16.2 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025
Home Blog Page 7548

Mustafa: Zgjidhja nuk vjen nga pazargjijtë dhe ofenduesit

0

isa mustafa 3Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se zgjidhjen për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e Qeverisë nuk mund ta ofrojnë, e as ta bëjnë pazargjijtë dhe ofenduesit, qoftë nga Prishtina e më së paku nga Tirana por zgjidhja e qëndrueshme duhet të jetë isntitucionale, e bazuar në praktikat demokratike evropiane, të vendeve që kanë përvojë të sistemit parlamentar dhe në respektimin e shumicës parlamentare.

Ja postimi i plotë në Facebook:

Zgjidhjen për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe zgjedhjen e Qeverisë nuk mund ta ofrojnë e as ta bëjnë pazargjijtë dhe ofenduesit, qoftë nga Prishtina e më së paku nga Tirana. Ne po sfidohemi me një situatë të re pas zgjedhjeve nacionale, si rezultat i specifikave kushtetuese por edhe të interpretimit kushtetues të koalicionit paszgjedhor dhe të shumicës parlamentare në Kuvend, që nuk përputhet me praktikat kushtetuese të vendeve tjera me sistem parlamentar. Të gjithë ne bartim përgjegjësinë para votuesve tanë, para subjekteve tona politike dhe para qytetarëve tanë.

Thjeshtësimi i problemit në atë se kush duhet lëshuar pe e kush jo, kush është më i fortë e kush më i butë, kush është negociator më i madh e kush më i vogël, kush është në gjendje të qeverisë e kush jo, kujt duhet siguruar vend pune etj., pa u lëshuar në kontekstin bazik të nevojës për të bërë ndryshime në qeverisje në Kosovë, është mendjelehtësi e llojit të vet. Është edhe qasje qëllimkeqe.

Ne po punojmë çdo ditë për të dalë nga kjo situatë dhe për të krijuar një rrugëdalje afatgjate, sepse në kushtet kur nga 120 vende në Kuvend, njëzetë prej tyre janë të garantuara për komunitetet joshumicë, asnjë parti shqiptare nuk do të mund të formojë qeverinë pa koalicion paszgjedhor. Në realitet as deri më tani askush në Kosovë nuk ka arritur ta formojë qeverinë me koalicion parazgjedhor, as ne të LDK-së që në kohë të caktuara kemi pasur rreth 50 deputetë.

Zgjidhja e qëndrueshme duhet të jetë isntitucionale, e bazuar në praktikat demokratike evropiane, të vendeve që kanë përvojë të sistemit parlamentar dhe në respektimin e shumicës parlamentare. Këtu lypset mbështetja pozitive dhe parimore e institucioneve të pavarura dhe e gjithë atyre që nuk ofrojnë pazare e ofendime të ulëta, por që ia duan njëjtë të mirën çdo qytetari dhe çdo subjekti politik në Kosovë.

Prokuroria, as 2 mijë euro të konfiskuara për rastet e korrupsionit

0

laura pulaaLaura Pula, koordinatore e prokurorëve për lëndët e korrupsionit ka paraqitur një raport.

Ajo tha që nga mbi 500 raste të korrupsionit që i kanë pasur në punë, kanë kryer mbi 200 lëndë.

Pula tha që kemi marrë edhe mbi 300 raste të reja, që rrjedhimisht prokuroritë kanë hetuar mbi 800 raste.

Ajo ka folur vetëm me shifra, por pa përmendur asnjë emër as edhe një pozitë të personave që janë hetuar.

Këto komente i ka bërë në Këshillin Prokurorial, shkruan Express.

Prokuroja Laura Pula ka bërë edhe njoftimin se sa ka konfiskuar pasuri Prokuroria gjatë punës së saj.

Ajo ka përmendur tri shifra, një prej 500 eurosh, një mbi një mijë euro dhe një më pak se 200 euro – krejtësisht as 2 mijë euro – konfiskime të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.

Diskriminohen studentët

0

Studentet ne PrishtineVendimi i Qeverisë së Kosovës për uljen e tarifave prej 50 për qind për studimet në universitetet publike, nuk po zbatohet njësoj në të gjitha institucionet publike të arsimit të lartë, shkruan Zëri.

Disa studentë në Universitetin e Prishtinës (UP), “Hasan Prishtina”, kanë paguar shumën prej 300 euro për semestër në studimet master, dhe jo shumën prej 150 euro që do duhej të paguanin sipas vendimit për zbritje të pagesës së semestrit.

Ngjashëm kanë paguar sipas rregulloreve të vjetra për pagesa edhe studentët e Universitetit Publik të Prizrenit, në Fakultetin e Edukimit. Ndërsa, në UP pagesa pa zbritje janë aplikuar pagesa sidomos nga Fakulteti Ekonomik dhe ai i Edukimit.

Zhbogari në Rahovec

0

Zhbogar6-13Sot, do të bëhet inaugurimi i objektit për përpunimin e ushqimit në fshatin Krusha e Madhe në Komunën e Rahovecit, dhe pjesëmarrës në këtë inaugurim do të jetë edhe shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, pas takimit me kryetarin e Rahovecit, Idriz Vehapi.

Pjesëmarrës do të jenë përfaqësues nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ministria e MBPZHR, qeverive lokale e Rahovecit, Suharekës, kompanisë së ndërtimit dhe përfitueses KB “Krusha” Shoqata e Grave.

Asociacioni i grave Kooperative Bujqësore “Krusha” në Krushën e Madhe në Rahovec, është funksionale nga viti 2005, por është regjistruar si kooperativë vetëm në vitin 2010.

Si rezultat i projektit të Zhvilimit Ekonomik Rajonal në Rajonin e Jugut, Ko-operativa e Grave është mbështetur me ndërtimin e objektit me një siperfaqe prej 200 m2. Vlera totale e projektit është 50,709.85 Euro. Nevoja për zgjerim të ndërrmarsisë është si rezultat i kërkeses në rritje të produkteve tyre në treg.

Pavarësia e Shqipërisë u rishpall në Gjakovë më 1918

0

Flamuri kombetarBanorët e Gjakovës së sotme në vitin 1918 kishin përjetuar Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në qytetin e tyre.

Pothuajse në përfundim të Luftës së Parë Botërore, qyteti jugperëndimor i Kosovës ishte bërë kryeqytet i Shqipërisë së atëhershme.

Për studiuesin Memli Krasniqi, kjo rishpallje e pavarësisë ishte bërë në kuadër të planeve dhe projekteve për një rregullim të ri të hartës politike, jo vetëm të pjesës evropiane por edhe të asaj botërore.

Të dhënat për këtë ngjarje të papërmendura publikisht deri me tani, Krasniqi i ka prezantuar të mërkurën me kumtesën me titull “Rishpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në Gjakovë më 1918 (sipas dokumenteve arkivore britanike)” në konferencën shkencore “Shqiptarët në rrjedhat e Luftës së Parë Botërore (1914 – 1918)”.

Organizimi i Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe Institutit të Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë në kuadër të 100-vjetorit të Luftës së Madhe, ka bërë bashkë në Institutin Albanologjik, 29 studiues nga vendi e rajoni.

“Në dokumentet arkivore britanike flitet se në fillim të vitit 1918 në qytetin e Gjakovës, me mbështetjen e Fuqive Qendrore, e në rend të parë të Perandorisë Austro-Hungareze, ishte bërë shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, por pa theksuar protektoratin si në rastin e proklamatës së njëjtë bërë nga italianët”, ka thënë historiani Krasniqi, që është edhe shef i Degës së Historisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

Krasniqi ka treguar se në dokumentet angleze që posedon nuk ka të dhëna për datën shpalljes Pavarësisë në qytetin e Gjakovës.

Sipas tij, vetëm thuhet se kjo ngjarje zyrtare u bë në ditën e nënshkrimit të paqes ndërmjet Austro-Hungarisë dhe Ukrainës.

Pavarësisht se, sipas tij, në materialin arkivor që posedon nuk përmendet datë, ai e lidh datën me kohën e nënshkrimit të paqes ndërmjet Austro-Hungarisë dhe Ukrainës.

Marrëveshje paqësore ndërmjet Fuqive Qendrore dhe Shtetit të posashpallur të Ukrainës është bërë më 9 shkurt të vitit 1918 në Brest-Litovski. /koha/

Kriza nuk e rrezikon partneritetin me SHBA-të

0

Jahhaga-ObamaPartneriteti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është duke u rrezikuar, përkundër krizës politike në vend.

Anulimi i vizitave të disa zyrtarëve të rëndësishëm të SHBA-ve në vend, si dhe shkurtimi i disa të tjerave pikërisht për shkak të vazhdimit të krizës politike, për zyrtar të PDK-së nuk paraqet shqetësim.

Në një prononcim dhënë gazetës Tribuna, anëtari i Kryesisë së PDK-së, Rrustem Mustafa, ka hedhur poshtë mundësinë që Kosova është duke rrezikuar të humbasë përkrahjen amerikane, duke thënë se këto pretendime nuk qëndrojnë.

“Këto pretendime janë të pavenda”, ka thënë shkurt ai.

Ftesa e kohës për mendësi shqiptare

0

Prend Buzhala, shkrimtar(ÇASTE SHKRIMI IV, 15)
1.
Duke e parë ende të pazgjidhur çështjen tonë, atëherë vjen edhe ftesa e kohës sonë: për mendësi shqiptare e për mendimin shqip. E për ngritjen e kësaj mendësie, kjo ftesë porosit njohjen, vetënjohjen, që janë kusht i ndërtimit të identiteti individual, nacional e besimit të lirë.
Për deri sa koha jonë e ka materializuar Hyjin, e ka deformuar pamjen e tij, intelektuali shtrëngohet të mbajë qëndrim ca më të rreptë kritik; gjithnjë me brengën aq njerëzore; sa poshtë ka rënë njeriu në humnera të errëta të pasigurisë, ankthit e tmerrit, aty ku ndodhin luftërat, gjakderdhjet, dhuna, padrejtësitë e shkeljet e të drejtave të njeriut. Këtu shprehet edhe një brengë tjetër, siç është dëmi që sjell dyfytyrësia. Të mos tradhtohet njeriu, klith intelektuali, sepse “duke u kënaqur me pamjen e jashtme – me përmbushjen e formës – ligjit”; duke qenë formalistë, indiferentë, të zbrazët e të pamëshirshëm, ne do të na mungojë thellësa e zemrës; do të thoshim, se kështu e humbim esencën, ontos-in. Me aq vendosmëri kjo ftesë e kohës shprehet kundër dhunës dhe shkeljes.
2.
Intelektualët e mirëfilltë artikulojnë gjakimet e shqiptarëve, pa dallimet fetare, ideologjike a botëkuptimore, “se në këtë trung të përbashkët e kemi djepin e identitetit kombëtar, kulturor dhe civilizues.” Ata e duan shqiptarin sa më të përsosur; një qenie të lirë e jo të skllavëruar, të bashkuar e jo të ndarë në disa shtete apo të shkapërderdhur nëpër Perëndim a Lindje; që iu falet e iu përkulet vlerave shpirtërore, mbas atij gjenocidi, tmerri e holokausti e jo të jepet mbas adhurimit të vlerave të rrejshme… Ndryshe, populli ynë, posi Jeziu, e pësoi deri në fund vuajtjen më të lartë, ashtu edhe Triumfin, që e zhduki vërtet skandalin millosheviqian “të një Zoti tiran.” Ata dëshirojnë të mos e shohin konfrontimin aty ku të tjerët e kërkojnë me çdo kusht këtë: “Lindja dhe Perëndimi – dy shpirtra plotësues”, sepse gjendemi në pikën gjeostrategjike midis tyre. Së këndejmi ndodhi edhe ai shtresimi oriental: veçoritë e tij janë emocionaliteti, adhurimi i të kaluarës, me mitin e kultin e paprekshëm fetar a nacional. Te Perëndimi: racionalizmi, mendësi pa emocione, e pamëshirshme, që të kaluarën e sheh si Mësuese të Jetës, për ta krijuar të ardhmen, por e jeton të tashmen. Pragmatizmi lëshon lozën e tij të shfrenuar luksi, mobilet e kushtueshme, droga, erotika e sëmurë…), … por kjo ka edhe anën tjetër të medajles: të kënaqur me atë që kanë arritur. Në këtë konflikt mendësish, shpallet dhe ftesa për mendësi shqiptare, jo duke ndërruar fenë, kulturën a doket, por për ta shkarkuar atë baltën shekullore, paragjykimet, egoizmat, klanet, postet… Kurse gjithë ato që na ndodhën, le të jenë kalitje, kthjellim, vetëdijesim…./Prend BUZHALA/

Shkullaku: Ndërkombëtarët do ta propozojnë zgjidhjen

0

ArmandShkullaku-kolumnistAnalisti politik nga Tirana, Armand Shkullaku, ka thënë se partitë e bllokut duhet të heqin dorë nga barrikadimi karshi PDK-së së Hashim Thaçit në mënyrë që të formohen institucionet e reja.
Në një intervistë për “Epokën e re”, Shkullaku ka thënë se partitë e bllokut duhet të heqin dorë ose nga pozita e kryeparlamentarit, ose të ulen me Thaçin për të diskutuar edhe për mundësinë e një qeverisje të përbashkët.

“Mendoj se ulja e bllokut me PDK-në, qoftë edhe pa pasur një projekt konkret, mund ta shtensiononte situatën dhe të shkohet drejt një zgjidhje”, është shprehur Shkullaku.
Sipas Shkullakut, blloku ka të drejtë të tentojë ta bëjë qeverinë pa PDK-në, por nuk ka të drejtë t’i përjashtojë 34 për qind të votueseve të cilët kanë votuar për këtë parti.

“Blloku ka të drejtë ta bëjë një qeveri pa PDK-në, por nuk ka të drejtë të jetë përjashtues në të gjitha pikat ndaj PDK-së. Në këtë rast, PDK-ja nuk është e Hashim Thaçit. PDK-ja është 34 për qind e qytetarëve të Kosovës, të cilët automatikisht ndjehen të përjashtuar nga logjika e bllokut”, ka deklaruar Shkullaku. Ai ka vlerësuar se faktori ndërkombëtar jopublikisht do ta thotë fjalën e vet për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë. “Nuk kam asnjë dyshim se faktori ndërkombëtar do ta gjejë mënyrën që ta thotë fjalën e vet dhe do të propozojë zgjidhje e cila, në radhë të parë, do të jetë në të mirë të qytetarëve, pastaj do t’i kënaqin edhe ambiciet e politikanëve për poste dhe pushtet”, ka thënë Shkullaku .

Rama shkon, Jahjaga mendohet

0

Edi rama dhe atifete jahjagaKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, javën tjetër do të zhvillojë vizitë zyrtare në Beograd, pavarësisht incidentit të fundit që ndodhi në kryeqytetin serb, ku tifozët vendës sulmuan lojtarët e kombëtares shqiptare.

Në anën tjetër, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ende nuk e ka konfirmuar nëse do të marrë pjesë më 1 nëntor në konferencën e organizuar në Beograd nga Grupi Evropian i Komisionit Trelateral.

Në prag të vizitës së liderëve shtetërorë të Shqipërisë dhe Kosovës në Beograd, nuk i ka kontribuar aspak pozitivisht një deklaratë skandaloze e bërë të mërkurën nga presidenti serb, Tomislav Nikoliq, i cili ka thënë se Shqipërisë do t’i duhen dekada e ndoshta edhe shekuj për t’u bërë normal../zeri/

Lista unike mund ta përçaj Bllokun!

0

Blloku 50Partitë që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës, e që janë bërë bashkë pas zgjedhjeve, nuk do ta kenë të lehtë t’i hyjnë një procesi të parakohshëm zgjedhor me një listë të përbashkët.

Më të lehtë, pritet ta ketë Partia Demokratike të Kosovës, e cila tashmë ka deklaruar se në zgjedhje të reja do hynte në koalicion me AKR-në, PD-në dhe me minoritetet.

Por nëse Blloku hyn në zgjedhje bazuar në marrëveshjen e arritur për krijimin e institucioneve të reja, atëherë listës do t’i printe i nominuari i këtij Blloku për kryeministër, Ramush Haradinaj, i pasuar nga lideri i LDK-së, Isa Mustafa. Lufta për vendin e tretë do të zhvillohej në mes të Fatmir Limajt dhe Vjosa Osmanit. Pjesë e dhjetëshes së parë pritet të jenë edhe Sabri Hamiti, Blerim Shala, Ismet Beqiri, Jakup Krasniqi, Kujtim Shala dhe Avdullah Hoti…/tribuna/