32.5 C
Prizren
E enjte, 14 Gusht, 2025
Home Blog Page 7831

Përfunduan xhirimet e filmit “Çlirimi”, të luftës së Kosovës

0

Filmi Çlirimi-Burim HalitiKanë përfunduar xhirimet në qytezën e Lipjanit të filmit të metrazhit të shkurtër “Çlirimi” me regji dhe skenar të Burim Halitit, thuhet në njoftim për media.

Ky film trajton temën e luftës në Kosovë. Skenari i filmit paraqet një arsimtar dhe një nxënës, të cilët mbesin të ngujuar në një shkollë fillore. Ata mbijetojnë brenda shkollës për disa muaj, deri sa në fund ndodhë diçka e papritur.

“Xhirimet kanë shkuar me sukses dhe janë përmbyllur sipas planit, kanë qenë 7 ditë xhirime ku është punuar me intensitet të madh”, shprehet regjisori Burim Haliti.

Burim Haliti, ndryshe është i njohur për filmin e tij “Hekurishtja”, i cili ka marr pjesë në shumë festivale ndërkombëtare dhe i ka sjell regjisorit mjaft sukses.

Filmi është në fazën e postproduksionit dhe pritet që të kompletohet në shtator të këtij viti, ndërsa premiera mendohet të jetë në ndonjë festival të filmit ndërkombëtar në Europë, thuhet me tutje në njoftim.

Ky film është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës me 9 mijë euro dhe është prodhim i kompanisë “Eureka Film & Production”, në rolet kryesore janë Xhelal Haliti dhe Valmir Selimi.

Bieber ngacmon nënën e Kim Kardashian

0

Bieber-KendallPas sherrit që pati me Orlando Bloom, në lidhje me ish bashkëshorten e tij, tashmë Justin Bieber ka vijuar të ngacmojë bukuroshet e familjes Kardashian.

Me anë të fotove të postuara në Instagramin e tij, këngëtari ka aluduar se ka fjetur edhe me nënën e Kim Kardashian, Kris Jenner, si dhe motrën e saj nga nëna, Kendall Jenner.

20-vjeçari ka publikuar një fotografi ku përqafon 58 vjeçaren, ndërsa në një koment ka shkruar: “Kendall Jenner, Kris Jenner, kush është babi…”.

Ai nuk është ndalur me kaq, ndërsa ka postuar edhe një tjetër fotografi, në të cilën shihet pranë Kendall.

Kërcimi “i egër” i Nicki Minaj (Video)

0

Kërcimi i Nicki MinajAjo është një nga femrat, që cilësohet me format më të bukura në “showbizz”-in amerikan.

Dhe, për këtë, Nicki Minaj nuk humbet asnjë shans për t’u shfaqur fansave të saj të pasmet e saj, të bollshme dhe të rrumbullakosura si mos më mirë, nëpërmjet videos së saj të “egër” për markën e re të saj “Anaconda”.

Ylli i muziës ka publikuar një video të re 20 sekondëshe, me pamje nga pjesë të xhunglave të lashta, në instagramin e saj gjatë mbrëmjes së të dielës, duke eksituar të gjithë ndjekësit e saj.

“Shihni një pjesë të videos “premierë botërore” të Anacondas. Të plotë mund ta gjeni në iTunes”, shkroi ai bashkangjitur videos së shkurtër.

E stiluar si një mbretëreshë e Amazonës, Nicki shfaqet në një platformë bambuje, e shoqëruar nga 4 kërcimtare të tjera të veshura me bikini.

http://youtu.be/ohGpH1HxFk4

Gani Geci dyshohet se ka vrarë një person

0

GaniGeci7-06Një person rreth të 50-ave është vrarë sot në orët e pasdites në Skënderaj. Ngjarja ka ndodhur pas një përleshjeje me armë.

Personi i plagosur është transportuar në Mitrovicë, por ka ndërruar jetë rreth orës 20:00 ka konfirmuar për KTV-në zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se dëshmitarët në vendin e ngjarjes i kanë thënë Policisë se vrasësi është ish-deputeti i LDD-së Gani Geci, por policia nuk ka arritur ta konfirmojë këtë e as ta lokalizojë Gecin.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një kafiteri, përkatësisht në “Qosh Bar”, në sheshin kryesor të Skenderajt “Adem Jashari”.

Boksieri Agron Xhila i dha fund beqarisë

0

Agron Xhila i dha fund beqariseBoksieri shqiptar i peshave të rënda – deri 91 kg, Agron Xhila, i dha fund beqarisë së tij, pasi dje-zhvilloi ceremoninë martesore, duke zgjedhë bashkëudhëtaren e tij të jetës, vajzën shqiptare nga Kosova, Arbnora Topllanën.

Boksieri profesionist shqiptar, Agron Xhila 25 vjeçar, me rezultate dhe një skedë të lakmueshme në ringun profesionist : 21 ndeshje prej të cilave 20 fitore (KO 16) – 1disfatë (KO 0) =21, kampion botëror për boksier të rinjë deri 24 vjet në versionet IBF, GBU, WBO dhe WBC, më në fund vendosi të lidhë kurorë me të dashurën dhe të perzgjedhurën e zemrës-Arbnora Topllana, njofton agjencia e lajmeve INA.

Kohë më përpara, Agron Xhila është shprehur në prak të një ndeshje boksi ( në përballjen e dytë me Vanickin), pasi kishte përfunduar shërbimin ushtarak në armatën zviceriane se “fitoren ia dedikoj Arbnora Topllanës, duke bërë publike fejesën e tij me të përzgjedhurën e zemrës, dhe paralajmëroi ceremoninë martesore, që u zhvillua në Strugë, në prani të familjarëve, shokëve, e miqëve të shumtë të ftuar në këtë gazmend, të cilët uruan çiftin e ri duke dëshiruar harmoni, dashuri dhe jetë të lumtur bashkëshortore, duke mos harruar ti dëshirojnë Agron Xhilës sukses në karrierën e tij të boksit profesionist, e sidomos në ndeshjen që planifikohet për fillimin e muajit tetor.

Serbia shton numrin e serbëve në Shqipëri

0

Serbët në ShqipëriAleksandar Çotriq, deputeti serb nga radhët e Lëvizjes së Ripërtëritjes serbe, kryetar i të cilës është Vuk Drashkoviqi, është ankuar për, siç ka thënë ai, pozitën e vështirë të serbëve në Shqipëri. Deputeti, që sikur dhe kryetari i tij partiak merret me shkrime publicistike e letrare, ka “numëruar” serbët në Shqipëri dhe atje, sipas tij, janë 30 mijë sish, siç ka thënë ai, pa asnjë të drejtë.

“Serbët në Shqipëri janë një nga komunitetet minoritare më të rrezikuara të Evropës pasi ata nuk kanë status të njohur të pakicës kombëtare ose të drejtën për shkollim institucional dhe informacion në gjuhën e tyre amtare, si dhe të përballen me asimilimin dhe zhdukjen e plotë, si rezultat”, ka thënë Çotriq për “Kuririn” e Beogradit, citon Koha.net.

Çotriq, i cili është gjithashtu një anëtar i komisionit parlamentar serb për diasporën dhe serbët në rajon, tha se pavarësisht faktit se janë një komb autokton që kanë jetuar atje me shekuj, 30.000 serbë etnikë të Shqipërisë nuk kanë të drejtën e përfaqësimit të pakicave në parlament, ose në një institucion arsimor.

Duke folur për serbët, Çotriq madje ka qarë edhe hallin e minoritarëve të tjerë në Shqipëri:

“Serbët, si dhe pakicat e tjera (grekët, maqedonasit, vllahët), nuk mund të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike e fetare në regjistrimet e popullsisë, dhe për shkak të komplikimeve administrative dhe kostot e larta të procedurës që tejkalojnë vlerën e 1.000 eurove, ato janë praktikisht të paaftë për të kërkuar emrat e tyre origjinalë, të shqiptarizuar me forcë gjatë sundimit të Enver Hoxhës”, ka thënë ai.

Ai ka kërkuar që në takimet bilaterale me autoritetet e Tiranës, si dhe me organizatat ndërkombëtare, Kombet e Bashkuara, OSBE-në dhe Bashkimin Evropian, qeveria e Serbisë duhet të ngrejë sa më shpejt që të jetë e mundur, çështjen e mbrojtjes së të drejtave të serbëve në Shqipëri.

Statistikat zyrtare të Tiranës kontestojnë këtë shifër të Beogradit për numrin e serbëve në Shqipëri. Megjithëkëtë, sado që Çotriq nuk e përmend, në fshatin Hamil të komunës Qendër në Fier është hapur shkolla në gjuhën serbe dhe në të fëmijë serbë e boshnjakë vijojnë mësimet serbisht.

Kuvendarët e Mamushës, asnjë propozim për inicim të hartimit të legjislacionit komunal

0

Mamusha5-16Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) përmes një komunikate për media ka publikuar “Fletënotimin” i cili përmban analizë dhe notim për punën individuale të 15 anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Mamushës dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këtë kuvend për periudhën Janar-Qershor 2014.

Qëllimi i publikimit të këtij “Fletënotimi” është informimi i paanshëm dhe objektiv i qytetarëve për punën e të zgjedhurve të tyre gjatë mbajtjes së seancave të Kuvendit të Komunës së Mamushës në periudhën Janar-Qershor 2014, notim ky i bazuar në nëntë shtylla të vlerësimit.

Sipas KDI-së; anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë në Kuvendin e Komunës së Mamushës janë: Abdülhadi Krasniç (KDTP) me 35.0 %, Fuat Taç (KTAP) me 15.1 % , Halim Sadiku (PDK) me 13.8 %, Mehmet Mazrek (KTAP) me 13.1 % derisa Sedat Mazrek (KTAP) dhe Gölünay Mor?na (KTAP) gjatë kësaj periudhe nuk kanë treguar asnjë rezultat dhe janë vlerësuar me 0.0 % të notimit të përgjithshëm”.

Nga ana e anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Mamushës në këtë periudhë janë ngritur 75 çështje,nga këto 51 % nga fushat me interes për qytetarët e Mamushës ndërkaq 49 % e çështjeve të iniciuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të kësaj komune.

Anëtarët e KDTP-së prijnë edhe për nga inicimi i çështjeve me gjithsej 48.0 % të çështjeve të ngritura, të përcjellë nga anëtarët e KTAP-së me 25.3 % % të çështjeve të ngritura. Lidhur me inicimin e çështjeve të ngritura, në këtë periudhë, Abdülhadi Krasniç (KDTP) ka numrin më të lartë të çështjeve të ngritura me 44.0 % të pasuar nga Fuat Taç (KTAP) dhe Halim Sadiku (PDK) me nga 14.7 % të çështjeve të ngritura.

Gjatë gjashtë mujorit të parë të punës së Kuvendit të Komunës së Mamushës janë shqyrtuar apo miratuar dy rregullore komunale; Rregullorja e punës së Kuvendit të Komunës dhe Rregullorja për tarifa , ngarkesa dhe gjoba komunale. Krahas kësaj, asnjë nga kuvendarët nuk ka propozuar rregullore për miratim pranë këtij institucioni.

Sa i përket pyetjeve parlamentare, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Mamushës kanë bërë gjithsej 29 pyetje ndaj ekzekutivit të kësaj komune, nga këto 69 % kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Mamushës ndërkaq ndërsa 31 % nga fusha me interes për qytetarët e Mamushës.

Anëtarët nga radhët e KDTP-së në Kuvendin e Komunës së Mamushës prijnë me numrin e pyetjeve të bëra me 44.8 % të pyetjeve, të pasuar nga anëtarët e KTAP-së me 27.6 % të pyetjeve të përgjithshme. Anëtarët më aktiv në parashtrimin e pyetjeve në Kuvendin e Komunës së Mamushës në këtë periudhë ishin: Abdülhadi Krasniç (KDTP) me 41.4 % dhe Mehmet Mazrek (KTAP) me 27.6 % të pyetjeve të përgjithshme.

Gjatë kësaj periudhe, Fuat Taç (KDTP) dhe Abdülhadi Krasniç (KDTP) kanë qenë të vetmit anëtarë të Kuvendit të Komunës së Mamushës që kanë propozuar pika për rendë dite në seancat e mbajtura gjatë kësaj periudhe. /PrizrenPress.com/

‘Focus America’ prezanton dokumentarët më të mirë nga SHBA

0

Dokufest-Everybody Street 5Program i këtij viti prezanton disa nga dokumentarët më të mirë të dalë nga SHBA në vitet e fundit. I ndarë në tre pjesë, programi “Focus America” është një shiqim gjithpërfshirës në skenën e dokumentarëve të Amerikës dhe do të sjell në Kosovë disa nga shembujt më të mirë të kinemasë dokumentare, nga e kaluara dhe nga e tashmja.

30 filma, një seri e punëtorive dhe master klasave dhe një numër i filmëbërësve që do të jenë prezent në festival e përbëjnë këtë program unik.

Nëpërmjet një bashkëpunimi mes të DokuFest, Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë dhe Zyrës së Departamentit të SHBA për çështje të edukimit dhe kulturës dhe Shkollës së Filmit USC, programi i madh i filmit American Film Showcase do të udhëtoj në Kosovë, duke sjellur 15 filma të përcjellë nga vizita e Claire Aguilar dhe David France, të cilët poashtu do të jenë pjesë e jurisë së DokuFest. Disa nga filmat që do të shfaqen si pjesë e këtij programi përfshijnë dokumentarin fitues të çmimit Oskar 20 Feet From Stardom, filmin fitues në festivalin Sundance dhe CannesFruitvale Station dhe filmin fitues në Full Frame dhe Miami, Gideon’s Army.

Një numër i dokumentarëve të mrekullueshëm nga Amerika poashtu janë përzgjedhur të jenë pjesë e “Focus America”, përfshirë filmin e Errol Morris për Donald Rumsfeld, The Unknown Known, filmin fitues të Sundance The Overnighters nga Jesse Moss, filmin i cili u shfaq në Tribeca 1971 dhe filmin e Deborah Stratman Hacked Circuit i cili poashtu do të shfaqet ne programin special Doku:Tech, së bashku me dy dokumentarë tjerë amerikan.

Shtoja kësaj edhe një seksion të quajtur ‘Spotlight’ në të cilin përfshihen punët e tre mjeshtërve amerikan të filmit, Barbara Kopple, Steve James dhe Richard Pierce dhe ju do të keni një program Focus America të kompletuar. Kryevepra si filmi Harlan County USA, Hoop Dreams dhe Hearts and Minds do të shfaqen si pjesë e seksionit Spotlight ku poashtu do të përfshihen punëtori për film.

Duke ju falënderuar mbështetjes së QKK – Qendrës Kinematografike Kosovare, disa filmëbërës amerikan do të udhëtojnë në Kosovë. Lynzee Klingman, montazhere e cila e ka montuar filmin fitues të Oskar, One Flew Over the Cuckoo’s Nest, do t’i bashkohet Richard Pierce, kameramanit të dokumentarit fitues të Oskar, Hearts and Minds, dhe poashtu filmëbërësja Brendan N.Ward për shfaqje të filmave, seanca me pyetje dhe përgjigje dhe punëtori, duke përfshirë punëtorinë me regjisorë të rinj nga Ballkani e cila do të drejtohet nga Zt. Pearce.

Filma tjerë amerikan do të shfaqen në programet e tjera të DokuFest, përfshirë fituesin e Tribeca Point and Shoot nga Marshall Curry i cili bën pjesë në garën e dokumentarëve ndërkombëtarë, kontributi i Robert Redford në projektin dokumentar 3D, Cathedrals of Culture, për institution ikonik Salk në San Diego, filmi i Brian Knappenberger, The Internet’s Own Boy: The Story of Aaron Swartz, për programerin dhe aktivistit të informacionit Aaron Swartz dhe dy filmat e Lucy Walker në programe të ndryshme garuese të DokuFest për gratë e guximshme me sëmundjen e Huntington (The Lion’s Mouth Opens) dhe për artistin e njohur David Hockney.

The American Film Showcase është nje program i madh i filmave i cili sjell dokumentarët, filmat e gjatë dhe filmat e animuar amerikan publikut në të gjithë botën. AFS është një partneritet në mes të Zyrës së Departamentit të SHBA për çështje të edukimit dhe kulturës dhe Shkollës së Filmit USC.

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë ka mbështetur me bujari programin “Focus America” në DokuFest. /PrizrenPress.com/

Ndërprerje e planifikuar rryme në Therandë

0

Poci elektrikKEDS Sh. A. njofton se më 05.08.2014 në NS 110/35/10 kV Theranda do të shkyçet:

– Dalja 10 kV Shiroka prej orës 10:00 deri në orën 13:00.
– Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Shiroka dhe pjesët periferike të qytetit.

Shkyçja bëhet për shkak të realizimit të projektit “Dislokimi i njehsorëve elektrikë“. /PrizrenPress.com/

Lajm i mirë nga Malisheva: Asnjë i vdekur nga rriqrat

0

RagipBegaj-kryetariMalishevesNë Malishevë këtë vit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga ethet hemorragjike. Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka falënderuar sot të gjithë ata që janë angazhuar në fushatën e parandalimit të etheve hemorragjike.

“Këtë vit nuk kemi asnjë rast të vdekjeve nga ethet hemorragjike krime kongo, së paku deri më sot dhe unë i falënderoj të gjithë ata që kanë qenë të angazhuar në fushatat për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK)”, tha Begaj.

Drejtori i Shëndetësisë, Hajdin Berisha, tha ndërkaq se situata në Malishevë është shumë .
“Pavarësisht numrit të rasteve të thumbuar nga rriqrat, përveç që s’kemi asnjë rast të vdekur këtë vit. Momentalisht situata është shumë e mirë dhe nuk kemi asnjë rast të infektuar apo që është duke u trajtuar në klinikën infektive të QKUK-së”, tha ai.

“Por pavarësisht kësaj ne do të vazhdojmë të jemi në përcjellje të vazhdueshme të situatës dhe shpresoj të mos kemi as raste tjera të infektuara me EHKK”./PrizrenPress.com/