Drejtuesit më të lartë të Komunës së Bingenit nga Gjermania janë duke e vizituar qytetin e Prizrenin. Ata sot janë prituar nga kryetari i Komunës , Ramadan Muja.
Kryetarët e dy komunave të binjakëzuar para disa kohësh kanë mbajtur edhe një konferencë për shtyp.
“ Në këtë takim miqtë tanë kanë shprehur interesimin e tyre për të dhënë kontributin e tyre në mbështetje të ngritjes së nivelit të arsimit në Prizren si dhe aftësimin profesional për mjek medicinal”, tregoi Muja, transmeton TVPZ.
Kryetari i Bingenit,Tomas Fezer,tha ndërkaq se së shpejti në njërën nga shkollat e Prizrenit do të dhurohen 30 kompjuterë.
“ Jemi duke menduar që të realizojmë edhe mundësinë e ardhjes në institucionet tona shëndetësore për aftësim profesional të teknikëve dhe infermierëve medicinal”.
”Jaët e ardshme, do të sjellim 30 kompjuterë për ndonjërën nga shkollat e këtushme për të ofruar mundësit të ngritjes së nivelit të arsimit,ndërsa po mundohemi që vitin në vijim të jetësojmë angazhimet tona që mundëson ardhjen e mjekëve tuaj në institucionet tona shëndetësore për aftësimin e tyre të mëtejmë profesional”.
“Ne kemi edhe mungesë të mjekëve(infermiereve) për të punuar në shtëpitë shëndetësore për përkujdesjen e pleqve,dhe në rast se përmbushin kërkesat e nevojshme,mjekët nga Prizreni mund t’i angazhojmë edhe në komunën tonë”.
“Sa për fillim do të mundësojmë ardhjen e 3-5 mjekëve nga Prizreni”,tha ai./PrizrenPress.com/