3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Arrihet pajtimi në mes të VV’së dhe koalicionit LDK, AAK dhe NISMA

blloku opozitar

Përfaqësuesit e këtyre subjekteve politike janë pajtuar për një dokument, që flet për dialogun dhe privatizimin. Tash të njëjtin duhet ta shqyrtojnë edhe liderët e këtyre subjekteve, gjatë këtyre dy ditëve.
Përfaqësuesit e koalicionit LDK, AAK dhe NISMA sot janë pajtuar me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, rreth një draftdokumenti, me anë të të cilit pothuajse janë pajtuar rreth pikave kritike që ndanin përfaqësuesit e VV’së me ata të koalicionit.

Gazeta Express ka mësuar se dokumentin në fjalë, ose sot ose nesër do ta kanë para tyre edhe liderët e këtyre subjekteve, në mënyrë që në seancën e parë të Kuvendit, këto subjekte politike të shkonin si partner të koalicionit të ardhshëm.

“VV është edhe një hap më afër që të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme”, thotë ky burim, duke shtuar se tash cdo gjë do të bëhet zyrtare gjatë këtyre dy ditëve.

Përfaqësuesit e partive që janë pajtuar me dokumentin, kanë qenë në grupe punuese në cilësi të ekspertëve të partive. Pikat kryesore ku është arritur pajtim kishin të bënin me dialogun me Serbinë dhe me procesin e privatizimit.

Në këto pika kanë qenë dallimet kryesore në mes të LDK, AAK, NISMA në njërën anë dhe VV në anën tjetër.

 

Gati marrëveshja bazë e koalicionit opozitar me VV-në

—Grupi punues i koalicionit opozitar dhe Vetëvendosjes ka kryer punën e tij, duke vënë në letër një “marrëveshje bazë”. Çështja tash kalon tek liderët e partive të koalicionit dhe mbetet në dorën e tyre nëse nesër do ta nënshkruajnë atë.

Grupi punues, i cili përbëhej nga Visar Ymerin dhe Ardiana (VV), Kujtim Shala dhe Abdullah Hoti (LDK), Ardian Gjini dhe Laura Kryeziu (AAK), Bilall Sherifi dhe Endrit Shala (Nisma), ka kryer punën e tij dhe ata kanë bërë gati një marrëveshje bazë, ndërsa tash çështja ka kaluar tek liderët e tyre.

Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Albin Kurti, siç është paraparë me afat të caktuar, do të vendosin nesër nëse do ta nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëpunim, do ta kthejnë sërish për modifikim, apo do ta prishin krejt.

“Ata, grupi punues, nuk kanë më çka të bëjnë. Tash çështja kalon në dorën e liderëve. Ata vendosin nesër a do ta nënshkruajnë apo jo”, ka thënë një burim i Politiko.net.

Blloku opozitar bashkë me Vetëvendosjen, të enjten, kanë mbajtur një takim prej tri orësh, nga i cili kanë dalë me konstatimin se e diela është dita e fundit e qartësimit të pozicioneve të tyre, duke i vënë në letër qëndrimet në formë të një marrëveshjeje bazë.

Deri më tash, siç janë shprehur në opinion, blloku opozitar dhe Vetëvendosje nuk kanë folur me të njëjtën gguhë për dialogun, përfaqësimin e pakicës serbe në Qeveri, e as për kohëzgjatjen e mandatit qeverisës.

Nesër, do të mund të kuptohet kush ku ka lëshuar pe. /Politiko.net/

Më Shumë

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara shiu. Në orët...

Policia shqipton mbi 1 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1082 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit