17.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Pavarësia e Shqipërisë u rishpall në Gjakovë më 1918

Flamuri kombetarBanorët e Gjakovës së sotme në vitin 1918 kishin përjetuar Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në qytetin e tyre.

Pothuajse në përfundim të Luftës së Parë Botërore, qyteti jugperëndimor i Kosovës ishte bërë kryeqytet i Shqipërisë së atëhershme.

Për studiuesin Memli Krasniqi, kjo rishpallje e pavarësisë ishte bërë në kuadër të planeve dhe projekteve për një rregullim të ri të hartës politike, jo vetëm të pjesës evropiane por edhe të asaj botërore.

Të dhënat për këtë ngjarje të papërmendura publikisht deri me tani, Krasniqi i ka prezantuar të mërkurën me kumtesën me titull “Rishpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në Gjakovë më 1918 (sipas dokumenteve arkivore britanike)” në konferencën shkencore “Shqiptarët në rrjedhat e Luftës së Parë Botërore (1914 – 1918)”.

Organizimi i Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe Institutit të Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë në kuadër të 100-vjetorit të Luftës së Madhe, ka bërë bashkë në Institutin Albanologjik, 29 studiues nga vendi e rajoni.

“Në dokumentet arkivore britanike flitet se në fillim të vitit 1918 në qytetin e Gjakovës, me mbështetjen e Fuqive Qendrore, e në rend të parë të Perandorisë Austro-Hungareze, ishte bërë shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, por pa theksuar protektoratin si në rastin e proklamatës së njëjtë bërë nga italianët”, ka thënë historiani Krasniqi, që është edhe shef i Degës së Historisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

Krasniqi ka treguar se në dokumentet angleze që posedon nuk ka të dhëna për datën shpalljes Pavarësisë në qytetin e Gjakovës.

Sipas tij, vetëm thuhet se kjo ngjarje zyrtare u bë në ditën e nënshkrimit të paqes ndërmjet Austro-Hungarisë dhe Ukrainës.

Pavarësisht se, sipas tij, në materialin arkivor që posedon nuk përmendet datë, ai e lidh datën me kohën e nënshkrimit të paqes ndërmjet Austro-Hungarisë dhe Ukrainës.

Marrëveshje paqësore ndërmjet Fuqive Qendrore dhe Shtetit të posashpallur të Ukrainës është bërë më 9 shkurt të vitit 1918 në Brest-Litovski. /koha/

Më Shumë

Arrestohen dy të dyshuarit për tentim-vrasje në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren. Ata dyshohen për rastin e tentim-vrasjes që pati ndodhur para dy ditësh. "Më 11.05.2024 lidhur me rastin janë arrestuar dy...

Haradinaj qëndroi në familjen e Frrok Sakicës në Prizren

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ishte sot në familjen e Frrok Sakica në Prizren. “Në nderim të miqësisë së djemve tonë, Gjinit e Frrokut të...

Lajmet e Fundit