9.8 C
Prizren
E martë, 21 Mars, 2023

Stresi qëllon me armë, por askush s’e ndalon

Stresi-reperReperi i njohur Stresi nuk ndalon “luftën” e tij me rivalët e shpallur tashmë për të cilët këto ditë ka bërë deklarata dhe sharje. Gjahu i radhës siç duket për Stresin do jenë reperët Ledri dhe Noizy të cilët këto ditë janë pajtuar duke marrë pjesë në festë në një club nate pas një zënie para disa kohësh.

Sipas Stresit kjo lojë është mjaft zbavitëse dhe nuk ka lënë rast pa e treguar këtë.

Ai ka postuar në Facebook një foto ku tregon se po gjuan me pistoletë brenda një makine ku gjuajtja e tij ka bërë një flakë të kuqe. Fotoja duket se është kapur në rrugën e plazhit të Gjirit të Lalzit.Stresi-reper1

”Për gjah”, ka shkruar ai në foto.

Por, edhe pse Stresi tregon publikisht armët që ka, dhe madje i përdor, policia nuk merr asnjë veprim për ta ndaluar.

Më Shumë

MKRS ndan çmimin për Veprën Jetësore “Azem Shkreli” dhe katër çmime tjera në fushën e letërsisë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë çmimin për Veprën Jetësore “Azem Shkreli” dhe katër çmime të tjera në fushën e letërsisë, atë...

Policia konfirmon vdekjen e 77 vjeçarit në një motel të Prizrenit

Një 77 vjeçar nga Prizreni ka ndërruar jetë në njërin nga motelet në këtë komunë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë në...

Lajmet e Fundit