10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Babai i Arjetës që vdiq në ditën e dasmës rrëfen tragjedinë familjare

babai i arjetesBabai i vajzës që vdiq në ditën e dasmës me dhimbje të madhe tregon për tragjedinë e familjes.
Në vend të një dasme të madhe, dasma e planifikuar nga dy familjet përfundon me varrim. 23 vjeçarja Arjeta Mehmeti papritmas ndërroi jetë në ditën e dasmës së saj. Dita më e lumtur për të cilën ishte përgatitur e gjithë familja për një çast u kthye në një tragjedi të madhe. Ajo të dielën në mëngjes është sëmurë ku menjëherë është dërguar në spital, mirëpo mjekët nuk kanë arritur t’ia shpëtojnë jetën, supozohej se vajza mund të ketë vdekur nga një sulm në zemër apo në tru.

Ishte ditë zie për familjen e vajzës së re, në vend të urimeve për vajzën e martuar, Memedali Asipi po pranonte ngushëllime për humbjen e vajzës. Arjeta e mbuluar me fustanin e nusërisë është varrosur tek varrezat muslimane në Tetovë.

Arjeta nuk arriti të bëhej nuse, asaj nuk i’u plotësuan dy dëshirat në jetë, të merrte diplomën në Univerzitet për të cilën i kishin mbetur edhe tre provime si dhe të marrtohej me të dashurin e saj, i riu nga fshati Dobrosht – Tetovë, i cili ka punuar në Zvicër. Planet kanë qenë që të dy të jetojnë atje. Edhe për Arietën tashmë ishte siguruar viza për qëndrim në këtë vend. Të gjitha dëshirat dhe ëndërrat e dy të rinjëve përfunduan tragjikisht.

Në rrugën “Ivo Lola Ribar”, në afërsi të Muzeut në Tetovë, në fillim të Çarshisë së Epërme në Tetovë, takuam shumë miq dhe familjarë të familjes Asipi. Na priti edhe babai i të ndjerrës – taksist i njohur në Tetovë, Memedaliu.

“Jam baba i pesë fëmijëve – një djalë dhe katër vajza, njëra nga ato na braktisi, shkoi pa lamtumirë, edhe pse të dielën duhej të ishte nuse. Ashtu e ka patur fatin – gjithçka të jetë gati, ndërsa Arjeta ime të mos veshë fustanin e nusërisë” tregon Memedaliu, duke kujtuar bijën e humbur me mall, trishtim dhe pikëllim.

Babai thotë se të dielën ka qenë në Xhami për namazin e zakonshëm të mëngjesit. Është kthyer rreth orës gjashtë. Bashkëshortja e ka paralajmëruar se diçka nuk është në rregull me vajzën e tyre.”Arieta po qëndronte e shtrirë në krevat në gjendje kome. Koha ishte që ajo të shkonte tek salloni ondulimit, por në vend që ta dërgonim atje ajo përfundoi në Spitalin e Tetovës. Tek ndihma e shpejtë nuk u ndalëm shumë, menjëherë shkuam tek reparti internistik. Mjekët i dhanë injeksion dhe infuzion. Mirëpo gjithçka ishte e kotë, tek vajza nuk kishte më shenja jete” tregon Memdaliu.
Nga burrime të Spitalit mësojmë se ka patur përpjekje për të shpëtuar vajzën, mirëpo nuk ka qenë e mundur një gjë e tillë. Përpos policisë, në vendin e ngjarjes ka qenë edhe prokurori publik. Është konstatuar vdekje e natyrshme, ku më pas trupi i pajetë i vajzës i është dorëzuar familjes.

Më Shumë

Pse e sulmoi Irani Izraelin?

Ben Blushi Sulmi i Iranit kundër Izraelit do të mbahet mend si një ngjarje në të cilën ai që sulmon ka më shumë frikë se...

Kryhet një operacion i vështirë në spitalin e Prizrenit, pacienti me shëndet të mirë

Mjekët e Repartit të Urologjisë në Spitalin e Prizrenit kanë kryer një operacion të vështirë. Dr.Halil Xhibexhiu tregon se pacienti pas operacionit është lirur me...

Lajmet e Fundit