Selimi: Qeveria ndërtohet pa PDK-në, Thaçi shkon në opozitë

Fitim Selimi-NISMAEdhe Partia e Fatmir Limajt i ka kthyer përgjigje negative kërkesës publike së PDK’së për një qeveri gjithëpërfshirëse. Zyrtari i NISMËS, Fitim Selimi thotë se Qeveria e ardhshme ndërtohet nga koalicioni paszgjedhor derisa PDK do të mbetet në opozitë.

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Fitim Selimi ka thënë se koalicioni paszgjedhor do ta formojë Qeverinë e Kosovës ndërsa Partia Demokratike do të mbetet në opozitë.

Ai ka thënë se opsioni i PDK’së për një Qeveri gjithëpërfshirëse është lansuar si mundësi e fundit që Hashim Thaçi të mbetet në pushtet.

Por, ai thotë se partia që ka udhëhequr në shtatë vite me Kosovën do të mbetet në opozitë.

“Opsioni i NISMËS për Qeveri gjithëpërfshirëse nuk është sepse ne e kemi shprehur distancimin tonë me keqqeverisjen e PDK’së. Ndryshimin e shohim përmes koalicionit të krijuar pas zgjedhjeve”, ka thënë Selimi, për Express.

Ky zyrtar i NISMËS thotë se Thaçi do të shkojë në opozitë sepse e ka degraduar PDK’në.

“PDK duhet të dijë se me çrregullime partiake, me degradim të kuadrove tash ata po e paguajnë këtë çmim. Ky çmim duhet të shkojë deri në fund dhe PDK të mbetet në opozitë. Ne kemi një pjesë të mirë të shokëve tonë në PDK, mirëpo, ata e kanë rendin të dalin në opozitë”, ka thënë ai.

Më Shumë

Charlotte FC me ofertë për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht në Ligën MLS. Skuadra Charlotte FC tashmë ka...

Sulmoi fizikisht vajzën e tij, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Malishevë për dhunë në familje. Rasti ka ndodhur të mërkurën. “Malishevë 20.05.2026, NN....

Lajmet e Fundit