23.4 C
Prizren
E diel, 20 Korrik, 2025
Home Blog Page 7770

Patrullim i përbashkët policor me motobarkë në Vërmicë

0

patrullimi ne vermicNjësitë e specializuara të Policisë së Kosovës bashkë me kolegët e tyre nga Shqipëria po tregojnë suksese në luftën kundër krimit dhe kontrabandës.

Patrullimi i përbashkët me barkë përgjatë liqenit të Vërmicës ka rezultuar i suksesshëm duke ulur numrin e rasteve të kriminalitetit dhe kontrabandës në këtë zonë të përgjegjësisë.

Një motobarkë e vogël por shumë e përshtatshme për punë përdoret nga dy policitë kufitare; asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, për kontrollin e ujërave territoriale në Vërmicë. Vëzhgimi i terrenit kryhet nga ekipe të specializuara dhe ka bërë që numri i rasteve të kontrabandimit të ulet ndjeshëm.

“Rezultatet e patrullimit kanë qenë shumë të efektshme. Ne përveç patrullimit si njësi policore e Kosovës kemi realizuar edhe patrullime të përbashkëta me policinë shqiptare, gjithashtu me doganën e Kosovës. Si rezultat kemi arritur të parandalojmë kontrabandën me mallra, siç ishte rasti i kontrabandës me duhan, pastaj parandalimi i kalimeve ilegale si dhe trafikimit të qenieve njerëzore”, ka theksuar Shaban Osmanolli, udhëheqësi i njësitit patrullues të Policisë së Kosovës.

Jo rrallë , kjo zonë kufitare, është keqpërdorur nga individë apo grupe të interesit për të kaluar mallrat e tyre në mënyrë të paligjshme, por digjitalizimi dhe patrullimi 24 orë nga dy policitë ka bërë që këto raste të mos jenë shumë problematike në këtë zonë të përgjegjësisë. E ky bashkëpunim ka shtuar sigurinë e banorëve të zonës.

“Sot i kemi vëllezërit tanë policë e ushtarë si në atë anë në Shqipërinë e vjetër, si këndej në Kosovë. Me këto patrullime e ndjejmë veten më të sigurt. Deri më tash nuk ka ndodhur diçka për të cilën kemi pasur nevojë për ta thirrur policinë, por nëse ndodh diçka brenda dy minutave policia është këtu”, ka thënë një banor.

Të gjitha pajisjet e kontrollit në pikën kufitare të Vërmicës janë digjitalizuar falë donacioneve të SHBA-ve dhe vendeve të BE-së dhe të njëjtat janë future në përdorim pas trajnimit të policisë kufitare në projektin për menaxhimin e integruar të kufirit. Në këtë mënyrë, sipas zyrtarëve policorë, çdo ditë e më shumë, po pengohen veprimet kriminale në zonat kufitare në mes dy vendeve./RTK/

SHATK kërkon anulimin e konkursit për drejtor artistik të TKK-së

0

TKKBordi Ekzekutiv i Shoqatës së Artistëve të Teatrit të Kosovës (SHATK) vlerëson se shpallja e Konkursit për zgjedhjen e Udhëheqësit Artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe, më pas, shtyrja e tij edhe për një javë për shkak të mungesës së kandidatëve të mjaftueshëm brenda afatit kohor të përcaktuar ligjërisht, është reflektim i gjendjes së mjerë, të pashpresë e kaotike në të cilën, që prej disa vitesh, është katandisur ky institucion artistik e kulturor qendror.

Në vijim është kumtesa e plotë e SHATK përkitazi me Konkursin për zgjedhjen e Udhëheqësit Artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Në vazhdën e veprimit e të përpjekjeve të tij për monitorimin, vlerësimin dhe ndryshimin cilësor të gjendjes ekzistuese në skenën teatrore vendore, Bordi Ekzekutiv i Shoqatës së Artistëve të Teatrit të Kosovës (SHATK) vlerëson se shpallja e Konkursit për zgjedhjen e Udhëheqësit Artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe, më pas, shtyrja e tij edhe për një javë për shkak të mungesës së kandidatëve të mjaftueshëm brenda afatit kohor të përcaktuar ligjërisht, është reflektim i gjendjes së mjerë, të pashpresë e kaotike në të cilën, që prej disa vitesh, është katandisur ky institucion artistik e kulturor qendror, gjë që, për rrjedhojë, ka shkaktuar jo vetëm mosbesimin e artistëve në transparencën, paanshmërinë dhe mbarëvajtjen e këtij procesi, por, krejt natyrshëm, edhe iritimin dhe refuzimin e tyre të ligjshëm për identifikim me konkurset dhe praktikat e deritashme pështjelluese, të njëanshme e manipulative.

Bordi Ekzekutiv i Shoqatës së Artistëve të Teatrit të Kosovës (SHATK), gjithashtu, vlerëson se ecuria e këtillë e këtij procesi është shprehje e krizës së thellë artistike, morale, profesionale dhe institucionale të Teatrit Kombëtar të Kosovës, imazhi dhe reputacioni i të cilit, për shkak të politikave të mbrapshta të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), të karakterizuara me politizim, me konkurse manipulative, me instalim të frymës klanore e destruktive, si dhe me trajtim të padinjitetshëm të institucioneve kulturore, tashmë është rrënuar pothuaj krejtësisht.

Bordi Ekzekutiv i Shoqatës së Artistëve të Teatrit të Kosovës (SHATK) konsideron se përpjekja për realizimin me çdo kusht dhe përmbylljen e këtij Konkursi përkundër numrit të pamjaftueshëm të kandidatëve gjatë afatit të parë kohor dhe, pas shtyrjes së tij, me konkurimin e disa kandidatëve jocilësorë, në të vërtetë, ngjashëm me farsën e Konkursit të aranzhuar e të manipuluar për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm, është përpjekje e sërishme e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) për politizimin, manipulimin dhe survejimin e këtij procesi e, përmes tij, për kompletimin e tërësishëm dhe përmbylljen e misionit për degradimin dhe rrënimin e përgjithshëm artistik e profesional të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Bordi Ekzekutiv i Shoqatës së Artistëve të Teatrit të Kosovës (SHATK) vlerëson se komuniteti artistik teatror kosovar posedon me kapacitete të mjaftueshme artistike e profesionale për përfaqësimin e tij institucional dhe, në këtë kontekst, përbërjen e tanishme të kandidatëve për Udhëheqës Artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës, në mesin e të cilëve ka edhe anëtarë të stafit politik të njërës nga Ministritë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, e konsideron të paligjshme dhe, në pjesën e tij më të madhe, të pamjaftueshme, joadekuate, jocilësore dhe jopërfaqësuese.

Në funksion të tejkalimit të kësaj gjendjeje me pasoja të rënda për të sotmen dhe të ardhmen e teatrit kosovar, Bordi Ekzekutiv i Shoqatës së Artistëve të Teatrit të Kosovës (SHATK) fton Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), që, në mungesë të konkurencës së dinjitetshme e kredibile, si dhe duke respektuar standardet artistike e profesionale dhe praktikat e teatrove kombëtare regjionale e europiane në përcaktimin dhe përzgjedhjen e Drejtorit Artistik, të anulojë Konkursin për zgjedhjen e Udhëheqësit Artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe, pas ekzaminimit profesional të gjendjes ekzistuese, të krijojë kushte dhe atmosferë të favorshme, tërheqëse e relaksuese për shpalljen e një Konkursi të ri me numër të mjaftueshëm kandidatësh dhe me kandidatë seriozë, kredibilë, të përgjegjshëm dhe me integritet e dinjitet artistik e profesional në fushën e teatrit.

Shoqata e Artistëve të Teatrit të Kosovës (SHATK), si e vetmja shoqatë përfaqësuese me karakter profesional, është e gatshme që, përmes ideve, potencialit, kapaciteteve dhe resurseve të saj njerëzore profesionale, të veprojë dhe të ndihmojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në shtendosjen e atmosferës dhe në krijimin e kushteve për një garë të dinjitetshme në kuadër të një Konkursi me kandidatë kredibilë, si dhe me kritere e standarde kredibile për zgjedhjen e Udhëheqësit Artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës, i cili, falë pozitës përfaqësuese, përkatësisht rëndësisë dhe përgjegjësive të kësaj pozite, duhet të posedojë me aftësi, kapacitete, afinitete dhe integritet të mjaftueshëm profesional për ta merituar privilegjin e të qenit ideator, kreator dhe disenjator i fizionomisë e identitetit artistik të një teatri.

Luftimet në Gaza, palët pranojnë armëpushim

0

Bombardimet ne GazaIzraeli dhe grupi militant i Hamasit kanë rënë dakort për një armëpushim 72 orësh, duke hapur rrugët për më shumë bisedime ne Egjipt, transmeton Oranews.

Ditën e djeshme SHBA dhe OKB kanë bërë thirrje paleve të ndërpresin luftimet. Ato kanë dënuar rifillimin e luftimeve mes Hamasit dhe Izraelit.

Izraeli nisi sërish sulmet në Gaza pas skadimit të armëpushimit 3-ditorë të premten në mëngjes.

Zyrtarët palestinezë thonëse të paktën 1,875 persona janë vrarë që kur Izraeli filloi operacionin mbrojtës më 8 korrik, me qëllimin për t’i dhene fund sulmeve me raketa të militantëve të Hamasit. Sipas OKB 1,354 prej viktimave ishin civilë, duke përfshirë 415 fëmijë dhe 214 gra.

Qeveria izraelite thotë se 64 ushtarë janë vrarë, së bashku me dy civilë izraelitë dhe një shtetas tajlandez. Gjithashtu qeveria izraelite pohon se rreth 900 militantë palestinezë janë vrarë në Izrael nga forcat mbrojtese dhe se militantët e Gazas kanë lështruar në drejtim të Izraleit rreth 18 raketa në Izrael që nga fundi i armëpushimit të premten në mëngjes.

Rritet interesimi për kultivimin e kanabisit në Kosovë

0

Kanabis sativa-krujeKultivimi i kanabisit në Kosovë po konsiderohet shqetësues nga ekspertët e sigurisë. Vetëm brenda një jave gjatë tri operacioneve të ndryshme policia e Kosovës ka arritur të shkatërrojë mbi 500 bimë të llojit kanabis sativa, raporton KTV.

Interesimi për kanabisin rritet gjatë muajve të verës. Fillimisht mëngjesin e 5 gushtit policia e Kosovës asgjësoi 474 rrënjë të kanabisit në rrethin e Pejës, të mbjella në katër plantacione. Gjatë bastisjeve ishin arrestuar dy persona me dyshimet se ishin pronarë të parcelave të mbjella.

Dy ditë më vonë policia konfiskoi 29 bimë të llojit kanabis sativa në kopshtin e një të dyshuari në fshatin Surkish të Podujevës, i cili gjithashtu u arrestua, përcjell koha.net. Ndërsa të nesërmen policia konfiskoi 52 bimë kanabis sativa, dy qese me farë kanabisi në shtëpinë e një personi në fshatin Savrovë të Suharekës.

E tendencën e rritjes së kultivimit të këtij lloji të drogës e konfirmon edhe Policia e Kosovës. E për ekspertët e sigurisë, kjo sasi e madhe e kultivimit të drogës për një vend si Kosova është shqetësues.

Si Kosova, ashtu edhe Maqedonia, vazhdojnë të jenë vend transit i drogës, por edhe kultivues, për shkak të pozicionit gjeostrategjik që kanë këto dy vende.

Thirrjet raciste të ushtarëve grekë, reagon Shkupi: BE po toleron

0

Ushtaret grekPas publikimit të një videoje në të cilën ushtarët grekë këndonin këngë me vargje antimaqedonase dhe antishqiptare, ka reaguar sot Qeveria e Maqedonisë.

“Është shqetësues fakti për raste të tilla jocivilizuese dhe të pahijshme që paraqiten me vite të tëra dhe përsëriten në Greqi, ndërsa opinion nuk kujton që ndonjëherë ka pasur ndonjë falje publike zyrtare apo distancim të autoriteteve greke. Sigurisht se i nuk pengon fakti kur maqedonasit, shqiptarët dhe turqit lënë paratë e tyre si turistë”, thuhet në reagimin e qeverisë së Shkupit, raporton BW.

Qeveria e Maqedonisë thekson se po ndërmerr të gjitha hapat diplomatike për të përcjellë reagimin edhe në adresë zyrtare të Athinës.

Qeveria e Maqedonisë nënvizon se Bashkimi Evropian po heshtë dhe po toleron thirrje të tilla raciste dhe kërcënuese. Ndërkohë, Qeveria e Tiranës deri tani nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me këtë provokim të ushtarëve grekë.

VIDEOJA E USHTAREVE GREKE

Në Youtube prej disa ditësh është duke qarkulluar një video, ku një repart ushtarak grek këndon me thirrje urrejtje ndaj shqiptarëve dhe turqve.

“Gjeneral, maleve pa bukë e pa ujë, ne do pimë vetëm gjak turku , gjak maqedonasi , arabi dhe shqiptari”, këndojnë ata.

Video është publikuar fillimisht nga mediat greke, sipas të cilave, tashmë duket qartë që në Forcat Ushtarake greke janë krijuar vatra neonaziste që nxisin urrejtjen ndaj fqinjëve, veçanërisht urrejtjen fetare.

Në vargjet e këngës “patriotike” të ushtarakëve thuhet edhe se “Shën Sofia në Stamboll do të bëhet greke,” “Qiproja dhe Maqedonia janë Greqi.

Reparti që e këndon këtë këngë urrejtje është i forcave komando greke LOK.

Video ka pak kohë që është hedhur në rrjetin Youtube, por mbetet të vërtetohet sesa e vjetër është realisht, pasi hidhen dyshime që mund të jetë filmuar dhe vite më parë.

http://youtu.be/02kg4hg6Y3E

Elsa Lila në jurinë e “The Voice”?!

0

Elsa Lila-kengetareKëngëtarja Elsa Lila, e cila prej vitesh tashmë jeton jashtë Shqipërisë, duket se ka vendosur të rikthehet. Flitet se ajo do të bëhet pjesë e talent show-t të “Top Channel”, “The Voice of Albania”, i cili këtë edicion pritet të ketë ndryshime, duke qenë se do të drejtohet për herë të parë nga Zefina Hasani, raporton Bluetooth.

Burime pranë këtij produksioni bëjnë me dije se Elsa Lila e ka marrë propozimin për të qenë në jurinë e “The Voice”, por nuk dihet ende nëse këngëtarja ka pranuar. Megjithëse u bë një kohë e gjatë që ajo nuk publikon më këngë të reja, Elsa është një prej këngëtareve më të dashura e më të vlerësuara të publikut shqiptar. Ajo ka shumë vite që jeton në Romë të Italisë, ku ka krijuar dhe familje. Elsa është bërë nënë e një vajze me emrin Evita, me bashkëjetuesin e saj të huaj.

Hera e fundit që ajo foli për mediat dhe publikun shqiptar, ishte kur u bë pjesë e protestës kundër armëve kimike në Shqipëri përmes një videoje në “Youtube”. Këngëtarja nuk shfaqet në rrjetet sociale.

27 të vrarët në Suharekë, s’po e gjejnë drejtësinë në gjykatat e Serbisë

0

Qeverise serbise-objektiGjykimet për krime lufte janë bllokuar proceduralisht në Serbi. Viktimat nga Kosova, nuk po e gjejnë drejtësinë duke u penguar me vendime të pabazuara në arsye juridike.

27 gra, fëmijë dhe pleq të vrarë në fshatin Tërnje të Suharekës, gjatë vitit 1999, nuk po e gjejnë drejtësinë në gjykatat e Serbisë.

Familjet e viktimave e kanë informuar Departamentin për Krime Lufte në Beograd, për lëndën kundër oficerëve Rajko Kozlina dhe Pavle Gavrilovic, e cila është faktuar mjaft mirë nga avokatët kosovarë nga Fondi për të Drejtën Humanitare. Por ky rast është bllokuar nga gjykatësja serbe.

“Është shqetësues vendimi i gjykatëses Mirjana Iliq, e cila e ka bllokuar procesin e gjykimit të rastit të fshatit Tërnje, duke u arsyetuar se avokatët nga Kosova nuk janë anëtarë të Odës së Avokatëve të Serbisë. Kjo qasje në drejtësi e dëmton gjithë atë çka është punuar deri tani dhe dekurajon dëshmitarët të bashkëpunojnë në proceset e ardhme kur flitet për krime lufte”, ka theksuar Marina Kljaic nga Fondi i Drejtës Humanitare në Beograd, transmeton RTK.

Fondi për të Drejtën Humanitare konsideron se gjyqtarja Mirjana Iliq nuk i respekton standardet e arritura në përfaqësimin e të dëmtuarve nga Kosova në lëndët e krimeve të luftës me një vendim i cili nuk është i bazuar në arsye juridike.

Vendimi i gjykatëses Mirjana Iliq në Beograd dëmton rëndë imazhin për drejtësinë në Serbi. Kjo përveç se ndikon negativisht në besueshmërinë ndaj gjykatave serbe, mund edhe t’i frikësoj dëshmitarët në të ardhmen të bashkëpunojnë në raste kur flitet për krime lufte.

Klinaku: Ngërçin politik po e krijojnë humbësit

0

AvniKlinaku-lbLëvizja për Bashkim konsideron se vetëm zgjedhjet e reja janë shpëtim për Kosovën.

Kryetari i kësaj partie Avni Klinaku, e ka fajësuar bllokun opozitar për, siç ka thënë ai, bllokim të situatës politike. Në një bisedë për Radio Kosovën, Klinaku po ashtu tha se është e padiskutueshme e drejta koalicionit PDK dhe Lëvizjes për Bashkim, për formimin e qeverisë.

Situata politike pas zgjedhjeve të 8 qershorit ka shkuar drejt bllokimit të formimit të institucioneve të reja në Kosovë. Një vlerësim të tillë e jep kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku i cili thotë se një situatë e tillë ka krijuar pasoja në mënyrën e qeverisjes, zhvillimin ekonomik, gjendjen sociale dhe në të gjitha fushat tjera. Avni Klinaku, subjekti i të cilit është në koalicion parazgjedhor me PDK-në, për situatën politike të krijuar në Kosovë, fajin ia hedh koalicionit pas zgjedhor që përbëhet nga LDK, AAK dhe NISMA.

“Ngërçin politik po e krijojnë humbësit e zgjedhjeve. Lideri i AAK-së me çdo kusht po dëshiron që të bëhet kryeministër, Isa Mustafa edhe përkundër humbjeve në Prishtinë por edhe në Kosovë nuk do me dhanë dorëheqje. Ndërsa, tendencat e Vetëvendosjes që çfarëdo tollovie të bëhet për të ardhur në pushtet janë të qarta. Kështu që për mendimin tim se përse ka ardhur deri te kjo situatë është krejtësisht e qartë”, ka theksuar Avni Klinaku.

Tejkalimin e ngërçit politik, Klinaku e sheh në zgjedhjet e reja. Ai ka thënë për Radio Kosovën se vetëm zgjedhjet e jashtëzakonshme do ta hiqnin mjegullën politike në vend.

“Pas 8 qershorit është krijuar një situatë krejtësisht e re elektorale. Ka subjekte politike që po pretendojnë se mund të shkojnë bashkë në zgjedhje e kjo nuk është testuar në elektorat. Prandaj, institucionet dhe presidenca duhet që të gjithë të mobilizohen që të mbajmë prapë zgjedhje të mira në mënyrë që ta nxjerrim një qeveri stabile”, ka shtuar Klinaku.

Ndryshme kreu i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, shprehet i bindur se qeverinë e ardhshme do ta formojë PDK-ja dhe koalicioni që është arritur para zgjedhjeve të 8 qershorit. Sipas tij, këtë të drejtë e kanë vetëm ato subjekte që kanë dalë fituese në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Katër të lënduar nga dy aksidente në rajonin e Prizrenit

0

Police-tabela per aksidentSi pasojë e dy aksidenteve në trafik, katër persona kanë marrë lëndime trupore. Sipas raportit të Policisë, njëri rast ka ndodhur në rrugën “Tirana” në qytetin e Prizrenit dhe tjetri në fshatin Bllacë.

Në rrugën “Tirana”, raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ne mes të një kamioni dhe një veture civile.

“Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me kamionin ‘Isuzu’, duke bërë kthim te pasigurt ndeshet me veturën ‘Seat’, me ngasës viktimën mashkull K-Shqiptar”.

“Si pasojë e aksidentit për veç dëmeve materiale lëndime trupore pësojnë ngasësi dhe një pasagjere femër K-Shqiptare te cilët dërgohen për tretman mjekësor ne Spitalin e Prizrenit”.

Ndërkaq në fshatin Bllacë, raportohet se një veturë del nga rruga me qëllim që t’i shmanget aksidentit të drejtpërdrejt në përball kalim.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar me veturën e tij civile gjatë tejkalimit të pa sigurt ka detyruar viktimën mashkull K-Shqiptar të del nga rruga me veturë me qëllim që ti shmanget aksidentit të drejtpërdrejt në përball kalim dhe del jashtë rrugës”.

“Si pasojë e aksidentit viktima së bashku me pasagjerin mashkull K-Shqiptar kanë pësuar lëndime trupore ku janë dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë”. /PrizrenPress.com/

Vërmica, pikë turistike me shumë perspektivë

0

Vermica-pike turistikeMe më shumë investime, Vërmica do të ishte një pikë turistike atraktive, ku mund të shijosh diellin, ujin, ajrin e pastër dhe ushqimet e preferuara për të gjitha kategoritë e vizitorëve.

Zyrtarët komunal të Prizrenit, mendojnë se së bashku me prefekturën e Kukësit, të punojnë që ky vend, të ketë përkujdesje institucionale, transmeton RTK.

Kolona e bukurive natyrore nuk mund të kufizohet vetëm me qytetin e Prizrenit. Pasi të ta kesh vizituar këtë qytet të bukur e shumë të zhurmshëm në verë, qetësinë dhe bukurinë mahnitëse mund ta shijosh në Vërmicë, vend ky që shumë vite më parë ka qenë i njohur si pikë turistike. Uji, ajri i pastër dhe mikpritja në këto anë, josh mysafirë të shumë nga vende të ndryshme, si nga Kosova por edhe jashtë saj.

Can Smalaj, që punon e jeton në perëndim, thotë se, nga aeroporti i Prishtinës ka menduar që së pari të vijë e të vizitojë Vërmicën. Ai shprehet i mahnitur me këtë bukuri natyrore që e tërheq çdo herë që vjen për pushime në Kosovë.

Por Fadil Nitaj, një tjetër bashkatdhetar, përveç kësaj bukurie, do të donte të provonte edhe një shëtitje me barkë në Liqenin e Vërmicës.

Vizitorë të tillë ka shumë në Vërmicë. Të ardhur nga vende të ndryshme të botës, për të pushuar në vendlindje, preferencat në ushqim janë të llojllojshme, thotë kuzhinieri, Ramë Gashi.

Ndonëse e pranuar nga institucionet lokale se Vërmica si pikë turistike është lënë në harresë, nënkryetari i komunës Lulzim Kabashi, thotë se po punohet që ky vend i bukur të jetë pikë atraktive për pushuesit.

Pohimet se Rruga e Kombit dëmtoi turizmin në Prizren nuk qëndron thotë njëri nga pronarët e lokaleve të njohura në Vërmicë. Përkundrazi, tani kemi më shumë vizitor, pasi autostrada ka bërë që, për një kohë shumë të shkurtër, vizitorët nga komuna të tjera të Kosovës dhe veriut të Shqipërisë të jenë këtu në çdo kohë.