18.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

Pesë studentë të UPZ-së, nuk pajtohen me anulimin e konkursit të nivelit master në FSHK

UPZ 45Pesë studentë të masterit në Universitetin “Uksihin Hoti” në Prizren, kundërshtojnë anulimin e konkursit në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.

Emin Krasniqi, Dardan Aliu, Burim Krasniqi, Admir Lecaj, dhe Rizan Krasniqi, vlerësojnë se anulimi i konkursit është i paarsyeshëm. Sipas tyre, reagimi i Parlamentit Studentor lidhur me këtë çështje mund të jetë për shkaqe subjektive.

“Themelimi i Universitetit Publik të Prizrenit e veçanërisht hapja e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike me dy drejtime, synonte përshtatshmërinë e programeve mësimore të universiteteve të Evropës si dhe shkëmbimin e studentëve dhe profesorëve me qëllim të komunikimit më efikas në mes të kulturave dhe bizneseve”, thuhet në deklaratën e pesë studentëve të masterit në UPZ.

“Kjo iniciative fisnike në rend të parë kishte për qëllim implementimin e sistemit arsimor evropian.Ajo aspironte parapërgatitjen e këtij universiteti të ri për integrim ekonomik dhe politik në Bashkimin Evropian”.

“Ne studentët e poshtëshënuar jemi organizuar në mënyrë vullnetare për të përcjell realizimin e synimeve të përmendura. Prandaj u përcaktuam fuqishëm për vazhdimin e studimeve në nivelin master të këtij drejtimi”.

“Besojmë se përpjekjet tona në tërësi përputhen me aspiratat e themeluesve të këtij universiteti si dhe me kërkesat e qytetarëve të vullnetit të lirë”.

“Meqë mundësitë materiale, hapësinore dhe kadrovike të këtij universiteti të ri ishin të kufizuara, Dekanati i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike vendosi që për pranimin e 60 studentëve të përcaktohet provimi pranues si kriteri vlerësimit më real të studentëve pretendent për regjistrimin e nivelit master. Kjo nevojë u paraqit pas vlerësimit objektiv se numri i studenteve me notë mesatare mbi 7.50 mund të jetë shumë më i madh se mundësitë absorbuese të universitetit”.

“Në rrethanat e krijuara vendimin për mbajtjen e provimit pranues për të gjithë e vlerësojmë si shume të arsyeshëm dhe të domosdoshëm. Prandaj shprehim pakënaqësinë tonë dhe dyshimin se reagimi i Parlamentit Studentor lidhur me këtë çështje mund të jetë për shkaqe subjektive”.

“Në këtë mënyrë u paraqit nevoja imediate për lëshimin e kësaj deklarate nga studentët e diplomuar ne UPz – kandidat për master të përfaqësuar nga 5 studentët e nënshkruar në këtë deklaratë”.

“Ne, me tërë qenien tonë jemi dhe do të mbesim thellësisht të përkushtuar që ky universitet të nxjerr kuadro sa më cilësorë dhe të vëjë sfida plotësuese për profesorët e angazhuar, me kusht që Universitetii Prizrenit sa më shpejtë të arrijë standardet arsimore të universiteteve të Evropës”.

“Prandaj, çdo kriter plotësues i cili jepet për verifikimin më rigoroz të aftësive profesionale të studenteve të regjistruar shpresojmë se duhet të has në përkrahjen absolute të të gjithë studentëve, qytetarëve madje edhe institucioneve arsimore të Republikës së Kosovës”.

“Duke dashur me këtë pohim që ti arsyetojmë të gjitha veprimet plotësuese të Dekanatit për arritjen e synimeve meritore tëvlerësimit të kualitetit të arsimit e nënshkruajmë këtë deklaratë dhe i ofrohemi çdo organi vendimmarrës për arsyetim më të hollësishëm të saj”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kampioni ende gjallë, “ia fik” dritat Yllit

Peja e ka mposhtur Golden Eagle Yllin me shifrat 81-80, duke barazuar serinë 2-2.

Vetëm në muajin mars, diaspora i dërgoi 112 milionë euro në Kosovë

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare...

Lajmet e Fundit