32 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025
Home Blog Page 7745

Rita Ora e zhveshur e shikon Los Angelesin

0

Rita Ora e zhveshur-Los AngelesKëngëtarja Rita Ora është zhveshur në majën e një ndërtese derisa Daily Mail shkruan se ajo e ka bërë si reagim-kopje ndaj Miley Cyrus e cila bëri të njëjtën gjë para pak kohësh.

Në koleksionin e fotografive është i pranishëm edhe vëllau i këngëtares me orgjinë kosovare Doni.

Gashi: Koalicioni i ka numrat, s’i duhet PDK-ja

0

ArbenGashi-LDKDeputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se koalicioni LDK- AAK- Nisma do ta krijojnë qeverinë mjaft stabile dhe pa kurrfarë problemi. Ai ka thënë se

“Teknikisht koalicioni edhe pa votat e Lëvzijes Vetëvendosje i ka numrat për krijimin e qeverisë”, ka thënë Gashi për Gazetën Blic.

Sipas Gashit, edhe në rastet kur kërkohet shumica prej 2/3, si për çështjen e themelimit të Gjykatës Speciale, atëherë duhet që këtë ta votoj edhe PDK, pa qenë fare pjesë e qeverisë, sepse është zotuar për diçka të tillë.

Vdiq Maestro i Rock-ut, Dick Wagner

0

Dick WagnerGitaristi i muzikës rock, Dick Wagner, performancat e të cilit janë të pranishme në albumet e Alice Cooper, Lou Reed, Kiss dhe Aerosmith, gjatë viteve të 70-ta, ka vdekur në moshën 71 vjeçare në Arizona të SHBA-ve.

Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar për Reuters nga menaxheri i Wagner.

Muzikanti me origjinë nga Miçigeni, është konsideruar nga fansat si “Maestro i Rokut”.

Gjatë viteve të fundit ai ka vuajtur nga disa probleme shëndetësore, përfshirë edhe dy sulme në zemër dhe një infarkt.

Selimi: Qeveria ndërtohet pa PDK-në, Thaçi shkon në opozitë

0

Fitim Selimi-NISMAEdhe Partia e Fatmir Limajt i ka kthyer përgjigje negative kërkesës publike së PDK’së për një qeveri gjithëpërfshirëse. Zyrtari i NISMËS, Fitim Selimi thotë se Qeveria e ardhshme ndërtohet nga koalicioni paszgjedhor derisa PDK do të mbetet në opozitë.

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Fitim Selimi ka thënë se koalicioni paszgjedhor do ta formojë Qeverinë e Kosovës ndërsa Partia Demokratike do të mbetet në opozitë.

Ai ka thënë se opsioni i PDK’së për një Qeveri gjithëpërfshirëse është lansuar si mundësi e fundit që Hashim Thaçi të mbetet në pushtet.

Por, ai thotë se partia që ka udhëhequr në shtatë vite me Kosovën do të mbetet në opozitë.

“Opsioni i NISMËS për Qeveri gjithëpërfshirëse nuk është sepse ne e kemi shprehur distancimin tonë me keqqeverisjen e PDK’së. Ndryshimin e shohim përmes koalicionit të krijuar pas zgjedhjeve”, ka thënë Selimi, për Express.

Ky zyrtar i NISMËS thotë se Thaçi do të shkojë në opozitë sepse e ka degraduar PDK’në.

“PDK duhet të dijë se me çrregullime partiake, me degradim të kuadrove tash ata po e paguajnë këtë çmim. Ky çmim duhet të shkojë deri në fund dhe PDK të mbetet në opozitë. Ne kemi një pjesë të mirë të shokëve tonë në PDK, mirëpo, ata e kanë rendin të dalin në opozitë”, ka thënë ai.

‘The Guardian’: DokuFest mbahet në qytetin mesjetar të Prizrenit

0

Doku-Fest-Kosovo09Kosova është e njohur më shumë për konfliktin sesa kulturën, por në një festival filmi në qytetin më të bukur vendit, në Prizren. Kim Willis nga e përditshmja e njohur angleze “TheGuardian” konstaton se mbrëmja e organizuar dhe përzierja e arteve kanë pasur efekt të madh. Wills ka shkruar një reportazh të gjerë festivalit më të madh të filmit në Kosovë, “Dokufest”.

DokuFesti mbahet në qytetin mesjetar të Prizrenit

Është ora 22:00 në një mbrëmje të qetë të mbuluar me dritën e hënës dhe 200 palë sy kanë ngulitur sytë në një ekran të kinemasë të vendosur në brigjet e një lumi. Në anën tjetër, gjendej një kështjellë e ndriçuar që qëndronte në mënyrë madhështore në shpatin e kodrës, kurse një audiencë tjetër ishte e mahnitur nga imazhet e projektuara në muret e lashta të saj. Më tej, përgjatë trotuareve të shëtitores të mbushur me kafene mund të dëgjohen lëvizjet me kërcëllima, ndërsa thirrja për namaz bën jehonë nga xhamitë e kohës osmane.

Duket një ndjejnë romantike, paqësore. Por është edhe ana tjetër kurioze. Gjëja e parë, filmi në program nuk është një krijim nga Hollywood-i, por një dokumentar “Dirty Wars”, një pjesë e vështirë e reportazhit në lidhje me aksionet e SHBA-ve kundër-terrorizmit në Jemen. Kjo është Kosova, një vend që ka përjetuar para 15 viteve më shumë konflikte sesa shumica e popujve të Evropës ndër breza.

Festivali i përvjetshëm i filmit dokumentar në qytetin mesjetar të Prizrenit, buzë maleve të Sharrit, sjell në pah trajtimin e çështjeve të mprehta. Drejtori kreativ i festivalit, Veton Nurkollari, thotë: “Unë gjithmonë dua të sfidojë audiencën, që ndonjëherë kjo do të thotë, duke i përkujtuar ata se sa e tmerrshme është lufta. Sepse në qoftë se njerëzit harrojnë, ajo mund të ndodhë përsëri”.

Festivali është tani në vitin e tij të 13-të dhe janë shitur 10.000 bileta për 250 filma që do të shfaqen në nëntë mjedise gjatë një jave. Reputacioni në rritje i këtij festivali tërheq krijues të filmave nga e gjithë bota. Për shkak se festivali përmbledh kryesisht filma të titruar në gjuhën angleze, rreth një e katërta e vizitorëve të festivalit janë ndërkombëtar.

Prizreni nuk ka pasur kinema funksionale që nga vitet e para luftës. Kështu që organizatorët e festivalit duhej të improvizonin, duke sajuar teatro të filmave, duke vendosur ekranet në një shumëllojshmëri të sipërfaqeve të pazakonta, që nga muret e kështjellës bizantine e deri te hapësirat e brendshme të një hamami turk.

Prizreni i vlerësuar si qytet më i bukur se kryeqyteti kosovar Prishtina, gjendet në jug të vendit afër kufijve shqiptarë dhe maqedonas, ku ka rrugë të shtruara me kalldrëm dredha-dredha përreth xhamisë 400-vjeçare të Sinan Pashës.

Por me Dokufest-in, qyteti i vjetër merr një pamje të re vjetore kulturore. Një turmë e personave të rinj nga Franca, Irlanda, SHBA dhe, natyrisht, Kosovës dhe Shqipërisë, bëjnë udhëtim deri kodrat në rrënojat e kalasë, jo vetëm të shohin mbetjet e asaj që dikur simbolizonte një perandori të shekullit të 13-të, por edhe për të rrëmbyer një shishe birrë të Pejës dhe të shikojnë shfaqje në natyrë.

“Njerëzit me të vërtetë duan të shijojnë jetën”, thotë Vetoni dhe shtoi se, “filmi dhe muzika, këto gjëra e bëjnë atë të jetë e mundur. Nëse dikush thotë se mund të bëjë një film që mund të ndryshojë botën, kjo është një gënjeshtër e madhe, por ndryshime të vogla mund të ndodhin”.

Isufi: Kemi Qeveri gjithëpërfshirëse pa PDK-në

0

AhmetIsufi-AAKAsnjë parti nuk e ka marrë në konsideratë ofertën publike të PDK’së për të bashkë qeverisur në një Qeveri gjithëpërfshirëse. Ahmet Isufi i AAK’së thotë se edhe pa PDK’në Qeveria e ardhshme LDK-AAK-NISMA do të ketë shumicën e partive politike të shumicës shiptare si dhe të pakicave.

LDK, AAK dhe NISMA kanë vendosur të mos e marrin fare në konsideratë ofertën publike të PDK’së për formimin e një Qeverie gjithëpërfshirëse.

Pas LDK’së e cila përmes Sekretarit Ismet Beqiri u deklarua se nuk vjen në ka kurrfarë mundësie të ketë një bashkëqeverisje me PDK’në, edhe AAK ka dalë me të njëjtin pozicion.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë për Express, se PDK’së askush nuk i beson pasi ka ndërtuar praktika të këqija për dy mandate sa ka qeverisur me Kosovën.

Sipas tij, tashmë ekziston formula për formimin e Qeverisë gjithëpërfshirëse edhe pa PDK’në.

Sipas tij, Qeveria që do të formohet nga LDK-AAK-NISMA do të jetë gjithëpërfshirësemeqë aty do të jenë shumica e partive shqiptare dhe pjesa dërmuese e pakicave.

“Formula e një Qeveri gjithëpërfshirëse është ekzistuese sepse 83 deputetë kanë votuar në Parlamentin e Kosovës. Kjo do të thotë se shumica e partive shqiptare dhe po ashtu të pakicave janë dakorduar për formimin e një Qeverie e cila vec është iniciuar. Prandaj, cdo formulim tjetër është tentim i kotë”, ka thënë ai.

Isufi ka deklaruar se po e presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit për të vazhduar pastaj me formimin e Qeverisë së re të koalicionit LDK-AAK-NISMA.

“Ne po presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa, sa i përket ndonjë formule tjetër nuk ka sepse e kemi lidhur koalicionin LDK-AAK-NSIMA i përkrahur edhe nga Vetëvendosje. Konsiderojmë se zgjidhjet tjera janë të pamundshme për arsye se është humbur besimi i partive politike të Kosovës në Kryeministrin Thaci dhe në PDK’në”, ka thënë Isufi.

Ndryshe, dje, PDK përmes Zëvendëskryetarit Kadri Veseli propozoi qeveri gjithëpërfshirëse me arsyetimin se koalicioni i ardhshëm duhet të ketë së paku 80 vota pa llogaritur në listën “Srpska”.

Veseli ka deklaruar se nëse nuk krijohet një Qeveri e tillë atëherë vendi do të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Banorët e fshatrave të Gorës të ngufatur nga plehrat

0

Gora-KrusheNë shumicën e fshatrave të Gorës, për shkak të mosgjetjes së një gjuhe komunikimi me banorët, situata vazhdon të paraqitet mjaft e rëndë sa i përket pastrimit të ambientit, shkruan Koha Ditore.

Kjo gjendje është më e theksuar tani kur shumë bashkatdhetarë janë kthyer në pushime. Pothuajse nuk ka fshat në këtë trevë, në afërsi të të cilëve nuk vërehen grumbuj të mëdhenj plehrash, për pastrimin e të cilave nuk përkujdeset askush. E keqja më e madhe qëndron në faktin se mbeturinat hidhen në afërsi të lumenjve të këtyre fshatrave, nga ku banorët furnizohen me ujë të pijshëm.

Kjo dukuri, mjaft e shëmtuar, jo vetëm që ia ka prishur imazhin e kësaj komune, zyrtarët e së cilës me ngulm deklarojnë se është njëra prej komunave ekologjikisht më të pastra në Kosovë, por edhe rrezikon seriozisht shëndetin a banorëve. Situata më e vështirë vazhdon të paraqitet në afërsi të fshatrave më të mëdha të kësaj treve, si në Restelicë, Brod, Kukajan, Radeshë, Glloboqicë e Krushe.

Rekord: 108 aksidente brenda ditës

0

Aksident 1Mbi 100 aksidente trafiku kanë ndodhur gjatë ditës së enjte në Kosovë. Kjo shifër ka dalë nga raporti njëzetekatër orësh i policisë së Kosovës dërguar mbrëmë medieve në vend.

Gjendja në trafik është më shqetësuese se në muajt e parë të këtij viti.

Policia e Kosovës u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të kenë kujdes, pasi që në rrugë ka shtim të numrit të automjeteve.

“Gjatë ditës së enjte, në Kosovë kanë ndodhur saktësisht 108 aksidente trafiku, me të cilat është marrë policia, ndërsa prej tyre, 27 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 81 me dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Borchardt nuk do të largohet nga EULEX edhe një vit

0

BerndBorchardt-EULEXMediat kanë bërë të ditur sot se Bernd Borchardt shumë shpejtë nuk do udhëheqë me misionin e EULEX-it.Shefi i Misionit Europian për Sundim të Ligjit (EULEX), Bernd Borchardt, në fund të muajit shtator do të largohet nga kreu i këtij misioni, njoftojnë burime brenda EULEX-it.

Borchardt ishte zgjedhur në këtë post në vitin 2012, duke zëvendësuar ambasadorin britanik, Andy Sparks i cili ishte ushtrues detyre i shefit të EULEX-it, kanë bërë të ditur mediat në Kosovë.

Por siç mëson Gazeta Blic, Borchardt nuk do të largohet nga udhëheqja e Misionit të BE-së në Kosovë pasi që atij tashmë i është zgjatur qëndrimi edhe për një vit në Kosovë ku do të udhëheqë procesin e transferimit të kompetencave tek organet vendore si dhe do mbikëqyrë formimin e Gjykatës Speciale për Krime të Luftës.

Në 7,343 aksidente humbën jetën 61 persona

0

Aksident-DuhelNumri i madh i aksidenteve, të cilat kanë ndodhur gjatë pjesës së parë të vitit 2014, e ku humbën jetën 61 persona, duket se ka ndikuar që të rritet edhe numri i tiketave me gjoba të shqiptuara nga ana e policisë së Kosovës për vozitësit.

Numri i tiketave të shqiptuara gjatë periudhës janar – qershor, nga ana e Policisë së Kosovës, ka shkuar në 164,641. Ndërsa, numri i aksidenteve gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2014 ka shkuar në 7,343, prej tyre 431 aksidente të cilësuara si “Godit dhe Ik”, 4,652 aksidente të cilësuara si “aksidente me dëme”, 4,209 aksidente të cilësuara “aksidente me lëndime”, ku kanë pësuar lëndime 4,338 persona dhe, aksidente të cilësuara si fatale kanë ndodhur 51, ku jetën e kanë humbur 61 persona.

Policia e Kosovës, për të parandaluar numrin e madh të aksidenteve të komunikacionit nëpër rrugët e Kosovës, prej datës 1 deri më 7 maj e kishte organizuar fushatën ‘javën e sigurisë’, qëllimi i së cilës ishte ruajtja e jetës së qytetarëve dhe ngritja e vetëdijes karshi këtij problemi.