Blloku e harron seancën

Kuvendi i Kosoves 7Blloku LDK-AAK-Nisma, i përkrahur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk po insiston si më parë që ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Javën e kaluar, LVAN kishte mbajtur një seancë përmes të cilës i kishte bërë thirrje drejtueses së seancës konstituive, Flora Brovina, që të thërrasë urgjentisht seancën, në të kundërtën pati paralajmëruar se vet do ta bënte këtë gjë. Tani kur ka kaluar një javë nga kjo kërkesë, LVAN është tërhequr.

Burime të gazetës brenda Bllokut, bëjnë të ditur se LVAN është tërhequr nga ideja për thirrjen e seancës. Sipas këtij burimi, LVAN e ka të qartë se thirrja e seancës në të cilën mund të zgjidhej kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit do të kontestohej nga PDK-ja si fituese e zgjedhjeve.

“Tani jemi duke menduar për hapat që do t’i marrim. Ka mundësi që ditët në vazhdim të kërkojmë nga gjykata kushtetuese të na sqarojë në detaje nenin 127 dhe çka ndodh nëse ne veprojmë bazuar në atë nen”, ka thënë ky burim i gazetës.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Bllokut nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, mohon që LVAN është tërhequr nga thirrja e seancës konstituive. Sipas saj çdo hap i Bllokut do të sqarohet të hënën../Tribuna/

Previous article
Next article

Më Shumë

Gjendet 24-vjeçarja nga Prizreni që ishte raportuar e zhdukur

Është gjetur vajza 24-vjeçare nga Prizreni, e cila ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia pa njoftim. Sipas burimeve, ajo është gjetur më...

Shtabi komunal në Malishevë: Nis përgatitja për spërkatjen kundër Etheve Hemorragjike

Në Malishevë është mbajtur takimi i radhës i Shtabit Komunal për Parandalimin dhe Luftimin e Etheve Hemorragjike, i udhëhequr nga kryetari i shtabit, Amrush...

Lajmet e Fundit