9.8 C
Prizren
E mërkurë, 22 Mars, 2023

Mustafa: S’ka fitues me 30 për qind, ‘Blloku’ s’lëkundet

isa mustafa 3Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se vendimet politike për Kosovën i marrin deputetët e Kuvendit. Ai në një postim në Facebook ka thënë se rregull i demokracisë është shumica. Sipas tij nuk ka fitues me 30 për qind.

“Vendimet politike për Kosovën i marrin deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ata treguan më dt. 17 korrik qartë përcaktimin e tyre. Ky do të jetë përcaktimi edhe për qeverinë e ardhshme të Kosovës. Falltaret e Koalicionit PDK, mund të flasin për çfarëdo vota, por Blloku shumicë LDK AAK Nisma tregoi se ka mbështetjen e 83 deputetëve dhe se mori besimin e shumicës së deputetëve. Ata që nuk e kanë të qartë, duhet të vetëdijesohen se shumica është rregull e demokracisë. Asnjë kërcënim mbi fragjilitetin e sigurisë, nëse PDK nuk është në pushtet dhe mbi “paprekshmërinë ligjore të fituesit” nuk e lëvizë konsistencën dhe besimin e këtij blloku shumicë. Nuk ka fitues me 30% të votave dhe me 37 deputetë nga 120 sish në Kuvendin e Kosovës. Fituesi është ai që merr votat dhe përkrahjen e shumicës së deputetëve, të cilët në mënyrë inkluzive determinojnë shumicën e votave të fituara nga qytetarët, pra mbi 50%. Koha që po kalon nuk do të qoj ujë në mulli të qeverisë Thaçi por do ta vërshojë këtë qeveri me gjithë përbërjen e saj të tanishme antikushtetuese, asambleiste-ekzekutive”, ka shkruar Mustafa./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizren/Pagoi 17 mijë euro për punë në Sllovaki, s’e mori kurrë vizën

Një qytetar nga Prizreni është mashtruar për një vizë pune në Sllovaki. Ai kishte lidhur marrëveshje me një person për vizë pune, por për të...

Ndahet nga jeta avokati nga Prizreni, Orhan Rekathati

Oda e Avokatëve të Kosovës ka njoftuar për vdekjen e avokatit nga Prizreni, Orhan Rekathati, i cili u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare. OAK...

Drejtqëndrimi yt

Lajmet e Fundit