26.7 C
Prizren
E shtunë, 9 Gusht, 2025
Home Blog Page 7839

Miley, i ka apo nuk i ka të brendshmet?

0

fustaniKëngëtarja 21-vjeçare ka postuar në Instagram disa imazhe, ku ka veshur një fustan të çarë nga prapa.

Miley Cyrus, përpara nisjes për në New York që do të jetë etapa e fundit e turit të saj, ka menduar si zakonisht të joshë fansat, me pozat e saj provokuese. Këngëtarja 21-vjeçare ka postuar në Instagram veçanërisht disa imazhe, ku ka veshur një fustan të çarë nga prapa dhe paksa të tejdukshëm.

Megjithëse nuk dallohet mirë, nëse i ka apo jo pjesën poshtë të brendshmeve, përderisa të sipërmet duket që s’i ka. Kjo “gjëegjëzë” duket se ka qenë edhe synimi i vetë asaj…

Gjykata Speciale, peng i ngërçit institucional

0

Gjykata-qekiqiMoskonstituimi i Kuvendit dhe krijimi i Qeverisë së re të Kosovës, do ta zvarrisë procesin e formimit të Gjykatës Speciale e cila do të merret me vërtetësinë e krimeve të pretenduara të luftës të cilat kanë zënë vend në raportin e prokurorit amerikan Clint Williamson.

Sipas ish-ligjvënësve, çështja e gjykatës varet krejtësisht nga konstituimi i Kuvendit dhe Qeverisë, gjë për të cilën thonë se do të zgjasë me muaj të tërë duke marrë parasysh ritmin e ngadaltë të zhvillimeve politike. Arben Gashi, anëtar i Kryesisë së LDK-së, njëkohësisht deputet, ka thënë se koha optimale për formimin e Gjykatës Speciale mund të jetë muaji tetor i këtij viti.

Ai ka thënë se kjo çështje është votuar në legjislaturën e kaluar por që ka mbetur në procedurë dhe si e tillë do të ri-procedohet./tribuna/

Lavdrim Muhaxheri: Do të luftojë edhe për Mitrovicën

0

Lavdrim MuhaxheriLavdrim Muhaxheri, thotë se do të luftojë edhe për Mitrovicën. E madje thekson se edhe për atë vend do të derdh gjak pa fund.

“ Do të vijë edhe në Mitrovicë, mos harro, edhe për atë vend do të derdhi gjak pa fund, edhe nëse nuk më don njerëzimi e kom zotin, po zemëra ka thon se ka me ardh një ditë që do vi edhe në Mitrovicë”, ka shkruar Lavdrim Muhaxheri, djal nga Kaçaniku, i cili ka zgjuar vëmendjen në opinionin e gjerë, me veprimet e tij.

Ai ndonëse e ka gjetur mënyrë e tij se si të luftojë, e që e cilëson si të drejtë dhe rrugë të Allahut, shpesh di që edhe të arsyetohet.

“Zoti osht i madh dhe i besoj shumë po njerëzit këtu në Siri jon shum shum te rrezikushum un skisha qka te boj zgjedhje tjeter veq se te boja at sen puna ka ardh ashtu”, ka shkruar ai në Facebook.

Krasniqi: S’kemi nevojë për zgjedhje

0

JakupKrasniqi10-29Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tash deputet nga radhët e Nismës për Kosovën, ka thënë se Kosova nuk ka arsye të shkojë në zgjedhje të reja, pasi e ka koalicionin LDK-AAK-Nisma i cili mund ta qeverisë vendin.

“ Jemi të bindur se Kosova nuk ka asnjë arsye të shkojë në zgjedhje të reja. Kosova i ka bërë zgjedhjet dhe e ka koalicionin qeverisës”, është shprehur Krasniqi. Ai nuk është i pajtimit me konstatimin e liderit të PDK-së, Hashim Thaçi, se koalicioni pas zgjedhor LDK-AAK- Nisma është një “besëlidhje e inatit”.

Ai ka thënë se ky koalicion është formuar për mirëqeverisje.

“Jam i bindur se Kosova dhe qytetarët tanë kanë nevojë dhe e meritojnë një qeverisje ndryshe nga ajo që e kishim. Kosova ka nevojë për qeverisje të mirë e të përgjegjshme”, ka thënë Krasniqi për Epoken e Re.

Ish-zëdhënësi i UCK-së, Jakup Krasniqi ka folur edhe për raportin e Wllamsonit. Ai ka vlerësuar se pretendimet e raportit të prokurorit Williamson për krime lufte nga UCK-ja janë të shpifura dhe se, sipas tij, adresën e kanë në Beograd.

Banorët e Orqushës së Dragashit kërkojnë mbylljen e pikëkalimit kufitar me Shqipërinë

0

Dragashi20Banorët e Orqushës së Dragashit ndihen të pasigurt nga plaçkitjet e armatosura në shtëpitë e tyre.

Sipas banorëve të Orqushës, sulmet në pronat e tyre janë bërë të shpeshta dhe kanë kulmuar me plaçkitjen e armatosur, shkrehjen e armëve dhe me plagosjen e Sinan Kasemit të shtunën e javës që shkoi.

Duke folur në emër të fshatit, Bajram Jahja, i cili edhe ka qenë cak i sulmuesve të armatosur, ka theksuar se ata nuk dëshirojnë që t’i rrokin armët dhe të mbrohen, por këtë e kërkojnë nga Policia e shtetit dhe nga institucionet e tjera,transmeton KD.

“Kërkojmë nga organet e rendit, këndej e andej kufirit, që këtyre banorëve t’u kthehet qetësia, ngase janë tejet të stresuar”, ka thënë ai.

Opozita, e bindur që do ta zgjidhë ngërçin institucional, duke e formuar Qeverinë

0

blloku opozitarNë bllokun opozitar LDK-AAK-Nisma dhe në lëvizjen “Vetëvendosje” nuk shohin arsye që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë të enjten se koalicioni opozitar i ka votat dhe ashtu siç e ka zgjedhur kryetarin e Kuvendit do ta formojë edhe Qeverinë. Beqiri ka thënë se sa i përket asaj se si do të rrjedhin gjërat më tutje me lëvizjen “Vetëvendosje” dhe me Listën Serbe nuk mund të thotë asgjë, por ato deri më tash janë treguar bashkëpunuese. Ai është shprehur se edhe sa i përket “Vetëvendosjes” janë përafruar qëndrimet.

Ndërkaq zëdhënësi i lëvizjes “Vetëvendosje”, Erzen Vraniqi, ka thënë se në Kosovë duhet të ketë formulë të re qeverisëse. Ai ka thënë se lëvizja “Vetëvendosje” në asnjë rrethanë nuk e sheh veten fajtore në rast se vendi shkon në zgjedhje të reja. Pas zgjedhjeve të 8 qershorit në Kosovë ka një ngërç institucional dhe ku punë e madhe i ka dalë edhe Gjykatës Kushtetuese./koha ditore/

Arrihet armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit

0

Izraelit dhe HamasitIzraeli dhe Hamasi janë pajtuar për një armëpushim 72-orës në Gaza i cili do të fillojë nga ora tetë e mëngjesit të ditës së premte, kanë bërë të ditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kombeve të Bashkuara.

Që prej fillimit të sulmeve në Gaza më 8 korrik, janë vrarë 1 mijë e 422 palestinezë, shumica prej tyre civil, ka bërë të ditur Ministria e shëndetësisë në Gaza.

Në këtë konflikt gjithashtu janë vrarë gjashtë ushtarë izraelitë dhe dy civilë.

Izraeli ka pohuar se operacionet në Gaza kanë për qëllim mbrojtjen e popullatës nga sulmet e militantëve palestinezë.

“Gjatë kësaj kohe forcat tokësore do të mbesin në vendin e njëjtë”, kanë thënë Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry dhe Sekretari i KB-së, Ban Ki-moon në një komunikatë të përbashkët.

“Ne këshillojmë që gjitha palët të veprojnë me qetësi derisa të fillojë armëpushimi”, thuhet në komunikatën e tyre.

PDK-ja dhe koalicioni paszgjedhor përballen më 21 gusht në Kushtetuese

0

GjykataKushtetuese e KosovesKoalicionit LDK-AAK-Nisma i është dhënë e drejta në kërkesën për të pasur seancë dëgjimore, para se të vendoset nëse ka qenë kushtetuese zgjedhja e Isa Mustafës kryeparlamentar, shkruan sot Koha Ditore.

Palëve do t’u jepet mundësia që shkurtimisht t’i paraqesin argumentet nëpërmjet prezantimeve verbale.

Do të kufizohen në fakte dhe në çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me rastin. Pas seancës, në dhjetëditëshin e fundit të gushtit, Kushtetuesja do ta nxjerrë verdiktin përkitazi me kryetarin e Kuvendit.

Dy kampet politike që kanë ndërprerë komunikimin ndërmjet vete diku dy muaj më parë, kur janë organizuar zgjedhjet e parakohshme nacionale do të përballen në Gjykatën Kushtetuese më 21 gusht.
“Gjykata ka miratuar kërkesën e deputetëve të bllokut opozitar që të ketë seancë dëgjimore. Ajo do të mbahet më 21 gusht. Fare pak kohë pas kësaj seance, gjykata do të vendosë për rastin. Kjo është një procedurë konfrontuese ku palët do të përballen”, ka thënë një burim i gazetës

Reshje të mëdha shiu edhe në Suharekë

0

Suhareke-reshje shiuReshje të furishme shiu ka pasur edhe në Suharekë. Shumë rrugë të këtij qyteti janë vërshuar nga uji, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Raportohet se rruga dytësore te Ura e Madhe është përmbytur dhe ka qenë e pakalueshme për këmbësorë.

Njësiti i zjarrfikësve ka njoftuar se një shtëpi në fshatin Sopijë është përfshirë nga zjarri pasi është goditur nga vetëtima, raporton KTV. Nuk është raportuar për të lënduar.

Para aktit të kryer

0

Blerim KuciBlerim Kuçi thotë se Institucionet e Kosovës kanë bërë shumë pak që të denoncojnë krimet që janë kryer nga shteti serb gjatë luftës së fundit.

Kuçi nuk ka dashur ta komentojë raportin e Prokurorit Amerikan, Clint Williamson, mbi bazën e të cilit pritet të ngritet aktakuzë për ish-drejtues të lartë të UÇK’së, me pretendimet se kanë kryer krime lufte.

Por, Sekretari Organiativ i AAK’së, në një prononcim për Politiko.net, ka pohuar se Kosova tashmë ka pranuar themelimin e Gjykatës Speciale që do të merret me këtë çështje dhe duhet përshtatur këtij ambienti ligjor.

“Nuk kam ndonjë koment të veçantë, përveç asaj që për fat të keq Kuvendi e ka aprovuar. Jemi detyruar dhe kemi ardhur në një situatë ku është dashur ta aprovojmë një Gjykatë Speciale megjithatë për Kosovën, që është e rëndë në përgjithësi për Kosovën, por ne e kemi pranuar dhe tani duhet t’u përshtatemi të gjitha ambienteve ligjore që vijnë si pasojë e saj”.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar themelimin e Gjykatës Speciale, e cila pritet ta ketë selinë në Holandë, ndërsa legjislatura e re do të duhet të nisë procedurat për ndryshimin e Kushtetutës në lidhje me të njëjtën çështje.

Por, a mund Parlamenti i Kosovës ta bllokojë formimin e saj, marrë parasysh se mund të gjykohen liderët aktualë politikë?

Blerim Kuçi, thjesht, nuk e di.

“Nuk e di e se çka do të bëjë Kuvendi i Kosovës. Nuk kam ndonjë koment”.

Raporti ish senatorit zvicran Dick Marty, mbi bazën e të cilit Williamson ka kryer hetime gati tre vjet, siç është pohuar, është ndërtuar mbi bazën e materialeve të grumbulluara dhe përgatitura nga Prokuroria e Serbisë.

Në anën tjetër, a kanë bërë mjaftueshëm institucionet kosovare për t’i denoncuar krimet e Serbisë në Kosovë?

Duke folur për Politiko.net, Kuçi ka thënë se Institucionet e Kosovës në përgjithësi kanë bërë shumë pak që të denoncojnë krimet që janë kryer nga shteti serb gjatë luftës së fundit.

“Normalisht që ka bërë shumë pak. Për fat të keq, po duhet të krahasohemi me një agresor siç ka qenë Serbia, e cila ka bërë masakër, gjenocid, në Kosovë. Dhe ne po duhet të biem në barazpeshë me Serbinë”.

“Kjo është një e metë shumë e madhe e komplet shoqërisë kosovare, por më së shumti e vetë institucioneve të Kosovës, të cilat na kanë sjell para një akti të kryer. Jemi detyruar me qenë para një akti të kryer të kësaj çështjeje”.

“Jam shumë i bindur që ne si Kosovë kemi bërë shumë pak në këtë krahasim. Serbia ka qenë shumë e zëshme për elementet të cilat janë vërtet një pikëpyetje e madhe, shumë e madhe, se a janë krime lufte apo jo”, ka deklaruar Kuçi.