4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

VV i do tre Ministri

VV-logo9-09Nëse nesër do të zyrtarizohet marrëveshja e arritur ndërmjet LDK-së, AAK-së, Nismës në njërën anë dhe Lëvizjes Vetëvendosje në anën tjetër, atëherë subjekti i drejtuar nga Albin Kurti ka gjasa tri marrë tri dikasteret kryesore të qeverisë.

Burime të Gazetës Blic brenda koalicionit kanë thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që në rast se hyn në qeveri, atëherë ajo do ta kërkonte Ministrinë e Punëve të Brendshme, të Punëve të Jashtme dhe atë të Integrimeve Evropiane. Sipas këtij burimi, LVV konsideron se këto janë tri fushat ku ka dështuar më së shumti qeveria Thaçi.

“Në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka pasur më së shumti skandale. VV pretendon se ajo ka njerëzit e duhur për të udhëhequr me këtë ministri. Duke pasur parasysh se krimi i organizuar dhe korrupsioni janë instaluar në qeverisjen Thaçi, VV me këtë ministri beson se do t’ia dal ta luftoj korrupsionin dhe krimin e organizuar”, ka thënë burimi i gazetës Blic.

Argument tjetër pse VV e kërkon Ministrinë e Punëve të Jashtme është poashtu dështimi i diplomacisë kosovare dhe skandalet e vazhdueshme nga qeveria kosovare në këtë fushë shumë të ndjeshme dhe të rëndësishme për shtetin.

Dhe ministria e tretë që e do VV është ajo e Integrimeve Evropiane. Sipas burimeve të Gazetës Blic, VV beson se ka njerëzit më të duhur për të udhëhequr këtë fushë, dhe të cilët mund të bëjnë shumë në këtë sektor. “Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka liberalizim të vizave dhe krejt kjo falë qeverisjes së korruptuar Thaçi. Edhe në këtë sektor nevojiten njerëz të pastër dhe që dinë ta bëjnë punën ashtu si duhet”.

Sipas këtyre burimeve, pa u nënshkruar marrëveshja për bashkëqeverisje, nuk janë vendimet finale nga të dyja palët sa i përket ndarjes së ministrive.
Ndryshe, dje kanë raportuar mediet se ministër i Brendshëm mund të jetë sekretari i përgjithshëm i VV-së, Dardan Molliqaj.
Gjatë legjislaturës së kaluar, Albin Kurti ishte udhëheqës i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, dhe e kishte kritikuar në vazhdimësi shefin e diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj për dështim në punën e tij.

Nesër është afati i fundit që VV-ja ia ka caktuar koalicionit LDK- AAK- Nisma që t’i kthej përgjigje në lidhje me kërkesat e saja për të hyrë bashkëqeverisje, që janë bisedimet me Serbinë dhe privatizimi në Kosovë.

Më Shumë

Vjedhja e veturës në fshatin Damjan të Hasit: I mituri arrestohet pas aksidentit në Prizren

Një veturë është vjedhur mbrëmë në fshatin Damjan të Hasit tw Gjakovës. Pronari ka deklaruar se vetura ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë. Ajo...

Zbulohet emri i vajzës së Luizit dhe Kiarës, ja detaji që nuk u shpëtoi fansave

Luizi dhe Kiara do të bëhen prindër për herë të parë. Moderatorja është në ditët e fundit të shtatzanisë, ndërsa ditën e djeshme çifti...

Lajmet e Fundit