbajmë sytë hapur, se cila është axhenda e tij, të bëjmë kujdes që ajo të mos përfundojë në Gjeorgji, Moldavi dhe Ukrainë. Dukshëm ai i ka sytë dhe mbi Ballkan dhe nuk është e vështirë për t’u kuptuar, se do të përpiqet të shkaktojë probleme për vendet anëtare të Natos në të ardhmen. Pra ne duhet të jemi plotësisht të ndërgjegjshëm, si miqtë tanë në Europë edhe partnerët tanë në Ballkan, për qëllimet e presidentit Putin, prandaj ne duhet t’i dërgojmë një mesazh të fuqishëm bashkimi lidhur me sjelljen e tij në Ukrainë. Ekonomia e tij është për momentin në një tkurrje masive. Njerëzit po paguajnë pasoja të cilat nuk duhet t’i paguanin për shkak të shkeljeve të ligjive ndërkombëtare nga ana e tij. Pra, nëse ne qëndrojmë të bashkuar për të dënuar atë ç’ka Rusia ka bërë në Ukrainë dhe për të forcuar sanksionet ekonomike, ata do të kuptojnë se ka një cmim për t’u paguar. Vetëm kështu do të kemi mundësinë të sigurohemi se kjo gjë nuk do të përsëritet diku tjetër.

Zëri i Amerikës: Sot bota kërcënohet nga një tjetër rrezik, ai që vjen nga ISIS, një fenomen që ka prekur edhe vendet e Ballkanit. Ju sa problematike e shihni situatën?

Senator Christopher Murphy: U takova me presidenten e Kosovës dhe e falenderova atë për masat e forta ligjore të ndërmarra kundër imamëve radikalë, të cilët ftojnë të rinjtë të bëhen pjesë e terrorizmit dhe atyre të cilët duan të marrin armët kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë. Në mënyrë të ngjashme edhe vende të tjera në rajon po përforcojnë masat e tyre, dhe Qeveria shqiptare gjithashtu ka vepruar mjaft mirë në lidhje me këtë. Duhet të jemi të sinqertë. Masat ligjore janë vetëm një pjesë e zgjidhjes. Të rinjtë, veçanërisht, tërhiqen drejt ekstremizmit, edhe sepse ata nuk shohin një rrugë tjetër për veten, kur ka shkallë të lartë papunësie në masën, 30-40 apo 50 për qind, atëherë lind rreziku që këta klerikë radikalë t’i tërheqin disa prej këtyre të rinjve për t’i futur atë në një rrugë shumë të rrezikshme në jetë. Kështu në të njejtën kohë na duhet një përforcim të qartë, çdo vend në këtë rajon duhet të miratojë një ligj që e shpall të jashtëligjshme luftën e banorëve të tij kundër SHBA-ve dhe Europës dhe partnerëve tanë suni në Iraq dhe Siri. Ne duhet gjithashtu të ndërtojmë ekonomitë tona, e t’i japim të rinjve përgjigjet që nuk i kanë, ndryshe nga imamët radikalë që japin një shumë të konsiderueshme parashë që të shkojnë të luftojnë në Siri apo Irak.

Zëri i Amerikës: Duke u kthyer te Shqipëria. Ju Senator patët takime me përfaqësuesit më të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare. Si do ta vlerësonit situatën e këtushme. A po bën vendi përpjekjet e duhura për reforma dhe për të ecur përpara?

Senator Christopher Murphy: Është e qartë se Shqipëria nuk ka bërë mjaftueshëm reforma dhe ka ende shumë çështje për t’u zgjidhur. Në krye të listës është mungesa e vazhdueshme e besimit që shumë sipërmarrje të huaja, veçanërisht amerikane, kanë ndaj shtetit ligjor këtu në Shqipëri. Por është e qartë se vendi po ecën në drejtimin e duhur dhe mund ta dëgjoni këtë edhe nga drejtues të grupeve të shoqërisë civile. Unë takova disa prej tyre, të cilët janë të angazhuar në lufën kundër korrupsionit dhe krimit. Ata ishin të gjithë optimistë lidhur me drejtimin që ka ndërmarrë qeveria e re për t’i hapur dyert shoqërisë civile dhe për të ndërmarrë disa hapa praprakë dhe të rëndësishëm për të reformuar sistemin gjyqësor dhe policinë. Shqipëria ka ende një rrugë të gjatë përpara. Por ka edhe shumë vende të tjera në rajon, Shqipëria nuk është e vetmja, që ka probleme me korrupsionin dhe me shtetin ligjor. Dhe patjetër unë dua që bizneset amerikane të jenë këtu në Shqipëri. Unë dua firmat amerikanë të investojnë këtu për të rritur ekonominë e saj. Por e vetmja mënyrë që kjo të ndodhë, është që ky vend dhe fqinjët e tij ta marrin seriozisht dhe t’i sigurojnë investitorët e huaj se ata kanë të bëjnë 100 për qind me partnerë të besueshëm./VOA/

Pesë studentë të UPZ-së, nuk pajtohen me anulimin e konkursit të nivelit master në FSHK

0

UPZ 45Pesë studentë të masterit në Universitetin “Uksihin Hoti” në Prizren, kundërshtojnë anulimin e konkursit në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.

Emin Krasniqi, Dardan Aliu, Burim Krasniqi, Admir Lecaj, dhe Rizan Krasniqi, vlerësojnë se anulimi i konkursit është i paarsyeshëm. Sipas tyre, reagimi i Parlamentit Studentor lidhur me këtë çështje mund të jetë për shkaqe subjektive.

“Themelimi i Universitetit Publik të Prizrenit e veçanërisht hapja e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike me dy drejtime, synonte përshtatshmërinë e programeve mësimore të universiteteve të Evropës si dhe shkëmbimin e studentëve dhe profesorëve me qëllim të komunikimit më efikas në mes të kulturave dhe bizneseve”, thuhet në deklaratën e pesë studentëve të masterit në UPZ.

“Kjo iniciative fisnike në rend të parë kishte për qëllim implementimin e sistemit arsimor evropian.Ajo aspironte parapërgatitjen e këtij universiteti të ri për integrim ekonomik dhe politik në Bashkimin Evropian”.

“Ne studentët e poshtëshënuar jemi organizuar në mënyrë vullnetare për të përcjell realizimin e synimeve të përmendura. Prandaj u përcaktuam fuqishëm për vazhdimin e studimeve në nivelin master të këtij drejtimi”.

“Besojmë se përpjekjet tona në tërësi përputhen me aspiratat e themeluesve të këtij universiteti si dhe me kërkesat e qytetarëve të vullnetit të lirë”.

“Meqë mundësitë materiale, hapësinore dhe kadrovike të këtij universiteti të ri ishin të kufizuara, Dekanati i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike vendosi që për pranimin e 60 studentëve të përcaktohet provimi pranues si kriteri vlerësimit më real të studentëve pretendent për regjistrimin e nivelit master. Kjo nevojë u paraqit pas vlerësimit objektiv se numri i studenteve me notë mesatare mbi 7.50 mund të jetë shumë më i madh se mundësitë absorbuese të universitetit”.

“Në rrethanat e krijuara vendimin për mbajtjen e provimit pranues për të gjithë e vlerësojmë si shume të arsyeshëm dhe të domosdoshëm. Prandaj shprehim pakënaqësinë tonë dhe dyshimin se reagimi i Parlamentit Studentor lidhur me këtë çështje mund të jetë për shkaqe subjektive”.

“Në këtë mënyrë u paraqit nevoja imediate për lëshimin e kësaj deklarate nga studentët e diplomuar ne UPz – kandidat për master të përfaqësuar nga 5 studentët e nënshkruar në këtë deklaratë”.

“Ne, me tërë qenien tonë jemi dhe do të mbesim thellësisht të përkushtuar që ky universitet të nxjerr kuadro sa më cilësorë dhe të vëjë sfida plotësuese për profesorët e angazhuar, me kusht që Universitetii Prizrenit sa më shpejtë të arrijë standardet arsimore të universiteteve të Evropës”.

“Prandaj, çdo kriter plotësues i cili jepet për verifikimin më rigoroz të aftësive profesionale të studenteve të regjistruar shpresojmë se duhet të has në përkrahjen absolute të të gjithë studentëve, qytetarëve madje edhe institucioneve arsimore të Republikës së Kosovës”.

“Duke dashur me këtë pohim që ti arsyetojmë të gjitha veprimet plotësuese të Dekanatit për arritjen e synimeve meritore tëvlerësimit të kualitetit të arsimit e nënshkruajmë këtë deklaratë dhe i ofrohemi çdo organi vendimmarrës për arsyetim më të hollësishëm të saj”./PrizrenPress.com/

Dëmtuesi i shenjave të Inspektoratit, Hekuran Morina, rrezikon të dënohet me tre vjet burg

0

Gjykata themelore ne prizrenDy ditë më parë Hekuran Morina u arrestua nën dyshimin për heqjen e shenjave zyrtare të vendosura në lokalin e tij nga zyrtarët e autorizuar. Morinës iu caktua masa e paraqitjes në stacionin policor çdo të hënë në orën dhjetë gjatë një muaji.

“Hekuran Morina nga Prizreni më 18.10.2014 rreth orës 20:00 në Lagjen ‘Arbana’, në Hotelin ‘Vila Relaks’, ka hequr apo dëmtuar vulën zyrtare ose shenjën e ngjitur nga zyrtari i autorizuar, me qëllim të sigurimit të objektit ose të lokaleve”, thuhet në aktakuzë.

Aty shpjegohet se Morina dëmtoi këto vula me qëllim të hapjes së lokalit të cilin inspektorët komunalë ia kishin mbyllur.

“Edhe pse më 25.09.2014 nga Drejtoria e Inspektorateve të KK Prizren i është mbyllur lokali, prapë të njëjtin e ka hapur’’, vijon aktakuza.

Veprën për të cilën dyshohet Morina, Kodi Penal i Kosovës e dënon me gjobë, ose me burgim deri në 3 vjet burg.

Prokuroria kërkoi nga trupi gjykues që të pandehurit t’i caktohet masa e paraburgimit.

“Veprën penale e ka përsëritur për herë të tretë, pra është recidivist i veprës së njëjtë penale. Edhe përkundër faktit që ka qenë i njoftuar nga organet përkatëse për pasojat që mund t’i ketë nëse e hap lokalin i cili ka qenë i mbyllur, ai sërish e ka ndërmarrë një veprim të tillë”, tha prokurorja e rastit.

Ndërsa mbrojtësi i të pandehurit, avokati Adem Jetishi, e kundërshtoi kërkesën e prokurorisë që ndaj klientit të tij të shqiptohet masa e paraburgimit.

“Klienti im është famijar, ushtron veprimtarinë e biznesit dhe nuk ekziston rreziku i ikjes tek ai, ndërsa sa i përket faktit se është recidivist, ai këtë vepër e ka kryer për herë të parë, mirëpo nga policia shpejtazi është intervistuar tri herë, këtu ekziston keqkuptimi’’, tha avokati Adem Jetishi.

Edhe vetë i pandehuri u pajtua plotësisht me thëniet e mbrojtësit.

Gjykata në fund vendosi që ndaj të pandehurit Hekuran Morina, të mos caktohet masa e paraburgimit, mirëpo atij i caktoi masën e paraqitjes në stacionin policor çdo të hënë nga ora 10:00. Kjo masë iu shqiptua në kohëzgjatje prej një muaji.

Para se t’i caktohet masa e paraqitjes në stacionin policor, Morina u mbajt nën arrest prej 48 orësh.

Ndërsa sa i përket veprës penale të kryer, gjykata do të caktojë seancat gjyqësore ditëve në vijim./kallxo.com/

Reagon e bija e Fahri Musliut

0

Valbona e Fahri MusliuKa reaguar vajza e gazetarit, Farhi Musliut, e cila shkrimet e fundit i ka cilësuar fyese për familjen e saj.

Reagim i plotë:

Të dashur miq!

Këtyre ditëve mediat në Kosovë shumica prej të cilave dorë-lëpirëse të pushtetit, botojnë shkrime të ndryshe përmes së cilave etiketojnë familjen time më saktësisht babën tim, Fahri Muslin, i cili për plotë katër dekada me mish e shpirt iu kushtuar profesionit të gazetarisë.

Edhe pse nuk kam dashur të merrem me këto shpifje të gazetarëve dhe redaktorëve që për vite kanë ushtruar profesionin e muratorit nuk po më len ndërgjegjja të qëndrojë duarkryq e sy mbyllur.

Të nderuar “kolegë gazetarë” kur po lexoj se çfarë po shkruani po më vie turp që po e ushtrojë këtë profesion për mbi 15 vite të trashëguar nga i Ati. Kjo më bën të kuptojë se në mediat tona shumicën prej tyre portale, gazetarët e të cilave nuk luajnë nga karrigia, nuk paska gazetari të mirëfilltë dhe gazetarë gjithashtu pasi që askush nuk është përpjekur ta thotë të vërtetën pos trillimeve, shpifjeve e etiketimeve, duke u bërë vetëm një copy- paste shkrimeve të huaja dhe asgjë më shumë.

Për mua si vajza e Fahri Musliut fare pak kanë rëndësi këto shkrime, sepse me to jetoj për afro 40 vite, ndërsa është për të ardhur keq për gazetarinë kosovare në përgjithësi. Unë do t’i kisha këshilluar gazetarët shpifës që mos të merren me privatësinë e Babait tim e as të kujtdo qoftë tjetër, por të merren me problemet që e kanë futur vendin në zgafelle e nuk po mund të del assesi.

Nuk e di nëse këta pjatëlëpirës të gazetës Express duke mos anashkaluar shumicën e mediumeve tjera a e kanë trajtuar ndonjëherë korrupsionin, prostitucionin, drogën, tenderomaninë, mafinë, hajninë, arsimin e degraduar, shëndetësinë e fundosur që edhe e kanë quar vendin në humnerë?!

Sigurisht se jo sepse shumica e tyre nuk dinë se çka është lajmi përpos rrugës më të shkurtër copy – paste sa për të thënë se po punojnë diç . Nuk është për tu habitur sepse në një shtet ku nuk funksionon rendi e ligji i hapet dera dhe rruga gjithkujt të luaj si të dojë. Nuk e di pse vallë këta njerëz merren me jetën private qoftë në këtë rast Fahriut apo edhe të tjerëve. Dhe shpesh po i shtroj pyetje vetës se sa është e rëndësishme për opinionin që të merren gazetarët me gjëra të kota.

Gjithashtu nuk e di nëse këta gazetarë kanë hulumtuar më shumë për punën gazetareske që e ka bërë ai dhe për të arriturat e sukseset e pa numërta që edhe mua në radhë të parë, por edhe familjen në përgjithësi na bëjnë të ndihemi krenarë dhe qëndrojmë ballë hapur e faqe bardhë kurdoherë.

E më së shumti më ka habitur një postim i patologut Arsim Gërxhaliu në llogarinë e tij sociale, i cili për çudi paska kohë që të merret me ADN- në e Aleksandër Vuçiqit. Aq analizat patologjike në Institutin e Mjekësisë ligjore janë të sakta saqë nuk dyshoj që 1 milion e tetëqind mijë banorët e shtetit do të dilnin vëlla e motër!.

E zotin Gërxhaliu e kisha rekomandue që më shumë le të merret me problemet shtetërore. Jemi dëshmitarë të asaj që në vend çdo ditë nga pakujdesia nëpër spitale vdesin qytetarë të ndryshëm që në mungesë profesionalizmi futen nën Dhe, dhe mbyllen rastet po arë ditë pa iu bërë një autopsi si duhet.

Duke mos e zgjatur shumë i kisha këshilluar kolegët e mi gazetarë që ta ushtrojnë këtë profesion me shumë seriozitet duke e thënë gjithmonë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, sepse vetëm kështu mund të arrijnë cakun e dëshiruar. E për ata që nuk dinë se çfarë është misioni, por edhe profesioni i gazetarit le t’i ndjekin hapat e Babait tim.

Me respekt Valbona Fahri Musliu

Zhbogar: Bllokadën institucionale ta zgjidhin vet kosovarët

0

Zhbogar6-13Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka thënë se partitë politike kosovare janë ato të cilat mund t’i japin fund ngërçit politik. Ndërsa, si përfaqësues i BE-së do t’i nxisë politikanët të cilët kanë marrë mbështetjen e popullit që të dalin nga kjo situatë.

Këto deklarata Zhbogar i ka bërë pas një takimi pune me kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. Ai me këtë rast ka thënë se do të vazhdojë të mbështes përpjekjet e presidentes Jahjaga për daljen e vendit nga ngërçi politik.

“Puna ime është të nxisë udhëheqësit politikë që kanë marrë përgjegjësi nga vota e popullit që ta zgjidhin problemin. Ne mbështesim përpjekjet e presidentes së Kosovës që t’i mbledhë liderët politikë dhe t’i shtyjë ata drejtë arritjes së një marrëveshjeje. Koha po kalon por ne nuk mund ta kryejmë punën e liderëve politikë. Ne do të vazhdojmë të kemi besim se Kosova dhe kosovarët do e gjejnë zgjidhjen. Kjo është më e rëndësishme për Kosovën por është e rëndësishme edhe për ne. Pra, jo vetëm që të gjendet zgjidhja, por të gjendet zgjidhja nga vet kosovarët”, ka thënë Zhbogar, raporton TV Dukagjini.

Ndërsa kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka falënderuar përfaqësuesin e zyrës së BE-së për ndihmën dhënë komunës së Pejës në implementimin e masave për efiçiencë të energjisë elektrike në shkolla dhe spitale, si dhe në realizmin e projekteve të tjera në zhvillimin ekonomik të komunës.

“Ndihmesa është e gatshme, ne duhet të aplikojmë fondet. Ndihma e BE-së është e fokusuar aty ku ne jemi të interesuar në zhvillimin e bujqësisë, turizmit dhe, normal, zhvillimin e edukimit. Këto janë ndihmat që do të ndahen nga BE dhe investimet që do t’i bëjë Komuna e Pejës”, tha ai.

Ndërsa Zhbogar ka theksuar se është impresionuar me planet e prezantuara nga ana e kryetarit, e që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të Komunës. Ai po ashtu ka çmuar edhe punën që është bërë me komunitetet, si në zgjidhjen e problemeve ashtu edhe në integrimin e tyre në institucionet lokale

Zhbogar ka qëndruar të hënën në Pejë me rastin e përurimit të punimeve në shkollën fillore “8 Marsi”.

Hiqen kioskat pranë sheshit të “Shatërvanit” në Prizren

0

KioskuMe vendim të Komunës së Prizrenit janë hequr disa kioska në këtë qytet, të cilat gjenden pranë sheshit “Shatërvan”.

Kioskat të cilat gjendeshin pranë urës së “Arasta” janë hequr sot gjatë ditës nga një kompani private me vendim të Komunës së Prizrenit, transmeton Telegrafi.

Merret vesh se pronarët e kioskave kanë kundërshtuar ashpër këtë veprim të komunës, por nuk kanë rezistuar në largimin e saj.

Haxhere Gavazaj, përcaktohet për një vend të punës

0

Haxhere GavazajZyrtarja e Financave në Drejtorinë e Arsimit në Prizren, Haxhere Gavazaj është përcaktuar që të mbajë vetëm një vend të punës. Ajo sot vullnetarisht është larguar si mësimdhënëse në shkollën ekonomike “ Ymer Prizreni”, ku ka punuar për 10 vite me radhë.

Ajo thotë se një akt të tillë e ka ndërmarrë për arsye morale. “Arsyeja që kam punuar në shkollë më shumë ka qenë se i dua nxënësit .Për 10 vite kam punuar në arsim me gjithë qejf vetëm për nxënësit”, tregon Gavazja për PrizrenPress.

Gavazaj është zyrtarja e parë e Komunës së Prizrenit, e cila në mënyrë vullnetare ka vendos të lirojë vendin e dytë të punës në në shkollën ekonomike “ Ymer Prizreni”. Ajo fton edhe zyrtarët e tjerë që të ndjekin shembullin e saj dhe të mos i mbajnë nga dy vende të punës./PrizrenPress.com/

Mbetet në fuqi masa e paraburgimit ndaj 9 zyrtarëve shëndetësorë

0

arrestimi i mjekeveGjykata e Apelit përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka refuzuar si të pa bazë ankesën e mbrojtjes ndaj nëntë zyrtarëve shëndetësor, të paraburgosur para disa ditësh.

“Kolegji penali i Departamentit të Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve L. Brovina, B. Petrovski, A. Hocaoglu, A. Bakiqi, N. Zeqiri, D. Gorani, E. Muhaxheri, M. Abazi dhe R. Emra, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej 1 muaji nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me 11.10.2014”, thuhet në njoftim.

Personat në fjalë dyshohen për një serë veprash penale si: pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje e ryshfetit, dhënie e ryshfetit si dhe ushtrim u kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike.

Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit pretendimet ankimore të mbrojtjes janë të pabazuara, ngase aktvendimi i gjykatës së shkallës së parë PPRKR.nr.286/2014, drejt ka arsyetuar dyshimin e bazuar, se te pandehurit janë involvuar në kryerjen e veprave penale për të cilat dyshohen.

Nisur nga kjo Gjykata e Apelit konstaton se ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj tyre, siç parasheh neni 187 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.