Shkollat e Prizrenit çerdhe e huliganëve dhe nepotizmit

LDK-zyra ne PrizrenLidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren ka kritikuar pushtetin komunal për gjendjen e keqe që është krijuar në sistemin e arsimit. Sipas LDK-së, shkollat në këtë qytet janë bërë çerdhe e huliganëve dhe nepotizmit.

“Sundimi anarkistë nga i dënuari Ramadan Muja reflekton edhe në arsimin e Prizrenit. Tani më jemi dëshmitar që shkollat tona nga shembulli më i mirë për gjithë Kosovën janë kthyer në arena huliganësh me plotë “arsimtar” të pa denjë për ta kryer atë punë . Sot, shkollat e Prizrenit janë çerdhe huliganësh që në çanta në vend të librave mbajnë revole, thika dhe armë tjera të ftohta”, thuhet në komunikatën e LDK-së në Prizren.

“Në shkollën e mesme të mjekësisë, aty ku nipi i të dënuarit Ramandan Muja është drejtor shkolle kishim edhe therje me thikë mes nxënësve huligan dhe presion nga po i njëjti për izolim të rastit”.

“Kjo nuk është për t’u habitur, ku vet drejtori i arsimit komunal është një njeri me dosje të shumëfishta në prokurori dhe gjykatë”.

“Kjo e tregon nivelin e ultë ku ka ra arsimi dhe e ardhmja e shkollimit të gjeneratave në komunën e Prizrenit. Një njeri me dosje, vartës i të dënuarit Ramadan Muja, pjesë një qeverie lokale të inkriminuar dhe të degraduar moralisht deri në pedofili sot tallët me të ardhmen e këtij vendi“.

“Ky pushtet anarkistë është përgjegjës për të gjitha dështimet dhe degradimet në shkollat dhe sistemin arsimor në komunën e Prizrenit. Tani më është e njohur praktika e punësimeve me dekrete politike të personave klientelist, jo profesional të pa kualifikuar, por që i shërbejnë regjimit të Ramadan Mujës”.

“Praktika e punësimeve pa konkurse tani e sa vjet është evidente, si ne sektorët tjerë edhe në shkollat e Prizrenit”.

“Pas evidentimeve të fundit për punësimeve pa konkurs në pozitën e trashëguar si në monarki prej të atit tek i biri në pozitën e sekretarit në SHFMU “Avdyl Frashëri” dhe në po të njëjtën pozitë por në shkollë tjetër, drejtorit të Administratës së Komunës së Prizrenit, ka punësuar gruan sekretare në SHFMU “ Ibrahim Fehmiu” në Arbanë”.

“Ky punësim nuk përfundon me kaq. Ka disa vjet që në SHFMU “Mati Logoreci” drejtori i kësaj shkolle, Haxhi Kabashi ka të punësuar djalin e tij Adhurim Kabashin, i cili ka të përfunduar një kolegj privat me një profil jo arsimor dhe i njëjti është i punësuar pa kurrfarë konkursi dhe në atë shkollë sillet si në shtëpinë e babës së vet”.

“Ky pushtet kujdeset edhe për sistemimin e “makinave” votuese në Asamblenë Komunale të Prizrenit. Kështu pa konkurs dhe pa plotësim kriteri profesional është e punësuar Agnesa Bytyçi në SHFMU “Dy Dëshmorët” në Piranë, asambliste e PDK-së“.

“Se shkollat e komunës së Prizrenit janë çerdhe punësimi pa kriter dhe konkurs për militantët e PDK-së nuk janë të pakta. Një punësim të ngjashëm së fundmi e hasim edhe në të ashtu quajturën Qendrën e Kompetencës ku të punësuarit aty janë përzgjedhë me dekret nga strukturat e nëntokës politike nga lartë”.

“Ne kemi të identifikuara edhe shumë raste ku në shkollat e komunës së Prizrenit punojnë njerëz me shkollim të mesëm dhe të cilëve vazhdimisht ju fshihen vendet e punës, e kur dihet fakti se sa të diplomuar sillen rrugëve vetëm e vetëm që nuk i përkasin partisë anarkiste që sundon me Prizrenin”.

“Fatkeqësisht ky identifikim nuk paraqet tërësinë e shkeljeve dhe shqetësimeve tona për gjendjen e arsimit në komunës së Prizrenit. Por, ne zotohemi se në bashkëpunim me qytetarët do të jemi në shërbim të luftimit të anarkisë nga ky pushtet i pa kuptimit, tani më i degraduar edhe moralisht me një njeri në krye i dënuar me vendim gjykate”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit