3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

‘Focus America’ prezanton dokumentarët më të mirë nga SHBA

Dokufest-Everybody Street 5Program i këtij viti prezanton disa nga dokumentarët më të mirë të dalë nga SHBA në vitet e fundit. I ndarë në tre pjesë, programi “Focus America” është një shiqim gjithpërfshirës në skenën e dokumentarëve të Amerikës dhe do të sjell në Kosovë disa nga shembujt më të mirë të kinemasë dokumentare, nga e kaluara dhe nga e tashmja.

30 filma, një seri e punëtorive dhe master klasave dhe një numër i filmëbërësve që do të jenë prezent në festival e përbëjnë këtë program unik.

Nëpërmjet një bashkëpunimi mes të DokuFest, Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë dhe Zyrës së Departamentit të SHBA për çështje të edukimit dhe kulturës dhe Shkollës së Filmit USC, programi i madh i filmit American Film Showcase do të udhëtoj në Kosovë, duke sjellur 15 filma të përcjellë nga vizita e Claire Aguilar dhe David France, të cilët poashtu do të jenë pjesë e jurisë së DokuFest. Disa nga filmat që do të shfaqen si pjesë e këtij programi përfshijnë dokumentarin fitues të çmimit Oskar 20 Feet From Stardom, filmin fitues në festivalin Sundance dhe CannesFruitvale Station dhe filmin fitues në Full Frame dhe Miami, Gideon’s Army.

Një numër i dokumentarëve të mrekullueshëm nga Amerika poashtu janë përzgjedhur të jenë pjesë e “Focus America”, përfshirë filmin e Errol Morris për Donald Rumsfeld, The Unknown Known, filmin fitues të Sundance The Overnighters nga Jesse Moss, filmin i cili u shfaq në Tribeca 1971 dhe filmin e Deborah Stratman Hacked Circuit i cili poashtu do të shfaqet ne programin special Doku:Tech, së bashku me dy dokumentarë tjerë amerikan.

Shtoja kësaj edhe një seksion të quajtur ‘Spotlight’ në të cilin përfshihen punët e tre mjeshtërve amerikan të filmit, Barbara Kopple, Steve James dhe Richard Pierce dhe ju do të keni një program Focus America të kompletuar. Kryevepra si filmi Harlan County USA, Hoop Dreams dhe Hearts and Minds do të shfaqen si pjesë e seksionit Spotlight ku poashtu do të përfshihen punëtori për film.

Duke ju falënderuar mbështetjes së QKK – Qendrës Kinematografike Kosovare, disa filmëbërës amerikan do të udhëtojnë në Kosovë. Lynzee Klingman, montazhere e cila e ka montuar filmin fitues të Oskar, One Flew Over the Cuckoo’s Nest, do t’i bashkohet Richard Pierce, kameramanit të dokumentarit fitues të Oskar, Hearts and Minds, dhe poashtu filmëbërësja Brendan N.Ward për shfaqje të filmave, seanca me pyetje dhe përgjigje dhe punëtori, duke përfshirë punëtorinë me regjisorë të rinj nga Ballkani e cila do të drejtohet nga Zt. Pearce.

Filma tjerë amerikan do të shfaqen në programet e tjera të DokuFest, përfshirë fituesin e Tribeca Point and Shoot nga Marshall Curry i cili bën pjesë në garën e dokumentarëve ndërkombëtarë, kontributi i Robert Redford në projektin dokumentar 3D, Cathedrals of Culture, për institution ikonik Salk në San Diego, filmi i Brian Knappenberger, The Internet’s Own Boy: The Story of Aaron Swartz, për programerin dhe aktivistit të informacionit Aaron Swartz dhe dy filmat e Lucy Walker në programe të ndryshme garuese të DokuFest për gratë e guximshme me sëmundjen e Huntington (The Lion’s Mouth Opens) dhe për artistin e njohur David Hockney.

The American Film Showcase është nje program i madh i filmave i cili sjell dokumentarët, filmat e gjatë dhe filmat e animuar amerikan publikut në të gjithë botën. AFS është një partneritet në mes të Zyrës së Departamentit të SHBA për çështje të edukimit dhe kulturës dhe Shkollës së Filmit USC.

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë ka mbështetur me bujari programin “Focus America” në DokuFest. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

KPF-ja e rekomandon Kuvendin e Prizrenit që të bëjë bartjen e mjeteve për vitin 2024

Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prizrenit, u shqyrtua dhe diskutua pika e rendit të ditës lidhur...

Arratisen me pushime Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez!

Si një nga yjet më të mëdhenj të sportit në botë, Cristiano Ronaldo ka fuqinë të kthejë kokën kudo që shkon (përveç Shteteve të...

Lajmet e Fundit