23.2 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025
Home Blog Page 7546

Shkollat e Prizrenit çerdhe e huliganëve dhe nepotizmit

0

LDK-zyra ne PrizrenLidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren ka kritikuar pushtetin komunal për gjendjen e keqe që është krijuar në sistemin e arsimit. Sipas LDK-së, shkollat në këtë qytet janë bërë çerdhe e huliganëve dhe nepotizmit.

“Sundimi anarkistë nga i dënuari Ramadan Muja reflekton edhe në arsimin e Prizrenit. Tani më jemi dëshmitar që shkollat tona nga shembulli më i mirë për gjithë Kosovën janë kthyer në arena huliganësh me plotë “arsimtar” të pa denjë për ta kryer atë punë . Sot, shkollat e Prizrenit janë çerdhe huliganësh që në çanta në vend të librave mbajnë revole, thika dhe armë tjera të ftohta”, thuhet në komunikatën e LDK-së në Prizren.

“Në shkollën e mesme të mjekësisë, aty ku nipi i të dënuarit Ramandan Muja është drejtor shkolle kishim edhe therje me thikë mes nxënësve huligan dhe presion nga po i njëjti për izolim të rastit”.

“Kjo nuk është për t’u habitur, ku vet drejtori i arsimit komunal është një njeri me dosje të shumëfishta në prokurori dhe gjykatë”.

“Kjo e tregon nivelin e ultë ku ka ra arsimi dhe e ardhmja e shkollimit të gjeneratave në komunën e Prizrenit. Një njeri me dosje, vartës i të dënuarit Ramadan Muja, pjesë një qeverie lokale të inkriminuar dhe të degraduar moralisht deri në pedofili sot tallët me të ardhmen e këtij vendi“.

“Ky pushtet anarkistë është përgjegjës për të gjitha dështimet dhe degradimet në shkollat dhe sistemin arsimor në komunën e Prizrenit. Tani më është e njohur praktika e punësimeve me dekrete politike të personave klientelist, jo profesional të pa kualifikuar, por që i shërbejnë regjimit të Ramadan Mujës”.

“Praktika e punësimeve pa konkurse tani e sa vjet është evidente, si ne sektorët tjerë edhe në shkollat e Prizrenit”.

“Pas evidentimeve të fundit për punësimeve pa konkurs në pozitën e trashëguar si në monarki prej të atit tek i biri në pozitën e sekretarit në SHFMU “Avdyl Frashëri” dhe në po të njëjtën pozitë por në shkollë tjetër, drejtorit të Administratës së Komunës së Prizrenit, ka punësuar gruan sekretare në SHFMU “ Ibrahim Fehmiu” në Arbanë”.

“Ky punësim nuk përfundon me kaq. Ka disa vjet që në SHFMU “Mati Logoreci” drejtori i kësaj shkolle, Haxhi Kabashi ka të punësuar djalin e tij Adhurim Kabashin, i cili ka të përfunduar një kolegj privat me një profil jo arsimor dhe i njëjti është i punësuar pa kurrfarë konkursi dhe në atë shkollë sillet si në shtëpinë e babës së vet”.

“Ky pushtet kujdeset edhe për sistemimin e “makinave” votuese në Asamblenë Komunale të Prizrenit. Kështu pa konkurs dhe pa plotësim kriteri profesional është e punësuar Agnesa Bytyçi në SHFMU “Dy Dëshmorët” në Piranë, asambliste e PDK-së“.

“Se shkollat e komunës së Prizrenit janë çerdhe punësimi pa kriter dhe konkurs për militantët e PDK-së nuk janë të pakta. Një punësim të ngjashëm së fundmi e hasim edhe në të ashtu quajturën Qendrën e Kompetencës ku të punësuarit aty janë përzgjedhë me dekret nga strukturat e nëntokës politike nga lartë”.

“Ne kemi të identifikuara edhe shumë raste ku në shkollat e komunës së Prizrenit punojnë njerëz me shkollim të mesëm dhe të cilëve vazhdimisht ju fshihen vendet e punës, e kur dihet fakti se sa të diplomuar sillen rrugëve vetëm e vetëm që nuk i përkasin partisë anarkiste që sundon me Prizrenin”.

“Fatkeqësisht ky identifikim nuk paraqet tërësinë e shkeljeve dhe shqetësimeve tona për gjendjen e arsimit në komunës së Prizrenit. Por, ne zotohemi se në bashkëpunim me qytetarët do të jemi në shërbim të luftimit të anarkisë nga ky pushtet i pa kuptimit, tani më i degraduar edhe moralisht me një njeri në krye i dënuar me vendim gjykate”./PrizrenPress.com/

Zbutja e djajve

0

Hajdar MallakuShkruan: Hajdar Mallaku

Kur njeriu troket në derën e një njëqindvjeçari, dhe hyn në bisedë me të, i duket se po i hap njëqind faqe të historisë së kaluar të jetës së tij. Me këtë rast të duket se historia, që mjerisht nuk është shkruar, trupëzohet nga koha në njeri dhe ti vetëm e hap gojën si çilimi dhe dëgjon. Herë-herë të jepet mundësia të zgjedhësh, ose ta drejtosh rrëfimin e tij. Por, mund të të lind një kureshtje e re, për një temë të re, që rastësisht e dëgjon nga ai dhe të orientohesh drejt asaj pa e pasur mendjen.Kështu më ndodhi këtë herë dhe mua. Derisa po bëja një hulumtim për një temë historike, në mungesë të literaturës së duhur, m’u desh të kontaktoja me njerëz të shtyer në moshë, mundësisht me njerëz që mund ta arrinin me moshën e tyre atë kohë, që kishin qenë të vetëdijshëm për t’i regjistruar mirë ngjarjet e ku të jetë fat që ata të kenë marrë pjesë vetë në to. Dhe, duke pyetur, rruga të çon edhe në skaj të botës. Por mua nuk më çoi larg. Si një manar që ecën pas nënës nevojë, rruga më orientoi deri te qyteza afër Prizrenit, Suhareka, pikërisht në fshatin Budakovë, ku më thanë se jetonte plaku njëqind e tre vjeçar, Azem Budakova. Trokita në derën e tij dhe prita. Kur u hap dera, përballë kisha një djalë të ri të moshës afro njëzet e pesë vjeç që m’u drejtua:

– Urdhëroni xhaxha, urdhëroni brenda!

– Jam me veturë, si më sheh, por së pari po ju pyes: është shtëpia e Azem Budakovës kjo? Nëse s’ju lëndoj është gjallë ai?

– Po, – tha i riu, kjo është shtëpia e tij. Gjyshin e kam gjallë dhe relativisht të fortë. Ai është lodhur, por me kujtesë është i kthjellët dhe mjaft komunikativ. Unë jam nipi i tij.

– Nëse na lejojnë rrethanat desha ta bëj një bisedë të shkurtër me të.

– Po e pyes gjyshin, por besoj se po, – tha i riu që ma shtriu dorën dhe u prezantua me emër. Quhem dhe unë Azem Budakova, me të njëjtin emër si dhe gjyshi, sepse kur pata lindur unë, ai më kish pagëzuar me këtë emër duke thënë: “E gëzoftë këtë emër dhe dhashtë Zoti t’i ngjajë Azem Galicës e jo Azem Budakovës! Ai e kish bartur pushkën për t’i dalë zot Kosovës, ndërsa unë e barta për t’i shërbyer krajlit të Serbisë”. Ishte xhandar prej vitit 1926 e deri në pension. Dhe e kish marrë pensionin nga Mbretëria Serbe Kroate Sllovene.

– Unë quhem Luan Mollaku, historian, – u prezentova. Jam me prejardhje nga Shëngjergji i Hasit dhe jetoj në Prizren.

– Urdhëroni brenda, ju lutem, se tërë këtë bisedë s’ka kuptim ta bëjmë para dyerve të shtëpisë kur mundemi në shtëpi. Futeni dhe veturën brenda! – dhe i hapi krahët e dyerve të mëdha prej druri dhe unë me veturë u futa brenda. Djaloshi më priu përpara dhe hymë në dhomën e pritjes. Krahas shërbimeve që më bënë me ujë të freskët, me cigare, me kafe, me fruta, më ra në sy edhe kjo. Pranë shtëpisë moderne që e kishin në anën tjetër të oborrit, ai mysafirët i pritte në këtë dhomë të kullës së vjetër: me tymtar në ballë, të shtruar me cerga mbi të cilat shtriheshin sixhadetë me qëndisma e në njërën anë një qilim i punuar në vek që t’i merrte sytë. Mbi to qenë të shtruara postajat e ogiçëve të bardha si bora, ndërsa në mur qëndronin të varura fotografia e flamurit shqiptar, një fotografi e Skënderbeut dhe krejt në qoshe një fotografi e një xhandari me uniformë hipur në kalë. Kishte një çifteli, një kavall; mbi tymtar astile, ndërsa në ballin e anës së djathtë, poshtë te kryevendi, një dritare të verbër ku mbahej takëmi i kafesë. Në anën tjetër qëndronte e varur fotografia e Shtjefën Gjeçovit e pastaj gjithëçka kishte dhoma e traditës, i kishte dhe kjo. Po nuk i gjeje gjithkund librat. Ai i mbante në një qoshe disa libra që ishin zverdhur e murrëtuar si natë dimri. Më vonë kuptova se ishin librat e shkollimit të tij kur ai kishte mësuar në gjuhën serbe me alfabet cirilik. Kishte një bukvar dhe abetaren e parë shqipe, madje, si më tregoi më vonë, Gjeçovi ia kish dhënë edhe një abetare të vitit 1900 që quhaj Abetarja e Zymit. Azemi, i nipi, i cili tashmë po e kryente praktikën profesionale të mjekut, më kërkoi falje që po më linte vetëm për disa minuta, derisa ta sillte ngadalë gjyshin Azem. Poashtu më kërkoi falje që po më pritnin në këtë dhomë. ” Ghyshi, – tha, na ka thënë që kur dikush kërkon të më takojë mua, e pritni në dhomën e kullës, ndërsa kur dikush ju kerkon ju, priteni në sallonin e shtëpisë së re. Secili në kohën e tij. Sa të jem gjallë unë le të jetë funksionale edhe kulla e kur të vdes unë, ruajeni si një relikte me vlerë e kohës së vjetër”Nuk vonoi shumë dhe dera u hap. Në dhomë hyri Azem Budakova, plaku, që m’u duk se erdhi si një fosile që del mbi sipërfaqe të dheut me rastin e gërmimit të një tume ilire. Kështu së paku m’u duk derisa erdha në vete dhe u lirova nga një meditim se po takohesha me një njeri që i kishte tetëdhjetë vjet para meje, njëqind e tri vjet. Përpara e kisha gjyshin që mbahej për krahu nga nipi, ndërsa me dorën tjetër me peshën e tij e shtypte rëndë kërrutën dhe i ndërronte hapat imët si hapa pëllumbi, me një ritëm jo të sigurtë. Unë u ngrita. U ofrova disa hapa, u përshëndeta me të dhe u ula në vendin tim; unë në njërën anë të tymtarit e ai në anën e djathtë ku ulej gjithnjë.

A mbahesh mirë, mixha Azem?- i thashë.

Mbahem me zor tash, mor bir. I kalova të njëqindëtat, këtë jetë ma dha Zoti, por më duket se tash jam tepër në botën e të gjallëve. Gjenerata ime ka vjet që kanë shkuar. I mbushi njëzet e gjashtë vjet edhe plaka që më vdiq. Më dënoi Zoti ta varrosja dhe një djalë timin që më vdiq para dhjetë vjetësh, në moshën gjashtëdhjetë vjeçare. Po më duket se mua më harroi Zoti dhe më dënoi të jetoj në një kohë që mua më duket se s’është imja. Mund t’ju duket e pakuptimtë fjala ime, po për mua është e saktë: jam njeri pa njeri edhe pse tash i kam dyzet e dy anëtarë të familjes; jam njeri pa kohë, se koha ime ka perënduar moti; jam njeri pa vend se vendi im është në atë botë. Vetëm një gjë po ta kisha arritur, do të isha i lumtur: Pavarësinë e Kosovës.

– Do të vijë edhe ajo ditë, mixha Azem… Po unë do të ju pyesja se ç’keni punuar gjatë jetës?

– Kam punuar xhandar i krajlit dhe para Luftës së Dytë Botërore kam marrë pension nga ai. Unë bashkë me një shok timin, Qamil Budakovën që qe jetëshkurtër dhe ka vdekur para tridhjetë vjetësh. Babai nuk e pat pëlqyer këtë profesion. Atëherë më pati thënë:” Qeni ku ha dhe leh, ku leh edhe kafshon. Nuk e kafshon të zonë, por ne, shqiptarëve”. Unë nuk e dëgjova. Kisha pagesën e mirë, veshjen e mirë, armë dhe kalë shale që fluturonte bashkë me mua. Mbi të gjitha e kisha dhe pushtetin që, edhe pse ishte i huaj, unë mendjelehti e bëja timin. Babai më qortonte kur përdhosesha me kalë e një ditë më tha: “ Të duket se kali shkëlqen në vrapim, por i zoti duhet t’ia vë gishtin kokës. Ai përdhoset e i zoti mund të varroset. Kujdes !!!”

Krijova pastaj familje dhe fal Zotit shpëtova pa kundërmuar. Pas Luftës së Dytë Botërore kemi punuar si mësues se ishim të vetmit në fshat që dinim shkrim-lexim. Kjo nuk zgjati shumë se pastaj na larguan nga puna për shkaqe politike. Kohën tjetër punova si mjeshtër krahas punëve të bujqësisë që i kryeja. Si xhandar kam punuar në shumë vende e edhe në Zym të Hasit prej nga jeni ju. Kam punuar në kohën e Gjeçovit kur ai ishte famullitar atje. Falë Zotit që na e patën ndërruar vendin e punës dy vjet para se ta vrisnin, se kush na e kish hequr që edhe ne kishim gisht në atë vrasje. Kur dëgjova për vrasjen e tij, isha në detyrë. U skajova se mos më shihte kush dhe qava. Qava për Atin e shenjtë dhe atdhetarin e flaktë si për babain tim, sepse, besoni, kishim detyrë të veçantë ta përcillnim veprimtarinë e tij dhe u bëmë miq. Pushteti i tij prej atdhetari e zbuste dhe djallin e lëre më atë që kishte gjak shqiptari në damarë. Unë ato vite e mësova dhe abecenë shqipe nga Abetarja e Zymit që ma dha Ati ynë dhe fillova tinëz t’i lexoja shkrimet e Faik Konicës në revistën “Albania” që e merrte. Kuptojeni se në shenjë respekti e mbaj fotografinë e tij.

Kur e takuam herën e parë gjatë patrollimit, pas përshëndetjes na tha: “- Jeni ju shqiptarë?” Dhe vazhdoi. Nuk priti as t’i themi “Po”. Duke menduar ne përfunduam se ai e dinte se jemi shqiptarë, por pytja ishte bërë si metaforë, si sfidë atdhetarie.

Herën e dytë, kur e takuam, e përshëndetëm ne të parët.

“Mirëdita, o Atë !”

“Tungatjeta zotni!” – na e ktheu. “Ju njëherë më thatë se jeni shqiptarë. Punoni gjë për shqiptarinë?” Dhe vazhdoi Ati ynë pa pritur të marrë përgjigje. Edhe ne e vazhduam rrugën tonë duke menduar vazhdimisht për pyetjen e dytë që na e bëri. “Punoni gjë për shqiptarinë? (!)”. Ai tashmë ishte kthyer me shpinë nga ne kur unë duke folur me vete, por edhe me shokun tim, Qamilin, i thashë: “Ku të punojmë për shqiptarizëm kur e hamë bukën e krajlit dhe atij i shërbejmë”. Kuptova më vonë se këtë e kish dëgjuar mirë.

Atin tonë të shenjtë e takonim shpesh. Përpos udhëtimit për në Prizren, ai udhëtonte shpesh edhe për në fshatrat përreth, ani pse banorët e këtyre fshatrave ishin të besimit mysliman. Kjo s’e pengonte aspak. Fe për të ishte shqiptarizmi. Shoqërohej me ta dhe u ndihmonte njerëzve në nevojë.

Herën e tretë e takuam me një përcjellës. Quhej Sherif Kërhanaj dhe duket se e kishte njeri të besueshëm. Pasi na përshëndeti, na tha: “ Ju më thatë se jeni shqiptarë, se nuk punoni gjë për shqiptarinë, se e hani bukën e krajlit dhe atij i shërbeni. Jo, mor jo ! Ju e hani bukën e Kosovës. Kosovën e ha krajli e juve ua jep nga një kafshore për t’i shërbyer atij kundër shqiptarëve”. Dhe eci prapë Ati ynë. Si herave tjera nuk priti t’i jepnim kurrfarë përgjigje. Ne ishim mësuar me të. Fill pas fjalëve të tij fillonte meditimi ynë. Çfarë guximi atdhetarie te ky burrë! Kishim dëgjuar në zyrat e xhandarmërisë për aktivitetet e tij edhe fetare, edhe atdhetare. Kishim dëgjuar edhe për vërejtjet dhe kërcënimet që i ishin bërë, po ai, flakë i kallur për atdhenë, diell që ecte me rrobe të zezë, që na paralizoi dalëngadalë dhe na ktheu në rrafshin kombëtar. As vetë s’ e di se si nuk reaguam asnjëherë apo më mirë thënë ai e kish gjetur mënyrën se si me urti të na jepte çdo herë nga një mësim atdhetarie, me nga një fjali; ishte si një sëpatë që gdhend me teh cungat dhe ruhet mos t’i bijë asnjë cifël atij.

Në takimin vijues, pas përshëndetjes ( ishte takimi ynë i katërt me të), ai nuk e vazhdoi kapitullin e filluar dy a tre muaj më parë. Atë e kish përfunduar.Tash po e fillonte një faqe të re. Ishte janar dhe acar që të prente. Frymëmarrja na bëhej mjegull para syve. Bora gjëmonte nën këmbët tona dhe hejet e akullit sa s’e prëknin tokën në ato kasolle të vogla. Kur prapë e takuam Atin tonë. Ishte mbështjellë me veladon dhe mbi kokë kidhte mitrën. Fytyra i ishte skuqur tej mase nga acari, ndërsa mustaqet e dendura i rrinin hijerënda dhe ia shtonin krenarinë burrërore. Ishte koka që punonte më shumë se pushteti ynë, më shumë se armët tona, më shumë se spiunët që shpesh na lajmëronin për aktivitetet e tij; ishte koka që s’ia dinte për kërcënimet e pushtetit serb. Pasi u përshëndetëm dhe eci disa hapa tutje, u kthye nga ne dhe na tha: “Asht kallnuer, zotnij. Po e shihni ftoftë i madh. Dhashtë Zoti e të thyhet ky acar se populli asht i vofën. Kur keni të ftoftë në borë a në shi, kthehuni në çelën time e ngrohuni. Ju mirëpres. Na gjendet një kafe, një çaj mali apo dhe një filxhan raki po e përdorët”. Dhe prapë e vazhdoi rrugën, sigurisht duke na dëgjuar me vemendje.

“ Do të vijmë, o Atë” – i thamë.” Ditën e mirë!”

“Ditën e mirë!”- dhe u kthye që edhe një herë të na e bëjë me dorë.

Këtë herë na u duk se s’kishim çka të mendonim për fjalët e Atit tonë. Po na ftonte, sipas traditës, në konakun e tij. Kush si ai e njihte këtë traditë? Më se 3000 faqe material i kish mbledhur ai nëpër kullat shqiptare, kryesisht në Orosh të Mirditës prej nga e kish hartuar Kanunun e Lekë Dukagjinit. Ky kanun e kishte bazë traditën e krishterë në ato anë, por përdorej nga komuniteti mysliman dhe ortodoks, që ky i fundit në Veri ishte i paktë. Nuk vonoi dhe ne e patëm dhe takimin e pestë. Këtë herë në konakun e tij, në kishë, ku nuk ishte e pëlqyeshme të hynim me uniformë aq më tepër kur ai s’e pëlqente e ne shkonim si miq. Atë natë patrullimin duhej ta bënim nëpër Zym, prandaj nuk morëm me vete pushkë, por vetëm revole që i futëm në brez dhe mbi to palltot, ndërsa në kokë vumë kapela dimri pa kokarda.

Ishte vonë dhe nuk lëvizte kush në atë acar. Ati ynë na priti me gëzim në hajatin e çelës ku në një qoshe ishte e varur kambana. Nuk e kisha parë asnjëherë të tillë. Herave tjera dukaj i ftohtë, i tërhequr, i rëndë sa një bjeshkë, me një pushtet që të imponohej që në pamjen e parë. Kuptova se ishte i thellë sa deti dhe duhej shpaluar gjithë ato palë për t’u futur në bërthamën e artë të shpirtit të tij. Ky ishte Gjeçovi që jetonte në një dhomë të thjeshtë, të pastër, të ngrohur mirë. Kishte rafte të mbushura me libra e gazeta, një tavolinë pune mbi të cilën rrinin dy-tri libra dhe disa fletë të shkruara rishtaz me një bukurshkrim të përkryer. Po aty ishte dhe një shishe me ngjyrë dhe pena e rënë përmbys e krejt në skaj një orë e vjetër që punonte krahas Gjeçovit. Kishte natyrisht në mure edhe afreska . Ati ynë na i ofroi të gjitha të mirat e pastaj u ul. Na pyeti për familjet, për shkollën që e kishim kryer. Na pyeti a dinim të lexonim dhe shkruanim shqip, a shkonim shpesh në Prizren e sidomos në shtëpitë tona në Budakovë, etj.

Më në fund pyetjet që na i bëri na lanë pa frymë. E para: “ A i besoni Zotit?” – për të cilën ne u pargjigjëm me “Po” dhe e dyta: “A keni besë?” që poashtu të shtangur u përgjigjëm me “Po”.

Nuk na pyeti për fe. Ishim të bindur se e dinte, por këtë punë s’e vënte në kandar.

“Tash – tha, kam besim te ju. Thonë: “Besnik banu e besë mos zan, por unë edhe jam besnik edhe burrave u zaj besë. Mua më kontrollojnë shpesh gjatë rrugës, m’i marrin materialet, m’i shkyejnë, më kërcënojnë, një ditë edhe mund të më vrasin. Kam do materiale me rëndësi, të mbyllura në zarfa. Unë po ju tregoj. Punoj për fe e atdhe. Në dashi kryemani shërbimin, në dashi arrestomëni. Unë jam në dorë të Zotit dhe të besës suaj.”

“Do t’ua kryejmë shërbimin, o Atë, vetëm thuaje!”

“Unë e di se ju shkoni shpesh në Prizren. Shkoni edhe në shtëpi për pushime. Këto zarfa m’i dërgoni deri në kishën katolike të Zonjës Ndihmëtare në Prizren dhe atë kur nuk ju shikon askush, kur shkoni pa uniformë se unë nuk kam dëshirë aspak t’ju rrezikoj. Thuani “Ua dërgon L’keni i Hasit” dhe me aq ju e kryeni shërbimin tuaj. Ju gjatë rrugës nuk ju kontrollon askush. Besa-besë!”

“Besa-besë, o Atë !”- dhe i shtrënguam duartë.

“Dhe ju lutem ruajeni popullin shqiptar. Pushtetin që ua jep krajli është pushtet vëllavrasës. E di se ju punoni për një kafshatë buke, por ruajuni të mos ju zgrap e keqja”.

E mori shkopin që e kishte pranë, që e bante kah shkonte, e peshoi në dy duar horizontalisht, e shtrëngoi dhe e tërhoq me dorën e majtë kah e majta dhe me dorën e djathtë kah e djathta dhe shkopi u nda në dysh. Pamë të dalë nga brenda, nga fyshku, një pëlhurë e kuqe të cilën e shpaloi me dy duar të hapura dhe flamuri shqiptar sakaq e mbuloi gjoksin e tij. Mbi të dukej vetëm koka e Gjeçovit dhe na bëhej se tashmë po fluturonte bashkë me shqiponjën dykrenare dhe me kindat e flamurit. I ngazëllyer si luftëtari në fushën e betejës e përqafoi, e paloi me kujdes dhe e ktheu në vendin e mëparshëm duke e mbërthyer prapë shkopin. Ne kishim vërejtur dhe më parë emra të shkruar mbi sipërfaqe të shkopit, emra vendesh kah kishte shërbyer, por që e mbante brenda flamirin shqiptar, kurrë nuk na kishte shkuar mendja. U shtangëm dhe mbetëm si statuja. Mbi ballë ndjemë djersë të ftohta pastrimi.

Këtë natë gati nuk fjetëm fare. Ati ynë vetë na e zbuloi këtë sekret, në besë, dhe ne e ruajtëm si sekret mbi sekrete, nuk ia zbuluam pushtetit mbretëror. Se, po ta kishim zbuluar, ndëshkimi si rrufe do të binte mbi idenë atdhetare që ishte gjallë në këtë anë, mbi vetë Gjeçovin si simbol i saj, mbi xhandarmërinë lokale dhe mbi popullin e përvuajtur hasjan. Do të ishte kjo një tronditje që do të ndihej deri në Beograd dhe do të shërbente si shkas i mire për ndëshkim. Shpirti atdhedashës te ne po mbisundonte mbi shpirtin fizik tonin dhe të familjeve tona që i ushqenim me bukën e krajlit.

Me këtë përfundoi dhe kapitulli i dytë i Atit tonë. Kapitulli i tretë kuptohet vetë. Ne ia kryem jo një herë, por disa herë porositë Gjeçovit. Ai me katër-pesë porosi, me nga një fjali apo dy, na ktheu në rrafshin kombëtar. Kapitulli i parë: “A jeni ju shqiptarë? Punoni gjë për shqiptarinë? Nuk e hani bukn e krajlit, por të Kosovës. Krajli e ha Kosovën e juve ua jep nga një kafshatë që t’i shërbeni atij kundër shqiptarëve”. Kapitulli i dytë: “ A besoni në Zot? A keni besë? Në dashi arrestomëni, në dashi ma kryeni shërbimin”. Dhe Kapitulli i tretë: Ne ishim në shpirtin e tij dhe kishim shumëçka nga shpirti i tij, ne kishim marrë një guxim që mund të na kushtonte me kokë, ne kishim zbritur në rrafshin kombëtar dhe u ngjanim djajve të zbutur që ofroheshin të bëheshin engjëj. Edhe më tutje ne e vazhduam punën. Na u dasht kujdesi maksimal me pushtetin e krajlit, por ishim vigjilentë dhe të kujdesshëm edhe në sjelljet me banorët shqiptarë.

Me këtë rrëfim e ndërpreva bisedën për ta vazhduar një ditë tjetër atë bisedë për të cilën kasha shkuar.

Blloku e harron seancën

0

Kuvendi i Kosoves 7Blloku LDK-AAK-Nisma, i përkrahur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk po insiston si më parë që ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Javën e kaluar, LVAN kishte mbajtur një seancë përmes të cilës i kishte bërë thirrje drejtueses së seancës konstituive, Flora Brovina, që të thërrasë urgjentisht seancën, në të kundërtën pati paralajmëruar se vet do ta bënte këtë gjë. Tani kur ka kaluar një javë nga kjo kërkesë, LVAN është tërhequr.

Burime të gazetës brenda Bllokut, bëjnë të ditur se LVAN është tërhequr nga ideja për thirrjen e seancës. Sipas këtij burimi, LVAN e ka të qartë se thirrja e seancës në të cilën mund të zgjidhej kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit do të kontestohej nga PDK-ja si fituese e zgjedhjeve.

“Tani jemi duke menduar për hapat që do t’i marrim. Ka mundësi që ditët në vazhdim të kërkojmë nga gjykata kushtetuese të na sqarojë në detaje nenin 127 dhe çka ndodh nëse ne veprojmë bazuar në atë nen”, ka thënë ky burim i gazetës.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Bllokut nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, mohon që LVAN është tërhequr nga thirrja e seancës konstituive. Sipas saj çdo hap i Bllokut do të sqarohet të hënën../Tribuna/

Heroinat e Krushës

0

gruaja e krushesKaluan ditë të vështira në luftë. Humbën familjarët meshkuj. I humbën edhe fëmijët. Për fatin e shuimcës prej tyre nuk dihet gjë.

Grave të Krushës së Madhe të Rahovecit, u është dashur kohë e gjatë që të rimerrnin veten. Ato mposhtën dhimbjen dhe trishtimin i cili i kishte kapluar dhe vendosën të ecnin përpara, duke iu treguar të gjithëve që gruaja kosovare mund t’ia dalë.

Mungesa e të zotit të shtëpisë ka bërë që gratë e Krushës së Madhe të bëhen nënë dhe babë për fëmijët e tyre, grua dhe burrë për shtëpitë e tyre. Kjo ngase ato në moshë të re i kanë humbur bashkëshortët në luftë.

Ato i hodhën poshtë paragjykimet që nuk i lejonin gratë të merren me biznes e aq më pak që gratë e veja të mund të dalin pa burrat e tyre. Ajo çka ka ndodhur në Krushën e Madhe me rrethinë gjatë luftës, ishte një fatkeqësi e madhe, thotë Shemsie Rexhepi. Ajo tregon për rifillimin e jetës pas luftës dhe vështirësitë me të cilat kjo nënë është ballafaquar./tribuna/

Qosja: E adhuroj ideatorin e fluturakës në Beograd

0

Rexhep QosjaNuk iu lejua shqiptarëve të kenë flamur kombëtar në stadium siç iu lejua serbëve, por ky flamur, megjithatë, mbërriti në stadium. Ishte kjo një ide jashtëzakonisht origjinale, shumë e papritur, shumë e befasishme, që mund ta ketë krijuar vetëm një mendje shumë krijuese. E adhuroj djaloshin që e krijoi këtë ide dhe e paraqiti ashtu si e paraqiti në stadiumin e “Partizanit”: prej qiellit.

Kështu shprehet akademiku Rexhep Qosja në një intervistë të shkurtër për “Gazeta Shqiptare”, lidhur me ngjarjen e 14 tetorit në Beograd. Për profesorin, ideja që kanë shqiptarët për bashkim erdhi prej qiellit. Ndërsa i sheh si raciste deklaratat e elitës politike serbe, ai nuk është fort i kënaqur as me deklaratat eurforike të disa politikanëve shqiptarë, e mandej e sheh si të papranueshme deklaratën e sllovenes Maja Koçiançiç, zëdhënëse e Kethrin Eshton apo atë të Mishel Platinisë.

Në opinionin e tij, Rama, edhe pas ngjarjes duhet të shkojë në Beograd për të dëshmuar mençuri politike. E ndërsa ngjarja ka ngritur tonet nacionaliste, Qosja kujton se “isha i vetëdijshëm se sa shumë do ta keqpërdorë këtë ide konkrete Serbia, por mua më shkaktoi adhurim për ata që e paraqitën përmes flamurit kombëtar dhe dy figurave madhështore kombëtare në të”.

Si i gjykoni ngjarjet që ndodhën në stadiumin “Partizani” në Beograd?

Ndeshja futbollistike Serbi– Shqipëri ishte një prej ndeshjeve të rralla, shumë të rralla futbollistike, që i shikoj. Prej fillimit e shikova me një shqetësim, sepse kisha drojë prej sjelljeve të tifozëve serbë, të cilët edhe më parë kanë treguar sjellje të dënueshme në ndeshjet futbollistike të Serbisë me disa shtete ballkanike dhe evropiane. E kisha parë vrasjen e atij tifozit francez në Beograd para disa vitesh. Por, sjelljet e tifozëve serbë në ndeshjen Serbi-Shqipëri ishin më të egra se herët e kaluara.
Serbia tregoi se nuk e kishte organizuar ndeshjen si duhej, se nuk i kishte marrë parasysh të mundshmet dhe të pamundshmet, se shumëçka ia kishte lënë rastit. Prej çasteve të para, kur tifozët serbë filluan të brohorisin që të vriten shqiptarët, që të mbyten shqiptarët, sigurimi serb në stadium është dashur të përgatitet për të penguar ato veprimet kriminale që pasuan mandej. Por, përgjigja në provokimet shoviniste dhe raciste që u bëheshin shqiptarëve prej fillimeve në stadium erdhi prej qiellit: erdhi në formën e një memorandumi të jashtëzakonshëm. Ishte ky flamuri kuq e zi me shqiponjën dykrenore e me portretet e dy prijësve historikë shqiptarë – të Ismail Qemalit që përfaqëson mendjen dhe të Isa Boletinit, që përfaqëson pushkën në përpjekjet e shqiptarëve për liri dhe pavarësi, që u lëshua në stadium. Domethënë ideja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë i mbërriti Serbisë jo prej tokës, por prej qiellit.

Nuk iu lejua shqiptarëve të kenë flamur kombëtar në stadium, siç iu lejua serbëve, por ky flamur, megjithatë mbërriti në stadium. Ishte kjo një ide jashtëzakonisht origjinale, shumë e papritur, shumë e befasishme që mund ta ketë krijuar vetëm një mendje shumë krijuese. Isha i vetëdijshëm se sa shumë do ta keqpërdorë këtë ide konkrete Serbia, por mua më shkaktoi adhurim për ata që e paraqitën përmes flamurit kombëtar dhe dy figurave madhështore kombëtare në të. E adhuroj djaloshin që e krijoi këtë ide dhe e paraqiti ashtu si e paraqiti në stadiumin e “Partizanit”: prej qiellit. Krejt botës iu tha se çka duan shqiptarët.

Gara e profesorëve për të marrë më shumë studentë në provime

0

Studentet-Testet e gjermanishtesMbi njëmijë studentë i kanë rënë “hise” t’i testojë gjatë afatit të shtatorit njëri profesor i lëndës Makroekonomia I, të Fakultetit Ekonomik, kurse profesori tjetër i së njëjtës lëndë ka pyetur vetëm 9 studentë.
“Koha Ditore” ka siguruar dokumentet, ku shihet se në së paku 12 lëndë ka pasur raste të tilla, ku nga dy profesorë të së njëjtës lëndë, tek njëri kanë hyrë në provim qindra studentë, e tek tjetri edhe më pak se dhjetë studentë.

Madje, në një rast, një profesor ka pasur disa qindra studentë në provim, kurse kolegu i tij asnjë.

Dallimet që kanë ndodhur rreth organizimit të orarit të provimet e afatit të shtatorit në këtë fakultet kanë shqetësuar disa profesorë.

Duke folur me kusht që të mos u përmendet emri në gazetë, ata kërkojnë të dinë se si ka ndodhur kjo formë e organizimit, aq më shumë kur dihet se për çdo student që hyn në provim tek një profesor i caktuar ai paguhet nga 60 centë, si shtesë page.

Konjufca: Pas Kuvendit, bisedime të reja me LAN-in

0

GlaukKonjufcaDeputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, e ka vlerësuar të palogjikshme kërkesën për zgjedhje të reja përderisa ekziston shumica parlamentare në Kuvend.

Ai ka thënë se për tejkalimin e situatës së krijuar politikisht zgjidhja qëndron në aplikimin e parmit të shumicës parlamentare për konstituimin e institucioneve të reja.

Konjufca ka thënë se pengimi i zbatimit të parimit të shumicës do t’i kthehet “boomerang” PDK-së. Sipas tij, kryeneçësia e Thaçit dhe PDK-së nuk është parim universal, as kushtetues me të cilin rregullohen marrëdhëniet shoqëroro-Institucionale.

Konjfca ka bërë me dije se pas konstituimit të Kuvendit, Vetëvendosje do të ulet në bisedime të reja me partitë e koalicionit LAN për qeverisje të përbashkët. /Epoka e Re/

Operacioni për kthimin e Erionit është kryer nga shërbimi turk

0

erioni me neneÇdo ditë në botë kryhen operacione “mahnitëse” spiunazhi. Por, rrallë herë flitet për to. Aq më pak vetëm pak ditë apo orë pas kryerjes së tyre.
Në Kosovë janë lëshuar dy komunikata të mërkurën pasdite për të treguar se Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka kryer me sukses një operacion për kthimin nga Siria në Kosovë të tet;vjeçarit, Erion Zeka, që ishte marrë atje nga i ati xhihadist.

Erioni prej së mërkurës i është bashkuar nënës në Prishtinë larg së cilës kishte jetuar tre muaj në kampe dhe ambiente xhihadistësh e krimesh në Siri. Kthimi i tij ka shkaktuar një bum postimesh në rrjetet sociale të qytetarëve që kanë uruar për bashkimin me të ëmën.

Gjatë kohës sa ai ishte në Siri, e ëma Pranvera Abazi kishte pasur takime të shumta përfshirë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë ku i kishin premtuar se do të bënin gjithçka për ta kthyer.

Gazeta ka mësuar se edhe amerikanët ishin angazhuar në mbledhjen e informacioneve.

Puna në terren i ishte besuar shërbimit turk i cili vepron në Siri. Atje kanë marrë djalin dhe ua kanë dorëzuar autoriteteve kosovare. Por, meritat, i janë dhanë AKI-së.

“Operacioni në terren është kryer nga shërbimi turk MIT”, ka thënë një burim i afërm me procesin.

Për kthimin e tij janë angazhuar tri shtete. /Koha Ditore/

Në funksion të pasurimit të memories historike

0

skender zogaj selajdin krasniqi(Salajdin Krasniqi: “Agimi i agimeve të bardha”, poemë-recital, botoi „Fidani”, Prizren, 2014)

Pas tre monografive: „Rrapi i Prizrenit”, „Jehu i Talias” dhe “Prizreni udhëtim nëpër kohë”, kemi në duar edhe një libër të ri përkushtimor të Salajdin Krasniqit, me titull “Agimi i agimeve të bardha”, kushtuar 70-vjetorit të SHKA “Agimi” të Prizrenit, që është një botim i veçantë, si sprovë artistike me qëllim të forcimit të rolit të artit letrar në funksion të pasurimit të memories historike, përmes valorizimit të vlerave të traditës kombëtare. Fjala është për përpjekjen e autorit që të ndërlidh dhe fuqizoj raportin e reciprocitetit të llojeve të ndryshme artistike, në funksion të freskimit të kodit komunikues.

Nëse nga vargjet e një poezie mund të nxirret melodi e këndshme muzikore, atëherë del krejtësisht e natyrshme që edhe një shoqëri muzikore të jetë burim inspirimi për krijimin e vargjeve poetike. Kjo është sprova letrare e Salajdin Krasniqit në librin poetik “Agimi i agimeve të bardha”, që është përmbajtje konkrete e një sprove të suksesshme për absorbimin e një teme hipotetike për një vepër poetike.

Zakonisht poezia i përket trazimeve të forta emocionale, frymëzimeve nxitëse për artikulimin e ndjenjave ndaj fenomenit trazues. Pra, pikërisht forca e trazimit emocional është nxitësi kryesor, në aktin krijues të një vepre poetike.

Në këtë kontekst – del se, SHKA “Agimi” ka prekur fuqishëm ndjenjat e poetit Salajdin Krasniqi, i cili i rreket një pune padyshim shumë dilemore, sepse, të tentosh të shkruash një poemë nëpërmjet të shpalimit biografik të një vatre kulturore, është një synim skajshmërisht patetik dhe tepër i guximshëm, ngase, përpjekjen për arritjen e qëllimit artistik, në raste të këtilla e pret shtegtimi i vështirë e me pasiguri të shumta gjatë procesit krijues. Mirëpo, Salajdin Krasniqi iu ka rrekur trimërisht punës dhe, pushka e trimit e godet mirë shenjën.

Te poema – recital “Agimi i agimeve të bardha” kushtuar SHKA “Agimi” të Prizrenit, lexuesit kanë rastin të binden se, krijimi i vlerës artistike nuk varet nga tema por nga mënyra e trajtimit të temës. Autori Krasniqi ofron një shembull model të shpalimit entuziast të ndjenjave përmes qasjes simbolike të trajtimit të temës, që poeti e fikson bukur me vetëm dy vargje:
“Djersa e kristaltë derdhet nëpër partitura gëzimi
Mes valësh nëpër 70 motmote shkelqeu „Agimi”

për të vazhduar me shpalosjen e dramës poetike:

“Në gjeografinë e zemrës të lidhur tokë e qiell
Skalite rrugën e burrërisë në shkëmb e në diell”

Me pasion të zjarrtë krijues pena e poetit shket nëpër vargje përplot me dashuri e respekt të thellë, për gjithçka që ka të bëjë me SHKA „Agimi” dhe me punën madhështore të krijuesve, të cilët për 7 dekada radhazi kanë dhënë kontribut të çmuar, në të gjitha veprimtaritë e jetës kulturore e artistike të Prizrenit, e sidomos në zhvillimin dhe afirmimin e traditës artistike të qytetit historik. Karakteristikë e theksuar e poetit është ndjenja e sinqertë, e drejtpërdrejtë dhe me mesazh të çiltër, konkrete, gjykuese e rreptë, maksimalisht e zotëruar në proporcion me të vërtetën historike dhe realitetin jetësor:
“Kur shkrepe “Agim “ u rilind jeta jonë dhe shpresa
U kërrus kohë – mjegulla, u shfaq e rritës qëndresa!
Bukuria sikur rrezet e diellit u përhap anembanë
Të vegjlit u rritën, jetimët u bënë me babë e nënë.”

Ndjenjat të ngrohta plot sinqeritet, dashuri, përkushtim dhe me porosi të thella edukativo- kulturore, që rrjedhin spontanisht dhe lexohen me ëndje. Krasniqi me kreativitet e pasqyron nismën e funksionimit të SHKA “Agimi” dhe përmbajtjen e saj, përmes stafetës së brezave dhe të valorizimit të vlerave kulturore-artistike. Poeti shprehet:
“U zgjuam, dora dorës u lidhëm, në vallet plot gjallëri
Hyri solisti, violina, gajdja, çiftelia me tinguj të ri…”

Rezultati i kësaj tradite nuk është rastësi. Përkundrazi, janë vlerat konkrete artistike që shpërthejnë nga vrulli krijues gjithandej hapësirës shqiptare, e cila karakterizohet nga uniteti i traditës së përbashkët gjithëshqiptare, dje, sot e nesër. Zëri i “Agimit” është fuqiplotë sepse, tregon poeti:
“Valltarëve sy- shqiponjë u pikon djersa zjarr mbi lodër,
Jehu i rapsodëve të Prizrenit përhapet n’Shkup e n’Shkodër.

Gjetje shumë të bukura artistike që e krijojnë ndërlidhjen e së sotmes së Prizrenit me lashtësinë. Me ligjërim të zgjedhur letrar dhe qëndisma figurash filigranike, Krasniqi shpreh indin e qenies së punës së “Agimit”, dhe me urtësinë prej poeti, nga thellësia e mendjes dhe e zemrës uron:
“Me simfoninë e gjakut, me dashurinë pa kufi
Të rrojë nëpër breza kënga që deri këtu e solle ti!”

Urimin e shoqërojnë erdhe shumë e shumë zbërthime të tjera të historikut, ngjarjeve dhe heronjve të “Agimit”, artistëve të shumtë që gjatë 70 viteve kanë derdhur ndjenjat e tyre artistike nëpër qindra aktivitete e veprimtari artistike që i përkasin ruajtjes së vlerave më të mira të traditës shpirtërore të qytetit historik, Prizrenit. Prandaj, poema – recital është një kushtrim artistik për SHKA “Agimi”, së cilës i përkasin meritat e veçanta dhe të jashtëzakonshme për ruajtjen, kultivimin dhe afirmimin e vlerave më të pastra të krijimtarisë shpirtërore shqipe në harkun kohor prej 7 dekadash. Vargjet e Krasniqit janë edhe homazh i sakrificës në ballafaqime të shumta me ekstremet e regjimeve politike, nëpër kohë e rrethana të egra, të cilat krijuesit e Prizrenit i mposhtën dinjitetshëm me frymën e shpirtit të tyre atdhetar. Salajdin Krasniqi duke i kënduar SHKA “Agimi”, i bashkëngjitet traditës së kësaj vatre kulturore e artistike, ku libri artistik i S. Krasniqit, hyn për të vazhduar bashkudhëtimin me “Agimin”./Skënder Zogaj/

Selimi: SHIK dhe PDK ka në dorë grupet islamike radikale

0

RexhepSelimi-vvIsh anëtari i Komisionit për Siguri të Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje, në emisionin debatues “Forum” të Televizionit Rrokum, tha se organizatat ilegale SHIK dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë përgjegjësi direkte – së pari për tolerimin, për mos luftimin dhe dështimin në ndalimin e paraqitjes së organizatave dhe individëve radikalë islamikë.

Sipas tij, SHIK i ka financuar madje këto organizata, e më vonë “me i burgos në mënyrë spektakolare”.

Në pyetjen e moderatores se a ka fakte për këtë, ai tha se i ka prezantuar në Komisionin përkatës të Kuvendit të Kosovës./Rrokum/