-0.2 C
Prizren
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Lladrovci i ngarkuar me punë në Ambasadën në Tiranë

Ramiz LladrovciIsh-deputeti i PDK-së, Ramiz Lladrovci, ka konfirmuar se nga 25 korriku është emëruar i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë.

Lladrovci ka thënë se nuk mund të ngjitet në nivelin e ambasadorit të Republikës pa u funksionalizuar Parlamenti dhe Komisioni për Politikë të Jashtme, i cili interviston kandidatët për ambasador dhe i rekomandon emrat te Presidentja për dekretim.

“Prej datës 25 korrik jam i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri. Prej kësaj date e kam kartën diplomatike të lëshuar nga Republika e Shqipërisë”, ka thënë Lladrovci, për Express.

Ky ish-deputet i PDK-së ka thënë se pavarësisht se kush do të jetë në krye të Qeverisë do të respektojë vendimet e tyre.

“Ministri i Jashtëm, në marrëveshje me Kryeministrin dhe me Presidenten, në çdo moment mund të heqin ose dërgojnë një ambasador prej shtete për ndonjë arsye”, ka shtuar ai.

Ramiz Lladrovci deri në vitin 2008 ka qenë pjesë e Kryesisë së AAK-së, derisa më vonë i është bashkuar PDK-së.

Në zgjedhjet e fundit pasi ishte futur fillimisht në listën e PDK-së për deputet, Llavdrovci ishte larguar në konsultim me Kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi. /Express/

Më Shumë

Kurti: Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar drejtësi për të vrarët gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kurti ka theksuar se Serbia duhet të...

Më 18 prill nis rigjykimi ndaj deputetes Vrenezi dhe të tjerëve, akuzohen për korrupsion në rastin “Abi Çarshia”

Më 18 prill të këtij viti, pritet të fillojë rigjykimi  ndaj deputetes Jetmire Vrenezi, ish- drejtorit të Inspektoratit Islam Thaqit, Egzonë Morina-Thaqi, Arian Taraku...

Lajmet e Fundit