22.4 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025
Home Blog Page 7742

S’e kam merituar gjithë suksesin

0

Richard-Gere-637x424Richard Gere ka qenë idhulli erotik për një brez të tërë.

Tepër tërheqës edhe në këtë moshë, ai tregon se përveç bukurisë, ka mësuar nga jeta të jetë i dobishëm, i përulur dhe të marrë zgjuarsi.

Aktori amerikan ka folur në të përjavshmen “Grazia” për jetën, karrierën dhe zgjedhjet e tij, duke saktësuar se nuk ka bërë gjithmonë ato të duhurat.

“Kur isha i ri ndiqesha nga pasioni për t’i bërë siç duhet gjërat dhe për të rënë në sy, por më pas kinemaja u shndërrua në një mjet për të transmetuar vetëm përmbajtje pozitive.”

“Mund të kem xhiruar filmat e gabuar, por jam ndjekur përherë nga sensi i përgjegjësisë.”

“Nuk mendoj se e kam merituar të gjithë suksesin që kam pasur”.

Gere ka thënë se më pas, në momentin që ishte shumë i famshëm dhe kishte shumë përgjegjësi, e ka pushtuar një pasion i madh për dramën, edhe pse kishte luajtur në shumë pjesë komike.

Lladrovci i ngarkuar me punë në Ambasadën në Tiranë

0

Ramiz LladrovciIsh-deputeti i PDK-së, Ramiz Lladrovci, ka konfirmuar se nga 25 korriku është emëruar i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë.

Lladrovci ka thënë se nuk mund të ngjitet në nivelin e ambasadorit të Republikës pa u funksionalizuar Parlamenti dhe Komisioni për Politikë të Jashtme, i cili interviston kandidatët për ambasador dhe i rekomandon emrat te Presidentja për dekretim.

“Prej datës 25 korrik jam i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri. Prej kësaj date e kam kartën diplomatike të lëshuar nga Republika e Shqipërisë”, ka thënë Lladrovci, për Express.

Ky ish-deputet i PDK-së ka thënë se pavarësisht se kush do të jetë në krye të Qeverisë do të respektojë vendimet e tyre.

“Ministri i Jashtëm, në marrëveshje me Kryeministrin dhe me Presidenten, në çdo moment mund të heqin ose dërgojnë një ambasador prej shtete për ndonjë arsye”, ka shtuar ai.

Ramiz Lladrovci deri në vitin 2008 ka qenë pjesë e Kryesisë së AAK-së, derisa më vonë i është bashkuar PDK-së.

Në zgjedhjet e fundit pasi ishte futur fillimisht në listën e PDK-së për deputet, Llavdrovci ishte larguar në konsultim me Kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi. /Express/

Demaçi: Partitë po bëjnë luftë për pushtet

0

Adem DemaciAktualisht në Kosovë po luftohet për një pushtet i cili po dëshpëron qytetarët. Akterët politik kanë degraduar aq shumë sa që kanë harruar interesin e kombit duke parë vetëm interesin vetjak apo grupor. E populli është në një pritje e cila nuk po dihet se kur do të mbarojë.

Duke thënë se Evropa po bënë gabim të madh me popullin shqiptar lidhur me gjykimin e luftëtarëve të UÇK-së, e po i lë anash të bëmat e Serbisë, veprimtari Adem Demaçi, në një intervistë dhënë KosovaPress-it, flet edhe për seancën e 17 korrikut, prej të cilës thotë se ka mbetur i dëshpëruar. Pohon edhe se ndodhitë e fundit në konfliktet në vendet e lindjes, nuk kanë të bëjnë me fenë islame. Sipas tij, këto janë çmenduri të cilat feja islame nuk i lejon.

Demaçi thotë se për arsye vetjake, aktualisht në Kosovë po veprohet me disa standarde ballkanike të gabuara.

“Unë po habitem se si është e mundur, se si kanë degraduar në atë shkallë sa të harrojnë interesin e kombit, ta harrojnë interesin e shtetit edhe arsyet personale, arsyet e interesit të ngushtë, vetjak ose grupor, të behën aq të rëndësishme sa që të bllokohet krejt jeta politike, të bllokohen shumë veprimtari të domosdoshme për ecjen, kështu siç jemi duke ecur, ngadalë për Kosovën, kjo po më dëshpëron shumë……. dhe këtu ka më shumë shtyrje për një farë pushteti sesa përpjekje që shpejt të zgjidhen problemet në interes të kombit, të krijohet një qeveri kur do të kishte me shumicë të madhe të deputetëve do të mund që votonin në mënyrë kompetente dhe ashtu siç po e kërkon Evropa e bota.”, thotë ai.

Sjelljet e fundit, Demaçi i quan papërgjegjësi. Sipas tij, shumë prej tyre harruan luftën e përpjekjet e tyre dhe po sillen sikur të kenë probleme të tyre e jo probleme te të gjithë Kosovës.

Demaçi flet edhe për formimin e qeverisë, thotë se bllokut AAK-LDK-NISMA nuk po iu pritet të shohin se a do të mund të formojnë qeverinë ata, apo koalicioni që ka fituar shumicën e votave në zgjedhje.

“Është një farë rregulli që po thonë këta juristët, unë jurist nuk jam, por po thonë që ata që kanë fituar në zgjedhjet e rregullta që e kanë fituar shumicën e votave, gjoja atyre iu takon që ata ta marrin mandatin për formimin e qeverisë. Si janë votat pastaj, si janë numrat që po thonë e tjera, këto mbetet të shihet, të shikohet a do të ketë mundësi të formohet një qeveri stabile apo nga këta që po pretendojnë që këta duhet ta marrin mandatin meqë i kanë shumicën e votave, këtyre nuk po iu pritet, sepse nëse pala që e ka mandatin sipas rregullave tradicionale, duhet të bëjë përpjekje ta formojë qeverinë, nëse ata nuk mund ta formojnë qeverinë, atëherë ose do të shkohet në zgjedhje të reja, ose do t’i jepet mundësia një mandatari tjetër që ta formojë qeverinë, kjo do të varet si dot veprojëpresidentja, si do të jetë juridikisht më e drejtë”, thotë ai.

E nga seanca e 17 korrikut, Demaçi mbeti i dëshpëruar dhe i zhgënjyer, ku thotë se po bëhet luftë për pushtet, të cilin e quan pushtet që po dëshpëron popullin.

“Më ka dëshpëruar shumë, sepse edhe aty doli në shesh përpjekjet që të imponohetnjë zgjidhje sipas interesave të ngushta, jo duke shikuari interesin, sepse interesi i Kosovës kërkon që ta ketë një qeveri stabile, me një stabilitetit të madhe në mënyrë që të mund të marrë vendime të cilat pritet nga Kosova të marrë vendime, ashtu siç po kërkon Kosova prej nesh. Tash këtu po dominojnë interesa tjera dhe po harrohet interesi i Kosovës, prandaj po bëhet një farë lufte për pushtet, pushtet që shumicën e popullit po e dëshpëron me të drejtë, kështu që po zgjatë kjo farë agonie e pahijshme edhe nuk di se si do të ja bëjnë këta që të mund të dalin prej kësaj situate këtu”, thotë ai.

Në anën tjetër, sa i përket gjykimeve për ish-pjesëtarët e UÇK-së, për Demaçin kjo është e papranueshme. Ai thotë se Evropën e ka përfshirë burokratizmi dhe po bënë gabime të mëdha që janë në kundërshtim me demokracinë dhe mbrojtjen e së vërtetës.

“Unë gjeneralisht mendoj që Evropa e ka gabim, fort gabim e ka që një popull i cili ka qenë i detyruar të luftojë për lirinë e vet, një popull i cili ndaj të cilit janë bërë padrejtësi të mëdha, shtypje të mëdha, vrasje të mëdha masive, bombardime etj, ne nuk kemi shkuar në luftë prej qejfit, ne kemi shkuar në luftë sepse lufta nga Serbia dhe çetnikë, regjimi çetnik na është imponuar, kështu që të insistohet gjoja po kërkojmë fajtor njerëz që kanë shkelur rregullat e luftës nga ana e atyreqë kanë luftuar për lirinë e vet, për lirinë e popullit, kurse i kanë me qindra e qindra të dhëna e argumente që një gjyq i tillë do të duhej të formohej për palën serbe, për çetnikët e Serbisë dhe jo për ne…………ka aq shumë krime të bëra nga çetnikët serb, saqë është e çuditshme se si bota këto krime i harron, merreni me mend ju edhe sot zbulohen vrasjet e tyre, dhe i kanë vra dhe e kanë parë të arsyeshme t’i fshehin krimet e tyre, kjo është krim mbi krimet dhe Evropa sillet në një mënyrë tolerante ndaj këtyre krimeve “, thotë ai.

Sipas tij, formimi i gjykatave të tilla nuk do të jetë produktiv dhe po krijon pakënaqësi të mëdha tek populli.

Madje sipas tij, nuk është në favor të Evropës që të përkrahë një shtet si Serbia që i ka bërë katër luftëra.

“Për palën shqiptare që luftoj për lirinë e vet, që iu imponua lufta, e shohin të arsyeshme që duhet të formohen gjyqe me disa shpifje që i ka bërë Serbia dhe një farë zotri Dick Marty atje, i cili merr para nga Serbia dhe shpif, dhe parlamenti evropian i kalon ato kërkesat e tyre nëpër procedura dhe e turpëron edhe drejtësinëedhe demokracinë e Evropës të cilën ne e them shumë shpesh herë, e kemi nënën e madhe, ne presim prej tyre që të na mbrojnë, jo se duhet të na mbrojë, por sepse kemi të drejtë dhe të na kursejë nga këto farë gjykatash nga këso akuzash të shpifura nga ana e Serbisë”, thotë ai.

Krahas zhvillimeve aktuale politike në vend, Demaçi flet edhe për çështjen e personave të cilët po iu bashkohen konflikteve të lindjes.

Ai mendon se Kosova do të rrezikohej nga radikalizmi vetëm nëse nuk do të ndërmerren masat që të mbyllen burimet të cilat po prodhojnë fanatik të cilët po bëjnë veprime jonjerëzore.

“Kosova nuk rrezikohet, por problemi është që nuk na duhen ne këto, ne dhe miqtë tanë amerikanë e evropian, janë sjellë shumë butë me disa tendenca që na kanë ardhur nga jashtë që këtu të krijohene të prodhohen fanatikë të cilët do të iu shërbejnë fanatikëve që veprojnë e punojnënë shtetet arabe. Këtu ka edhe hoxhallarë që predikojë vetëm për islamizmin e që na e shajnë Nënë Terezën, ka njerëz që e shajnë edhe Skënderbeun që ka edhe pse ka luftuar kundër Turqisë, do të thotë iu është lejuar një mundësi shumë e keqe që këta të ndikojnëtë njerëzit që janë me dije, që lenë të dëshirohet,me një dije shumë të vogël, me njerëz që janë me karaktere labile të cilët mund të ndikohen nga fjalët e njerëzve të ndryshëm”, thotë ai.

E veprimet e Lavdërim Muhaxherit, që së fundi tronditën opinioni kosovar, Demaçi i quan çmenduri që nuk kanë të bëjnë me fenë islame.

Kjo është një çmenduri. Tash nuk ka popull që nuk ka në gjirin e vet edhe njerëz të çmendur të cilët kanë shkalitur dhe humbin orientimin dhe bëjnë punë që nuk janë për njeriun fare, që kjo s’ka punë me traditën fare, por këtu ka punë me mastari edukatën familjare, brenda familjes, ka punë me ndikimet anësore qëbëhen duke dëgjuar fjalë të ndryshme nëpër xhami, jashtë xhamive e të tjera. Ka edhe individë që nuk hezitojnë edhe për para, burimi i të cilave është shumë i dyshimtë, nuk dihet kush po i jep ato para, a po i jep Rusia apo Serbia apo ka po vijnë”, thotë ai.

Demaçi përsëritë që institucionet duhet t’i ndalin burimet e një propagande të gabuar, që siç thotë ai, është anti-islame në esencë.

Sipas tij, shteti i Kosovës duhet të rishikojë qëndrimin që mos të lejojë individë të ndryshëm t’i fryjnë zjarrit që shkakton dëme të mëdha./kosovapress/

Forbes:Kadare duhej ta kishte marrë Nobelin

0

IsmailKadare6-30Në këto kohëra të vështira për blerjen e librit, ku dominojnë thrillerat me gjuhë stereotipe dhe kujtimet e njerëzve të shquar të shkruar nga dikush tjetër, lajmi se, më në fund, është përkthyer në anglisht një roman i vitit 1978, i thjeshtë në subjekt e në zhvillimin e personazheve, nuk ka të ngjarë të ngazëllejë lexuesin e zakonshëm. Fakti që autori i këtij romani është poeti dhe romancieri më i shquar shqiptar mund të jetë më shumë pengesë se ndihmë.

Sidoqoftë, për ata që janë të familjarizuar me emrin e Ismail Kadaresë ose të magjepsur nga vepra e tij, ose për ata shpirtra aventurëkërkues, që iu ngjallin interes zërat e huaj të padëgjuar, “Muzgu i perëndive të stepës” mund të jetë një kënaqësi e vërtetë.

Ky roman enigmatik dhe joshës është një rrëfim fiksional i Kadaresë për kohën kur ishte student për Letërsi Botërore në Institutin e mirënjohur Gorki, në Moskë, në vitin 1958. Kjo “fabrikë intelekti” synonte të indoktrinonte një brez të ri poetësh, romancierësh dhe dramaturgësh që të aderonin dhe të bëheshin “prodhimtarë” të realizmit socialist të sanksionuar nga shteti. Kadare e përçmonte mësimdhënien doktrinare (deri në atë masë, saqë iu zvordh dëshira për të shkruar dhe konsideroi seriozisht braktisjen e letërsisë) dhe narratori anonim që rrëfen në vetën e parë në roman gjithashtu ankohet dhe përqesh pjesëmarrësit trushpëlarë të kësaj doktrine.
Për t’iu shmangur tonit deklamativ, narratori i Kadaresë largohet nga ky mjedis sa më shpesh mundet dhe vendoset në një distancë të sigurt nga profesorët e Partisë Komuniste dhe instruksionit të tyre të mërzitshëm. Duke bërë një gjë të tillë, ai fiton liri vetjake dhe ajo që vjen më pas është thjesht një kremtim i moskokëçarjes rinore.
Ne përgjojmë festat e dehjes dhe mbrëmjet letrare, të cilat shpien në zbulimin se “një njeri mund të ndeshë më shumë mrekulli në një natë të vetme në krahasim me ato që stërgjyshërit e vet antropoidë kanë parë në dhjetëra mijëra vite të evolucionit”. Lexojmë për shëtitje me ski dhe udhëtime drejt daçave, endje të çmendura me tren drejt së panjohurës dhe një kërkim ngulmues, të krisur, për vilën e Mbretit Zog. Një pjesë e pushimeve në shtëpitë e krijimit të shkrimtarëve janë pa gjallëri – me shi të herëpashershëm dhe bilardo në Jaltë, net të bardha të pafundme dhe ping-pong në Rigë – por narratori ynë është krijues, duke sajuar vetë argëtimin e tij (zakonisht në formën e dëfrimeve me vajzat ruse) dhe duke bërë humor me absurditetin që e rrethon.

Kadare e mbush romanin e tij me lloj-lloj personazhesh dytësore. Gjejmë aty teto Katjan, babushka e ftohtë, jobuzëqeshëse ndaj tij, e cila monitoron portinerinë në katin e parë të shtëpisë ku flenë studentët si një rojë pa shprehje në fytyrë; ish-partizanin grek Anteo, që tani pi gjithë kohës; dhe studenten e bukur të Mjekësisë, Lidën, e cila është e lumtur të ketë një të dashur shqiptar, për sa kohë që ai nuk është shkrimtar.

Nuk është për t’u çuditur që asaj nuk i pëlqejnë ata. Shkrimtarët e institutit përshkruhen si një tufë leshkosh e spiunësh mburravecë e servilë. Më të vjetrit prej tyre, që duhej të ishin edhe më të shquarit, ushqejnë paragjykime të vjetra dhe ngjajnë me “qenie të përçudnuara, që i kisha parë të futura nëpër tretësira në ca enë qelqi, në muzeun e Shkencave të Natyrës”. Rekrutët e rinj kanë smira të tmerrshme mes tyre dhe sajojnë gjëma të zeza prapa krahëve. Secili nga ata është mediokër, që ka për qëllim të shkruajë çfarë është udhëzuar të shkruajë. Duke përshkuar qytetin, narratori reflekton për pasaktësinë artistike të tyre. “Pothuajse në asnjë roman sovjetik nuk përshkruhej saktësisht Moska”.

Përkundrazi, përshkrimet e tij për qytetin janë një kritikë e ashpër dhe e hidhur: Sheshi i Kuq është “i shkretë”, muret e shtrira të Kremlinit kanë “diçka të mangët, shurdhane, një mungesë drame”, turmat rrallohen “si gjaku që ngjitet me vështirësi në kokën e njeriut, kur ai e ka trysninë të ulët”.

Romani i Kadaresë është përkthyer në mënyrë të shkëlqyer nga përkthyesi David Bellos, nga një botim i vitit 1998 në frëngjisht, dhe kaq fatmirësisht nuk ngjan si një “telefon i prishur”. Humori i lehtë i Kadaresë, dëshpërimi dhe talljet sarkastike ndaj shkrimtarëve servilë, mbeten të paprekura. Drejt fundit të librit, këto tallje sa vete bëhen një kritikë më e ashpër dhe e hidhur, kur të gjithë shkrimtarët përfshihen në furoren që shpërthen ndaj lajmit se Boris Pasternak paskësh fituar Çmimin Nobel. Ndërsa natë e ditë nga transmetimi i radios dëgjohen mallkime të njëpasnjëshme për Pasternakun, shpalosen ngjyrat e vërteta të tyre. Heroi i Kadaresë vetëm sa ndalon për një çast dhe mendon si i mpirë se “një e gjashta e dheut ndodhet nën sharje”.

Joshja kryesore e romanit të Kadaresë është mospranimi i tij për të luajtur lojën për të cilën është përzgjedhur që të luajë dhe kafshimi i dorës autoritare që e ushqen. Një kënaqësi tjetër mund të përjetohet ndërsa ndjek pranëvënien mendjemprehtë të baladave të lashta shqiptare me arratitë e tij reale dhe sureale. Folklori ballkanas përshkon shumë nga poemat dhe romanet e Kadaresë, veçanërisht “Kush e solli Doruntinën” (2011), por këtu autori e përdor folklorin për një efekt të epërm, për të shpuar tejpërtej artificet e kulturës letrare sovjetike.

Një roman i hershëm, vende-vende disi bazik, “Muzgu i perëndive të stepës” shënjohet, sidoqoftë, nga madhështia dhe është një shtesë e mirëpritur e veprës së Kadaresë. Ai e ka marrë tashmë çmimin Man Booker International. Nëse drejtësia ekziston, ai do të kthehet dikur në Europën Veriore për të kaluar nga pretendent i përjetshëm i Nobelit në një fitues që duhej ta kishte marrë me kohë këtë çmim./Malcolm Forbes/

Izraeli duhet të dëgjojë

0

Izraelit dhe HamasitHamasi ka qeverisur Gazën që nga viti 2007 dhe nuk ka shumë për t’u admiruar. Partia islamike është e ashpër, mendjengushtë dhe jotolerante ndaj kundërshtimeve. Statuti i saj është antisemit. Ajo lëshon raketa drejt territorit izraelit dhe ndërton tunele poshtë tij, për të vrarë apo rrëmbyer ushtarë izraelitë. E di që sulmet izraelitë që provokon do të vrasin me civilë qindra palestinëzë, gjë që do të sigurojë simpati përreth botës. Gjithashtu, është më e dobët nga sa ka qenë, pasi tani po e humbet betejën ushtarake ndaj Izraelit.

Ndryshe nga ajo, Izraeli është shteti më i suksesshëm në Lindjen e Mesme. Është demokracia e vërtetë e rajonit – një nyjë shpikjesh, sipërmarrjesh dhe kreativiteti. Izraeli ka një avantazh të madh ushtarak në luftën e Gazës. Shumica e popullit të tij është e bashkuar në mbështetje të ushtarëve të vet dhe ka gjithashtu mbështetjen e palëkundur të Kongresit të SHBA. Megjithatë, ndonëse Izraeli po fiton betejën, ai po has vështirësi të mëdha në luftën për opinionin botëror.
Kjo ka rëndësi, sepse Izraeli është një vend tregtar kozmopolit, që sheh nga aleati i vet amerikan për sigurinë, por edhe sepse Izraeli duhet të dëgjojë disa prej atyre që thonë kritikët e tij.
Një gjeneratë më parë, Izraeli kishte avantazh sa i përket argumenteve kundër Organizatës për Çlirimin e Palestinës të Jaser Arafatit, në shumë drejtime më pak e ligë se sa Hamasi. Të rinjtë europianë i kalonin vitet pas shkollës me kibutzimin. Bota perëndimore brohoriste kur komandot izraelitë shpëtuan pengjet hebrenj nga terminali i aeroportit Entebbe të Ugandës, në vitin 1976.

Por, teksa pushtimi i territorit palestinez ka vazhduar, simpatia ka avulluar. Në një sondazh të publikuar në qershor, përpara shkatërrimit të Gazës, qytetarët e 23 vendeve e vendosën peshoren e atyre që mendonin nëse Izraeli ishte i mirë apo i keq në minus 25%, duke e renditur poshtë Rusisë, dhe duke lënë pas vetëm Korenë e Veriut, Pakistanin dhe Iranin.
Një numër në rritje europianësh e quajnë Izraelin racist. Edhe në Amerikë, ku një shumicë solide mbështet Izraelin, përqindja e atyre që mendojnë se veprimet e tij kundër palestinezëve janë të pajustifikuar është rritur me 5 pikë që nga viti 2002, duke shkuar në 39%. Mes 18-29 vjeçarëve, Izraeli mbështetet vetëm nga një e katërta.

Shumë izraelitë, dhe mbështetësit më të thekur të tyre në Kongres, shohin konfliktin e sotëm si kulmin e një procesi të gjatë demonizimi, standardesh të dyfishta dhe delegjitimimi. Kanë të drejtë. Ta matësh një vend me standarde të larta, siç bëjnë kritikët e Izraelit, mund të jetë kompliment – megjithatë kundër Izraelit, moraliteti shpesh përdoret si shkop. Kritika më e shpeshtë, se Izraeli është një apartejd, injoron faktin që pakicat e Izraelit, si Druzët, Arabët dhe Bahaisët mbrohen prej gjykatave të pavarura të vendit – përfshirë edhe Gjykata e Lartë, e cila ka madje edhe një gjykatës arabo-izraelit.

Fushata e “BDS” për të vendosur bojkotin, nxitur largimin e investimeve dhe miratuar sanksione, jo vetëm bën thirrje për t’i dhënë fund pushtimit të Bregut Perëndimor dhe për të drejta të barabarta, por edhe për të drejtën e rikthimit të të gjithë refugjatëve palestinezë – me fjalë të tjera, për dobësimin e Izraelit si një atdhe i hebrenjve. Protestat në Francë kundër luftimeve në Gazë shkaktuan sulme kundër sinagogave dhe bizneseve me pronarë hebrenj.
Nuk është habi që shumë izraelitë mendojnë se bota është kundër tyre, dhe shpesh herë besojnë që kriticizmi ndaj Izraelit është një maskë për antipatinë ndaj hebrenjve. Por, do të bënin gabim t’i injoronin tërësisht. Kjo, pjesërisht sepse opinioni publik ka shumë rëndësi. Për një komb tregtar i ngritur mbi idenë e lirisë, delegjitimimi është, sipas fjalëve të një thinj-tank izraelit, “një rrezik strategjik”.

Por, duhet t’i dëgjojë, edhe sepse një pjesë e kritikave nga jashtë janë të drejta.

Dëgjojini
Kjo fillon me shkallën e dhunës në Gazë. 1400 palestinezë kanë vdekur në javët e fundit, krahasuar me 56 ushtarë izraelitë dhe katër civilë. Edhe po të marrim parasysh brutalitetin e Hamasit, asnjë demokraci nuk duhet të jetë e lumtur me një strategji ushtarake që rezulton në vdekjen e kaq shumë fëmijëve (për të mos folur për deklaratën e ambasadorit izraelit në Uashington, që tha se ushtarët e Izraelit meritojnë Çmimin Nobel për Paqen). Shkatërrimi po bën që mbështetja të zhvendoset drejt Hamasit, dhe po largohet nga palestinezët e moderuar që janë shansi më i mirë i Izraelit për të arritur paqen.

Por më shumë se kjo, Izraeli duhet të dëgjojë atë që thonë kritikët e tij në lidhje me nevojën për një zgjidhje me dy shtete, e cila mbetet e vetmja që mund të funksionojë. Koha nuk është në anën e Izraelit.

Palestinezët mund të jenë që tani më shumë se izraelitët në tokat që ndajnë. Pa dy shtete, izraelitët dhe palestinezët do të mbeten me një shtet që i përfshin të dy. Rreziku për Izraelin është ose një pushtim i përhershëm që armiqëson gjithnjë e më shumë palestinezët, ose një demokraci ku hebrenjtë janë pakicë. Asnjëra nuk do të ishte mëmëdheu i hebrenjve, me të drejta të barabarta, siç e kishin për qëllim baballarët e kombit.

Sekretari i Shtetit i SHBA, John Kerry, ka bërë një përpjekje shumë të madhe për të arritur paqen mes izraelitëve dhe palestinezëve, përgjatë linjës së dy shteteve dhe dy popujve. Kur bisedimet u ndërprenë pak muaj më parë, ai fajësoi lobin e kolonëve të Izraelit. Kjo gjë i zemëroi izraelitët e krahut të djathtë. Dhe tani, talljes i është bashkuar edhe e majta sepse ai propozoi një armëpushim në Gazë, që izraelitët menduan se favorizonte Hamasin. Por Kerry ka të drejtë. Nëse Izraeli vazhdon të ndërtojë vendbanime në territoret e pushtuar, ai do të ishte duke rrëmbyer tokë që do i përkiste një shteti të pavarur palestinez, duke e bërë paqen më të vështirë për t’u arritur.

E njëjta gjë vlen për atë që duket se është strategjia e Izraelit ndaj Gazës dhe Bregut Perëndimor.
Pasi ka krijuar një burg gjigant të hapur në Gazë, Izraeli mbetet i angazhuar për një bllokadë që frenon Hamasin – por që nga ana tjetër garanton rritjen e zemërimit të gjithnjë e më shumë palestinezëve. Në lidhje me Bregun Perëndimor, kryeministri Netanjahu ka bërë hapa prapa: ai ka thënë se Izraeli nuk mund të heqë dorë nga kontrolli i Bregut Perëndimor, prej frikës së sulmeve nga islamikët. Kjo nënkupton një qëllim për ta konsoliduar pushtimin, pra duke prerë shpresën nga palestinezët e moderuar.

Edhe Bregu Perëndimor ka gjasa të shpërthejë, me tik-takun e orës demografike. Pavarësisht gjithë gjakut që është derdhur dhe mjerimit që është shkaktuar në Gazë, Netanjahu do të ketë shumë shpejt një shans për të treguar se i ka dëgjuar kritikët. Pasi ka fituar betejën e tij, ai mund të rikthehet në tryezën e negociatave, këtë herë me një ofertë të sinqertë për paqen. Çdo mik i mirë i Izraelit duhet ta shtyjë të veprojë në këtë mënyrë.
(The Economist)

Studentët e mjekësisë do të protestojnë para rektoratit

0

UP-rektoratiStudentët e Departamentit të Mjekësisë, nesër do të bëjnë të ditur se kur do të protestojnë para rektoratit të Universitetit të Prishtinës. Protesta do tw organizohet në shenjë pakënaqësie ndaj padrejtësisë së ushtruar ndaj studentëve në provimin pranues.

Sipas njoftimit të Këshilli Organizativ i Departamentit të Mjekësisë, pranë Universitetit të Prishtinës, nesër në një konferencë për media, ata do të prononcohet lidhur me paralajmërimin për organizimin e një proteste.

“Protesta organizohet në shenjë pakënaqësie ndaj padrejtësisë së ushtruar ndaj studentëve në provimin pranues, me ç’rast për shkak të gabimit teknik nga ana e Universitetit, mbi 50 studentë kanë mbetur pa u pranuar.

Ragip Begaj: I kursyem 100 mijë euro

0

RagipBegaj-kryetariMalishevesKomuna e Malishevës, ka arritur të kursejë 100 mijë në gjashtë mujorin e parë të këtij viti. Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj thotë se ky kursim i parasë së taksapaguesve të qytetarëve, është arritur si rezultat i uljes së shpenzimeve në derivate dhe shërbime të tjera të Komunës.

“Për gjashtë muaj të këtij viti kemi arritur të kursejmë 100 mijë euro”, tregon Begaj për “PrizrenPress”.

Ai thotë se ky kursim i parasë së qytetarëve tregon se qeveria komunale e Malishevës nuk është e llukësit, por e punës.

“ Për gjashtë muaj kemi realizuar shumë projekte të mbetura në gjysmë nga qeveria e kaluar dhe shumë projekte të reja”.

Begaj vlerëson të suksesshme punën që është bërë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Sipas tij, për gjashtë muaj janë ndërtuar shumë shkolla, rrugë, kanalizime dhe ujësjellës.

“Kemi ndërtuar shkolla, rrugë dhe kanalizime. Disa projekte kanë përfunduar, kurse disa janë në ndërtim e sipër”.

Ai tregon se përveç ndërtimeve të shumta, Komuna e Malishevës në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka arritur të rrisë edhe të hyrat buxhetore.

“Kemi rritje të të hyrave edhe pse e kemi hequr taksën për biznese”, shprehet ai.
Kryetari Begaj premton se edhe në periudhën e dytë të këtij viti, do të vazhdohet të punohet në përmasimin e jetës së qytetarëve të Malishevës.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë. Kemi shumë projekte të tjera që do të konkretizohen në periudhën e dytë të këtij viti”,premton Begaj./PrizrenPress.com/

‘Shote Galica’ dhe ‘Bijtë e Sefë Mleqanit’ triumfojnë në ‘Oda e Llapushës’

0

Oda e Llapushes-festivalMbrëmë në orët e vona, ka përfunduar festivali mbarëkombëtar folklorik “Oda e Llapushës”, i organizuar nga Komuna e Malishevës, përkatësisht drejtoria për Kulturë, rini dhe Sport, festival i cili është mbajtur në kuadër të shënimit të Ditëve të Mërgatës. Fitues të këij festivali, ishin SHKA “Shote Galica” nga Drenasi dhe “Bijtë e Sefë Mleqanit” nga Mleqani i Malishevës.

“Këto dy ditë Malisheva pas gjithë atyre sakrificave e flijimeve sublime e krenare ka festë, ka festën e folklorit burimorë që çdo herë jehoi me bukurinë dhe melodinë e tij në këtë trevë. Ju të gjithë pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, nga Lugina e Preshevës e nga Diaspora që çdo herë kontribuoni shumë na zbukuruat qytetin tonë, dhatë dritë me zërin tuaj të bukur e me vallet e mrekullueshme edhe atëherë kur dritat elektrike nuk na punonin mirë”, tha mes tjerash në fjalën e hapjes së natës finale, drejtoresha për kulturë, rini dhe sport, Blerta Krasniqi, e cila i falënderoi të gjithë për kontributin e dhënë në mbajtjen e festivalit.

Pas paraqitjes në dy netët e festivalit, juria profesionale në përbërje nga prof.Dr. Adem Zejnullahu, prof.Dr. Mehmet Rukiqi dhe Sami Piraj, i kanë vlerësuar rapsodët dhe grupet.

Vendi i parë dhe çmimi kryesor i festivalit “Sali e Feriz Krasniqi”, ju nda SHKA “Shote Galica” nga Drenasi dhe rapsodëve “Bijtë e Sefë Mleqanit” nga Mleqani. Vendi i dytë ju nda “Vëllezrve Kryeziu” nga Mleqani dhe vendi i tretë ju nda rapsodëve Bajram Baja me grupin nga Banja dhe Sylë Nishorit nga Theranda.

Çmimi i “Veterani i folklorit” ju nda rapsodit Sejdi Morina, ndërsa çmimi “Beqir Gashi”, për debutuesit më të mirë ju nda Pëllumb Gashit nga Drenasi dhe çmimi i karrierës ju nda rapsodit Ali Krasniqi.

Çmimin kryesor “Sali e Feriz Krasniqi” e ka ndarë, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Ky festival, do të jetë tradicional./PrizrenPress.com/

“Blloku”: I gëzohem autostradës së dytë që do ta ndërtojë Bechtel’i

0

ramushi, limaj  mustafa

( E plotësuar) “Koalicioni LAN i gëzohet autostradës për Shkup dhe do të përkrahë këtë projekt Koalicioni LDK-AAK-NISMA mohon të ketë përmendur ndonjë projekt të veçantë për rishikim, siç është raportuar në media të caktuara”, thuhet në komunikatën e tyre.

Koalicioni LAN i gëzohet autostradës për Shkup dhe do të përkrahë këtë projekt.

Megjithatë, insistojmë në ndaljen e marrjes se vazhdueshme të vendimeve të qeverisë në largim, të cilat po e dëmtojnë vendin. –

 

‘Blloku’: Do të rishikohen dhe anulohen vendimet e qeverisë në largim

Koalicioni i bllokut opozitar, LDK-AAK-NISMA, përmes një kumtese të lëshuar sot në mëngjes, ka thënë se të gjitha vendimet e fundit të qeverisë në largim do të jenë subjekt i rishikimit dhe anulimit, kur ata të krijojnë qeverinë.

“Koalicioni LDK-AAK-NISMA edhe njëherë shprehë shqetësimin për vendimet që qeveria në largim vazhdon t’i marrë. Këto vendime janë të dëmshme dhe të çuditshme, dhe të gjitha do të jenë subjekt i rishikimit dhe anulimit”, thuhet në komunikatën e koalicionit LDK-AAK-NISMA, pa dhënë ndonjë detaj se për cilat vendime të Qeverisë bëhet fjalë.

Qyteti i fshehur i gravuar në shkëmb në Turqi

0

Turqi-qyteti i gravuarSot ndoshta duket jopraktik, por njëherë, ky qytet ka qenë një vend ideal për mbrojtje nga kushtet meteorologjike dhe sulmet e vazhdueshme të armiqve.

Manazan është qytet që ka prejardhjen nga koha e Perandorisë Bizantine. Gjendet në Turqi. I gravuar në një shkëmb në mes të Anatolisë, Manazan është qytet i vendosur në 5 kate në gjerësi prej 3 kilometrave.

 

Turqi-qyteti i gravuar3Ai ka funksionuar për një shekull. Në shkëmbin janë gravuar shtëpi, kisha, madje edhe varreza. Të gjitha këto janë lidhur me tunel.

Qyteti nuk është i populluar tani, por banorët e rrethinës i përdorin zbrazëtirat për ët ruajtur ushqim. Në ndërkohë, ky qytet i mëparshëm tërheq turistë nga tërë bota.

Turqi-qyteti i gravuar2Turqi-qyteti i gravuar1