8.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Ministria refuzon të ndajë 77 mijë euro për “Gjashtë persona kërkojnë autorin”

gjashte persona kerkojne autorinMinistria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit ka refuzuar që të shpenzohen 77 mijë euro për shfaqjen “Gjashtë persona kërkojnë autorin”. Institucioni më i lartë kulturor në vend ka kthyer prapa kërkesën e Teatrit Kombëtar të Kosovë ku kërkohen fiks 76 mijë e 972 euro për shfaqjen që planifikohet të jepet premierë në ditën e 20 të këtij muaji.

Sipas Veton Firzit, sekretar i përgjithshëm i MKRS-së, arsyeja e refuzimit është shuma e lartë “Për këtë e kemi kthyer në rikalkulim”, ka thënë ai për shumën financiare që është kërkuar për realizimin e shfaqjes nën regji të Orhan Kerkezit. “Kanë gabuar në llogaritje. Ndarja e shumave për aktorë, kostumografë e të tjerë duhet të bëhet në bazë të rregullores”, ka shtuar Firzi.

Sipas tij, menxhmenti i TKK-së ende nuk e ka bërë propozimin e dytë.

Krejt tjetër version për këtë çështje ka drejtori i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Valdet Avdiu. Sipas tij institucioni më i lartë teatror në vend ende është duke pritur përgjigje nga MKRS-ja. Për të, çmimin e kësaj shfaqjeje nuk e rrisin pagesat e larta, por numri i personave që janë përfshirë në projekt. Krejt këto llogaritje bëhen një javë para premierës.

“Ata mund ta kthejnë kërkesën në rishikim, por duhet të kthehet tek regjisori e udhëheqësi artistik, sepse ata m’i kanë sjellë personat që janë pjesë e shfaqjes”, ka thënë kreu i institucionit që ka për buxhet vjetor 330 mijë euro.
E sa i përket shumës së pagesave për aktorë, ai ka thënë se çmimet i ka trashëguar.

TKK-ja ka kërkuar që regjisori të paguhet 5.500 euro e asistenti i tij Rexhep Tershnjaku, 1.800. Për dy aktorë janë kërkuar vlera mbi 3 mijë euro, kurse për dy të tjerë nga 3 mijë. Gjashtë aktorë të tjerë, TKK-ja ka planifikuar t’i paguajë prej 2.000 deri në 2.500 euro, kurse për 13 të tjerë është planifikuar të shpenzohen nga 1.200 deri në 1.800 euro për secilin.

Për dizajnimin e pllakës janë kërkuar 500 euro, për promocion 1.200, për kostumografi, 2.000, për skenografi bashkë me rekuizita 5.473, kurse për shpenzimet e paparashikuara janë kërkuar 600 euro/Koha Ditore/

Më Shumë

Habit këngëtari: Alienët më kërkojnë të bëhem lajmëtari i tyre!

Robbie Williams mendon se alienët po përpiqen të dërgojnë mesazhe përmes tij sepse ai është i famshëm. Këngëtari 50-vjeçar beson se alienët duan që...

Ballkani fiton dhe ruan kreun e tabelës

Fitore e rëndësishme e Ballkanit në udhëtim te Gjilani sot. Skuadra suharekase takimin e sotëm e fitoi 0-2 (Nazmi Gripshi 49’, Lumbardh Dellova 81’), për ta ruajtur kështu kreun e...

Lajmet e Fundit