32.1 C
Prizren
E enjte, 14 Gusht, 2025
Home Blog Page 7827

Dragana: Kam gjoks më të bukur se Kardashian (Foto)

0

Dragana SpasovskaFemra seksi nga Maqedonia ka krahasuar veten me yllin e famshëm në botë Kim Kardashian, Dragana Spasovska ka provuar edhe një herë se nuk e ka problem për të treguar gjoksin se ka më të bukur se Kardashiani.

“Tashmë jam mësuar të më thoni se unë dukem si Kim Karashiani dhe të jem e sinqertë ajo më pëlqen. Megjithatë, unë jam e kënaqur që nuk kam prapanicë si të saj, dhe mendoj se gjoksi im duket shumë më i bukur se sa i Kardashianit”, tha modelja maqedonase, Spasovska për Telegraf.mk.

Dragana Spasovska2Dragana Spasovska1

Fox: Puthja me Shia, më e mira e ekranit

0

Megan Fox-Shia LaBeoufMegan Fox ka zbuluar se puthjen më e mirë para kamerave e ka shijuar me Shia LaBeouf.

Aktorja e filmit “Teenage Mutant Ninja Turtles”, e cila ka bashkuar buzët me yje si Adam Scott dhe Amanda Seyfried në të kaluarën, më së shumti është kënaqur duke puthur 28-vjeçarin Shia derisa ata kishin xhiruar filmin “The Transformers” në vitin 2009.

E pyetur nga E! News se cila është puthja e saj e preferuar nga ekrani, ajo është përgjigjur pa hezitim: “Shia LaBeouf”.

Megjithatë Megan thotë se është e lumtur me martesën e saj me Brian Austin Green me të cvilin ka dy fëmijë, Noah, 22 muajshe, dhe Bodhi, pesë muajsh.

U betuan, 102 deputetë marrinë pagë të plotë

0

Kuvendi Kosoves 14-17Pa e thënë asnjë fjalë, për një muaj, 102 deputetë kanë marrë pagë nga 720 euro secili, që në total është 73 mijë e 440 euro. Sipas ligjit, edhe 58 të tjerët që nuk janë rizgjedhur duhet të paguhen për dymbëdhjetë muajt e ardhshëm, me nga 1 mijë e 488 euro në muaj.

Dhanë vetëm betimin si deputetë të rinj të Kuvendit të Kosovës. Por, kaq ka mjaftuar që të marrin pagën e plotë sikurse të kishin punuar në Kuvend tërë muajin. Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës u mbajt më 17 korrik.

Tani çështja e zgjedhjes së kryetarit dhe procedurave të tjera presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit pezulloi punën e legjislativit deri në një përgjigje për këtë rast, por kjo nuk do të thotë se u pezulluan edhe pagat e deputetëve të rinj e atyre që nuk mundën të zgjidhen.

Ismet Krasniqi, sekretar në Kuvendin e Kosovës, në përgjigje me shkrim i është përgjigjur interesimit të RTK-së për pagat e deputetëve që marrin, edhe pse nuk kanë shkelur më në Kuvendin e Kosovës që nga 17 korriku. Për një muaj, pagat i kanë marrë 102 nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës. Sipas përgjigjes së sekretarit Krasniqi, 18 deputetë nuk janë kompensuar pasi mbajnë edhe funksione të tjera.

Kuvendi i Kosovës u ka paguar për një muaj 102 deputetë nga 720 euro secilit, që në total është 73 mijë e 440 euro. Sipas përgjigjes së sekretarit të Kuvendit, deputetëve u llogaritet se janë në punë që nga 17 korriku 2014, edhe pse nuk kanë shkuar më në këtë institucion.

Ndërkaq, numri i atyre që nuk kanë arritur të rizgjidhen deputetë është 58, e të cilëve Kuvendi është i obliguar t`iu paguajë për rreth 12 muajt në vazhdim. Për këta 58 deputetë të cilët nuk kanë arritur të rizgjidhen, Kuvendi do të paguajë nga 1 mijë e 488 euro për secilin, ndërsa në total për 58 deputetë, në muaj duhet të paguajë 86 mijë 304 euro. Shuma totale për këta 58 deputetë për 12 muajt e ardhshëm që duhet paguar është 1 milion e 35 mijë e 648 euro./RTK/

DioGuardi: Populli shqiptar ende po vuan në Ballkan

0

DioGuardiKlasa politike shqiptare në Maaqedoni ka dështuar dhe tashti ajo ka mbetur vetëm si vëzhgues i ditës se çfarë po ndodh me shqiptarët në trojet e veta, deklaroi DioGuardi.

Ish kongresisti dhe kryetari i LQSHA-së DioGuardi bashkë me bashkëshorten e tij Shirley në një intervistë televizive kanë biseduar për çështjen shqiptare të pa zgjidhur në Ballkan, me theks të veçantë për pozitën jashtë kushtetuese të shqiptarëve në Maqedoni.

Në redaksinë “TV Ilirët” në SHBA,DioGuardi, ka shpalosur kujtimet e tij nga rrugëtimi për të senzibilizimin e çështjes shqiptare në Ballkan dhe të diskriminimit antishqiptar që bëhej në ish Jugosllavi ndaj Kosovës dhe pjesëve tjera etnike si në Maqedoni,Mal të Zi,Preshevë e Medevegjë,Çamëri dhe të ndarjes së Shqipërisënga regjimi komunist, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Në shpalimet e tij arbëreshi shqiptar DioGuardi,theksoj se takimi im me njerëzit e gjakut tim me shqiptaro-amerikanët u bë përmes mikut timBill Cassin(një irlandezo-amerikan)që me vonë ishte nismëtari që unë të kandidoja për Dhomën e Përfaqësuesve në Kongres.

Posa hyra në portën e Kongresit në Uashington jam afruar shumë me Tom Lantos dhe John Porter dhe tashti në dijeni të plotë për pozitën e vështirë të shqiptarëve në ish Jugosllavi,kam afruar para tyre platformën time kombëtare që për Kongresin dhe Senatin të përgatisim një rezolutë për avancimin e çështjes shqiptare në Ballkan. Kjo u mirëprit nga Tom Lantos,Gilman,Hyde dhe me ato 50firmosje tjera kongresmenë dhe senatorë.

Po tashti ku jemi,pyeti DioGuardi,duke shtuar se populli shqiptar ende po vuan në Ballkan. Kosova u pavarësua dhe bën rrugën e shtetndërtimit e lirë dhe demokratike.

Me ndihmën e pa rezervë të popullit amerikan dhe të Kongresit e të Senatit me Departamentin e Shtetit,Kosova u nda përgjithmonë nga regjimi antishqiptar të Serbisë së Millosheviqit. Në këtë kohë ende po lëvizin skenarët antishqiptar dhe këso kohe duhet të përmendi çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni.

Në këtë vend nuk mund të lejohet që populli shqiptar të anashkalohet dhe ka mbetur anash Kushtetutës si popull(jo pakicë kombëtare)dhe jo element konstituiv(shtetformjues).

Klasa politike shqiptare në Maaqedoni ka dështuar dhe tashti ajo ka mbetur vetëm si vëzhgues i ditës se çfarë po ndodh me shqiptarët në trojet e veta. Ne do të reagojmë përmes protestës në Çikago dhe do të çojmë mesazhin e qartë për Nikolla Gruevskin dhe regjimin e tij se populli shqiptar në këto hapësira nuk meriton të vuaj dhe të nëpërkëmbët ashtu si do dikush dhe ashtu si e ka të projektuar në skenarët e njohur për ne.

Diaguradi dhe Shrley theksuan se Maqedonia mund të ekzistoj dhe të frymoj në mënyrë demokratike vetëm me demokratizimin dhe ndryshimet kushtetuese përmes vijave të federalizmit ,ku populli shqiptar në trojet e veta do të avancohet në shkallë kombëtare(shtetformues).

Për gjendjen e tashme aktuale në Maqedoni,LQSHA-ja në bashkëpunim me të gjithë shqiptaro-amerikanë dhe në bashkëpunim të ngushtë më Kongresin dhe Senatin në Uashington,do të kërkojmë që populli shqiptar në Ballkan mos ti mbetët mbi qafë vuajtjadhe trajtat e pabarazisë me popujt tjerë me të cilët jetojnë në Maqedoni,Mal të Zi,Preshevë e Medevegjë si dhe kërkesa për çështjen e Çamërisë së vrarë e të hequr nga harta e vet etnike nga regjimi helen i Greqisë.

Për çështjen e pa zgjidhur shqiptare në Maqedoni do të përgatitet rezolutë për Kongresin dhe Senatin dhe për të drejtën e lirisë e të paqes për shqiptarët që ende po vuajnë në Ballkan nuk do të pushojmë nga aktivitetet tona kombëtare. Unë kam gjak shqiptari dhe kërkoj që tërë shqiptaro-amerikanët në Amerikë të afrohen më LQSHA-në dhe të sendertojmë programin se populli shqiptar ende po vuan në Ballkan.

Intervista e gjerë e DioGuardit me Shrley do të emitohet në programet e rregullta të TV Ilrët,ndërkaq u kërkua që kjo intervistë të dërgohet për emetim për TV Koha në Tetovë dhe TV Kaltrina në Strugë. Arbëreshin shqiptar DioGuari në TV Ilrët në Çikago e shoqëruan kryetari i LDSH-së Xhevat Sherifi dhe drejtori ekezekutiv i SHSHA-së Skënder Karaçica me veprimtarët tjerë.

Ebola, pezullohen fluturimet

0

British AirwaysNjë linjë e dytë ajrore ka pezulluar fluturimet në pjesë të Afrikës Perëndimore, për shkak të epidemisë vdekjeprurëse të Ebolës në rajon.

British Airways tha sot se po pezullon fluturimet në Liberi dhe Sierra Leone për shkak të “keqësimit të situatës së shëndetit publik në të dyja vendet”. Agjencia tha se pezullimi do të vazhdojë deri më 31 gusht, raporton VOA.

Tre vendet janë në qendër të epidemisë së Ebolës që ka shkaktuar vdekjen e afro 900 vetëve në rajon këtë vit.

Dje vonë, Banka Botërore u angazhua të japë 200 milionë dollarë për të ndihmuar Guinenë, Liberinë dhe Sierra Leonen për të frenuar përhapjen e epidemisë, për të përmirësuar sistemet e shëndetit publik dhe për të ndihmuar komunitetet të përballojnë ndikimin ekonomik të krizës.

Stresi qëllon me armë, por askush s’e ndalon

0

Stresi-reperReperi i njohur Stresi nuk ndalon “luftën” e tij me rivalët e shpallur tashmë për të cilët këto ditë ka bërë deklarata dhe sharje. Gjahu i radhës siç duket për Stresin do jenë reperët Ledri dhe Noizy të cilët këto ditë janë pajtuar duke marrë pjesë në festë në një club nate pas një zënie para disa kohësh.

Sipas Stresit kjo lojë është mjaft zbavitëse dhe nuk ka lënë rast pa e treguar këtë.

Ai ka postuar në Facebook një foto ku tregon se po gjuan me pistoletë brenda një makine ku gjuajtja e tij ka bërë një flakë të kuqe. Fotoja duket se është kapur në rrugën e plazhit të Gjirit të Lalzit.Stresi-reper1

”Për gjah”, ka shkruar ai në foto.

Por, edhe pse Stresi tregon publikisht armët që ka, dhe madje i përdor, policia nuk merr asnjë veprim për ta ndaluar.

Vëllai i Gecit: Ganiu në Gjermani ose Zvicër

0

GaniGeci7-06Vëllai i Gani Gecit, të dyshuarit për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, thotë se duke u bazuar në faktin se Gani Geci ka poseduar vizë schengen, ai mund të jetë në njërin nga shtetet Evropiane, derisa theks të veçantë vë në Gjermani e Zvicër.

“Nuk mund ta dimë sigurt, por në bazë të asaj që Ganiu posedon vizë schengen, dyshojmë se mund të jetë në Gjermani ose në Zvicër”, ka thënë për Express, Fadil Geci.

Ai ka shtuar se Gani Geci do të kthehet posa të qetësohet situata, dhe do t’u dorëzohet autoriteteve pa marrë parasysh nëse është EULEX’i apo Policia e Kosovës.

“Zambaku i Prizrenit” mbyll konkursin për konkurrim

0

Zambaku i Prizrenit-balerinatDeri më tashti kanë aplikuar 50 këngë prej të cilave do të përzgjidhen 13 sosh që do të jenë edhe pjesë e garës kryesore. Përpos vlerave muzikore, organizatori i sivjetmë, Valdet Sopjani ka thënë për KultPlus se rëndësi të madhe i ka dhënë edhe skenografisë së këtij festivali, sipas të cilit do të jetë skenografia më e realizuar

Festivali “Zambaku i Prizrenit” për këtë vit kishte shpallur konkursin për aplikim për të gjithë këngëtaret e interesuar që nga data tre të muajit korrik të këtij viti, për tu mbyllur sot, me pesë gusht. Për gjatë kësaj kohe sipas organizatorit të këtij festivali, Valdet Sopjanit kanë konkurruar një numër i konsiderueshëm i këngëtarëve.

“Deri në këto momente kanë konkurruar një numër i madh i këngëtarëve, janë gjithsej 50 deri në këto qaste. Nga këta 50 këngëtarë , do të kualifikohen një numër i madh prej tyre dhe do të zgjidhen vetëm 13 në konkurrim për natën e mbrëmjes së “Zambaku i Prizrenit””, tha Sopjani për KultPlus. Ai tha se për përzgjedhjen e këtyre trembëdhjetë këngëve do të formohet një komision prej tre anëtarëve, por , për arsye të korrektësisë preferoi që të mos ua zbuloj emrat.

“Në festival përveç këngëtarëve që do të këndojnë dhe do të garojnë në mes vete, gjithashtu kemi menduar që të kemi edhe mysafir. Kryesisht do të jenë emra të mëdhenj të muzikës shqiptare”, tha për KultPlus Valdet Sopjani, sipas të cilit, këngëtarë mysafir të këtij festivali do të jenë: Bujar Qamili, Ramadan Krasniqi – Dani, Edita Sopjani.

Përveç ndryshimeve të shumta nga vitet e kaluara të këtij festivali, Sopjani tha se ajo që do të veçohet është skenografia e jashtëzakonshme e këtij edicioni.

“Skena e këtij edicioni të festivalit “Zambaku i Prizrenit” do të jetë e jashtëzakonshme. Lirisht mund të them se do të jetë skena më e mirë që ka pasur ndonjëherë ky festival dhe pse jo edhe festivalet e tjera. Për gjithë këtë mrekulli është përkujdesur skenografja nga Shqipëria, Domenikë Qaushaj , e cila ka përfunduar masterin në Itali për skenografi”, tha Sopjani.

Pjesëmarrësit në këtë festival do të jenë nga të gjitha trojet shqipfolëse. Sipas organizatorit të këtij festivali, nga Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse në garë Mukadize Qanga, nga Mali i Zi do të jetë Gëzim Salaj ndërsa nga Kosova, Agnesa Homaj, gjithashtu do të ketë edhe emra të tjerë.

Ky festival do të ketë një përcjellje të madhe mediatike pasi që do të transmetohet edhe në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi. Kujtojmë që “Zambaku i Prizrenit” vitin e kaluar kishte dështuar në realizimin e tij.

Mustafa: S’ka fitues me 30 për qind, ‘Blloku’ s’lëkundet

0

isa mustafa 3Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se vendimet politike për Kosovën i marrin deputetët e Kuvendit. Ai në një postim në Facebook ka thënë se rregull i demokracisë është shumica. Sipas tij nuk ka fitues me 30 për qind.

“Vendimet politike për Kosovën i marrin deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ata treguan më dt. 17 korrik qartë përcaktimin e tyre. Ky do të jetë përcaktimi edhe për qeverinë e ardhshme të Kosovës. Falltaret e Koalicionit PDK, mund të flasin për çfarëdo vota, por Blloku shumicë LDK AAK Nisma tregoi se ka mbështetjen e 83 deputetëve dhe se mori besimin e shumicës së deputetëve. Ata që nuk e kanë të qartë, duhet të vetëdijesohen se shumica është rregull e demokracisë. Asnjë kërcënim mbi fragjilitetin e sigurisë, nëse PDK nuk është në pushtet dhe mbi “paprekshmërinë ligjore të fituesit” nuk e lëvizë konsistencën dhe besimin e këtij blloku shumicë. Nuk ka fitues me 30% të votave dhe me 37 deputetë nga 120 sish në Kuvendin e Kosovës. Fituesi është ai që merr votat dhe përkrahjen e shumicës së deputetëve, të cilët në mënyrë inkluzive determinojnë shumicën e votave të fituara nga qytetarët, pra mbi 50%. Koha që po kalon nuk do të qoj ujë në mulli të qeverisë Thaçi por do ta vërshojë këtë qeveri me gjithë përbërjen e saj të tanishme antikushtetuese, asambleiste-ekzekutive”, ka shkruar Mustafa./PrizrenPress.com/

Dragash: E kërkonte vëllanë, e mbyt rrufeja

0

rrufeja 345Nga një rrebesh i madh shiu i shoqëruar me rrufe, ka humbur jetën pasditen e sotme A. Cengaj, 38 vjeç, nga komuna e Dragashit.

I ndjeri kishte dalë bashkë nga stanet e Pllajnikut, me disa bashkëfshatarë të tij të kërkonte të vëllanë, Enver Vahid Cengajn, që ishte larguar nga shtëpia me datën 30 korrik.

Trupi i viktimës është dërguar pa shenja jete në QKMF në Dragash, ndërsa vëllai i tij, Enveri vazhdon të jetë i zhdukur.

Për herë të fundit, Enveri është parë rreth orës 12 e 30 tek pika e derivateve ””Qendra Petrol””, Livadhi i Cucës. Enveri ishte me të meta psikike dhe po kërkohej nga familjarët që nga data 30 korrik, bën të ditur policia rajonale e Prizrenit.