22.9 C
Prizren
E diel, 20 Korrik, 2025
Home Blog Page 7769

Prizreni me taskforcë për zbatim ligji për ndërtimet pa leje

0

Prizreni9-18Qeveria lokale e Prizrenit ka marrë vendimin, që të themelojë një taskforcë për implementimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje në territorin e kësaj komune. Madje parasheh që të rekrutojë edhe një numër ekspertësh nga kjo fushë për zbatimin e duhur të legjislacionit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, shkruan Koha Ditore.

Zëdhënësi i Komunës, Ymer Berisha, ka konfirmuar se vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Kolegjiumit të drejtorëve, konform kërkesave që dalin nga ligji në fjalë dhe kompetencat që i ushtron pushteti lokal në zbatimin e tij.

Policia ia ndërpret koncertin Aurela Gaçes

0

Aurela Gaçe ne skeneAurela Gaçes i është dashur të mbyllë koncertin e saj në Vlorë, ende pa filluar mirë.

Ngjarja ka ndodhur një natë më parë, ku sipas këngëtares, forca të shumta policie hynë në klubin ku ajo po performonte dhe e ndërprenë koncertin.

Gjithçka ka ndodhur se ora kishte kaluar 00:00, dhe sipas ligjit, pas kësaj ore nuk ka muzikë. Por në statusin e postuar nga Aurela në Facebook, ndër të tjera, ajo thotë se ndihet e ofenduar, pasi në shumë klube të tjera, nuk respektohet ky ligj, transmeton bw.

“Në 20 vjet live për publikun, nuk më kishte ndodhur asnjëherë si mbrëmë. Fillon sezoni veror për Vlorën e për zonat bregdetare. Marr ftesa si shumë këngëtarë që të shkoj të performoj për qytetarët e atij vendi e për pushuesit. Vlora ma rezervon gjithmonë një datë, një nga klubet e mëdha bëri ftesë si çdo vit”, ka shkruar Gaçe në Facebook.

“Të gjitha herët që kam qenë, çdo vit, koncerti ka filluar vonë. Arsyet ? Megjithëse e vendos orarin në ora 10 hyrja, janë të paktë njerëzit që vijnë vërtetë në atë orë. Shumë ngelin në trafik, që ka raste të paktën në Vlorë, bllokohen edhe me orë, duke i parkuar makinat larg e duke ecur edhe në këmbë për të hyrë në koncert. Ashtu siç ndodhi edhe mbrëmë”

“Dy mijë njerëz ndenjën në radhë e në trafik deri sa më në fund ishin të gjithë brenda. Nëse publiku arrin të futet brenda vonë, për rrjedhoje edhe unë jam në pritje të futjes brenda të gjithë publikut, nuk mund të filloj të performoj kur aty akoma vazhdon të mbushet salla. Unë prisja me padurim të merrja dashurinë e tyre. E ata timen”, ka thënë veç të tjerash ajo.

Filloi koncerti. Cdo vit ndodh që koncertet fillojnë mbas 12 e gjysmës. Sipas ligjit, mbas 12 nuk ka muzikë. Por, e vërteta është se muzika vazhdon si për klube e për dasma deri në mëngjes. Hyjnë forca policie. Shumë forca policie. Mbrëmë ishin të vendosur, urdhri ishte i prerë. Të mbyllej vendi”.

Julia Roberts mendonte se ishte më e bukura e Hollywood-it

0

Julia Roberts-aktoreKohë më parë, Julia Roberts mendonte se ishte më e bukura e Hollywood-it. Këtë fakt ajo e ka bërë publike gjatë një interviste, duke shprehur haptazi sigurinë në vetvete.

“Jam më e bukura, kush është Halle Berry përpara meje?”. Këtë pyetje i’a ka bërë disa herë vetes Julia Roberts, sot 47 vjeç, ku për një kohë shumë të gjatë mendonte se ishte aktorja më e bukur e Hollywood-it.

Pa më të voglin problem këtë fakt ajo e ka rrëfyer në një intervistë të gjatë për revistën InStyle. Sot që ajo është nënë e tre fëmijëve, Hazel, Henry Daniel dhe Phinnaeus, thotë se e ka ende të vështirë të menaxhojë njëkohësisht karrierën dhe familjen.

Server: Kosova duhet të ketë qeveri stabile

0

Daniel SerwerKosova duhet të ketë një qeveri stabile dhe për këtë, partitë politike kosovare duhet të kenë një pakt për çështjet prioritare, që kanë të bëjnë me shtetin e Kosovës.

Kështu deklaroi analisti amerikan për Ballkanin, Daniel Server. Në një intervistë për Radio Kosovës, ai ka folur edhe për Tribunalin Ndërkombëtar, i cili sipas tij, do të merret me krimet e kryera në Kosovë.

Familja e Patriotit e akuzon imamin kosovar, kërkon përgjegjësi nga shteti

0

Patriot Matoshi-xhihadist“Ta kish dhënë jetën për luftën, për territoret shqiptare, unë asnjë pikë loti nuk e kisha derdhë”, ka thënë babai i Patriotit të vrarë, Ramadan Matoshi, shkruan Koha Ditore.

Ai kërkon nga shteti i Kosovës që të zbulojë se si djali i tij ka arritur të shkonte deri në Turqi dhe kush ia kishte mundësuar udhëtimin.

Për manipulim dhe indoktrinim, që kanë rezultuar me shkuarjen në luftë dhe me vdekjen e të birit, e akuzon imamin e një xhamie në Gjilan.

Pajaziti: Qytetarët flenë rehat vetëm me PDK-në

0

ZenunPajazitiZyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kanë reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka thënë se të gjithë të flenë rehat se koalicioni LDK-AAK-Nisma do të qeverisë pa kushte.

Por, anëtari i kruesish së PDK-së, Zenun Pajaziti, deklaratën e Mustafës e ka vlerësuar të ngutshme dhe presion mbi Gjykatën Kushtetuese, shkruan Epoka e re.

Sipas Pajazitit, qytetarët e Kosovës do të flenë rehat vetëm atëherë kur të jenë të bindur se “do të respektohen ligji e Kushtetuta dhe kur vendi udhëhiqet nga PDK-ja si fituese e zgjedhjeve”.

Arrestohen 40 anëtarë të ISIS dhe Al-Nusras që luftuan në Siri

0

PoliciaKS-prangatPolicia e Kosovës pas një pune operative-hetimore disa mujore në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, sot (11.08.2014) në orët e hershme të mëngjesit ka zhvilluar një operacion të gjerë në nivel të vendit për arrestimin e personave të dyshuar cilët kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrahë organizatave të shpallura terroriste (ISIS dhe Al-Nusra).

“Ky operacion policor është ndërmarrë duke vlerësuar rrezikun dhe rëndësinë për sigurinë nacionale, mbrojtjen e rendit kushtetues, ruajtjen e rendit dhe ligjit si dhe në frymën e ruajtjes së respektimit të të drejtave të secilit person të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Gjatë realizimit të këtij operacioni policor janë bastisur rreth 60 (gjashtëdhjetë) lokacione ku janë arrestuar 40 (dyzet) persona, nën dyshimin se kanë kryer vepra penale.

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë:

• L. R. – (1990) – Prishtinë
• A. V. – (1991) – Prishtinë
• Sh.D. – (1962) – Prishtinë
• H. N. – (1988) – Prishtinë
• B. K. – (1983) – Prishtinë
• K. B. – (1986) – Prishtinë
• A. B. – (1987) – Prishtinë
• V. K. – (1985) – Prishtinë
• E. L. – (1994) – Gjilan
• F. R. – (1978) – Gjilan
• H. E. – (1971) – Gjilan
• B. S. – (1992) – Gjilan
• H. A. – (1994) – Gjilan
• K. R. – (1989) – Gjilan
• I . H. – (1993) – Gjilan
• B. H. – (1976) – Ferizaj
• F. D. – (1987) – Ferizaj
• Z. B. – (1984) – Ferizaj
• A. L. – (1982) – Ferizaj
• E. B. – (1978) – Ferizaj
• F. B. – (1983) – Ferizaj
• B.Sh. – (1982) – Ferizaj
• A. B. – (1987) – Ferizaj
• M. B. – (1988) – Ferizaj
• J. B. – (1990) – Ferizaj
• I . M. – (1989) – Ferizaj
• S. H. – (1973) – Prizren
• F. K. – (1982) – Prizren
• I . R. – (1977) – Prizren
• M.B. – (1984) – Prizren
• K. B. – (1981) – Prizren
• B. L. – (1978) – Pejë
• B. I. – (1987) – Pejë
• M. H. – (1961) – Pejë
• B. K. – (1988) – Pejë
• A. I. – (1978) – Mitrovicë
• S. K. – (1975) – Mitrovicë
• V. G. – (1983) – Mitrovicë
• J. H. – (1975) – Mitrovicë
• S. S. – (1981) – Mitrovicë

Ndërsa në cilësi të provave materiale janë konfiskuar materiale inkriminuese lidhur me veprat për të cilat dyshohen këta persona, duke përfshirë mjete eksplozive, armë dhe municion të kalibrave të ndryshëm si dhe dëshmi tjera që ndërlidhen me rastin.

Policia e Republikës e Kosovës përmes kësaj komunikate zyrtare dëshiron të njoftoj qytetarët e saj për rrezikun që i kanoset çdokujt që merr rrugë për t`iu bashkangjitur organizatave të dyshuara që operojnë në territorin e Sirisë dhe Irakut, ku deri më tani një numër prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) personave nga RKS janë deklaruar të vrarë.

Një pjese e madhe e këtyre organizatave janë te shpallura Organizata Terroriste nga organizmat ndërkombëtar si dhe te njohura si te tilla edhe nga institucionet vendore, andaj duke parë rrezikun që marrin këta persona për të shkuar në zonë te luftimit Policia e Kosovës iu bën apel të gjithë personave që mos të bien pre e joshjeve dhe premtimeve të pavërteta dhe për çdo rast të njoftojnë Policinë e Kosovës.

Në të kundërtën Policia e Kosovës duke u bazuar në mandatin ligjorë do të ndërmerr të gjitha masat për të parandaluar dhe luftuar çdo formë të ekstremizmit të dhunshëm, përfshirjes së individëve në aktivitete kriminale në organizata apo grupe terroriste brenda dhe jashtë Kosovës , si dhe të gjithë atyre që në çfarëdo forme përkrahin, financojnë, rekrutojnë apo nxisin urrejtje kombëtare, racore apo fetare.

Lidhur me këtë operacion policor janë shoqëruar edhe 2 (dy) persona për pengim në kryerje të detyrës zyrtare dhe sulm ndaj personit zyrtar, të cilët me vendim të prokurorit kompetent janë liruar në procedurë të rregullt.

Operacioni policor është në vazhdim.

Dështimi i përbashkët në Kosovë

0

flamuri i kosovesRefleksionet mbi gjendjen në Kosovë s’kanë të ndalur pas raportit të prokurorit amerikan Clint Williamson. Mediet e jashtme nuk e shfajësojnë as bashkësinë ndërkombëtare për dështimin në vendosjen e një rendi ligjor në këtë vend.

Për më tepër thuhet se pikërisht bashkësia ndërkombëtare ka dështuar t’i identifikojë kryerësit e krimeve të pretenduara gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan Tribuna.

Por këtë mendim nuk e ndajnë njohësit e rrethanave politike në vend dhe ata të marrëdhënieve ndërkombëtare. Ndonëse Kosova ka shumë sfida drejt shtet-ndërtimit dhe funksionimit të sistemit të drejtësisë, sipas tyre, bashkësia ndërkombëtare ka bërë shumë në instalimin e një sistemi të mirëfilltë të drejtësisë. Njohësi i integrimeve evropiane, Emrush Ujkani, vlerëson se është konstatim i ngutshëm të thuhet se bashkësia ndërkombëtare ka dështuar në Kosovë, edhe pse pranon se vendi ka shumë sfida përpara vetes.

“Të gjykosh se bashkësia ndërkombëtare ka dështuar në Kosovë është vërtet një konstatim pak i ngutshëm, edhe pse një pjesë e madhe e opinionit vendor dhe ndërkombëtar vazhdojmë me qenë kritik ndaj shumë zhvillimeve që kanë ndodh në Kosovë me vet prezencën ndërkombëtare”, ka thënë Ujkani.

Maloku: Kosovës nuk i duhet koalicioni PDK-LDK

0

Fadil Maloku-analistNjohësi i proceseve politike, Fadil Maloku, ka vlerësuar se mund të ketë pasoja të pariparueshme për Kosovën në rast se qeveria e re varet nga votat e Listës Serbe. Sipas tij, nëse ndodh diçka e tillë, Kosovën e pret kantonizimi ose ndarja.

“Më së paku kantonizimi, më së shumti ndarja të cilën jam duke e parë në horizont”, ka deklaruar Maloku për Epokën e re.

Dhe, për ta shmangur një situatë të tillë, ai ka insistuar se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

Maloku ka deklaruar se Kosovës i duhet një qeveri e privuar nga verbëria për pushtet, por assesi një koalicion qeverisës PDK-LDK.

“Koalicioni më i panatyrshëm, më i dëmshëm, më absurd dhe më i keq për Kosovën do të ishte ai në mes të LDK-së dhe PDK-së”, ka thënë Maloku.

VV: Dialog me serbët e Kosovës e jo me Serbinë

0

VV-logo9-09“Vetëvendosjes”, thotë se Ramush Haradinaj ka propozuar që ky subjekt ta udhëheqë dialogun me Serbinë, shkruan sot Koha Ditore.

E për “Vetëvendosjen” ka pak rëndësi se cili individ brenda organizatës së tyre do ta udhëhiqte procesin e dialogut me Serbinë, sa ka rëndësi që procesi të udhëhiqet nga ky subjekt dhe me kushtet e Kosovës, e jo me kushte të Serbisë.

Dardan Molliqaj, i përfshirë në negociatat për krijimin e Qeverisë së ardhshme nga blloku opozitar, ka thënë se ka nevojë për dialog me serbët e Kosovës, pasi dialogu me Beogradin as nuk i integroi serbët e Kosovës, as nuk e bashkoi Mitrovicën.

Lëvizja “Vetëvendosje” synon ta transformojë dialogun e “mbyllur” diplomatik në Bruksel në dialog të hapur demokratik me serbët e Kosovës, duke i parë ata si qytetarë të Republikës së Kosovës.

Molliqaj, ka deklaruar se Kosova nuk ka nevojë të ketë dialog për pajtim, por dialog për zhvillim, sepse pikërisht zhvillimi ekonomik e shoqëror është integrues.

Por dialogu nuk është kushti kryesor i “Vetëvendosjes” .