20.7 C
Prizren
E premte, 15 Gusht, 2025
Home Blog Page 7823

Sharrit i kthehen arinjtë e murrmë të tij

0

Sharri-arinjte e murrmeTre arinj të murrmë që kanë vetëm disa muaj janë kthyer në Bjeshkët e Sharrit. Për Eman, Oskan dhe Ronin janë momentet e fundit në Parkun e Arinjve “Prishtina”.

Ky park që është bërë shtëpi për arinjtë e murrmë nuk është vendi ku do të rriten këta tre, pasi do të dërgohen atje ku supozohet të kenë lindur, në Bjeshkët e Sharrit, raporton KTV.

Ata në mars të këtij viti u ishin konfiskuar disa familjeve në Pejë dhe mbaheshin si kafshë shtëpiake, derisa kishin vetëm pak javë që kishin lindur. Megjithatë, plani i organizatës për mbrojtjen e kafshëve, ‘Four Paws’, është që ata të kthehen nga kanë ardhur dhe të rehabilitohen në zonat e tyre natyrale.

Policia e Kosovës në muajin mars i kishte konfiskuar ata dhe menjëherë ishin vënën nën përkujdesje të ekspertëve, në parkun e arinjve “Prishtina”.

Gjendja e tyre ishte mjaftë e rëndë, pasi që në kushte normale një ari mbetet në shoqëri të së ëmës deri në dy vjet pas lindjes.Për ta, në Parkun Kombëtar ‘Sharri’, Ministria e Mjedisit ka ndarë një hapësirë prej 1.2 hektarësh.

Nuk do të ketë probleme financiare në UP

0

UP-Hasan PrishtinaVendimi i Qeverisë për uljen e tarifave për regjistrimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës, nisi të nxjerrë dyshime rreth një krize të mundshme të këtij institucioni.

E pas publikimeve të fundit në disa media në Kosovë se Universiteti Publik “Hasan Prishtina” do të përfshihet nga kriza financiare, sot për këtë janë mbledhur ministri i Financave, Besim Beqaj, zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, dhe u.d. i rektorit të Universitetit Publik “Hasan Prishtina”, ku kanë diskutuar lidhur me gjendjen buxhetore të UP-së.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministria e Financave, pas këtij takimi kanë vlerësuar dhe kanë njoftuar opinionin publik, studentët, por edhe stafin e Universitetit, se nuk do të ketë probleme financiare dhe në asnjë mënyrë nuk do të cenohen pagat e profesorëve universitarë dhe shpenzimet kapitale siç janë të planifikuara në buxhetin e Republikës së Kosovës.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për uljen e tarifave për regjistrim të studentëve për 50 për qind, si dhe për të gjithë ata që do të regjistrohen ketë vit, ku regjistrimi do të ju mundësohet falas, është vendim i mirëpritur nga të gjithë studentët. Dëshirojmë të theksojmë se ky vendim nuk do të ndikojë aspak në funksionalitetin e Universitetit të Prishtinës, pasi që Qeveria e Kosovës do të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme konform kapaciteteve buxhetore”, thuhet në njoftimin e përbashkët të MASHT, MF dhe UP.

Sipas njoftimit, MAShT është në koordinim të plotë me Ministrinë e Financave dhe Rektoratin e UP-së, për të menaxhuar situatën, e cila sipas tyre do të ndikojë pozitivisht në mirëqenien e studentëve dhe familjeve të tyre.

Cikloni ‘shkul’ edhe drunjtë në Shkup! (Foto/Video)

0

Shkup-stuhi e fuqishme

Ashtu edhe siç u paralajmërua, gjatë ditës së sotme Maqedoninë e goditi cikloni ‘Branko’.

Në Shkup pati erë dhe shi të fuqishëm, gjë që paralizoi lëvizjen e lirë të qytetarëve, njofton Almakos.

Stuhia në disa raste ka shkulur edhe drunjtë, me ç’rast u shkaktua panik të qytetarët.

 

Shkup-stuhie fuqishme1Shkup-stuhi e fuqishme2

Skandal: Lavezzi seks oral me të fejuarën, fotot i përfundojnë në internet

0

91861Sulmuesi argjentinas i PSG, Ezequiel Lavezzi është bërë personazh i një skandali erotik. Fotot e tij teksa bënte seks oral me të fejuarën Yanina Screpante kanë përfunduar në internet.

Bëhet fjalë për skena hard, ku Lavezzi është i veshur si polic dhe bën lojëra me të fejuarën e tij. Cdo pozicion ai e fotografonte. Në një prej fotove Lavezzi shihet duke bërë edhe seks oral. Por ajo që nuk duhet të ndodhte, ndodhi. Fotot morën udhët e rrjeteve sociale, dhe Lavezzi përmendet kudo.

Nuk dihet se si këto foto kanë përfunduar në internet, por me siguri që Lavezzi nuk do të jetë ndjerë mirë. Mbase merr dhe oferta per filma, pornografike. Seksi Lavezzi, apo jo.

Mbyllja e universiteteve, Rama: Vaj medet për PD-në, vajton të shkuarën

0

Edi rama ne korcKryeministri Rama ironizon qëndrimin e Partisë Demokratike lidhur me vendimin për mbylljen e disa universiteteve në vend. Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan: “PD kundër shkuljes së piramidave në arsim e s’ka si të jetë ndryshe: E shkuara vajton të shkuarën në emër të së shkuarës! Vaj medet për PD…”

Një ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e konsideroi mbylljen e disa universiteteve “një aferë të pastër korruptive dhe për qëllime klienteliste nga dyshja Rama-Meta”.

Lideri i opozitës tha se “po përdoret e njëjta skemë siç u bë me shëndetësinë, me rendin, me ekonominë, me pensionet dhe së fundmi me marrëveshjen me CEZ-in”. Ai bëri të qartë se Partia Demokratike nuk është kundër asnjë reforme, përfshi edhe asaj në sistemin arsimor. Por sipas Bashës, “projekti i Edi Ramës për të mbyllur filialet e universiteteve publike, pa asnjë paralajmërim, pa asnjë transparencë ka shkaktuar një shok psikologjik dhe do u kushtojë shtrenjtë financiarisht qindra familjeve shqiptare”.

Në Vërmicë të Prizrenit, grushtohen dy shtetas nga Shqipëria

0

rrahjeDy shtetas nga Shqipëria janë grushtuar nga një person i  tretë në Vërmicë të Prizrenit. Ata janë rrahur fizikisht pasi janë zënë mes vete për arsye ende të panjohur.

“Pas një zënke dy viktimat meshkuj shtetas të Shqipërisë janë sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Viktimat kanë pranuar tretmanë mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës/PrizrenPress.com/

Arrestohet një person në fshatin Atmaxhë të Prizrenit

0

arrestimi 2Është arrestuar një person në fshatin Atmaxhë të Prizrenit. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore.

 “Në bazë të urdhëresës se lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pas përfundimit të procedurave në gjykatë është liruar”, njofton Policia e Kosovës/PrizrenPress.com/

Vetëvendosje është Kingmaker

0

HalilMatoshi-analistAnalisti Halil Matoshi nuk mendon se Lista Serbe, që në zgjedhjet e 8 qershorit doli me më së shumti deputetë nga të gjitha partitë e komuniteteve, do të ketë rolin kryesor në formimin e Qeverisë së Kosovës.

Në një prononcim për Politiko.net, Matoshi thotë se pavarësisht se kush me kë do ta krijojë Qeverinë, Lista Serbe do të jetë pjesë e Ekzekutivit.

Megjithatë, ai mendon se rolin e Kingmaker’it po e merr Lëvizja e Kurtit, pa të cilën thotë se do të jetë e vështirë të sigurohen numrat nga cilido kamp.

“Jo, nuk e shoh Listen Serbe si ‘Kingmaker’, sepse komunitetet jo shumicë e kanë të drejtën kushtetuese që të jenë pjesë e Qeverise së Kosovës, prandaj ata këtë të drejtë mund ta realizojnë në secilin variant qeverisës, pra ata do të jenë pjesë e ekzekutivit pa marrë para sysh se kush me kë e krijon Qeverinë e Kosovës”.

“Rolin e ‘Kingmaker’it’ në konfigurimin politik kosovar po e merr Lëvizja Vetëvendosje, pa të cilën, në të ardhmën, duket se asnjëri bllok nuk do të mund të krijojë Qeverinë”.

E udhëhequr dhe e formuar nga Beogradi, Lista Serbe që për herë të parë mori pjesë në zgjedhjet parlamentare, ka 9 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Së bashku me minoritetet tjera në seancën e tensionuar konstituive të 17 korrikut, ata votuan pro zgjedhjes së Isa Mustafës, Kryeparlamentar, post ky që pas u pezullua përkohësisht nga Gjykata Kushtetuese, pas kërkesës së deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Me hyrjen e Listës në Kuvend është thënë se Beogradi do ta dirigjonte Qeverinë e Kosovës, në rast se në përbërjen e saj nuk do të kishte një shumicë shqiptare.

Por, Halil Matoshi mendon ndryshe.

Thotë se këto janë ekzagjerime të shtetit serb, sepse, sipas tij, asgjë nuk ka ndryshuar në qeverisjen e Kosovës pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

“Përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë në Kosovë kanë qenë pjesë e të gjitha qeverive të vendit që nga paslufta e këtej. Dhe Lista Serbe nuk bën përjashtim, ajo nuk mundet ta dirigjojë me asgjë Qeverinë e Kosovës, pos që natyrisht do t’i realizojë të drejtat e veta kushtetuese”.

“E mira është se kjo listë i pranon institucionet shtetërore kosovare dhe kontributi i saj pritet të jetë konstruktiv dhe i baraspeshuar”.

Në kërkim të Gani Gecit

0

BajramRexhepi-ministerMinistri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, thotë se janë në kërkim të ish-deputetit, Gani Geci.

Ai nuk beson se Geci ka ikur jashtë vendit, pasi sipas tij, të gjitha pikat kufitare janë informuar menjëherë pas vrasjes që ka ndodhur.

“Policia është në kërkim të Gani Gecit, i kemi dëgjuar prononcimet e familjarëve që ai ka shkuar jashtë, ne nuk duam të paragjykojmë por ne nuk jemi shumë të bindur që ai ka shkuar jashtë për arsye se në momentin që ka ndodhur ky aksident ne i kemi informuar të gjitha pikëkalimet kufitare dhe po ashtu aeroportet e vendeve fqinje që në rast se shihet diku të arrestohet”

“Prandaj mundësitë kanë qenë të vogla në atë drejtim, megjithatë ne jemi në kërkim të tij, ai ka pasur mundësinë që të dorëzohet e meqenëse se këtë nuk e ka shfrytëzuar ai do të mundohemi që në momentin që të identifikohet ku është dhe do të arrestohet e do të jetë para drejtësisë”, thotë Rexhepi.

Por, nëse u dyshuari për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit është larguar nga vendi sipas Rexhepit, situata do të jetë më e komplikuar dhe do të bëhet kërkesa për ekstradim.

“Unë nuk kam argumente as për njërën as për tjetrën por nuk jam i bindur të iu besoj fjalëve të familjarëve sepse mundësitë kanë qenë shumë të vogla se shmëherët është kërkuar që në të gjitha vendkalimet kufitare njëkohësisht edhe aeroporti i Tiranës që nëse hasin, të arrestohet, prandaj mundësia ka qenë e vogël në këtë drejtim”, thotë Rexhepi.

Arifi: Shteti po çlirohet nga nëntoka e PDK’së

0

Avni ArifiQeveria në largim po funksionon me logjikën e nëntokës. Deklaratat e zyrtarëve të PDK’së se i kanë 70 vota në Parlament bazohet në idenë e blerjes apo rekrutimit të deputetëve të tjerë. Por, vullneti i të zgjedhurve të popullit është konfirmuar në seancën konstituive të Kuvendit. Ky realitet presim të legjitimohet me vendimi e ardhshëm të Gjykatës Kushtetuese. Me Vetëvendosjen ende ka mundësi bashkëpunimi megjithëse dallimet janë të pakapërcyeshme. Këshilltari Kryesor i Ramush Haradinajt, Avni Arifi, flet për Express.
Express: Të martën udhëheqësit e LDK’së, AAK’së dhe NISMËS kanë pasur takim. Çka konkretisht është folur në këtë takim?

A.Arifi: Faktikisht, në takimin e djeshëm janë biseduar tri çështje që janëaktuale dhe të rëndësishme për Kosovën dhe për zhvillimet e mëtutjeshëm që e presin shtetin tonë. E para, ishte vakuumi i shkaktuar institucional që ne po e konsiderojmë se është i shkaktuar krejtësisht nga PDK’ja. E dyta, ishte për aspektet që kanë të bëjnë me aspektet e programit zhvillimor që do ta ketë Qeveria në ardhje për synimet drejt integrimeve euroatlantike. Ne konsiderojmë se vakuumin institucional është shkaktuar nga PDK’ja. Ata janë në kërkim të një të drejte që as nuk ju takon as nuk ka çka ju duhet. Nuk ju takon për arsye se ekziston në Parlamentin e Kosovës një shumicë parlamentare, e cila ka lidhur koalicion pa PDK’në. Kurse, nuk ka çka ju nevojitet sepse edhe po ta fitonin atë të drejtë, ata nuk mund ta votojnë Kryetarin e Kuvendit pasi s’kanë numrat.

Express: Pas këtij takimi të tri partive opozitare, Adem Grabovci tha se formimi i Qeverisë pa PDK’në është absurde?

A .Arifi: Logjika e qeveritarëve në shkuarje se janë lind në pushtet dhe do të jenë gjithmonë në pushtet është manifestuar disa herë. Ajo çka kemi dëgjuar nga ish-Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së ishte një shprehje e një karakteri të funksionimit të nëntokës. PDK po mundohet që në do formë të mbetet në pushtet vetëm për të mbajtur kapjen e Shtetit. Por, kësaj i ka ardhur fundit dhe PDK do të mbetet në opozitë dhe Shteti do të lirohet nga kapja e PDK’së.

Express: Çka i bien e nëntokës?

A .Arifi: Kjo i bien se të gjithë 63 deputetët e LDK-VV-AAK-NISMA kanë bërë deklaratë të përbashkët se nuk do të bëjnë koalicion me PDK’në dhe as nuk do të shkojnë në konsultime me PDK’në dhe e kemi edhe seancën e 17 korrikut ku u pa saktësisht se kah janë votat, atëherë, me çfarë logjike thuhet se i kanë votat. Kjo është logjikë nuk sqarohet ndryshe përpos logjikës së nëntokës se do të blejmë apo rekrutojmë deputetë

Express: Grabovci tha se i kanë 70 vota?

A .Arifi: Nga vijnë ato vota, kush janë ato vota e në të njëjtën kohë i ke deklarimet e deputetëve. Por, e sigurt është se ata nuk i kanë votat por i kanë vetëm deklarata për t’ia bërë qejfin vetës.

Express: Megjithëkëtë, vullneti i deputetëve është vullnet i lirë dhe mund të mos i nënshtrohen askujt?

A .Arifi: Pikërisht për këtë po e themi, se këta deputetë e kanë shprehur vullnetin njëherë. E keni parë 17 korrik 83 deputetë kanë qëndruar në sallë, 65 deputetë kanë votuar ndryshe.

Express: Cilat janë pritjet e juaja nga Gjykata Kushtetuese lidhur me seancën konstituive?

A .Arifi: Presim që Gjykata Kushtetuese të legjitimojë vullnetin e shprehur nga deputetët në seancën konstituive. Mandati i deputetit fillon shumë më herët se sa seanca konstituive. Atë ditë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë votuar dhe 2/3 e deputetëve kanë qëndruar në sallë. Është një zgjedhje tërësisht legale dhe legjitime dhe konsiderojmë se nuk ka asnjë arsye pse Kryetari aktual të mos e vazhdojë mandatin e fituar me votën e shumicës së deputetëve.

Express: Pas mandatimit të Ramush Haradinajt për Kryeministër ka pasur edhe batuta se qysh i jepet një pozitë kaq e rëndësishme një njeriu partia e të cilit ka dalë e katërta në zgjedhje?

A .Arifi: Shpeshherë, pajtohem me ju, se ka shumë njerëz që e shohim zgjedhjen e njerëzve në funksione kyçe si zgjedhje që duhet të jetë refleksion edhe i votës. Realisht, ajo edhe ka ndodhur faktikisht. Në Kuvendin e Kosovës, z. Haradinaj e ka shumicën parlamentare që e përkrahë për të qenë Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Express: Por, në zgjedhje ka më pak se 10 përqind të votave?

A .Arifi: Ka mundur t’i ketë edhe 5 përqind të votave. Në logjikën demokratike çdokush që mbërrin pragun zgjedhor mund të jetë bartës i çdo funksioni shtetëror, duke përfshirë edhe pozitën e Kryeministrit. Ne kemi mundur t’i kemi edhe pesë përqind, por në rast se partnerët e koalicionit vijnë në përfundim se personi i caktuar është person i duhur për të qenë Kryeministër, atëherë, s’ka kurrfarë arsye demokratike pse të mos jetë personi i tillë Kryeministër apo President i Republikës. Mos harroni se në shumë vende të botës dhe Europës, partitë që kanë edhe shumë më pak vota, që kanë 6 ose 7 përqind të votave, marrin funksione shumë më të rëndësishme se sa është funksioni i Kryeministrit të vendit. Shohim për shembull në vende të mëdha, Ministri i Jashtëm vjen nga një parti që është e vogël, e pozicioni i Ministrit të Jashtëm për atë vend është shumë jetik dhe këtë pozitë e merr partia që ka vetëm 5 përqind të votave. Pra, duhet të ndërpresim praktikën që të mendohet se vetëm personi që është Kryetar i një partie dhe që merr më së shumti vota. Kjo është çështje e konstelacionit të brendshëm të partive. Është çështje e asaj se si vijnë partitë në koalicion dhe pastaj në përfundim se kush duhet të jetë Kryeministër për të bërë një Qeveri funksionale.

Express: Para zgjedhjeve nacionale shumëkush ka thënë se AAK do të jetë në një Qeveri me PDK’në. Çka ndodhi që AAK nuk arriti të bëjë marrëveshje me PDK’në kur dihen bisedimet mes Thaçit dhe Haradinajt pas kthimit të këtij të fundit nga Haga?

A .Arifi: Dua t’ju sigurojë dhe të përmendi një aspekt se AAK është e vetmja parti në Europën Juglindore që i është ofruar qeverisja me një ofertë jashtëzakonisht të madhe, shumë më e madhe se sa votën që e kishte diku 10 përqind në vitin 2010 dhe Aleanca ka refuzuar që të qeveris me PDK’në.

Express: Por, më vonë i jeni ofruar PDK’së për të marrë pozitën e Kryeministrit?

A .Arifi: Kjo është tërësisht një keqinterpretim i atyre që dëshirojnë të jetë ashtu. Aleanca kurrë nuk ka pranuar që të jetë pjesë e konceptit qeverisës të Thaçit. Aleanca pas kthimit të liderit Haradinaj i ka ofruar dalje nga kjo situatë PDK’së dhe Kryeministrit Thaçi. I kemi ofruar mundësi të ndaljes së keqqeverisjes dhe i kemi mundësuar atyre ta dorëzojnë qeverisjen. Kjo formë e shpegimit kurrë nuk ka depërtuar te qytetari i Kosovës sepse i është thënë qytetarëve të Kosovës se Aleanca po dëshiron t’i bashkohet PDK’së. Ne s’kemi dashur t’i bashkohemi por e kemi kërkuar të kundërtën. Kemi ofruar një ndalje të keqqeverisjes së PDK’së. Para zgjedhjeve, pyetjet direkte që i janë bërë z. Haradinaj, se a do të bëni koalicion me PDK’në, ne kemi thënë se nuk do jemi pjesë e qeverisjes së PDK’së. Ka qenë e justifikueshme pse njerëzit kanë menduar se ne mund të jemi kandidat për partner koalicioni. Kjo ka qenë e mundur pasi politika e jonë, që ende besoj në atë politikë, se pavarësisht kush do të jetë në Qeveri, për temat nacionale nuk do të mendojmë nga baza partiake. Në këtë kuptim, ne e kemi mbështetur Qeverinë Thaçi në dialogun me Serbinë, në integrime në BE dhe në procesin e reformës zgjedhore.

Express: A prisni që edhe PDK të mbështesë Qeverinë LDK-AAK-NISMA të mbështesë temat që ju i keni mbështetur nga pozicioni i opozitës?

A.Arifi: Jo vetëm nga PDK’ja, por ne presim nga të gjitha partitë politike mbështetje për tema të tilla. Ne nuk jemi penduar që kemi dhënë një mbështetje të tillë Qeverisë në largim. Çdoherë edhe në të ardhmen, sepse jeta është e gjatë, ne nuk pretendojmë të jemi gjithmonë në Qeveri, por kushdo që të jetë në Qeveri, mund të llogarisë se kur janë në pyetje temat nacionale, AAK do t’i përkrahë të gjithë.

Express: Ka pasur paralajmërime se nëse PDK mbetet në opozitë atëherë deputetët e saj nuk do ta përkrahin themelimin e Gjykatës Speciale?

A .Arifi: Jo, nuk presim. Nuk kemi arsye të besojmë se PDK do të jetë opozitë konstruktive. PDK ka qeverisur me vendin, e di rëndësinë e vendimeve që janë në interes nacional. Nuk besoj se do të shkojë në zgjidhje afatshkurtra dhe partiake por do të reflektojë në zgjidhjen e problemeve nacionale.

Express: Si do të ndërtohet qeverisja e z. Haradinaj me liderin e NIMSËS z. Limaj i cili po përballet me akuza për korrupsion. Po ashtu, ju keni deklaruar për Isa Mustafën se e ka degraduar Prishtinën?

A .Arifi: Ka shumë çështje që shtjellohen në mënyrën se si ju po e thoni.

Express: Këto janë gjëra faktike: z. Limaj akuzohet për korrupsion e Isa Mustafa ka humbur tri palë zgjedhje, dy nacionale e një herë në Prishtinë?

A .Arifi: Shikoni, koalicioni nuk është pajtim për çdo temë në asnjë vend të botës dhe as ne nuk bëjmë përjashtim. Koalicioni LDK-AAK-NSIMA është një koalicion i cili është bashkuar rreth një programi, rreth një koncepti qeverisës zhvillimor. I cili koncept i anashkalon dallimet ndërpartiake që kemi. Ne jemi grumbulluar rreth një programi, rreth një ideje që të ndalim keqqeverisjen e vendit, t’i japim perspektivë zhvillimit, të krijojmë vende të reja të punës dhe të funksionojmë si Qeveri që është afër qytetarit të Kosovës. Asnjëherë në asnjë koalicion nuk do të ketë pajtim të të gjitha partive për gjithçka. Por, ne jemi bashkuar për shkak të pikave që na bashkojnë dhe ka rezultuar në krijimin e bllokut të shumicës parlamentare.

Express: A keni folur ende për ndarjen e pozitave qeveritare përpos atyre që janë përmendur në Marrëveshjen e tri partive?

A .Arifi: Ende nuk është biseduar për pozita të tilla. Por, ekziston ajo ndarja parimore sipas rezultateve zgjedhore.

Express: Kohëve të fundit edhe zyrtarët e listës “Srpska” kanë vendosur disa kushte për të hyrë në Qeverinë e re. Ndërkohë, kemi ftohje të raporteve të bllokut me Vetëvendosjen. Çka është duke ndodhur saktësisht?

A .Arifi: Lista “Srpska” nuk ka vendosur kushte. Ne nuk i shohim si kushte. Në bisedimet që kemi pasur me ta, asnjëherë, ato nuk i shohim si kushte. Në fakt, ekziston një entuziazëm te lista “Srpska” që të japin shërbime më të mira për komunitetin të cilit i takojnë. Këtë e shohim si entuziazëm dhe çdo gjë si pozitive sepse ato e shohin si mundësi të bëjnë më shumë se sa që kanë bërë deri më tash pjesëtarët e komunitetit të tyre. Është tërësisht që këtë entuziazëm ta manifestojnë edhe në formë që reflekton edhe në kushte.

Express: E me Vetëvendosjen çka është duke ndodhur?

A .Arifi: Me Vetëvendosjen kemi pasur bisedime të njëpasnjëshme. E keqja më e madhe është se me Vetëvendosjen kemi më shumë gjëra që na bashkojnë se sa që na ndajnë. Ato që na ndajnë nuk po mund t’i kalojmë. Të paktën në bisedimet që kemi pasur deri te zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit ka rezultuar se nuk mund t’i tejkalojmë dallimet dhe kjo u dëshmua me votën e Vetëvendosjes. Prej asaj kohe s’kemi pasur ndonjë takim formal, por kemi pasur vetëm komunikim informal më shumë, qoftë të liderëve, qoftë të njerëzve të partisë. Këto bisedime ka shanse që prapë të ringjallen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ekziston vullneti i koalicionit LDK-AAK-NISMA që të fillojnëedhe një herë bisedimet me Vetëvendosjen për përfshirjen e tyre në Qeveri.