7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

‘The Guardian’: DokuFest mbahet në qytetin mesjetar të Prizrenit

Doku-Fest-Kosovo09Kosova është e njohur më shumë për konfliktin sesa kulturën, por në një festival filmi në qytetin më të bukur vendit, në Prizren. Kim Willis nga e përditshmja e njohur angleze “TheGuardian” konstaton se mbrëmja e organizuar dhe përzierja e arteve kanë pasur efekt të madh. Wills ka shkruar një reportazh të gjerë festivalit më të madh të filmit në Kosovë, “Dokufest”.

DokuFesti mbahet në qytetin mesjetar të Prizrenit

Është ora 22:00 në një mbrëmje të qetë të mbuluar me dritën e hënës dhe 200 palë sy kanë ngulitur sytë në një ekran të kinemasë të vendosur në brigjet e një lumi. Në anën tjetër, gjendej një kështjellë e ndriçuar që qëndronte në mënyrë madhështore në shpatin e kodrës, kurse një audiencë tjetër ishte e mahnitur nga imazhet e projektuara në muret e lashta të saj. Më tej, përgjatë trotuareve të shëtitores të mbushur me kafene mund të dëgjohen lëvizjet me kërcëllima, ndërsa thirrja për namaz bën jehonë nga xhamitë e kohës osmane.

Duket një ndjejnë romantike, paqësore. Por është edhe ana tjetër kurioze. Gjëja e parë, filmi në program nuk është një krijim nga Hollywood-i, por një dokumentar “Dirty Wars”, një pjesë e vështirë e reportazhit në lidhje me aksionet e SHBA-ve kundër-terrorizmit në Jemen. Kjo është Kosova, një vend që ka përjetuar para 15 viteve më shumë konflikte sesa shumica e popujve të Evropës ndër breza.

Festivali i përvjetshëm i filmit dokumentar në qytetin mesjetar të Prizrenit, buzë maleve të Sharrit, sjell në pah trajtimin e çështjeve të mprehta. Drejtori kreativ i festivalit, Veton Nurkollari, thotë: “Unë gjithmonë dua të sfidojë audiencën, që ndonjëherë kjo do të thotë, duke i përkujtuar ata se sa e tmerrshme është lufta. Sepse në qoftë se njerëzit harrojnë, ajo mund të ndodhë përsëri”.

Festivali është tani në vitin e tij të 13-të dhe janë shitur 10.000 bileta për 250 filma që do të shfaqen në nëntë mjedise gjatë një jave. Reputacioni në rritje i këtij festivali tërheq krijues të filmave nga e gjithë bota. Për shkak se festivali përmbledh kryesisht filma të titruar në gjuhën angleze, rreth një e katërta e vizitorëve të festivalit janë ndërkombëtar.

Prizreni nuk ka pasur kinema funksionale që nga vitet e para luftës. Kështu që organizatorët e festivalit duhej të improvizonin, duke sajuar teatro të filmave, duke vendosur ekranet në një shumëllojshmëri të sipërfaqeve të pazakonta, që nga muret e kështjellës bizantine e deri te hapësirat e brendshme të një hamami turk.

Prizreni i vlerësuar si qytet më i bukur se kryeqyteti kosovar Prishtina, gjendet në jug të vendit afër kufijve shqiptarë dhe maqedonas, ku ka rrugë të shtruara me kalldrëm dredha-dredha përreth xhamisë 400-vjeçare të Sinan Pashës.

Por me Dokufest-in, qyteti i vjetër merr një pamje të re vjetore kulturore. Një turmë e personave të rinj nga Franca, Irlanda, SHBA dhe, natyrisht, Kosovës dhe Shqipërisë, bëjnë udhëtim deri kodrat në rrënojat e kalasë, jo vetëm të shohin mbetjet e asaj që dikur simbolizonte një perandori të shekullit të 13-të, por edhe për të rrëmbyer një shishe birrë të Pejës dhe të shikojnë shfaqje në natyrë.

“Njerëzit me të vërtetë duan të shijojnë jetën”, thotë Vetoni dhe shtoi se, “filmi dhe muzika, këto gjëra e bëjnë atë të jetë e mundur. Nëse dikush thotë se mund të bëjë një film që mund të ndryshojë botën, kjo është një gënjeshtër e madhe, por ndryshime të vogla mund të ndodhin”.

Më Shumë

Policia shqiptoi mbi një mijë e 900 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1936 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Ballkani fiton dhe e konsolidon pozitën e parë në tabelë

Ballkani e ka konsoliduar udhëheqjen e tabelës së Superligës së Kosovës në futboll, duke bërë dy pikë më shumë se sa Drita dhe pesë...

Lajmet e Fundit