11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Izraeli duhet të dëgjojë

Izraelit dhe HamasitHamasi ka qeverisur Gazën që nga viti 2007 dhe nuk ka shumë për t’u admiruar. Partia islamike është e ashpër, mendjengushtë dhe jotolerante ndaj kundërshtimeve. Statuti i saj është antisemit. Ajo lëshon raketa drejt territorit izraelit dhe ndërton tunele poshtë tij, për të vrarë apo rrëmbyer ushtarë izraelitë. E di që sulmet izraelitë që provokon do të vrasin me civilë qindra palestinëzë, gjë që do të sigurojë simpati përreth botës. Gjithashtu, është më e dobët nga sa ka qenë, pasi tani po e humbet betejën ushtarake ndaj Izraelit.

Ndryshe nga ajo, Izraeli është shteti më i suksesshëm në Lindjen e Mesme. Është demokracia e vërtetë e rajonit – një nyjë shpikjesh, sipërmarrjesh dhe kreativiteti. Izraeli ka një avantazh të madh ushtarak në luftën e Gazës. Shumica e popullit të tij është e bashkuar në mbështetje të ushtarëve të vet dhe ka gjithashtu mbështetjen e palëkundur të Kongresit të SHBA. Megjithatë, ndonëse Izraeli po fiton betejën, ai po has vështirësi të mëdha në luftën për opinionin botëror.
Kjo ka rëndësi, sepse Izraeli është një vend tregtar kozmopolit, që sheh nga aleati i vet amerikan për sigurinë, por edhe sepse Izraeli duhet të dëgjojë disa prej atyre që thonë kritikët e tij.
Një gjeneratë më parë, Izraeli kishte avantazh sa i përket argumenteve kundër Organizatës për Çlirimin e Palestinës të Jaser Arafatit, në shumë drejtime më pak e ligë se sa Hamasi. Të rinjtë europianë i kalonin vitet pas shkollës me kibutzimin. Bota perëndimore brohoriste kur komandot izraelitë shpëtuan pengjet hebrenj nga terminali i aeroportit Entebbe të Ugandës, në vitin 1976.

Por, teksa pushtimi i territorit palestinez ka vazhduar, simpatia ka avulluar. Në një sondazh të publikuar në qershor, përpara shkatërrimit të Gazës, qytetarët e 23 vendeve e vendosën peshoren e atyre që mendonin nëse Izraeli ishte i mirë apo i keq në minus 25%, duke e renditur poshtë Rusisë, dhe duke lënë pas vetëm Korenë e Veriut, Pakistanin dhe Iranin.
Një numër në rritje europianësh e quajnë Izraelin racist. Edhe në Amerikë, ku një shumicë solide mbështet Izraelin, përqindja e atyre që mendojnë se veprimet e tij kundër palestinezëve janë të pajustifikuar është rritur me 5 pikë që nga viti 2002, duke shkuar në 39%. Mes 18-29 vjeçarëve, Izraeli mbështetet vetëm nga një e katërta.

Shumë izraelitë, dhe mbështetësit më të thekur të tyre në Kongres, shohin konfliktin e sotëm si kulmin e një procesi të gjatë demonizimi, standardesh të dyfishta dhe delegjitimimi. Kanë të drejtë. Ta matësh një vend me standarde të larta, siç bëjnë kritikët e Izraelit, mund të jetë kompliment – megjithatë kundër Izraelit, moraliteti shpesh përdoret si shkop. Kritika më e shpeshtë, se Izraeli është një apartejd, injoron faktin që pakicat e Izraelit, si Druzët, Arabët dhe Bahaisët mbrohen prej gjykatave të pavarura të vendit – përfshirë edhe Gjykata e Lartë, e cila ka madje edhe një gjykatës arabo-izraelit.

Fushata e “BDS” për të vendosur bojkotin, nxitur largimin e investimeve dhe miratuar sanksione, jo vetëm bën thirrje për t’i dhënë fund pushtimit të Bregut Perëndimor dhe për të drejta të barabarta, por edhe për të drejtën e rikthimit të të gjithë refugjatëve palestinezë – me fjalë të tjera, për dobësimin e Izraelit si një atdhe i hebrenjve. Protestat në Francë kundër luftimeve në Gazë shkaktuan sulme kundër sinagogave dhe bizneseve me pronarë hebrenj.
Nuk është habi që shumë izraelitë mendojnë se bota është kundër tyre, dhe shpesh herë besojnë që kriticizmi ndaj Izraelit është një maskë për antipatinë ndaj hebrenjve. Por, do të bënin gabim t’i injoronin tërësisht. Kjo, pjesërisht sepse opinioni publik ka shumë rëndësi. Për një komb tregtar i ngritur mbi idenë e lirisë, delegjitimimi është, sipas fjalëve të një thinj-tank izraelit, “një rrezik strategjik”.

Por, duhet t’i dëgjojë, edhe sepse një pjesë e kritikave nga jashtë janë të drejta.

Dëgjojini
Kjo fillon me shkallën e dhunës në Gazë. 1400 palestinezë kanë vdekur në javët e fundit, krahasuar me 56 ushtarë izraelitë dhe katër civilë. Edhe po të marrim parasysh brutalitetin e Hamasit, asnjë demokraci nuk duhet të jetë e lumtur me një strategji ushtarake që rezulton në vdekjen e kaq shumë fëmijëve (për të mos folur për deklaratën e ambasadorit izraelit në Uashington, që tha se ushtarët e Izraelit meritojnë Çmimin Nobel për Paqen). Shkatërrimi po bën që mbështetja të zhvendoset drejt Hamasit, dhe po largohet nga palestinezët e moderuar që janë shansi më i mirë i Izraelit për të arritur paqen.

Por më shumë se kjo, Izraeli duhet të dëgjojë atë që thonë kritikët e tij në lidhje me nevojën për një zgjidhje me dy shtete, e cila mbetet e vetmja që mund të funksionojë. Koha nuk është në anën e Izraelit.

Palestinezët mund të jenë që tani më shumë se izraelitët në tokat që ndajnë. Pa dy shtete, izraelitët dhe palestinezët do të mbeten me një shtet që i përfshin të dy. Rreziku për Izraelin është ose një pushtim i përhershëm që armiqëson gjithnjë e më shumë palestinezët, ose një demokraci ku hebrenjtë janë pakicë. Asnjëra nuk do të ishte mëmëdheu i hebrenjve, me të drejta të barabarta, siç e kishin për qëllim baballarët e kombit.

Sekretari i Shtetit i SHBA, John Kerry, ka bërë një përpjekje shumë të madhe për të arritur paqen mes izraelitëve dhe palestinezëve, përgjatë linjës së dy shteteve dhe dy popujve. Kur bisedimet u ndërprenë pak muaj më parë, ai fajësoi lobin e kolonëve të Izraelit. Kjo gjë i zemëroi izraelitët e krahut të djathtë. Dhe tani, talljes i është bashkuar edhe e majta sepse ai propozoi një armëpushim në Gazë, që izraelitët menduan se favorizonte Hamasin. Por Kerry ka të drejtë. Nëse Izraeli vazhdon të ndërtojë vendbanime në territoret e pushtuar, ai do të ishte duke rrëmbyer tokë që do i përkiste një shteti të pavarur palestinez, duke e bërë paqen më të vështirë për t’u arritur.

E njëjta gjë vlen për atë që duket se është strategjia e Izraelit ndaj Gazës dhe Bregut Perëndimor.
Pasi ka krijuar një burg gjigant të hapur në Gazë, Izraeli mbetet i angazhuar për një bllokadë që frenon Hamasin – por që nga ana tjetër garanton rritjen e zemërimit të gjithnjë e më shumë palestinezëve. Në lidhje me Bregun Perëndimor, kryeministri Netanjahu ka bërë hapa prapa: ai ka thënë se Izraeli nuk mund të heqë dorë nga kontrolli i Bregut Perëndimor, prej frikës së sulmeve nga islamikët. Kjo nënkupton një qëllim për ta konsoliduar pushtimin, pra duke prerë shpresën nga palestinezët e moderuar.

Edhe Bregu Perëndimor ka gjasa të shpërthejë, me tik-takun e orës demografike. Pavarësisht gjithë gjakut që është derdhur dhe mjerimit që është shkaktuar në Gazë, Netanjahu do të ketë shumë shpejt një shans për të treguar se i ka dëgjuar kritikët. Pasi ka fituar betejën e tij, ai mund të rikthehet në tryezën e negociatave, këtë herë me një ofertë të sinqertë për paqen. Çdo mik i mirë i Izraelit duhet ta shtyjë të veprojë në këtë mënyrë.
(The Economist)

Më Shumë

Djali i Ancelottit nuk i fsheh ambiciet: Dua të bëhem trajner i Realit

Nga Carlo Ancelotti te Davide Ancelotti, te Reali mund të ketë një rokadë baba-bir për sa i përket stolit të ekipit të bardhë. Por...

Kirurgu i Spitalit të Prizrenit, Zgjim Berisha aderon në Vetëvendosje

Kirurgu i Spitalit Regjional të Prizrenit, Dr. Zgjim Berisha ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje në Prizren. “Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren çdo ditë e...

Lajmet e Fundit