24 C
Prizren
E enjte, 14 Gusht, 2025
Home Blog Page 7826

Brukseli kërkon nga Beogradi zbatimin e marrëveshjeve me Prishtinën

0

bruksel bisedimetRaporti i ri i Komisionit Evropian për Serbinë do të jetë kryesisht pozitiv, por, së paku në fusha Beogradi nuk do të marrë notë kaluese.

Këto fusha, siç njofton “Novosti”, transmeton Koha.net janë jurisprudenca, të drejta e njeriut dhe harmonizimi i politikës së jashtme me BE-në.

Në mënyrë të veçantë raporti do ta trajtojë çështjen e ndërtimit të Rrjedhës Jugore, gazsjellësit nga Rusia.

Raporti që do të publikohet në tetor, në pjesën që ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, pritet të ketë vërejte për shkak të vonesës së zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe do të kërkohet integrimi i sistemit të drejtësisë në veri me atë të Kosovës.

MASHT: Asnjëherë s`kemi nostrifikuar diploma të fakulteteve private të Shqipërisë

0

Nehat MustafaZëvendësministri në detyrë i Arsimit, Nehat Mustafa, ka thënë se MASHT gjithmonë ka pasur dyshime për diplomat e lëshuara nga Insititcionet e arsimit të lartë privat në Shqipëri.

“MASHT asnjëherë nuk e ka nostrifikuar asnjë diplomë të institucioneve të arsimit të lartë privat në Shqipëri”, ka thënë Mustafa për Epokën e Re.

Kushtetuesja pa tre gjyqtarë

0

GjykataKushtetuese e KosovesShumë shpejt Gjykata Kushtetuese do të mbetet pa tre gjyqtarë, atyre u skadon mandati në fund të muajit gusht. Nëse nuk merret ndonjë vendim për kryeparlamentarin atëherë rrezikohet thellimi i krizës politike.

Me 31 gusht do t’u skadoje mandati tre gjyqtareve nderkombetare te Gjykates Kushtetuese. Nese deri ne kete date Kushtetuesja nuk merr ndonje vendim rreth kryeparlamentarit, kriza politike e institucionale mund te thellohet meqe pamundesohet marrja e vendimeve ne Kushtetuese si pasoje e mungeses se kuorumit./Zëri/

Koalicioni, mes kushteve të VV-së dhe Listës Serbe

0

agim veliuKriteret e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila kërkon t’i udhëheqë bisedimet me Serbinë sipas një mënyre tjetër, dërgimi në komisionin e Venedikut i marrëveshjeve të arritura deri më tani, si dhe ndalimi i privatizimit të Postës e Trepçës po dalin të jenë kritere të forta për Bllokun.

Por pa kritere nuk është as Lista Serbe. Kjo listë kërkon që të ndalet privatizimi në hapësirat ku jetojnë serbët, si dhe krijimi sa më i shpejtë i Asociacionit të Komunave Serbe, shkruan Tribuna.

Mirëpo, zyrtarët e Bllokut janë optimistë se këto kritere do të kalohen në saje të bisedimeve dhe angazhimeve të ardhshme.

Agim Veliu, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kushtet e Listës Serbe, i quan gjëra që bëhen për konsum ditor.

Dhe ai beson që nuk ka aso kushtëzimesh të cilat do të mund ta pengonin procesin.

“Ne jemi duke biseduar për të krijuar Qeverinë dhe besoj se do të gjejmë mirëkuptim. Mendoj se kushtet e Listës Serbe janë gjëra që bëhen për konsum ditor. Dhe në fund të fundit, këto kushtëzime do t’i largojmë dhe nuk e besoj që ka aso kushtëzimesh të forta të cilat do të pengonin futjen në koalicion me bllokun”, ka thënë Veliu.

Babai i Arjetës që vdiq në ditën e dasmës rrëfen tragjedinë familjare

0

babai i arjetesBabai i vajzës që vdiq në ditën e dasmës me dhimbje të madhe tregon për tragjedinë e familjes.
Në vend të një dasme të madhe, dasma e planifikuar nga dy familjet përfundon me varrim. 23 vjeçarja Arjeta Mehmeti papritmas ndërroi jetë në ditën e dasmës së saj. Dita më e lumtur për të cilën ishte përgatitur e gjithë familja për një çast u kthye në një tragjedi të madhe. Ajo të dielën në mëngjes është sëmurë ku menjëherë është dërguar në spital, mirëpo mjekët nuk kanë arritur t’ia shpëtojnë jetën, supozohej se vajza mund të ketë vdekur nga një sulm në zemër apo në tru.

Ishte ditë zie për familjen e vajzës së re, në vend të urimeve për vajzën e martuar, Memedali Asipi po pranonte ngushëllime për humbjen e vajzës. Arjeta e mbuluar me fustanin e nusërisë është varrosur tek varrezat muslimane në Tetovë.

Arjeta nuk arriti të bëhej nuse, asaj nuk i’u plotësuan dy dëshirat në jetë, të merrte diplomën në Univerzitet për të cilën i kishin mbetur edhe tre provime si dhe të marrtohej me të dashurin e saj, i riu nga fshati Dobrosht – Tetovë, i cili ka punuar në Zvicër. Planet kanë qenë që të dy të jetojnë atje. Edhe për Arietën tashmë ishte siguruar viza për qëndrim në këtë vend. Të gjitha dëshirat dhe ëndërrat e dy të rinjëve përfunduan tragjikisht.

Në rrugën “Ivo Lola Ribar”, në afërsi të Muzeut në Tetovë, në fillim të Çarshisë së Epërme në Tetovë, takuam shumë miq dhe familjarë të familjes Asipi. Na priti edhe babai i të ndjerrës – taksist i njohur në Tetovë, Memedaliu.

“Jam baba i pesë fëmijëve – një djalë dhe katër vajza, njëra nga ato na braktisi, shkoi pa lamtumirë, edhe pse të dielën duhej të ishte nuse. Ashtu e ka patur fatin – gjithçka të jetë gati, ndërsa Arjeta ime të mos veshë fustanin e nusërisë” tregon Memedaliu, duke kujtuar bijën e humbur me mall, trishtim dhe pikëllim.

Babai thotë se të dielën ka qenë në Xhami për namazin e zakonshëm të mëngjesit. Është kthyer rreth orës gjashtë. Bashkëshortja e ka paralajmëruar se diçka nuk është në rregull me vajzën e tyre.”Arieta po qëndronte e shtrirë në krevat në gjendje kome. Koha ishte që ajo të shkonte tek salloni ondulimit, por në vend që ta dërgonim atje ajo përfundoi në Spitalin e Tetovës. Tek ndihma e shpejtë nuk u ndalëm shumë, menjëherë shkuam tek reparti internistik. Mjekët i dhanë injeksion dhe infuzion. Mirëpo gjithçka ishte e kotë, tek vajza nuk kishte më shenja jete” tregon Memdaliu.
Nga burrime të Spitalit mësojmë se ka patur përpjekje për të shpëtuar vajzën, mirëpo nuk ka qenë e mundur një gjë e tillë. Përpos policisë, në vendin e ngjarjes ka qenë edhe prokurori publik. Është konstatuar vdekje e natyrshme, ku më pas trupi i pajetë i vajzës i është dorëzuar familjes.

Grabovci: Është absurde formimi i qeverisë pa PDK-në

0

AdemGrabovci6-05Nënkryetari i PDK’së Adem Grabovci, ka deklaruar se koalicioni LDK-AAK-Nisma është duke bllokuar formimin e institucioneve të reja.

Ai u ka bërë thirrje liderëve të këtij koalicioni ta respektojnë Kushtetutën dhe institucionet shtetërore në mënyrë që të kthehet jeta normale në vend.

Grabovci ka thënë se është absurde të mendohet që qeveria e ardhshme të formohet pa PDK’në, shkruan Epoka e Re.

“Është absurde të mendohet të kemi qeveri pa ata që kanë marrë besimin nga qytetarët e Kosovës”, ka thënë Grabovci, duke shprehur optimizëm se Gjykata Kushtetuese do të vendos në favor të grupit parlamentar të PDK’së sa i përket seancës konstituive të Kuvendit.

Grabovci nuk e ka përjashtuar mundësinë që Kosova të shkojë përsëri në zgjedhje të reja.

Bllokohet Kuvendi, bllokohen agjencitë e pavarura

0

agjencia e pavarurMbi 60 anëtarëve të shpërndarë në 20 borde të agjencive të pavarura u ka skaduar mandati. Pezullimi i punës së Kuvendit të Kosovës deri më datën 18 shtator ka bërë që të bllokohet edhe funksioni i këtyre mekanizmave. Kjo për faktin se në mungesë të punës së Kuvendit, kanë mbetur pa u bërë (ri)emërimet e anëtarëve që marrin vendime në institucionet e pavarura.

I pari, sipas një raporti të Kuvendit të Kosovës, është Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, të cilit i ka skaduar mandati më 3 qershor të këtij viti. Ndërsa deri në fund të muajit gusht mandati u skadon edhe gjashtë zëvendësve të tij, Basri Berisha, Bogoljub Staletoviq, Ibrahim Arsllan, Isa Hasani dhe Shqipe Ibraj – Mala.

Trendi i njëjtë është edhe në Agjencinë Kosovare për Privatizim. Kuvendi i Kosovës më 21 shkurt 2013, ka emëruar Blerim Rexhën për kryesues dhe Dardane Peja anëtare të Bordit të AKP-së. Të dy kanë dhënë dorëheqje më datën 16 maj në të njëjtin vit. Por deri më sot, vendet e tyre nuk janë plotësuar..

Një Snwoden i ri

0

Barack-ObamaShtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur se një “spiun” i ri ka furnizuar mediat me material që përmban dokumente sekrete.

Më herët, The Intercept, ka publikuar një artikull duke u thirrur në një burim anonim, e që bënte të ditura teknikat e Qeverisë Amerikane për të monitoruar terroristët e dyshuar.

CNN ka raportuar për këtë rast, duke thënë se nga Amerika pritet të dalë një Snowden i ri.

Sipas këtyre informatave, “spiuni” i ri do të përqendrohet sërish në dokumente të Shtëpisë së Bardhë.

Mushkolaj: PDK-ja nuk do ta fitojë rastin në Gjykatën Kushtetuese

0

Gjyljeta mushkolajGjyljeta Mushkolaj, ish gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese, thotë se formimi i Grupi Parlamentar LDK-AAK-Nisma është legjitim.

“Mandati përfaqësues në demokraci është kur deputeti e përfaqëson sovranitetin nacional, nuk lidhen më me ata që i kanë votuar, dhe që në momentin kur cerfitkohen zgjedhjet, ata vet përcaktohen se cilit grup parlamentar duan ti takojnë. Vendimi i një grupi të deputeteve në bazë të përkatësisë së tyre partiake, nuk egziston asnjë autoritet që tu thotë jo”, ka thënë Mushkolaj në Interkativ të KTV-së.

Sa i përket kërkesës së PDK-së për pezullimin e seancësn konstituitive në Kushtetuese Mushkolaj mendon se kjo e fundit nuk do të fitojë rastin, pasiqë sipas saj janë vetëm deputetet ata që vendosin se cilin grup Parlamentar.
“PDK-ja nuk do të ketë rast. Është në rregull që Kushtetuesja të shqyrtojë ndonjë parregullësi, megjithatë po them se janë deputetet e Kuvendit ata të cilët vendosin se cilin grup paralemntar do ta përkrahin”, ka thënë Mushkolaj.

“Kushtetuta e Kosovës nuk ndërhynë në rregullorën e punës së Kuvendit, Kushtetuta thotë se grupi më i madh parlamentar ka të drejtë të vendosë për seancën konsitutive”, ka thënë më tutje.

Bllokimi i Kuvendit vonon liberalizimin e vizave

0

VizatKomisioni evropian nuk ka ndonjë datë se kur mund ta sjellë misionin vlerësues për përmbushjen e kritereve për liberalizmin e vizave pas publikimit të raportit të dytë muajin e kaluar.

Nga Ministria e Integrimit Evropian kanë thënë se janë duke analizuar raportin e Komisionit dhe se brenda muajit gusht do ta bëjnë planin e veprimit për përmbushjen e këtyre rekomandimeve. Por ky proces mund të ngecë për aq kohë sa Kuvendi i Kosovës është jofunksional, shkruan sot Koha Ditore.

Koordinatori për liberalizimin e vizave, Besnik Vasolli, i ka thënë gazetës se janë disa ligje të cilat presin miratimin nga deputetët e Kuvendit.