15.8 C
Prizren
E shtunë, 1 Prill, 2023

Ragip Begaj: I kursyem 100 mijë euro

RagipBegaj-kryetariMalishevesKomuna e Malishevës, ka arritur të kursejë 100 mijë në gjashtë mujorin e parë të këtij viti. Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj thotë se ky kursim i parasë së taksapaguesve të qytetarëve, është arritur si rezultat i uljes së shpenzimeve në derivate dhe shërbime të tjera të Komunës.

“Për gjashtë muaj të këtij viti kemi arritur të kursejmë 100 mijë euro”, tregon Begaj për “PrizrenPress”.

Ai thotë se ky kursim i parasë së qytetarëve tregon se qeveria komunale e Malishevës nuk është e llukësit, por e punës.

“ Për gjashtë muaj kemi realizuar shumë projekte të mbetura në gjysmë nga qeveria e kaluar dhe shumë projekte të reja”.

Begaj vlerëson të suksesshme punën që është bërë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Sipas tij, për gjashtë muaj janë ndërtuar shumë shkolla, rrugë, kanalizime dhe ujësjellës.

“Kemi ndërtuar shkolla, rrugë dhe kanalizime. Disa projekte kanë përfunduar, kurse disa janë në ndërtim e sipër”.

Ai tregon se përveç ndërtimeve të shumta, Komuna e Malishevës në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka arritur të rrisë edhe të hyrat buxhetore.

“Kemi rritje të të hyrave edhe pse e kemi hequr taksën për biznese”, shprehet ai.
Kryetari Begaj premton se edhe në periudhën e dytë të këtij viti, do të vazhdohet të punohet në përmasimin e jetës së qytetarëve të Malishevës.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë. Kemi shumë projekte të tjera që do të konkretizohen në periudhën e dytë të këtij viti”,premton Begaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

24 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Masakra në Pastasellë të Komunës së Rahovecit është një nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës së Kosovës...

Pajtimi dramatik i Wanda Narës me Mauro Icardi!

Mauro Icardi u kthye në Turqi dhe e bëri këtë pa shoqërinë e Wanda Nara. Por kjo nuk do të thotë se ata kanë...

Lajmet e Fundit