19.8 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025
Home Blog Page 7547

Vetëvendosje: T’i ruajmë vlerat e Kalasë së Prizrenit

0

VV-logo9-09Kalaja e Prizrenit vlerësohet si një monument me vlera të jashtëzakonshme arkeologjike, arkitektonike dhe historike në Kosovë dhe rajon. E vendosur mbi një kodër në qendrën historike të Prizrenit, ajo paraqet një peizazh kulturor që simbolizon qytetin dhe një elementë me rëndësi të identitetit tonë.

Kalaja e Prizrenit gjendet në listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme, e kategorizuar si Nënkategori: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat.

Gërmimet arkeologjike zhvillohen në Kala prej pesë vitesh dhe po vijojnë edhe këtë vit. Krahas gërmimeve arkeologjike janë vërejtur edhe rindërtime të pjesshme të mureve të Kalasë. Aktiviteti ndërtimor i fundit që u zhvillua gjatë kësaj vere ishte ndërtimi i një ndërtese në formë të katër dhomave.

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, vlerëson se këto ndërtimet po bëhen në kundërshtim me aktet ligjore dhe parimet e udhëzuara në Konventat Ndërkombëtare për ruajtjen e trashëgimisë arkeologjike.

“Duke u bazuar në aktet ligjore që rregullojnë aktivitetet e lejuara në lokalitete arkeologjike në Kosovë, rezervatet arkeologjike paraqesin hapësira me rëndësi të jashtëzakonshme të cilat duhet të ruhen për gjeneratat e ardhshme. Ky ligj ndalon veprimtaritë që shkaktojnë dëmtime apo degradim të vlerave shkencore të rezervateve. Gjithashtu ky ligj obligon që të gjeturat e bëra nga gërmimet arkeologjike të prezantohen për publikun nëpërmjet publikimeve dhe ekspozitave të ndryshme, gjatë vitit kur janë kryer gërmimet”, thuhet në komunikatën e VV-së në Prizren.

kalaja ne prizren

“Bazuar në Konventën Evropiane për ruajtjen e Trashëgimisë Arkeologjike (Konventa e Valetës, 1992), intervenimet hulumtuese dhe konservuese në lokalitete arkeologjike duhet të bëhen me një kujdes maksimal duke përdorur metoda jo-destruktive për të ruajtur autenticitetin e shtresave të ndryshme që paraqiten në lokalitet”.

Aktivitetet hulumtuese në Kalanë e Prizrenit për pesë vite me radhe asnjëherë nuk i janë prezantuar publikut për të pasqyruar gjetjet shkencore që janë bërë në këtë lokalitet me rëndësi të jashtëzakonshme.

Ndërtimet e fundit degradojnë vlerat e Kalasë së Prizrenit në disa aspekte:
– Dëmtim i gjurmëve dhe dëshmive arkeologjike: ndërtimi i objektit është bërë mbi gjurmët e mureve të vjetra të Kalasë;
– Degradim i tërësisë vizuale të Kalasë: objekti i ndërtuar cenon pamjen vizuale të Kalasë së Prizrenit duke dalë në pah si një strukturë e huaj.

Në Kalanë e Prizrenit mungojnë dispozitat themelore për mbrojtjen e vlerave të saj, hyrja në Kala nuk është e kontrolluar duke e rrezikuar edhe integritetin e ruajtjen e shtresave arkeologjike të gjurmuara.
Rindërtimet e fundit vetëm se e rrisin rrezikun e degradimit të mëtejmë të vlerave, duke inkurajuar trendin e ndërtimeve në një lokalitet arkeologjik me rëndësi të jashtëzakonshme.

“Veprime të tilla ad hoc pa e pasur pasqyrën e plotë të një plani menaxhues për Kalanë e Prizrenit, i cili në terma afatgjatë do të përcaktojë nevojat dhe aktivitetet që do të zhvillohen në Kala, vetëm se do të degradojnë më tej vlerat e mbetura të këtij monumenti me rëndësi të jashtëzakonshme”.

“Kalaja e Prizrenit së bashku me kodrën ku është e vendosur dhe hapësirën e saj rrethuese duhet të trajtohen me kujdesin më të madh nga ana e profesionistëve të specializuar në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Ky monument duhet të mbrohet me vendosmërinë më të madhe si një burim jo i ripërtërishëm dhe i pazëvendësueshëm. Rrjedhimisht çdo trajtim dhe çdo intervenim duhet të bazohet në strategji të ndërhyrjes minimale dhe mbrojtjes maksimale, duke i respektuar Kartat ndërkombëtare për Mbrojtje të trashëgimisë arkeologjike dhe arkitektonike”.

Duke u bazuar në këtë gjendje alarmante për ruajtjen e autenticitetit të Kalasë së Prizrenit, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! kërkon nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që të:
1. Ndalojë aktivitetet ndërtuese në Kala;
2. Të prezantojë planin e objekteve dhe destinimin e tyre para publikut;
3. Të organizojë një debat publik me profesionistë të fushës së trashëgimisë dhe qytetarë për të prezantuar dhe diskutuar gjetjet e bëra deri më sot dhe planet afatgjate lidhur me masat për ruajtjen dhe zhvillimin e Kalasë së Prizrenit./PrizrenPress.com/

Fituesi i tri rasteve në gjykatë, kundër pushtetit të Ramadan Mujës

0

Ridvan Hoxha LDKIsh-këshilltari i LDK-së në Prizren, Ridvan Hoxha deri më tash ka arrit t’i fitojë tri raste në gjykatë kundër pushtetit të Prizrenit. Ai beson se do të fitojë edhe rastin e katër të akuzuarve- zyrtarë komunalë e asamblistë në këtë qytet.

“Duke besuar në drejtësi unë vazhdoj deri në fund me faktet dhe argumentet në të cilat asnjëherë deri me tani nuk kam dështuar”, ka treguar Hoxha në Facebook.

Rasti i parë që ka fituar Hoxha tregon se ka qenë kthimi i 38-të drejtorëve në punë në vitin 2009, të cilët ishin larguar politikisht para kohe.

“Rasti i dytë ka qenë i kryetarit Muja e zyrtarëve tjerë,kurse rasti i tretë ka qenë kthimi i bashkëshortes sime në punë”.

Hoxha beson se edhe rastin e katër i cili është në fazën fillestare në Gjykatën Themelore në Prizren, do të fitojë përballë pushtetarëve e përfaqësuesve të qytetarëve.

“Unë vazhdoj të jem në luftë kundër së keqës e krimit të organizuar”./PrizrenPress.com/

Tiranë – Beograd – Tiranë

0

Blendi FevziuShkruan: Blendi Fevziu

Linja ajrore ka ndërruar emër e me gjasë edhe pronar, por stjuardesat ngjajnë po ato që JAT ka pasur për shumë vite me rradhë në udhetimin Beograd – Tiranë. Flasin pak fjalë shqip, duken miqësore dhe as nuk e dijnë që në Kryeqytetin e tyre ka udhëtuar ekipi kombëtar i Shqipërisë për një ndeshje që ngjan më shumë se sa e tillë. Bëjnë fotot me shallin kuq e zi të një tifozi dhe ofrojnë shliva me xhentilesë.

Por klima në avionin e air Serbia që udhëton nga Tirana në Beograd me një grup tifozësh, gazetarësh e biznesmenësh, të gjithë me bileta në xhep, ndërron sapo mbërrin në Kryeqytetin Serb. Policët e sigurisë nuk duket se janë njoftuar për afro 30 tifozët shqiptarë që janë në avion, por sërish shalli kuq e zi që ka ngjallur kuriozitetin e stjuardesës shërbën si copa e kuqe e torreadorëve.

Një shef shërbimi “vigjëlent” turret me ngut për të marrë në dorë edhe pasaportat e vulosura me kujdes, pyet nëse jemi duke shkuar në stadium dhe vendos të bllokojë të gjithë grupin që ka përballë. Nuk pyet për akreditim të UEFA, nuk pyet për karta gazetari dhe as për lejen e lëshuar nga Federata Serbe e futbollit për gazetarët që janë regjistruar paraprakisht. Polici ka gjetur “armikun”, ka qenë “vigjëlent” dhe tani qëndron përballë grupit që pyet se përse janë ndaluar, pa ditur të japë në fakt një shpjegim. Heq kapelen, kruan me forcë kokën e madhe dhe pas disa ufesh të zgjatura thotë vetëm dy fjalë: Nema problema bre!

Ka 10 vjet që s’kam qenë në Beograd. Herën e parë kam udhëtuar aty me një avion special në vizitën që ish Kryeministri Meta bëri në Jugosllavinë e athershme në Majin e 2002. Pata një intervistë të gjatë në atë kohë me Kryeministrin Xhinxhiç dhe duhet të them që qëndrimi i tij m’u duk i moderuar për kohën dhe jepte shpresë për një marrëdhënie ndryshe mes dy vendeve. Në 2004 isha kthyer sërish në një konferencë. Jeta në Beograd më ishte duket më pak entuziaste se sa ajo e vitit 2002, por vendi dukej i qetë.

Kisha qenë sërish me Andi Bushatin dhe me Baton Haxhiun, i cili sipas një telefoni, na njoftoi se ndodhej edhe ai në Beograd për të parë ndeshjen e Shqipërisë. 10 vjet më pas, situata po më dukej më e trishtë se dy herët e tjera. Policët ishin të ngurtë, aspak profesionalë dhe mënyra e tyre e sjelljes më kujtonte më shumë policët e Lindjes së Mesme dhe Vendeve të Afrikës, por jo ato të një vendi Europian. Kështu kisha ngelur një herë në Afrikën e Jugut, një herë tjetër në Kazablanka të Marokut dhe akoma më keq një herë në Palestinë. Në ndryshim nga tre vendet e tjera, policët serbë nuk flisnin asnjë fjalë anglisht dhe kishin në fytyrë një shprehje që më të çuditur se sa ne bënte ata vetë.

Po aq të habitur shfaqeshin përballë Ambasadorit shqiptar që kishte mbërritur nga qyteti; të habitur ndaj nesh. Ju desh pak kohë të kuptonin se nuk na ndalonin dot, se ligjet e futbollit na jepnin të drejtëm të ishin në llozhat e stadiumit dhe në fund thanë me gjysmë zëri një PO. Dukeshin të trishtuar, ose të befasuar që “armiku” po hynte. M’u kujtua një reportazh i gjatë i Kapuciskit për policët e kufirit sovjetik dhe s’di pse, ata të Beogradit m’u dukën po kaq të vjetër e demode sa policët e harruar të “Imperiumit” sovjetik. Si mund të jetë një vend që synon integrimin në BE kaq mendrisht i izoluar, pyeta veten? Si mund të vuajë nga sindroma e “armikut” dhe si mund të gjejë armiq në 30 persona që udhëtojnë nga vendi i tyre për të ndjekur një ndeshje futbolli të ekipit të tyre kombëtar?! Vështirë t’i japësh përgjigje.

Aq më tepër që situata bëhej edhe më absurde nga vendimet e javëve të fundit. Tifozë të Shqipërisë nuk u lejuan, simbolet kombëtare u ndaluan! A ka mundësi në një Europë të shekullit të XXI të ndalosh dikë të besojë, adhurojë, ose tundë një simbol tek i cili beson? A ka mundësi në një Europë pa kufij të kesh frikë nga 300 tifozë që mund të vinin të veshur kuq e zi në Beograd? Kam përshtypjen që më shumë se sa frikë nga tizofët tanë, ishte një frikë e serbëve nga vetvetja.

Rruga nga Aerporti në Beograd ishte po ajo. Hoteli i vjetër Interkontinental ku kisha qëndruar edhe dy herët e shkuara tashmë ishte bërë Croën Plaza, por kamarierët ngjanin ende në republikat ish sovjetike. Paguje me euro dhe të kthenin dinarë; kërkoje karikim për celularin dhe të jepnin të mbushje një procesverbal. Shumë larg botës moderne dhe shumë larg sjelljes që Shqipëria dikur e izoluar ka adaptuar ndaj vizitorëve sot.

Holli ishte i mbushur plot me shqiptarë dhe tensioni ishte më shumë për rezultatin se sa për atë që mund të ndodhte në fushë. U ula pak minuta me disa futbollistë dhe m’u duken të qetë. Por siç mora vesh më pas, ish futbollistë të Prishtinës së viteve ’80 i kishin njoftuar se shqiptarët e Kosovës qenë provokuar gjithnjë në Beograd. Paralajmërimi i tyre m’u duk demode në një kohë dhe botë tjetër, por për fat të keq, pak çaste më vonë, kur mbërritëm në stadium e kuptova që ata kishin të drejtë.

Në 19.30 u nisën për atje. Ekipi iku para nesh, i rrethuar me forca sigurie, ndërsa autobuzi ynë modest, ku mund të fusje edhe 80 vjeçarin Miço Papadhopuli, shoqërohej me 11 makina policie. Mbërritëm të shpenguar, si në çdo stadium të botës, por zbritja nga autobuzi qe një traumë e vërtetë. Mbi 200 policë të forcave speciale na futën në mes, na ngjeshën dhe në formë kuadrati na shoqëruan në një kënd të stadiumit të caktuar për ne. Nuk ishte një vend, ishin disa bokse për shtypin dhe personat VIP, krejt të izoluara dhe me një pamje të keqe mbi fushë. Njëri prej shefave të policisë fliste rrjedhshëm shqip si edhe disa të tjera. Na tha se babain e kishte nga Peja. Sjellja e tij dhe e kolegëve ishte korrekte deri në fund.

U ulëm në llozhën e Stadiumit, ndërsa tifozët poshtë, sapo na njohën pak çaste më vonë nisën ulërimat dhe thirrjet agresive. Bënin gjeste fyese, kërcënuese, shanin me zë të lartë, por në sytë tanë ishin qesharakë. Ngjanin si ca qënie mjerane që kishin inat me disa njerëz që s’i konsideronin hiç dhe as donin t’ja dinin se ata ekzistojnë në këtë botë. Kishim mllef dhe urejtje me të gjithë: shqiptarët, flamurin tonë, NATO –n, Amerikën dhe këdo. Dukeshin si fosile të një kohe tjetër, që befas, kishin dalë nga bota e tyre dhe përballeshin me një botë ku refuzojnë të hyjnë: Kjo është Serbia reale, pyeta veten? A mund të mendojë dhe të sillet kështu një shoqëri? Absurde dhe e pashembullt. Një histori që nëse ata vetë nuk e korrigjojnë do jetë një mallkim për vetë Serbinë.

Ndeshja nisi. Nuk kam parë kurrë një stadium më agresiv dhe keqdashës. Ulerinin: Vdekje shqiptarëve, fërshëllenin himnin: bënin shenjën e prerjes së kokës. Mendova që këta mjeranë janë nisur gjithë jetën të presin koka dhe në fund kanë prerë kokën e vet! Ndaj sot, janë shumë më mbrapa se sa kanë qenë si jugosllavë 35 vjet më parë!

Më dukej sikur nuk i kontrolloja dot emocionet. Mendoja se si po silleshin shqiptarët që ndiqnin këtë ndeshje dhe nisa të besoj se ekipi po ndihej më i sigurtë në fushë. Një rast i Canës, një tjetër i Mavrajt dhe në hesthjen e shkaktuar prej tyre në stadium, ato 10 brohoritje tonat u përjetuan keq. Tifozët i kthyen shpinën fushës dhe filluan të godasin me sende të forta bokset ku ishim ne. 30 mijë vetë kundër 30!

Një gjest burracak dhe pa sens. Policët e sigurisë ndërhynë. Na kërkuan të braktisim pamjen dhe të grumbullohemi në korridor. Në fushë kish nisur hedhja e fishekzjarreve dhe kapsollave. Situata po ndizej. Kjo ndeshje nuk zgjat më shumë se 5 minuta i tha Sokol Kushta njërit prej tanëve që kishte pranë.

Njeriu që kishte vulosur me heshtje po këtë stadium 27 vjet më parë me atë gol mbresëlënës kishte të drejtë. Në qiellin përballë nesh, u shfaq befas një objekt fluturues. Dallova foton e Ismail Qemalit dhe ngjyrat Kuq e Zi. Kaq munda të shihja nga aty ku na tërhoqën. Mendova se ishte një lojë e tifozëve serbë për të ndjegur simbolet shqiptare. U ndjeva keq. Së paku deri atë moment që helikopteri lodër, filloi të vallzonte mbi kokën e tifozëve të nervozuar që u bënë edhe më keq.

Ngjante një lojë, më shumë fan, por një lojë që befas u shndrua në një betejë për simbolet. Ngjarjen e kanë parë të gjithë, sherrin, përplajsen. Dolëm sërish në vendet tona për të parë atë që po ndodhte. Pamë ekipin që u fut nën breshërinë e goditjeve dhe e ndjemë që ata nuk do të ktheheshin më në fushë. Ndeshja kishte mbaruar! Për fatin e keq, ajo që mund të shërbente si urë bashkëpunimi mes dy vendeve, po kthehej në një hendek që vështirë se për shumë kohë do ta kalojë dikush. Stadiumi u nervozua.

U tensionua. Siguria na njoftoi se kishte vështirësi të na mbronte nëse do kishte vërshim. Por s’pati asgjë nga këto. Tensioni real nuk zgjati më shumë se 15 minuta.

Më pas, gjithçka ra në heshtje. Tifozët serbë vetë. Presidenti i tyre qe larguar me inat dhe ngut. Nuk e kuptoj ende përse Presidenti i një vendi, duhet të shqetësohet nga një helikopter që fluturon, qoftë edhe nëse ai mban simbolet e një vendi tjetër. Në atë stadium dhe atë fushë, në çdo rrethanë, duhej të kishte qindra flamuj kuq e zi, siç duhet të ketë në ndeshjen që do zhvillohet në Shqipëri flamuj serbë. Ndarja me thikë, krijimi i tensioneve, është absurdi më i madh.

Tensini ra, por ajo që erdhi më pas, ishte bezdi dhe neveri. Policët kërkonin helikopterin ose telekomandën e tij. U vërtitën mes nesh dhe siç morëm vesh më pas edhe mes futbollistëve të ekipit kombetar. Helikopteri nuk gjendej. Ju kishte ikur. 5000 policët në fushë, nuk e ndalën dot një lodër me 4 helika. Teknologjia është bërë më inteligjente se sa planet policore të shtetit serb!

E kërkuan dëshpërimisht mes nesh, edhe pse helikopteri erdhi nga jashtë; bënë procesverbale, mbajtën shënime dhe na mbyllen gjatë në autobuz. Por në fund, u detyruan të na lenë. Udhëtum sërish nën masa ektreme sigurie, ndërsa rruga nga stadiumi në aeroport ishte e mbushur me policë dhe makina ushtarake!

Ju bashkuam futbollistëve plot shenjë në fytyrë në charterin e ekipit. Ishin të qetë, pa tension. Ishin krenarë për atë që kishin bërë edhe pse, asnjëri prej tyre nuk donte që ngjarjet të shkonin kështu. Kishin ardhur të luanin futboll dhe po dëshmonin deri në momentin e ndërprerjes se mund ta bënin këtë më mirë se sa ekipi serb.

Udhëtimi qe i qetë dhe aty këtu me humor. Më bëfasoi fytyra plot energji e Taulant Xhakës dhe një lloj krenarie për atë që ndodhi në fushë; u impresionova nga qetësia e Etrit Berishës; nga vendosmëria e Lilës apo shenjat në fytyrën e Canës. Kuptova se kishin vendosur që të reagonin të gjithë bashkë dhe ishin të vendosur që nga ajo fushë, të dilnin me dinjitet. E bënë këtë dhe kur zbrisnin shkallët e avionit, ishin po aq krenarë. U befasuan nga thirrjet e tifozëve që prisnin; u prekën nga vendosmëria e tyre për t’i pritur deri në orët e para të mangjesit; u gëzuan nga fishekzjarret që përflakën qiellin e Rinasit. Ishte një pritje spontane, pa organizim, pa prapamendim. Ishte një pritje, ku kombi, i thoshte përfaqësuesve të tij: Faleminderit për këtë që bëtë! Dhe ata e meritonin këtë falenderim.

Tri pistoleta të sekuestruara në Prizren

0

pistoletaGjatë implementimit të një plani operativ ku ishin të përfshira disa njësite policore, me qellim të zbulimit të gjësendeve ilegale dhe arrestimin e personave të kërkuar nga gjykatat, janë kontrolluar pesë objekte hoteliere me ç’ rast gjatë kontrollit të mysafirëve, në dy prej tyre janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta.

Rasti i parë ka ndodhur në lokalin “Kastrati” në rrugën “Ismail Kryeziu”.

Në këtë lokal, tek i dyshuari H. Th. është gjetur një pistoletë e llojit të panjohur me shtatë fishekë.

Rasti i dytë është regjistruar në lokalin “Al-Capone” në Korishë. Është gjetur një pistoletë M-57, kalibri 7.62 mm me tetë fishekë tek i dyshuari N. Sh. punëtor i restorantit. Po ashtu tek një mysafir, policia ka gjetur para kesh në vlerë 18750 eurove. Parat janë sekuestruar nga njësiti kundër krimeve ekonomike derisa të dëshmohet prejardhja e tyre.

Ndërsa pistoleta e tretë është sekuestruar nga një patrullë policore e Prizrenit e cila kishte vërejtur se një veturë e llojit “Ford Fiesta” i ishte shmangur pikës së kontrollit dhe ishte fshehur në oborrin e Shkollës së Mesme “Gjon Buzuku”. Policët e kanë identifikuar shoferin dhe gjatë kontrollit është sekuestruar një revolver “Magnum” i kalibrit 9 mm dhe një thikë patentë.

Jahjaga: Deputetët të gjejnë zgjidhje konform kuadrit kushtetues

0

Atifete jahjagaPresidentja e Republikës Atifete Jahjaga, në kuadër të procesit të lehtësimit të diskutimeve me liderët e partive politike parlamentare, priti sot në takime të veçanta kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, me të cilët bisedoi për rrugën drejt krijimit të institucioneve të vendit.

Sipas një njoftimi nga ky takim, presidentja Jahjaga tha se zgjidhja e shpejtë e nyjës institucionale do t’i mundësonte Kosovës që të përmbushë obligimet e saj karshi qytetarëve të vendit, por edhe bashkësisë ndërkombëtare dhe do të përshpejtonte rrugën evropiane të saj.

Më tej ajo tha se ”liderët e partive politike parlamentare dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të gjejnë zgjidhje konform kuadrit kushtetues dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe duke iu përmbajtur parimeve dhe vlerave mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova nuk mund të lejojë krizën edhe politike edhe mbi të gjitha financiare e buxhetore, sepse kjo do të dëmtojë vetë qytetarët e Kosovës edhe partneritetin strategjik ndërkombëtar”, thuhet në fund të njoftimit.

Dritëro Agollit iu dorëzua Çmimi “Teuta”

0

DriteroAgolli me cigareNjë atmosferë e ngrohtë në frymë miqësorë ishte ajo çfarë e karakterizoi ceremoninë e thjeshtë në të cilën Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “Teuta”, e themeluar nga shkrimtarë nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi ia dorëzoi Çmimin për vepër jetësore “Teuta”, Dritëro Agollit, me motivacion: “Njëri ndër shkrimtarët më të spikatur, i cili u bë sinonim i vlerave të qëndrueshme krijuese dhe emblemë e kohës, si dhe personaliteti i sotëm më popullor i kumtit të letrave shqipe”.

Çmimi “Teuta” Agollit ishte e paraparë t’i dorëzohej më 28 gusht 2014, në ditën e dytë të manifestimit rajonal të shkrimtarëve për Kosovë, Shqipëri dhe Mal i Zi, në Risan të Kotorrit, nga doajeni i letërsisë malazeze, Jevrem Bërkoviq, fitues i parë i Çmimit “Teuta” në vitin e kaluar, në Kosovë.

Mirëpo, për shkak të pamundësisë së udhëtimit të Agollit në Risan apo të Jevremit në Tiranë, Çmimin në emër të shoqatës ia dorëzoi shkrimtari i mirënjohur nga Kosova, Ibrahim Kadriu, së bashku me mesazhin e Bërkoviqit: “Me keqardhje për mospjesëmarrje, por me sinqeritetin dhe përkushtimin më të madh ndaj mikut të ditëve më të vështira: Dritëro Agollit!”

Ndjehem jashtëzakonisht i privilegjuar që kam rastin të dorëzoj këtë Çmim, me gjithë keqardhjen që Bërkoviq për arsye objektive nuk mundi të ishte me ne në këtë akt solemn, tha fillimisht Kadriu.
Bërkoviq, që është emër numër një në letërsinë malazeze, përkundër deklaratës së tij publike në Risan se “Unë vetë do t’ia dorëzojë Çmimin Teuta mikut tim”, shëndeti nuk ia lejoi udhëtimin dhe në mungesë të tij unë kam këtë privilegj që në emër të Shoqatës sonë, e cila kësaj radhe Çmimin Tueta nga Mali i Zi ta bart në Kosovë”, tha me këtë rast Ibrahim Kadriu, i cili pas evokimit të kujtimeve me Agollin pas dorëzimit të Çmimit, ia dhuroi atij edhe disa libra të tij, ku ishte e përfshirë apo e përkthyer poezia e Agollit.

Me këtë rast, zonja Sadie, bashkëshortja e tij fisnike, e cila i qëndroi dhe4 vazhdon t’i qëndrojë përkrah ditë e natë në rrugëtimin e tij të gjatë dhe jo të lehtë në letërsi, prezantoi para anëtarëve të “Teutës” librin më të fundit në dorëshkrim “Prit dhe pak…”, nga i cili shkrimtarja dhe skenaristja e mirënjohur Natasha Lako, lexoi poezinë e Dritëroit “E dashur Sadije”, kushtuar bashkëshortes së tij. Zonja Natasha, bashkëthemeluese e Shoqatës, po ashtu evokoi kujtime të së kaluarës me Dritëroin duke i cilësuar ato ndër ditët më të bukura të jetës.

“Faleminderit në radhë të parë jurisë që më dha këtë Çmim dhe e mora të bartur nga dora e atij që e ka marrë para meje, Jevrem Bërkoviqit, të cilin e kisha mik të vjetër dhe që iu kundërvu Serbisë për shkak të pengimit të lëvizjes së lirë të shkrimtarëve dhe ngritjes së zërit në mbrojtje të shqiptarëve, prandaj ata e përndoqën”, falënderoi Agolli Shoqatën “Teuta”, duke vazhduar bisedën e tij të lirë, të këndshme dhe të përshkuar me një humor të hollë, si ato se:

“Kam mbetur si ka në brinjë. Ndonjëherë tundem e lëkundem, por më duket si një valle, se jam bërë një”, apo “Edhe pleqtë kanë qejf të marrin çmime dhe gëzohen siç gëzohen fëmijët për lodra. Vetëm se pleqve iu shkurtohen gjunjët por iu zgjatet gjuha!”

Dritëroi ngriti zërin edhe për ndeshjen e Kombëtares, duke thënë se “Serbët nuk deshën tifozë shqiptarë, mirëpo doli vetë ajo që ngriti flamurin në Vlorë: Ismail Qemali bashkë me Isa Boletinin ishin tifozët me të mëdhenj edhe iu thanë atyre që: Pritni! Por, ata u treguan pa kulturë dhe jo të mençur, sepse futbolli ka një karakter tjetër: t’i bashkojë njerëzit në paqe. Por, disa popuj në Ballkan nuk heqin dorë nga nacionalizmi që kalon në shovinizëm. Letërsia i afron njerëzit sikurse futbolli, sepse edhe ajo ka tifozët e vet, por ata e mbajnë veten, ndonëse rrihen me fjalë!”

I pranishëm ishte dhe skulptori Veli Blakçori nga Prishtina, i cili sapo ia kishte punuar një skulpturë Dritëroit, se, siç tha, “në figurën e Dritëroit ka aspekte të shumta për të gjetur, por unë këtë aspekt do ta çoj tutje, meqë e ndiej se kam edhe shumë për te zbuluar te ai”. Ndërsa, Librat e botuar dhe një CD me poezitë e lexuara nga vetë Dritëroi, ishte dhurata më e bukur me të cilën mund të largoheshin nga rezidenca e njërit ndër penave më të spikatura të letërsisë shqipe, Dritëro Agollit.

Manifestimi “Muzat e Alpeve 2014”,në kuadër të të cilit ndahet edhe çmimi i përvitshëm për vepër jetësore “Teuta”, sivjet është mbështetur nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës, Ministria për Integrime Evropian e Malit të Zi, Komuna e Prishtinës, Komuna e Pejës dhe Komuna e Kotorrit. Ndërsa, vitin e ardhshëm, Çmimi Teuta nga Shqipëria do të bartet tek një shkrimtar tjetër i mirënjohur nga Kosova.

Në Prizren 19 shtetaseve shqiptare iu merren dokumentet, konfiskohen afër 20 mijë euro

0

policia e kosovesNjësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Prizren, në përkrahje nga njësitet policorë të Drejtorisë Rajonale në Prizren, inspektorët komunalë të Prizrenit dhe inspektorët e ATK-së, kanë realizuar një operacion policor të koduar me emrin “Tetori 2014”, me ç’rast janë kontrolluar disa restorante-bare, ku dyshohej se mund të ketë viktima potenciale të trafikimit me qenie njerëzore, mundësim në prostitucion si dhe qëndrim ilegal në Kosovë.
Gjatë operacionit janë kontrolluar gjithsej 5 lokale restorante, që të gjitha në rajonin e Prizrenit dhe gjatë kontrollimit të këtyre lokaleve të gjitha femrat që janë hasur duke punuar janë intervistuar veçmas nga hetuesit e Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Prizren, por nuk janë deklaruar se janë viktima të trafikimit me qenie njerëzore.

Në restorantet e kontrolluara janë hasur duke punuar 20 femra, ku 19 kanë qenë shtetase të Republikës së Shqipërisë pa leje të punës, ku me këtë rast u janë konfiskuar 18 dokumente të identifikimit të Republikës së Shqipërisë, ndërsa një femër ka qenë me shtetësi italiane por me kombësi shqiptare, të cilës i është konfiskuar pasaporta italiane. Të gjithave u është lëshuar formulari mbi konfiskimin e dokumenteve për procedurë të mëtutjeshme për qëndrim ilegal në Kosovë dhe lidhur me këtë është njoftuar Drejtoria e Migrimit për procedura tjera.

Gjatë bastisjeve në dy lokale janë gjetur tek dy persona të dyshuar dy armë pistoleta dhe 15 fishekë, 7 në njërin rast dhe 8 në tjetrin. Personat e dyshuar janë arrestuar dhe rastet janë proceduar nga stacioni policor Alfa në Prizren për veprën penale ‘mbajtje në pronësi të paautorizuar të armës’.

Ndërsa gjatë kontrollit në një restorant tek një person janë gjetur një sasi e parave me vlerë prej 18 750 (tetëmbëdhjetë mijë e shtatë qind e pesëdhjetë) euro, ku lidhur me këtë është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka dhënë urdhër që paratë të konfiskohen dhe të hetohet prejardhja e parave. Operacioni policor ka përfunduar rreth orës 00:20.

12 autorë shqiptarë në një antologji në Zagreb

0

antologjia ne zagrebLindita Arapi, Darien Levani, Mariklena Niço, Lindita Komani, Flurans Ilia, Lisiana F. Demiraj, Eljan Tanini, Gresa Hasa, Arti Lushi, Sabina Veizaj, Edon Qesari dhe Albana Nexhipi janë pjesë e kësaj antologjie.

Sot dhe nesër në Zagreb, “Booksa”, klubi i librit, përuron një Antologji me krijimtari nga 12 autorë shqiptarë: Lindita Arapi, Darien Levani, Mariklena Niço, Lindita Komani, Flurans Ilia, Lisiana F. Demiraj, Eljan Tanini, Gresa Hasa, Arti Lushi, Sabina Veizaj, Edon Qesari dhe Albana Nexhipi. Përkthimin e ka realizuar Shkëlzen Maliqi, ndërsa përzgjedhja është bërë nga Arian Leka.
Më parë, në gjuhën shqipe, kjo krijimtari është botuar në revistën POETEKA dhe është lexuar në festivalin Eponim.

Për ata që se njohin “Booksa”, është një nga vendet e preferuara në Zagreb. Është një klub libri, ku për të shijuar ç’ka ky vend ofron, nuk duhet të jesh një anëtar.

Emri, i cili mbetet në mendje vjen nga një zhargon – në gjuhën kroate “buksa” do të thotë burg. Pra, nëse jeni “i burgosur” nga dashuria juaj për letërsinë do të ndiheni si në shtëpi , të rrethuar nga fotografitë e artistëve vendas e të huaj, muzikë e mirë dhe natyrisht nga librat. / KultPlus.com

Haradinaj: Qytetarët kanë drejt të dalin në protesta

0

Ramush haradinaj ne zgjedhjeKreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hardinaj sapo ka përfunduar takimin me presidenten e vendit, Atifete Jahjaga, ku temë diskutimi ka qenë dalja e vendit nga kriza politike.

Me këtë rast, kreu i AAK-së tha se për qytetarin e Kosovës është e nevojshme të ndodhin ndryshimet.

Haradinaj më tej ka thënë se qytetarët kanë drejtë të dalin në protesta.
“Është një situatë jo e mirë, kjo është një çasje e dikujt që mendon se je i përjetshëm. Për qytetarin e vendit është e nevojshme që ndryshimet të ndodhin. Për ndryshimin kemi prit 2 mandate të z. Thaçit, e tani presim edhe disa ditë. Nuk muj me paralajmëru protestat se nuk kam thirr apo nuk kam bë në mend me dal, por qytetarët e kanë këtë të drejt, ka thënë ai./indeksonline/

Isa Mustafa: Nuk ka ridefinim të marrëveshjes

0

isa mustafa  atifete jahjagaKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas takimit që pati me presidenten Atifete Jahjaga ka thënë se Blloku VLAN nuk e kanë shqyrtuar ridefinimin e marrëveshjes sikur ishte spekuluar ditë më parë.

“VLAN nuk e ka shqyrtuar mundësinë e ridefinimit të marrëveshjes të cilin e ka arritur më parë. Zgjidhja duhet të ndodh në mes të koalicionit paszgjedhorë dhe vullnetit të atij parazgjedhorë”, ka thënë Mustafa, duke lënë të kuptohet se PDK si koalicion parazgjedhorë në këtë rast nuk i ka numrat dhe rrjedhimisht duhet të lëshoj rrugë për krijimin e institucioneve.

Mustafa poashtu është shprehur kundër një takimi të të gjithë liderëve te presidentja mirëpo jo edhe i atyre takimeve ndaras. I pari i LDK-së poashtu ka potencuar se pozitat nuk janë të rëndësishme për Bllokun, por gjetja e një zgjidhje sa më parë./Zeri/