14.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Greqia shpërblen filmin kosovar “Amel”

Film-AmelFilmi kosovar “Amel”, me regji të More Raçës është vlerësuar lartë në Festivalin ‘Alt Cine Action” që u mbajt në Greqi, e ku ‘Amel’ mori Çmimin ‘Alinda Dimitriou Award’.

Sipas anëtarëve të jurisë, “Amel në 23 minutat e tij sjell një qasje të qartë dhe të freskët të një realiteti kosovar, me një aktrim të përkryer të aktores kryesore, Makfire Miftari”.

Filmi “Amel” trajton rrugëtimin dhe fatin e një aktoreje kosovare drejt përpjekjeve të saj për tu realizuar si artiste.

Në këtë rrugëtim, brenda një vendi të izoluar nga bota si është Kosova , Amelisë i buzëqeshë fati të merr rol nga një produksion i huaj pasi shkon në audicion, por më pas i shfaqen pengesat si nga rrethi, familja ashtu edhe nga Zvicra, e cila ia shkurton të drejtën e vizës , kështu që aktorja mbetet pa mundësinë e realizimit të filmit, që ishte ëndërr e saj prej vitesh.

Çmimi ‘Alinda Dimitriou Aëard’ është çmimi i nëntë që i ndahet filmit kosovar ‘Amel’. Kohë më parë Filmi ”Amel” i regjisores kosovare, More Raça ka fituar çmimin kryesor në edicionin e 20-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër, “Corto Imola Festival”.

Festivali ‘AltcineAction!, është njëra ndër ngjarjet kryesore kulturore që mbahet çdo vit në Greqi. Në kuadër të këtij Festivali shfaqen filmat e metrazhit të shkurtër nga vendet e ndryshme të Ballkanit.

Filmi ‘Amel’ është realizuar në vitin 2013. Rolet kryesore në film i luajnë: Makfire Miftari, Hazir Haziri, Veton Osmani etj./infoglobi/

Më Shumë

Vdes tragjikisht në vendin e punës mërgimtari 30-vjeçar nga Malisheva

Ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Belgjikë, 30-vjeçari, Arian Gashi. I ndjeri ishte nga qyteti i Malishevës. 30-vjeçari humbi jetën mëngjesin e sotëm...

Dërgohet në mbajtje shoferi i veturës së përfshirë në aksidentin ku mbetën të vdekur dy persona në Suharekë

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës ku si pasojë kanë vdekur dy persona, të dielën. Lajmin për...

Lajmet e Fundit